SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

SERVET BYTYҪI: TRI PLAGËT E TAFË KURSHUMLISË!

Londër, 20 tetor 2017: Tafe Kurshumlia e nxori kutine e duhanit te grire holle, dhe e drodhi nje cigare te trashe. Kishte pire shume duhan ate dite, dhe shkrepsen thuajse nuk e kishte perdorur fare. Gishtat e holle e te gjate ishin bere me ngjyre te verdhe ne maja, aty ku mbahej cigarja, dhe dukej sikur sot ato kishin marre nje nuance edhe me te theksuar.

Ishte mbeshtetur ne shkallet e mermerta te pallatit te kultures, te cilat shiu i asaj nate te fundit të Marsit i kishte lare mire. Kishte kaluar ora njembedhjete e dites, dhe plakut 78 vjecar nuk i hiqej nga mendja ajo qe i kishte ndodhur nje nate me pare. Kishin ecur gjithe naten nga fshati i tij i lindjes ne Brrut te Opojes dhe kishin ecur si kishin mundur deri ne Prizren, dikush me makine, dikush ne grup e dikush qe kishte qene i pafat kishte perfunduar ne duart e grupeve paramilitare Serbe.

Bombardimet e NATO-s i kishin qakerdisur keq dhe po kryenin masakra e spastrime ne te gjithe popullaten civile ne mbare Kosoven. Kishte familje te ndara te cilat nuk dinin per njeri-tjetrin ku ishin. Per fat familja e tij ishin te gjithe bashke por shume te traumatizuar. Deri sa kishin dale ne piken e kufirit, askush nuk kishte lote pasi rrezikohej jeta e femijeve, grave, pleqve e te gjitheve pa perjashtim.

Ne te dale ne Morine, plakun e kishte kapluar nje ndjenje e boshllekut dhe e zemerimit perzier bashke. Koka i kishte mbetur mbrapa dhe para ecte si i mpirë. Nuk e dinte a do ta shihte me ate prag shtepie, qe per te ishte gjithçka dhe sikur e therriste nga pas. Ku po me le mua ?! Kurrë nuk jemi ndare, dhe kurre nuk me ke lënë vetem kështu!

Keto mendime si dhe mbiemri i tij i kujtonte nje histori po aq te ngjashme e te dhimbshme, te treguar nga gjyshi i tij, i larguar nga Kurshumlia ne dimrin e viteve 1877-1878. Gjyshi kishte qene foshnje ne djep ne ate kohe, dhe i kishte shpetuar per pak ushtrise serbe te asaj kohe. Te gjithe familjen e kishin prere, dhe ate nate e ema (e gjyshit) kishte qene tek prinderit e saj, kur kishte marre vesh per ofensiven e ushtrise Serbe ndaj ushtrise Turke, ne ate lufte te mallkuar te atij dimri te eger. Keshtu ajo kishte ikur me prinderit e saj, dhe gjyshi i Tafes ishte rritur jetim, pa njohur te atin, vellezerit e as kusherinjte.

Me vone flitej se, një pjesë nga trungu i familjes se tij ishin nisur ne drejtim te jugut neper Vranje, Presheve, Selanik e me sa duket kishin humbur nga Anadolli pa nam e pa nishan.

Eeeh psheretiu thelle dhe nje pike lot i rrodhi ne faqe. Qyteti i Kukesit tani i ngjante nje blete qe gumezhin, dhe ngado te silleshe gjeje Kosovare me te njejten histori. Kishte te ardhur, nga Prizreni, nga Shtimja, Ferizaji, Rahoveci, Malisheva etj. Dukej sikur e gjithe Kosova ishte mbledhur ne kete qytet te vogel.

Populli kishte dale kudo i solidarizuar dhe i sensibilizuar nga lajmet dhe ngjarjet e fundit te percjella. Kush kishte mundesi, i merrte e i strehonte vullnetarisht ne familjet e veta, por kishte edhe një keshill koordinues te ndihmes, te cilet merreshin zyrtarisht me strehimin e refugjateve te sapoardhur.

Nexhmija, nje grua rreth te 45-ave, ishte ndalur edhe ajo rastesisht bashke me te birin e saj 20 vjeçar, kur pa kete skene te kesaj familje te traumatizuar. Syte i ngelen papritur tek plaku i vjeter dhe per momentin sikur ra ne kllapi. I fshiu syte dhe nuk po u besonte atyre. Nje ndjenje e pashpjegueshme e kaploi dhe sikur ishte e shastisur, papritur i hypen disi si te dridhura. Nje ndjenje e brendshme si thirrje gjaku i erdhe dhe mendoi sikur plakun e kishte njohur tere jeten. Plaku i ngjante plotesisht dajes se saj Hysenit dhe dukej sikur ishte kopja e tij me e vjeter. Ata sy, ajo ngjyre flokesh qe nuk i kishte shume te rena, ai balle e ajo lekure thatime. Trupi i gjate e i drejte ishte tamam ai i dajes si i ndare ne dysh. Pernjeheresh e mblodhi veten dhe i foli djalit akoma pa nderruar fjale me "mysafiret " e porsaardhur.

Degjo bir, do shkosh urgjent, te therrasesh dajen Hysen, tek stacioni i udhetareve te Hasit, tek Shota. (Quhet vendi ku ndodhet monumenti i Heroines Shote Galica) Graniti iku menjehere te arrinte sa me shpejt qe te arrinte ne kohe pasi daja mund te ikte nga momenti ne moment. Nuk po kuptonte shume se cfare po ndodhte por e kuptoi nga menyra e te folurit se dicka serioze kishte ndodhur. Arriti ne kohe dhe e gjeti duke pire nje kafe para se te nisej per ne fshat. Hyseni e la kafen dhe pernjehere shkuan afer pallatit te kultures ku u takuan me grupin e kosovareve te ardhur ate dite. Pernjeheresh ndodhi nje skene sa e dhimshme aq e cuditshme. Pleqte,Tafe Kurshumlia dhe Hyseni (ndonese kishn diference moshe) sa u gjenden perballe njeri-tjetrit paten ndjenjen e gjakut qe i bashkon dhe pernjeheresh u shtangen edhe ato. Secilit po i dukej qe kishte vellain a nipin e vet perballe si në pasqyrë.

Ne cast Nexhmija qe ishte me e pergatitur nderhyri e ju tha qe se bashku do ikim ne shtepi njehere e pastaj do te prezantohemi me mire. Te dy pleqte sikur nuk degjonin dhe sikur kishin shtangur. Veshtrimet e tyre,dhe shtrengimi i duarve sikur ishin ngrire. Dukej nje qehre e verdhe ne fytyre dhe sikur te dyve u kishte hipur dhe egzistonte nje thirrje gjaku. U pershendeten dhe filluan te pyeteshin.

A kishin mundur te vinin e shpetonin te gjithe gjalle apo jo? Me urimin mire se keni ardhe. Pyetja kryesore qe i mungonte te dy ishte se si kishte mundesi te ngjanin kaq shume te dy mes vetes. Ne fakt Hyseni ishte nip ne po te njejtin fshat (në Brrut të Opojës) dhe mendja i shkoi menjehere te pyeste per dajet e tij te cilet i dinte te masakruar nga Serbia e Krajlive te fillimit te shekullit (XX).

Ne lufterat ballkanike e ema e tij kishte shpetuar e gjalle nga ndjekjet e cetnikeve serbe,te cileve u kishte ikur bashke me te emen e saj. Sherifja ishte nje vajze e vogel pa i mbushur 10 vjet ne ate kohe dhe ishte vendosur ne keto fshatra ku edhe kishte lidhur jeten e saj dhe kishte lindur dy femije. Hysenin e Dijen. I kishte rritur e edukuar mes sakrificave. Edhe Tafe Kurshumlia kishte humbur te afermit e tij dhe nga keto ishte edhe halla e tij e vogel Sherifja te cilen e dinin te djegur qe nga koha e zjarri i ketyre lufterave. Hysenit ju lidh nje lemsh ne gryke,duart i dridheshin si dhe krejt trupi. Zeri i doli i ngjirur.

Te paskam daje i tha Tafe Kurshumlise. Te dy iu hodhen njeri tjetrit ne gryke dhe po mundoheshin te mbanin lotet. Te gjithe pjesetaret tjere te familjes kishin mbetur si te ngrire. Nexhmija kishte shperthyer ne lote dhe ju hodh te dyve ne qafe. Kishin gjetur dajen qe kurre nuk e kishin ditur qe egziston. Graniti qe kurre nuk kishte ditur per keto histori me kusherinjte e sapogjetur,e te ardhur ne kete dite te kobshme, sikur edhe ai po ndihej sikur ishte njohur prej kohesh me ta.

Tafe Kurshumlia psheretiu tre here si per te lehtesuar tre plage... Plagen e Serbise se hershme kur ajo i kishte perzene nga trojet atje ne Kosoven Lindore ne Toplice. 700 fshatra ishin shperngulur nga trojet e tyre ne ate kohe dhe Kurshumlia kishte ngelur prapa ne kujtime ... Plaga e dyte ishte ajo e Krajlise Serbe te fillim shekullit te njezete kur Ballkani ishte perpire nga flaket e luftes,ku kishte humbur pjesetare te familjes,me xhaxhallare e kusherinj ...

Plaga e trete ishte kjo e sotmja te cilen po e perjetonte tani por qe i kishte kthyer shpresen e ringjalljes me gjetjen e nipit te tij Hysenit. Megjithëse i ngarkuar aty per aty iu kujtua nje histori e treguar nga gjyshi i tij (nga nëna)që ishte nga Karadaku i Shkupit e kishte qenë bashkëluftëtar i shqiponjës se betejës se Kaçanikut,Idriz Seferit. E sa me mall i kujtonte gjyshi plak Idriz Seferin,e Isa Boletinin te cilet kishin bere epope ne Kaçanik. Kur kishte marre vesh per vrasjen e Isa Boletinit ne Podgoricë nga Krajlia e Cernagores shumë ishte pikëlluar,por kjo kishte sjellë edhe fillimin e fundit të Knjaz Nikollës e Krajlisë se tij. Mendoi per egërsine e Krajlit te ri te Serbise,dhe tmerri qe kishin pare. Dhe mendoi-Mos vallë kjo dite do shënoje fundin e ketij Krajli të ri,si atehere?? Zullumi gjithmonë këputet nga e trasha thoshte gjyshi!! Aty per aty e mori veten... Dielli i pasdites kishte depertuar neper tylin e holle te perdeve te dhomes... Tafe Kurshumlise iu duk se me ngrohtesine e pritjes Kuksiane,dhe te njerezve te gjakut,te gjetur rastesisht,ky diell sikur po shenonte fillimin e sherimit te ketyre plageve.. Ishte një fillim mjaft i çuditshëm!

Servet Bytyci, Londër 2017



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks