SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

ARIF DEMOLLI: NJË ZË I FUQISHËM MOSPAJTIMI

Strugë, 31 tetor 2017: Të nderuar dashamirës të fjalës së bukur,

Kam kënaqësinë e veçantë që para jush ta paraqes portretin jetësor e poetik të mikut tim Nazmi Rudari. Fatet e jetës na takuan në mësonjëtoret e fakultetit, të degës së gjuhës dhe letërsisë. Ndoshta jo fatet sa dashuria ndaj fjalës së bukur shqipe, që në ato rrethana të vështira për kombin tonë do të thoshte shumë më tepër se fjalë, do të thoshte komb, do të thoshte atdhe, do të thoshte liri...

Nazmiu zbriste nga kodrat e Herticës, pasi kishte mbaruar gjimnazin në Prishtinë e Podujevë, më dashurinë e madhe në zemë për të mësuar sa më shumë, për t´u kredhur njëherë e përgjithmonë në vorbullën e krijimtarisë poetike.

Kjo ëndërr e flaktë djaloshare zuri të merrte konturet konkrete më shkrimet të zhanreve të ndryshme: poezi,dramë tregime. Kështu, pas një pune të mundishme e fort të kujdeshme , Nazmiu doli para publikut më librin e parë me tregime me titull“Ag e Muzg“, 1990 që dy vjet më vonë të botojë edhe përmbledhjen e parë me poezi me titull“Helm e gjak“, për të vazhduar pastaj po me përmbledhjet e poezive „Këngët e ditës“(1998)dhe „Kujtimet nuk vriten“(2000).



- Nazmi Rudari -


Në krijimtarinë letrare të Nazmi Rudarit shkrihen, si te shumica e shkrimtarëve taenë, fati individual dhe kolektiv. Fjala e tij shpreh jo vetëm ndjenjat dhe emocionet personale, siç veprojnë një pjesë e mirë e lirikëve të popujve të lirë, ajo në të vertet është shprehje e mospajtimit më gjendjen e vështirë politike, shoqërore e ekonomike të shqiptarëve në regjimet e ndryshme Jugosllave, është një protestë e fuqishme e sidomos për gjendjen e krijuar në Kosovë në vitet ´90, kur pena e Nazmi Rudarit erdhi duke u bërë gjithnjë më e mprehtë dhe më e fuqishme.

Duket sikur qe ne titull të përmbledhjes se parë të poezive Nazmi Rudari e ka përfshirë me dy fjalë tërë historinë e populit të tij, fatin e shumicës së individëve dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar të kohës së tij. Një jetë më helm, një vdekje më gjak. Po e citoj këtu të plotë poezinë më titull:

[„Zot çfarë fati“:]

Çfarë fati paska pasur populli im, zot

Me shekuj ballë pë ballë më vdekjën

Anjëherë duarkryq as i mundur, por

Në qiellin e kaltër e dheun e zi

Përherë rrahje zemre e pavdekshëm

Me pabesi e vrasje rrethuar sa tmerr

Sy me sy me vdekjen si ne ferr

Njësoj në të katër stinër e vitit

Natën ditën në rrugë si në shtëpi

Në mundime të përhershme të mbrojë

Ç´don e ç´i duhet, lirinë

Sy e vesh si para shekujsh

Edhe ne vitin dymijë

Çfarë fati paska pasur populli im, zot ?


Pra , helmi gjaku këtu lidhen më gjakimin e lirisë, jo me zënka personale, jo me krime individuale, sepse, për fat të keq, shkrimtarët shqiptarë edhe sot e këtë ditë nuk kanë luksin që në qendër të krijimtarisë se tyre ta vënë fatin e individit, diç veprojnë pothuaj të gjithë shkrimtarët e popujve që e kanë sendertuar ëndrrën për shtetin kombëtar dhe për jetën e civilizuar shoqërore, ekonomike e politike.

Gjaku dhe vdekja për liri janë hijet e zakonshme e shqiptarëve të Kosovës, të cilët s´rrojnë dot me poshtrimin e robit, po

Kudo që të jenë Vdesin më dhe tëndin në gji

Do të thotë më dhe të atdheut të Kosovës. Marrë në përgjithësi , vargjet e Nazmi Rudarit i përshkon jo një frymë romantike heroike, por një revoltë e thellë për fatin e popullit, për mendësinë e tij, për sjelljen e të parëve në momente të caktuara historike. Ai përshkruan, të themi kushtimisht,situata të vështira të popullit të tij në kohë paqe e në kohë lufte. Vargjet e tilla përshkohen kryesisht nga dhembja e thellë, nga pikëllimi, nga humanizmi.

Meqe tematika e poezive të tij është shumë e larmishme, e së këndejmi edhe qëndrimi emocional, mund të thuhet së ai ndjek rrugën e mendjeve më të ndritura të kombit,që atdheun e vet e deshën edhe me mend jo vetëm më zemër, që i dëshiruan atij trensformim ,emancipim, që të bëhet i aftë e i denjë për të jetuar si popujt e tjerë, për t´u radhitur krahas popujve të civilizuar të Evropës e të botës. Vetëm në librin e fundit me titull »Kujtimet nuk vriten »,të botuar më 2000, sikur ndërron pak ky disponim krijues. Ngjarja e madhe e vitit 1999 bën që edhe Nazmi Rudarit si poet t´i ndrit pak fytyra e t´i mbushte zemra me gëzim, pasi ushtria Çlirimtare e kishte sendërtuar një pjesë të idesleve shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto ode të shumta, këto disponime të ndryshme emocionale shprehen edhe në varg të kultivuar, më një gjuhë të matur e të qartë,që ia shtojnë rethin e lexuesve.

Mua më mbetet që në fund mikut tim ti uroj shendet dhe vepra edhe më të arrira në të ardhmen.

Strugë 23. 07. 2008


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks