SHKRIMI
e hënë, 10 dhjetor 2018

SALI KABASHI: PLAҪKITJA "LEGALE" E NXËNËSVE TË GJIMNAZIT 'HAXHI ZEKA' DHE CLOWN'i i SHKOLLËS!

Prishtinë, 5 prill 2018: Në pamundësi që t'i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke iu bërë më të dashur mësimin sesa dhunën, Drejtorati për Arsim dhe Drejtoria e kësaj Shkolle, angazhon sigurim për objektin shkollorë dhe pagesën e bënë me anë të vjeljes së taksave nga nxënësit, nga 5 euro në vit për secilin nxënës!


Nëse do të ndaleshin vjedhja e buxhetit të Komunës dhe drekat e darkat të barkmëdhenjve të pushtetit komunal, nuk do të ishte e nevojshme vjelja e kësaj takse nga nxënësit, por do të paguhej nga arka komunale sigurimi i Shkollës.

Ja që po e zëmë si të arsyeshme këtë gjë, por athua, cilat janë rezultatet e angazhimit të kësaj Kompanie të sigurimit? A po ka efekt prania e një rojtari në Oborrin e shkollës, apo jo? A janë ndalë problemet ndërmjet nxënësve? Rezultati është barabartë me zero!



Sali Kabashi - historian


Me datën 26 janar 2018 në media u raportua se në Gjimnazin "Haxhi Zeka", është fotografuar një i ri duke thithur marihuanë! Fotografia që tregonte për të riun istogas duke bërë këtë gjë u bë virale në mediat e shkruara dhe në TV, por ajo punë u hesht dhe askush nuk u sanksionua apo nuk u dënua për këtë gjë! Qytetarët e Istogut kanë kohë që ankohen, se pse askush nuk ndërmerr diçka në lidhje me ndalimin e marihuanës në Objektet e shkollave të mesme në Istog. Për më keq, kjo gjë bëhet edhe më shqetësuese kur vet nxënësit e pranojnë që shumica nga ta të paktën një herë e kanë provuar tymosjen e mariuhanës!

Pastaj, me datën 1 shkurt 2018 një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar, e kanë rrahur një nxënës tjetër 18 vjeçar në Oborrin e Gjimnazit "Haxhi Zeka", duke i shkaktuar plagë në kokë! Viktima është trajtuar në Spitalin e Qytetit, ndërsa dy sulmuesit janë marrë nga Policia e Istogut.


Këto janë vetëm dy raste më të freskëta që kanë ndodhë, sepse probleme dhe zënka të tilla, janë të zakonshme në këtë Shkollë, si me sigurim të objektit ashtu edhe pa te, kanë ndodhur rrahje dhe probleme mes nxënësve, ku disa edhe kanë përfunduar me plagë të rënda në Spital.

E gjithë kjo vjen si rezultat i paaftësisë për menaxhim të Drejtorit të Gjimnazit "Haxhi Zeka" Ibrahim Bytyçi, i cili për interesa të tij personale, nuk i intereson as suksesi dhe as shëndeti i nxënësve të Shkollës të cilën ai e drejton dhe është shndërruar në një Clown për nxënësit e kësaj Shkolle, ku asnjë nxënës nuk flet fjalë të mira për te. Në vend që t'u mundësoj nxënësve aktivitete të lira dhe dobiprurëse për nxënësit, ai lejon që pos tjerash në Shkollë të ketë edhe diler droge dhe përdorim të saj! Taksa të cilën e vjel ky Drejtor nga nxënësit, është dëshmia më konkrete se nxënësit plaçkiten nga Drejtorati për Arsim dhe vet Drejtori i Gjimnazit "Haxhi Zeka", kjo lejohet nga Komuna dhe pushteti lokal, sepse është vegël e pushtetit dhe i duhet ta ketë si shtyllë mbështetëse.


Si përfundim, duke parë se rezultatet janë të pakta, të mos themi që nuk ka efekt fare prania e sigurimit në Oborrin e Gjimnazit Haxhi Zeka, atëherë, pse duhet obliguar nxënësit që ti paguajnë nga 5€ në vit për ta paguar dikë që askujt nuk i hyn në punë!? Kjo si duket i konvenon dikujt, se dikush po përfiton nga xhepi i nxënësve të kësaj Shkolle, se dy palë si duket kanë lidhë ujdi për përfitime personale!

Se kjo është plaçkitje e hapur, tashmë edhe po faktohet nga mosefikasiteti i pranisë së sigurimit në Oborrin e këtij Gjimnazi, por a do të vazhdoj ky avaz pafytyrësie të hapur, nuk e dimë dhe mbetet të shihet.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks