SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

BESIM XHELILI: SHAH I PËRBASHKËT ME MJESHTRIN NDËRKOMBËTAR TË SHAHUT Z. BEDRI SADIKU

Vjenë, 24 prill 2018: Nën organizimin e Klubit të Shahut “Austria Wien” dhe me mbështetjen e Federatës Vjeneze të Shahut, në datat 15 - 21 prill 2018, në lokacionet e Federatës Vjeneze të Shahut, u mbajt turneu tradicional i radhës “Austria Open 2018”. Lojërat u zhvilluan sipas modelit zvicerian edhe atë në kohëzgjatje prej 7 raundeve. Shahistët me këtë rast marrin edhe pikë (Elo) nacionale dhe internacionale. Nga klubi shqiptar i shahut në Vjenë “Arbëria”, në këtë turne morën pjesë dy lojtarë, Anton Marku dhe Kadri Berbati. Në këtë turne mori pjesë edhe Mjeshtri Ndërkombëtar nga Kosova z. Bedri Sadiku. Nga 96 pjesëmarrësit nga shumë shtete të botës, ai arriti pas 7 raundeve të rënditet në vendin e 4 me 5.5 pikë nga gjithsej 7 pikë. Tani ai ka 2204 pikë (Elo).

Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah z. Bedri Sadiku, Klubi i Shahut “Arbëria” organizoi një shah simultan (shah i përbashkët dhe njëkohësisht kundër më shumë kundërshtarëve), ku z. Sadiku u përball me 15 kundërshtarë, anëtarë të klubit dhe të tjerë. Ky turne argëtues u mbajt në restorantin “Kastaniengarten” me pronar Shpetim Bujupin.

Turneun e hapi z. Anton Marku, sekretar i klubit, i cili tha se shahistët shqiptarë në Vjenë janë të nderuar që sot të kenë në mesin e tyre një ikonë të shahut kosovar, mjeshtrin ndërkombëtar z. Sadiku. Ai sqaroi rregullat e lojërave të sotme, kurse fill më pas z. Sadiku mbajti një fjalë të shkurtër dhe tepër emocionale rreth jetës dhe aktiviteteve të tij, duke treguar se ndjehet shumë i gëzuar mes vendësve në Vjenë, të cilët i përgëzoi për aktivitetet dhe sukseset e klubit.

Në fund të gjithë u ndanë të gëzuar nga kjo pasdite argëtuese, kurse fitues doli shoqëria dhe shembulli i mirë i një bashkëorganizimi spontan dhe të bukur. Këtë aktivitet e sponzorizoi anëtari i klubit “Arbëria” z. Nexhat Veliu. Për evidentimin filmik dhe dokumentimin me shkrim u përkujdes shkrimtari shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, i cili ishte i pranishëm në këtë turne.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks