SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

ARIANIT BEZHANI: MOIKOM ZEQO, KRIJUESI SUI GENERIS

Elbasan, 30 qershor 2018: (Një qasje në raport me “Gjithçkanë” e trajtuar nga Moikom Zeqo) - Njohja me figurën dhe impaktin artistik, krijimtarinë e Moikom Zeqo's në euridicionin tonë shoqëror ku lindi, e u ftillëzua. E kuptova, se kishim të bënim me një autor origjinal, të pangjashëm me të tjerët, ndryshe, - krejt ndryshe, - sui generis.

Moikomi është maksima e gjallë e filozofit shkrimtar, e historianit mendimtar, e artistit rrëfimtar.

Ai është personalitet i stilit kriptoist (nuk dëshiron të identifikohet, fshihet), i cili numëron shumë e shumë vepra të botuara e studime, të cilat mund të kuptohen vetëm, nëse lexohen ato, që janë shkruar midis rreshtash.

Moikomi është shkrimtar dhe studjues i traktateve, ashtu, siç edhe njerëz të afërt me të e quajnë të tillë, madje ka nga ata, që bëjnë paralelizma mes tij dhe Iluministëve të Mëdhenj francezë, nga mënyra dhe stili i veprave.

Ai ka marrë një vendim vetmohues, ku në hierarki zhvendoset në vendin e dytë Qenia dhe katapultohet, ngrihet, dritësohet e para Vepra.

Moikomi numëron me dhjetra vepra dhe studime si në arkeologji, histori, poezi, art, kulturë, madje edhe në kinematografi.

Botimi i tij i dytë “Qyteti Feniks“ është botuar në vitin 1970, (i pari libër „Vegimet e Vendlindjes„ botuar në 1968) ndërsa nga veprat e viteve të fundit mund të kujtojmë “Eunukët Engjëllore“, apo “De Rada - Rishpikja e Arbërisë“ si dhe „Lasgushi i Panjohur“).

Moikomi nuk bën pakte edhe pse shkruan traktate!

Ai është një demiurg i vërtetë, që nuk kërkon të imponohen thjesht dhe empirikisht me fakte, por po ashtu nga ana tjetër si një filozof bariton kërkon të respektohen traktatet, e lindura nga faktet.

Moikomi refuzon, që të heshtë, por po ashtu refuzon, që të jetë formalisht pjesë, sa për t’u bërë pjesë!

Nga kjo e kundërt simbiotike pak ja dalin të mos ngatërrohen me pseudointelektualizmin e lig, mediokër, dhe të qëllimshëm, i cili mbyt në të edhe përpjekje qëllimmira të intelektualëve të zakonshëm, mesatare të fushave të ndryshme.

Vepra e Moikomit është sigurisht e një klasi të lartë.

Dhe kjo duket nga mënyra, se si autori i ikën rëndomësisë letrare, e cila krijon dhe mbjell kaos, mjegull, banalitet, përçarje.

Ai është autori, që nuk kuptohet në të Tashmen, madje pak njihet, por do të kujtohet në të Ardhmen dhe do të rikthehet.

Ja, atributi i tij-rikthimi i pandalur!

I çliruar nga lavdia, që mund t’i japë kjo kohë, ai qëllimisht, paraprakisht ka shmangur të qenurit i ndikuar dhe ta ndikojnë të tjerët.

Të ndikosh dhe të qenurit i ndikuar janë njëkohësisht “trofeu dhe justifikimi i pseudointelektualëve“, që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë aftësi të merren me procese substanciale, por gjykojnë vulgarisht, formalisht „ngjarje.“

Kjo është meritë e madhe e këtij autori bashkëkohor, që me pak të tjerë, që nga Rilindja Kombëtare mbajnë të gjallë dhe të ndezur “farin e Aleksandrise“ të shoqërisë tonë, drejt të Ardhmes.

Ç’nënkuptohet me “Gjithçkanë“ e trajtuar nga Moikom Zeqo?

Termi “Gjithçka“ është utopik në kontekstin njerëzor dhe më të drejtë, sepse shumica e njerëzve i njohin dhe i pranojnë limitet e tyre.

Edhe Moikomi i njeh limitet e tij, por me një ndryshim, ai gjen forcën t’i shtyj mrekullisht përpara ato.

Poezia e tij është estetikisht e sofistikuar, universale.

Duket sikur ajo vjen nga thellësia e antikitetit dhe shekujve e ndërsa mesazhi filozofik përcjell unikalisht mënyrat empirike të njohjes dhe vlerave, por të abstraguara estetikisht.

E nëse njohja nuk përbën kushtin e parë për Moikomin, atë e përbën toleranca, e nëse kushtin e dytë për Moikomin nuk e përbën intelekti, atë me bindje e përbën ndërveprimi shoqëror, e nëse kushtin e tretë për Moikomin nuk e përbën doktrina, me siguri atë e përbën Vazhdimesia, Risia e përjetëshme, e pandalëshme.

Por çfarë do të thotë të jesh traktatshkrues dhe gjithçkatrajtues njëkohësisht?

Një traktatshkrues s’mund të jetë tjetër veçse një gjithçkashkrues.

Ndërsa nga ana tjetër një gjithçkashkrues s’mund të jetë tjetër vetëm se një vuajtës i dashuruar, altruist i patjetërsueshëm, nga kërkimet ngulmuese të vlerave “të humbura“ të shoqërisë së tij.

Po ku gjendet dhe si ta kuptojmë Gjithçkanë Moikomiane?! Ajo gjendet në arkeologji, histori, letërsi, mendim, poezi, ide, fantazi, antropologji, dialektikë, metaforë dhe art.

Moikomi ka kuptuar (dhe ky është tipar i gjenialitetit të tij) se këto fusha mbartin dëshminë e vërtetimit të prejardhjes, identitetit, dhe projektojnë metodikisht të ardhmen.

Po ku e vendos Gjithçkaja Moikomiane njeriun?

Në veprën e tij Moikomi e përgatit lexuesin në ngjitjen në nivel sipëror, atë poetik.

Kjo është shprehja më e lartë e universalitetit konceptual, që autori zotëron dhe përdor në poezi, siç edhe vetë poezia është dëshmia e ekzistencës sublime të Jetës, Dashurisë dhe Kombit.

Vepra e Moikomit është Poezia, qëllimi i tij është Jeta, Dashuria dhe Kombi.

Por edhe Njerëzimi i tërë!

Po ku e vendos Gjithçkaja Moikomiane vetveten?

Autori me vetedije e ka bërë ndarjen midis Veprës dhe Qenies si zhvillim apogje, vështirë i hasur dhe qartësisht i qëllimshëm, për të evituar sa të mundet një ambiguitet të mundshëm, që gjithmonë ideohet edhe nga një gjysmëautor, i cili gjithmonë përpiqet të prodhojë një gjysmëvepër.

Po Moikom Zeqo është autor cilësisht i epërm, krejt ndryshe, i plotësuar dhe i vetmjaftueshëm si matricat



Tiranë, 21 qershor 2018: Moikom Zeqo, duke folur në promovimin e librit "Metamorfozë qytetesh" të autorit qipriot, Mihailis Pieris.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks