SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

DR.VAXHID SEJDIU: JU, JENI RREZE E DIELLIT SHQIPTAR!

Zürich, 22 korrik 2018: Viti shkollor 2017/2018 përfundoi me sukses, ashtu edhe siç ishte paraparë me planprogramin mësimor. Përveç mësimit në gjuhën shqipe, ky vit dallohet edhe me një rritje të lehtë të numrit të nxënësve, si dhe me aktivitete të shumta shkollore. Klasat e shkollave shqipe në Flums, Mels, Sargans, Uznah, Birr, Brugg, Affoltern am Albis, Neunhof dhe Spreitenbach të Zvicrës, lirisht mund të krahasohen me çerdhet e zogjve, ku secili mundohet të këndojë sa më mirë në gjuhën e nënës. A ka gëzim më të madh se të shohësh me dhjetëra e dhjetëra fëmijë që me një dashuri të veçantë mundohen në vend të huaj ta ruajnë sa më mirë gjuhën amtare? – A ka bukuri më të madhe, se të shohësh këta fëmijë se sa respekt dhe dashuri kanë për gjuhën e shkollën shqipe, flamurin dhe kulturën kombëtare? - Natyrisht se jo.



Këngë për flamurin - nxënësit e shkollës shqipe të Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-ut

Ky fakt është shpresë, shpresë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, edhe pse të lindur në vend të huaj, mundohen me çdo kusht të ruajnë gjuhën dhe identitetin kombëtar.

A nuk është ky shembulli më mirë kundër të gjithë atyre “ që hedhin gurë e drurë” mbi gjuhën shqipe – gjuhën e shekujve. Këta nxënës janë vetë përgjigja. Por, kësaj përgjigje të natyrshme, njerëzore i bashkëngjitëm edhe unë, mësuesi i tyre, që gjatë gjithë vitit mësuam gjuhë shqipe, lexuam për shkrimtarët më të mirë të letërsisë, për heronjtë e atdheut, për datat dhe ngjarjet historike, për gjeografinë shqiptare etj. Me përgjegjësi e them se ky është shembulli më i mirë i edukimit kombëtar.



Nxënësit e shkollës shqipe të Birrit dhe Bruggit të gatshëm për programin shkollor...

Dhe tani, në fund të vitit natyrisht se jam krenar me të gjithë ata, që me aq shpirt e zemër u paraqitën në të gjitha manifestimet e shkollës, i kënduan atdheut dhe flamurit, Skënderbeut dhe Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit e Adem Jasharit, Naimit e Fishtës, Asdrenit e Nolit, shkollës shqipe apo alfabetit...

Dhe e them me gjithë fuqinë që kam se “Ju jeni rreze e diellit shqiptar”. Të këtillë jo vetëm në orët mësimore por edhe në aktivitete e lira kushtuar datave të rëndësishme kombëtare: 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, 7 Marsit, në manifestimin kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në shëtitjen me rastin e përfundimit të vitit shkollor, në turnirin e futbollit apo në mbrëmjen e semimaturës. Ju, jeni simbol i fëmijëve të edukuar mirë, në shërbim të jetës shqiptare, sepse kështu rritën shpresat e prindërve tuaj në mërgim.

JU nxënës të shkëlqyeshëm të shkollës shqipe, që mundoheni të jeni shembulli më i mirë në jetën shqiptare, jeni dëshmi e shekullit se si mësohet dhe ruhet gjuha dhe kultura shqiptare.

Ju lumtë!

Zürich, 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks