SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

DOLI NGA SHTYPI ROMANI 'ZËRI I MBYTUR I GRUAS' I SHKRIMTARES SË RE MARIGONA KRASNIQI

Drenas, 19 tetor 2018: ("Zëri i mbytur i gruas" , rrëfim ekskluziv i të mbijetuarës së dhunës seksuale) - "Endem e sfilitem, qaj e mërzitem por prap po jetoj", janë këto fjalët e njërës nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rrëfimin e së cilës e sjellë shkrimtarja Marigona Krasniqi përmes romanit "Zëri i mbytur i Gruas".

***

Në këtë roman shkrimtarja tregon për vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, duke u fokusuar te sakrificat e grave e vajzave kosovare disa nga të cilat i dhanë fund jetës me dëshirë për të mos u bërë "gjah" i tyre, e disa ishin viktima të brutalitetit seksual që u ushtrua mbi to.

Lufta e fundit në Kosovë, siç dëshmojnë edhe raportet nga organizata të ndryshme, kishte rreth 20.000 vajza e gra të dhunuara seksualisht nga forcat serbe, e që sot njihen si viktima të dhunës seksuale.



Në vazhdim lexoni pjesë nga recensioni:

NËN PETKUN E LOTËVE...

Me një stil të veçant të të shkruarit dhe një rrëfim sa prekës aq të vërtetë, ky roman të bën për vete qysh në rreshtat e parë, duke të nxitur t'a lexosh të tërin me një frymë.

Përdorimi i figurave si tropet, leksiku, krahasimi, dhe elementeve të tjera stilistike në një rrëfim real, e bën këtë roman unik dhe me një pritshmëri të madhe.

Dashuria e madhe për atëdheun gufon në shpirtin luftarak të Marigonës, e cila me shumë gjallëri rrëfen për vuajtjet e popullit të Kosovës (duke veçuar periudhën e luftës 1998-1999), dhe rezistencën që ky popull ka bërë ndër vite.

Përmes kryqëzimit të gjeneratave, duke i'u dhënë referencë të kaluarën, i stimulon të rinjtë t'a duan vendin, të arsimohen e të punojnë për të ardhmen.

Karakteri i femrës kosovare ngritet në piedestalin më të lartë për nderin e saj, menqurinë, respektin e dashurinë ndaj familjes e atëdheut, por edhe për bukurinë.

Rrëfimi rrënqethës i zonjës Sila nuk mund të kalohet pa emocione e lot. Një grua e ndershme dhe e lumtur bie viktimë e një jetë plotë vuajtje e paragjykime. Sila ishte njëra nga viktmat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Në banesën që gjykohej të ishte e errët dhe e frikshme sikurse pamja e saj, Sila jetonte fillikat. Ajo nuk ishte shëruar akoma nga traumat dhe mizoria e asaj kohe, por mirësia e shpirtit të pastër ishte ende gjallë.

Në një botë plotë paragjykime autorja tregon se si ruhet shoqëria e vërtetë, dashuria për njëri-tjetrin. Këtë e paraqesin më së miri personazhet e librit Sumeja dhe Melisa. Përmes tyre autorja shpalosë botën e pastër shpirtërore dhe dashurinë e sinqertë.

Krahas studimeve, vajzat e reja që jetonin përballë Silës kishin një mision: Të zgjidhnin misterin e jetës së zonjës Sila.

Një rrëfim i jashtzakonshëm i autores për sfidat dhe pengesat nëpër të cilat kaluan vajzat për t'a zbuluar të vërtetën dhe për t'a ndihmuar një grua të vetme.

Me stilin e saj autorja shpesh din t'a mbajë në kurreshtje lexuesin duke e zhvendosur atë nga ngjarja kryesore në një tjetër jo më pak interesante. Nga një ngjarje e dhimbshme dhe emocionale me satirën e saj e tërheq lexuesin në një ambient tjetër relaksues.

Një përshkrim i mrekullueshëm i bukurive natyrore të Kosovës nxitë imagjinatën e lexuesit të udhëtojë në ato vende duke përjetuar ndjesinë e të qenurit aty.

Aq bukur arrinë t'a ndërlidhë imagjinaren me realen, duke ndërtuar kështu një vepër të vërtetë artistike. / Shota Krasniqi, Ma. e Gazetarisë - Drenas, 2018

_____________________

SHËNIME PËR AUTOREN

Marigona Krasniqi u lind në dhjetor të vitit 1993, në Negroc të komunës së Drenasit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë. Aktualisht studion Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

"Zëri i mbytur i gruas" është romani i parë i Marigonës, njëherit libri i dytë i saj.

Në dhjetor të vitit 2017 ajo ka botuar librin e parë "Trëndafili kërkon shi", një pëmbledhje poetike e cila u prit mjaftë mirë nga lexues dhe kritikë letrarë.

Pas kërkesave të shumta nga bashkëatdhetarët "Trëndafili kërkon shi" ka kaluar kufijtë duke arritur edhe në: Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Austri, Belgjikë dhe Amerikë.


***

Kontakt:

Tel. 044 805 218 (Marigona Krasniqi)

Email- ma.krasniqi@live.com


Pasdite në Tribunë - Marigona Krasniqi - 25.12.2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks