SHKRIMI
e mërkurë, 24 prill 2019

VERA ISTREFAJ: MANTEL ËNDËRRASH NË AKULLSINË GRI

Kukës, 24 janar 2019: Blirët paskan veshur mantelin e bardhë, ashtu si shpresa ime gjallon nën mentelin prej ëndërrash. Kjo bardhësi... Kjo heshtje... Kjo ftohtësi.

Avujt e frymëmarrjes fashiten shpejt para vështrimit tim të mjegullt

Kristalet dëborë rrezëllijnë ngado

Rrezëllim i ftohtë e zjarrmi mendimesh

Hej Zot, ç’është kjo mendja ime! As që do të dijë se akullishtja ka zaptuar qytetin bashkë me mua! Këto trotuare e dinë zjarrin që ndezin mendimet e mia rebele! Një krrokatje sorre apo dridhje dege bliri përthyen rutinën time të mendimeve, rutinë torturuese . Zbrazëtia e rrugës është prezente, nuk ka lidhje me hapat e përshpejtuar të njerëzve apo kollitjet e tyre. Zbrazëti e bardhë që nga çasti në çast pret të përhimet.

Dhe unë... Unë prapë vetëm me mendimet!

Keq janë ngatërruar këto dreq mendimesh si degët e thata të blirëve mes tyre.

Është i çuditshëm ky qyteti im! Në të shumtën e rasteve është gri, më së shumti prej mjegullës apo prej dëborës .

Vështrimi përplaset drejt horizontit me Gjalicën e përplasja soset me Pashtrikun para se të rrjedhë mbi Dri.

Trishtili i vetëm mbi pemë më kthen mendjen me cicërimën e tij.

Shpejtoj hapat , por rënduar! Është i rëndë manteli i ëndërrave! Të rëndon në zemër, të rëndon në shpirt! Ngushëllohem me faktin se nuk i lë zjarri i mendimeve të akullohen këto ëndërra.

I lë degët akulluar të blirëve tek shtrihen gjatë gjithë gjatësisë së rrugës dhe sërisht shpejtoj hapat. Dihatja më mundon, por sërisht... Sërisht mirë!

Hapat e fundit para derës së shtëpisë ndiejnë peshën e mantelit të ëndërrt.

Përqafimi i djemve zbut hendekun e zjarrmisë së mendimeve me akullsinë gri.

Nxitoj të jem e vlefshme për djemtë dhe... Dhe mantelin e ëndërrave të mia nuk e heq nga supet. Kam moshën prej nëne që ka nevojë për mantel, kam shpirtin mbushur plot shpresë me ëndërrat e mia të hershme dhe me ëndërrat e reja për djemtë.

Nxitoj të hap dritaren për të nxjerrë jashtë avujt e gatimit!

Qyteti prapë gri, e manteli i ëndërrave, supeve më rri!

Shtoj një buzëqeshje para djemve të mi! Asgjë tjetër nuk ka rëndësi!




 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks