SHKRIMI
e shtunë, 14 dhjetor 2019

PROF.ARGJIRA UKIMERI: HISTORIKU I BIBLIOTEKAVE TË PARA NË BOTË

Prizren, 13 mars 2019: Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave, dhe mund t'i referohemi si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t'i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithe kjo ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejtë. Por si kanë evoluar këto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kanë qenë Bibliotekat e para;

Me poshtë gjeni një listë të tyre nga lashtësia deri në ditët tona.

****

Ramsesit të II - Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.



Biblioteka e Aleksandrisë - E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.

Biblioteka e Pergamos - ndodhet në Pergamon në provincën e Azisë e përmendur në 'Zbulesë' si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.

Biblioteka e Kongresit në Uashington - është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.

Biblioteka e Harvardit - u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.

Biblioteka e Bostonit - u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.

Biblioteka e Britanisë së Madhe - e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej ka 25 milion libra.

Biblioteka Kombëtare e Kinës - u themelua në vitin 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.


Biblioteka Kombëtare në Gjermani, - ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.

Biblioteka Kombëtare në Kanada - e themeluar në vitin 1953 është një Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.

Biblioteka Kombëtare e Rusisë - u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.

Biblioteka Kombëtare ne France - u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.

Biblioteka e Ukrainës - ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë e vizitojnë atë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm.

***

Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase)

Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe përmban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks