SHKRIMI
e mërkurë, 20 nëntor 2019

OSMAN ADEMI: SHOQATA MSH 'NAIM FRASHËRI' NË AUSTRI ORGANIZOI 'KUIZIN E DITURISË - GLEISDORF 2019'

Vjenë, 13 Qershor 2019: Në qytetin e bukur Gleisdorf në Landin Steiermark, SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri e sponzorizuar nga MDIS të Kosovës, Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri dhe Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Steiermark, me datë 8 qershor 2019, organizoi evenimentin kulturo-arsimor „Kuizin e diturisë - Gleisdorf 2019“ Në sallën e njohur të qyteti „Kloster Forum“ të mbushur me nxënës, prindër e mysafirë, diku reth 400 përsona, në mesin e të cilëve ishte i pranishëm edhe Konzuli i Republikës së Kosovës në Austri zotëri Isa Kosumi dhe kryetrari (Burgemeister) i qytetit zotëri Christoph Stark.

***

Si gjithnjë, edhe këtë fundvit shkollor, nën moton „Ta njohim atdheun - që ta duam më shumë“, SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, me sukses organizoi „Kuizin e diturisë-Gleisdorf 2019“, për të nënëtmbëdhjetën herë me radhë. Nikoqir i këtij evenimenti ishte mësuesi z. Mark Demaj. Zotëri Marku i kishte bërë me kohë përgatitjet e duhura që nga rezervimi i sallës deri te dekorimet e nevojshme për evenimente të tilla siç është Kuizi i diturisë.

Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar, himnit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe himnit shtetëror austriak. Ishte nikoqiri, zotëri Mark Demaj, ai që e hapi takimin, duke ju dëshiruar një mirëseardhje mysafirëve të shumtë nga qytetet të ndryshme të Austrisë. Ai shoqërohej nga zonja Vlora Demaj e cila moderoi një pjesë të programit me një gjermanishte të shkëlqyer. Zotëri Demaj që në fillim ftoi kryetarin e qytetit, zotëri Christoph Stark, për një fjalë përshëndetëse. Zotëri Stark tha se ndihem i lumtur që keni zgjedhur qytetin tonë për të organizuar këtë eveniment, ku në qendër të vëmendjes janë femijët. Ai falënderoi komunitetin shqiptar në qytetin e tij, si një komunitet mirë i integruar, por që ruan edhe kulturën dhe gjuhën e origjines. Gjatë fjalës së tij ai i njoftoi mysafirët edhe për historikun e qytetit të tij!



Moment nga hapja e programit “Kuizi i diturisë-Gleisdorf 2019“


Zonja Miradije Berishaj, Kryetare e SHMSH „Naim Frashëri“, në fjalën e saj përshëndetëse u përqëndrua në rëndesinë që ka vijueshmëria e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët tanë. Duke e përmbyllë fjalën e saj ajo tha se, organizimi i Kuizit të diturisë, por edhe i manifestimeve tjera të festave tona kombëtare, që shoqata jonë i ka organizuar dhe po i organizon janë suksese të përbashkëta të mësuesve, nxënësve dhe e një pjese të prindërve. Ajo falënderoi Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për bashkorganizim, Rrjetin e Bizneseve në Austri, KKSHSH të Steiermark-ut dhe të gjithë prindërit që ndihmuan këtë eveniment.

Isa Kosumi, Konzul i Republikës së Kosovës në Austri, në fjalen përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, theksoi rolin dhe rëndësinë e Kuizit të diturisë që ka në nxitjen e nxënësve për mësim dhe njohjen me atdheun, gjuhën dhe kulturën e vendit tonë. Ai apeloi për ngritjen e trendit të vijushmërisë së mësimit të gjuhës amtare shqipe e cila është në kolaps, sipas tij, bashkëpunimin më intensiv emergjent në trekëndëshin, nxënës, mësues, prindër është shumë i domosdoshëm. Në fund të gjithë nxënësve garues ai ju uroi suksese dhe falenderoi mësuesit për punën e tyre.

Të pranishmit i përshendetën edhe z. Valton Halimi, kryetar i KKSHSH për Steiermark dhe zonja Vera Xhafa Haliti, mësuese dhe aktiviste nga Sllovenia.

Gara u zhvillua në dy nivele. Në nivelin e parë bënin pjesë nxënësit e ciklit të ulët, deri në klasën e katërt, ndërsa nivelin e dytë e përbënin nxënësit deri në klasën e nëntë. Ne nivelin e parë morën pjesë shtatë ekipe: Dielli me nxënësit Jon Fazlija, Fatgzim Rukiqi dhe Elvira Halimi nga Gleisdorf të mësuesit Mark Demaj; Dukagjini me nxënësit Freskim Pepshi, Erza Qengaj, Blerona Zukaj dhe Adisa Ademi të mësueses Miradije Berishaj nga Vjena; Rinia me nxënësit Aleona Hoti, Aurela Gashi, Jon Buqaj dhe Ndriçim Krasniqi nga Grazi me mësuesen Bukurije Limani; Ilirët me nxënësit Blin Hyseni, Olsa Agushi, Stina Dili dhe Mineta Ajdini nga Radstadt & Eben me mësuesen Qefsere Bislimi; Fluturat me nxënësit Erda Arifaj, Lorent Limani, Fatlind Ademi, dhe Adea Arifaj nga Vjena me mësuesin Osman Ademi; Abetarja me nxënësit Diana Mustafi, Berkan Mustafi, Thoreja Ljatifi dhe Din Asani nga Traisen me mësuesen Antigone Elshani; Drenica me nxënësit Jon Bacaliu, Dion Dalipi dhe Donart Mazreku nga Krems dhe Deutsch-Wagram me mësuesin Ibrahim Hasanaj. Vendin e parë fitoi ekipi Fluturat nga Vjena, të dytin Drenica nga Krems & Deutsch-Wagram dhe vendin e tretë Dukagjini nga Vjena. Në nivelin e dyte, cikli lartë, u paraqten vetëm tre ekipe: Arbëria me nxënësit Fjolla Tahiri, Delvina Haziri, Dinete Halili, Anila Tërnava nga Weiz me mësuesin nga Mark Demaj; Dituria me nxënësit Rilinada Bytyqi, Ardit Gashi, Fiona Sadiku, Leona Maxhuni me mësuesen Bukurije Limani nga Graz; Rozafa me nxënësit Biondina Hoti, Dren Hoti me mësuesen Roza Prenaj nga Rottenmann. Vendin e parë e fitoi ekipi Rozafa nga Rottenmann; të dytin Dituria nga Grazi dhe të tretin Arbëria nga Weiz. Për tre vendet e para nxënësit morën shpërblime e pëcaktuar nga organizatori, ndërsa nxënësit pjesmarrës u shpërblyen me nga një laps me vlerë që i përdorin në shkollë. Shpërblimet dhe një pjesë e shpenzimeve ishin të mbuluara nga MDIS të Kosovës, Rrjeti i bizneseve në Austri dhe KKSHSH ne Steiermark! Gjatë kohës së drekës mysafirët shijuan ushqimet tradicionale që kishin sjellur prindërit nga qyteti Gleisdorf. Juria e përbërë nga mësuesi Ibrahim Hasanaj, mësueset Roza Prenaj dhe Bukurije Limani nuk e paten aq të lehtë punën e tyre, ngase nxënësit treguan se ishin të përgatitur mirë për këte garë, madje duhet thënë se patën një përformancë të mirë edhe në vallet, recitimet dhe këngët që i interpretuan. Të pranishëm ishin edhe mësuesi Ismet Sinani, mësueset Rafete Kosumi, Feride Aradini, Xheve Lajqi, prof. Shkëlzen Sinani, prof. Idriz Smaili prof. Viktor Nrecaj dhe shumë personalitete nga fusha të ndryshme. Një punë të mirë në kompletimin e pyetjeve dhe digjitalizimin e tyre e kishte bëre mësuesi Ibrahim Hasanaj, ndërsa praraqitjen e tyre në monitor me shumë sukses e bëri ish nxënësi Arben Demaj për çka u falenderu nga organizatori. Një punë të shkëlqyer ka bërë edhe tekniku i sallës zotëri Laslo Palocz, për çka u falenderu nga organizatori. Si shumë herë deri më tani këtë program me shumë sukses e moderoi mësuesi Osman Ademi i cili u nderua me Mirënjohje nga SHMSH „Naim Frashëri“ për punën e tij 20 vjeçare si mësues dhe aktivist në Vjenë. Poashtu me Mirënjohje, për punën 25 vjeçare në arsim u nderua edhe z. Mark Demaj


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks