SHKRIMI
e mërkurë, 18 shtator 2019

SHERADIN BERISHA: NDËRTESA E VJETËR 'BELEDIJE' NË PRIZREN!

Pashtriku, 30 Korrik 2019: Prizreni si qytet Muze ka shumë artefakte historike dhe objekte të vjetra karakteristike. Një objekt i tillë është dhe ndërtesa "Beledije". Fjala "Beledije" në gjuhën turke do të thotë komunë!

Kjo ndërtesë gjendet në lagjen Tabakhane, në kufirin perëndimor të Zonës Historike të Prizrenit, buzë bregut verior të Lumbardhit (sot në mes të shkollës "Remzi Ademaj" dhe Kuvendit Komunal të Prizrenit) Është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, dhe ka shërbyer si Komunë për administratën e kohës në Prizren.

***

Në prapavijë të fotografisë së vjetër shihet Xhamia e Mustafë Pashës, e ndërtuar në vitin 1562 nga Mustafë pasha. Sot nuk ekziston asnjë gjurmë e xhamisë, sepse në vitin 1950 pasi u rrënua minarja nga një stuhi e fortë ere, në vitin 1952 pushteti e rrënoi edhe xhaminë së bashku me oborrin e saj të madh me varreza. Në këtë vend ndërkohë u ndërtua tregu i gjelbër. Pastaj në vitet e '80-ta u ndërtua godina e Bankës, në të cilin pas luftës u vendos selia e UNMIK-ut, ndërsa tani punon Administrata e Kuvendit Komunal të Prizrenit.



***

Ndërtesa "Beldije" ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në kat. Karakterizohet me fasadë, dekorime të plastikës murale dhe me elemente të stilit Barok. Fasada ballore, mbi derën hyrëse e ka ballkonin e rrethuar me gardh të hekurt. Enterieri karakterizohet me elemente të drugdhendjes, në shtyllat e punuara, parmakët e shkallëve dhe tavanet. Në dhomën kryesore të katit, tavani është i punuar me drugdhendje dhe i zbukuruar me piktura murale. Në anën veriore të ndërtesës gjatë shekullit XIX rridhte përroi dhe pranë tij ishte ndërtuar kroi i gurit “Beledije” (shikoni foton e vjetër).

***

Me rastin e ndërtimit të aksit rrugor (që sot quhet rruga Remzi Ademaj) kroi i gurit është dislokuar në sheshin e Dëshmorëve. Në vitet 2010/2011, bëhet restaurimi i tërësishëm i objektit dhe aty hapet Qendra e parë Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Ballkan. Në këtë ndërtesë gjithashtu gjendet edhe Zyra Turistike e Informimit për qytetin e Prizrenit.

***

Ndërtesa e Beledies si e tillë ka vlerë historike dhe arkitekturore!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks