SHKRIMI
e enjte, 05 dhjetor 2019

DR.VAXHID SEJDIU: HAPET SHKOLLA SHQIPE NË OPFIKON TË KANTONIT TË CYRIHUT

Cyrih, 1 shtator 2019: Edhe shkolla shqipe e Opfikonit, i bashkëngjitet shkollave tjera, të cilat janë hapur kohëve të fundit, ku nxënësit kanë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare.

Më 31. Gusht të vitit 2019 në Komunën Opfikon të kantonit të Cyrihut, në Zvicër hapet edhe një pikë shkollore për fëmijët shqiptarë të këtij vendbanimi. Festa kishte filluar qysh në mëngjes, sepse për të gjithë prindërit dhe fëmijët e tyre ishte një ditë e shënuar, për fëmijët e tyre, ishte dita e parë në shkollën shqipe.

Por, kjo ditë edhe më e veçantë ishte për mësuesen e kësaj klasë Mimoza Dako, një mësuese e cila me vendosshmëri veproi dhe punoi deri në hapjen e kësaj pike shkollore për këta fëmijë, të cilët me muaj prisnin fillimin e mësimit në gjuhën shqipe.



Shkolla Mettlen në komunën e Opfikonit më përkujtonte shkollën time të parë (të klasës së parë), një shkollë me një pamje të vjetër, por e rregulluar sipas kohës, ishte gati sot t`i priste në gjirin e saj, fëmijët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, që të uleshin në bankat shkollore për të mësuar gjuhën e nënës - gjuhën shqipe.

Në fytyrën e 23 fëmijëve (Jolës, Blinës, Diarit, Elinës, Tarës, Eriolës, Erelës, Luejit, Ekloanit, Besës, Besimit, Lianës, Ajanit, Nartit, Luigjit, Bunës, Egzonit, Emiliotit, Melinës, Leës, Florentit, Natalisë, Alzanës), që nga sot, u bënë edhe nxënës të shkollës shqipe shihej një buzëqeshje që shndriste ashtu siç shndrisnin rrezet e diellit. Prindërit me përkushtim këtë ditë kishin përgatitur specialitete shqiptare për të pritur mysafirët, ku në mesin e tyre edhe ambasadorin shqiptar z. Ilir Gjoni, i cili në vazhdimësi ka qenë dhe është krah i fortë i hapjes së pikave shkollore. Një falënderim i veçantë shkon për drejtorët e shkollës fillore z. Ziegler dhe znj. Abegg, të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunojnë ngushtë me shkollën shqipe dhe mësuesen Mimoza, deri në ditën e hapjes së saj.

Mësuese Mimoza në fjalën të hapjes, aty te shkallët e shkollës, nxënësve ju dëshiroi mirë se ardhje në shkollën shqipe, falënderoi prindërit, të cilët gjatë këtyre muajve u angazhuan vazhdimisht që në shkollën shqipe të sjellin sa më shumë fëmijë, falënderoi ambasadorin shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuan në hapjen e kësaj pike shkollore.



Në fjalën e tij ambasadori shqiptar z. Ilir Gjoni, i përgëzoi prindërit për gatishmërinë e tyre për t`ua mësuar fëmijëve të tyre gjuhën amtare, foli gjerë e gjatë për rëndësinë shkollë shqipe këtu në mërgim si dhe njëherit kërkoi që kjo ide te zgjerohet edhe më shumë me qëllim që nesër të kemi më shumë shkolla shqipe dhe më shumë nxënës, të cilët e mësojnë gjuhën shqipe. Po ashtu me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe z. Shaban Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit për arsim në këtë komunë, si dhe Vaxhid Sejdiu mësues i shkollës shqipe.

Dhe pastaj në klasë mësuese Mimoza iu shpërndan nxënësve tekstet shkollore dhe në fund për të gjithë u shtrua një apero rasti. Kjo ditë e bukur gushti shënoi hapjen edhe të një pike shkollore me shpresë që në të ardhmen të hapen edhe më shumë pika shkollore sepse vetëm në këtë mënyrë i shërbejmë gjuhës dhe kulturës shqiptare. Vetëm ne këtë mënyrë e kryejmë obligimin tonë ndaj fëmijëve shqiptarët, të cilët pa fajin e tyre lindin dhe rritën në vend të huaj.

Opfikon, 31.08.2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks