SHKRIMI
e mërkurë, 20 nëntor 2019

XHEVAHIR CIRONGU: ARBEN KURTESHI, SI NJË RISI NË PROZËN JO VETËM PËR FËMIJË

Durrës, 17 tetor 2019: Me letrarin e ri, Arben Kurteshi, jam njohur para disa kohësh nëpër rrjetet sociale me krijmtarinë e tij, si në poezi , ashtu edhe në tregimet e shkurtëra për fëmijë, por gjithashtu edhe me formulimet letrare të cilat kanë filozofinë brenda tyre. Duke hedhur vështrimin gjithë krijmtarisë së këtij krijuesi, vërejta disa dukuri të veçanta specifike në mënyrën e të shkruarit nga dora e një letrari premtues, i cili e ngjiz fjalën artistikisht duke i dhënë vlera stilistike- letrare; e si rrjedhojë vargjet poetike e tregimi i shkurtër veshin mantelin e bukurisë së fjalës shqipe. Kjo më dha shtysën e dritës që të merrem konkretisht me këtë autor, sepse krijuesit e rinj, siç është edhe Arben Kurteshi, duhen përkrahur e inkurajuar deri në atë pikë të kurdhës krijuese,me qëllimin e vetëm: që nesër të dalin vetë në udhën e bukur krijuese letrare me botimet e tyre! E themi këtë, sepse edhe ne dikur ishim të rinj në mosh si letrarë, e megjithatë, me ndihmën e kolegëve më të vjetër e me përvojë, arritëm me punë e përkushtim këtu ku jemi sot. E bëra këtë parantezë për tu thënë krijuesve të rinj, por edhe letrarit të ri Arben Kurteshi, që të vazhdojnë me kurajo, me punën krijuese në vazhdimësi, sepse kështu do kapni majat letrare, e ‘’Pema’’ e shpirtit do veshi një ditë të bukur ‘’kostumin’’ me fjalën e bukur shqipe.Duke u referuar poezive, pentagrameve, tregimeve, që ka sjell para lexuesit tonë autori Arben Kurteshi në vëllimin e tij të dytë me titullin ‘’Tingujt e zemrës’’, të befason në lexueshmëri të tyre, të mban mbërthyer si një degë lisi pranë vargut poetik e atë tregimtar për ti shkuar deri në fund librit për ta lexuar atë. Lexuesi do gjejë frymarrje, mendim,mesazhe, e si të tilla e bëjnë lexuesin e të gjithave moshave të ‘’kapin’’ edhe yjet e qiellit me fantazinë e tyre, pra, mbushin shpirtin me mushtin e fjalës së shkruar prej këtij autori. Prandaj, edhe titulli ‘’Tingujt e zemrës’’, është një gjetje e bukur e këtij libri, ku autori ka derdhur në lumin krijues lulet e shpirtit të tij,por ato na vlejnë neve të gjithëve si lexues në edukimin eshoqërisë, e gjithashtu në civilizimin qytetar mbarëshoqëror. Autori vjen në këtë libër me tre tregime për fëmijë. Mënyra e rrëfimit në këto tregime kanë aromë ‘’migjeniane’’, tematika bën sikur është e një trajtshme, por ajo në fakt nuk është ashtu si e lexoijmë ne,sepse autori ka një stil e gjetje krejt ndryshe,saqë trillet e të treguarit ndahen nga njëra – tjetra me të njëjtin bosht bashkohen tek mirësia që duhet të kemi ne si njerëz në këtë botë. Kjo na jepet në detaje në të tre tregimet, nëpërmjet emrave të kafshëve,shpendëve dhe njeriut. Stili letrar përshkruhet me fines nga autori Arben Kurteshi. Loja është e spikatur,ajo ngjitet e zbret ngadalë në limanin e rrëfimit,gjen medim të zhdërvjellët filozofik e letrar,stil i të shkruarit depërton thellë skutave magjike, dhe si e tillë qëndron pa u shkëputur deri në fund psikologjisë së mendimit fëminor. Vaprat letrare për fëmijë kërkojnë shumë mund, e si e tillë ajo kërkon njohuri të thella psikologjike e filozofike të botës së fëmijëve.Pa këto njohuri, s’mundet të shkruash letërsi për fëmijë.Autori i këtij libri, duke patur aftësi pedagogjike e intelektuale,merr guximin e shkruan tregime për këtë gjini të vështirë, por të bukur, siç është letërsia për fëmijë.Tregimet me titull ‘’Macja Arta dhe shtriga’’, Macja Arta dhe Dhelpra’’, Macja Arta dhe qeni Arapi’’, vijnë me një rrëfim të ëmbël te lexuesi në përgjithësi, por te lexuesit e vegjël zbresin si ‘’Flutura krahshkruara’’ mbi lulet e shpirtit të tyre, me plot elegancë letrare dhe edukuese. Letërsi për fëmijë kanë shkruarë Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Migjeni….por edhe S. Çomora, G. Bushaka,B. Çuçi,O. Gridho, B. Dedja,A. Mamaqi,Xh. Beqaraj,etj, që kanë bërë emër në letërsinë për fëmijë. Por kemi edhe një brez tjetër si në Shqipëri e Kosovë,ku mundëm të sjellim emrat e tyre si: Sazan Goliku,Viktor Cenosinaj, Myzejen Konduri, Ramadan Zapllusha,Izet Hoti, Jonuz Fetahu, etj. Megjithatë, sot letërsia për fëmijë është defiçitare, sepse pak shkrimtarë po shkruajnë si në Shqipëri e në Kosovë. Libri i autorit Kosovar ‘’Tingujt e zemrës’’ ,përveç poezive na sjell për lexuesit e vegjël edhe këto tregime që mbartin vlera edukuese tek të vegjlit, por mbi të gjitha zgjojnë shumë ëndrra tek brezi i ri për të lexuar letërsinë për fëmijë, si një katilizator i fuqishëm që rrit mënyrën e mendimit psikologjik filozofik të tyre. Si rrjedhojë, ata do shkëputen nga kthetrat e ‘’Burgut’’ të teklonogjisë moderrne elektronike që ka përfshirë tërë shoqërinë e sotme njerëzore. Miku më i ditur është e do mbetet libri për njeriun, pa këtë s’mund të ketë zhvillim shoqëria njerëzore. Prandaj ja vlen ta themi me plot gojën se, autori Arben Kurteshi ka bërë zgjedhjen e duhur, duke shkruar me guxim e pasion me një stil krejt të vaçant tregimet ,që lexuesi ynë i vogël do i gjejë në këtë libër. Ne shkëputëm një paragraf nga tregimi ‘’Macja Arta dhe dhelpra’’ për të sjall aromën e tregimeve tek lexuesi:

‘’ Arta e kënaqur u nis ngadalë e shëtitej për në shtëpi. Rrugës e takoi edhe Pucin e vogël. Ajo e hipi Pucin në shpinën e saj dhe së bashku të gëzuar vazhduan rrugën dhe arritën në shtëpi. Të gjithë u gëzuan pa masë dhe e përqafonin Pucin. Pas disa ditëve Puci u shëndosh plotësisht dhe shëtitej me familjen e tij.



Pulat si shpërblim i dhuruan Artës një vezë, që Arta e shijoi duke e lëpirë dhe e hëngri....’’

Pra . ashtu si lexohet edhe nga ky fragment, rrënja e tregimeve të këtij autori është ajo mirësi që duhet ta transmentojmë midis nesh ne si njerëz e shoqëri njerëzore në harmoni me natyrën kafshët, shpendët e gjithë gjallesat e tjera të kësaj bote. Marrdhënjet e bashkëjetesa midis njerëzve e botës që na rrethon,duhen respektuar si nga përmbjtja, ashtu edhe për nga vlerat që përfaqësojnë midis tyre, që e ka emrin JETË!


Së dyti:

Poezia vjen si rezultat i asaj bote aq e brishtë që ka e përjeton autori.Ajo na paraqitet e pastër, elegante, e thjeshtë,me plot pathos e muzikalitet që të cilat ia shtojnë vlerat letrare, ato kanë ‘’magjinë’’ e tyre në vargun e stilin e ndërtuar nga autori Arben Kurteshi. Vargu është shpërthyes, të rrok pas vetes si spiranca anijen në mol,por edhe të thotë me elegancë ‘’Eja më lexo…!’’. Poezia është plot me ngjyra, Tematikat janë të ndryshme, e si rrjedhojë, ja shtojnë tharmin poetik letrar, duke ia rritur cilësinë poezive të paraqitura në këtë vëllim të dytë me titullin aq domethënës ‘’Tingujt e zemrës’’. Autor ka përzgjedhur këtë titull,sepse atij i këndon zemra në çdo çast për atdheun, natyrën e vendlindjes, për nënën,mërgimtarët,ditëlindjet, për brengat e shpirtit të cilat e mundojnë pothuajse çdo orë e ditë vetë poetin atje në mërgim. Këto e shumë të tjera plagë të jetës shoqërore,,kanë ndikuar që të zgjojnë tek poeti nga Gjilani Arben Kurteshi,’’lulet e kopshtit’’ të shpirtit të tij; të ulet e shkruaj poezinë e cila i del si një burim nga shpirti. Poezia e këtij poeti është e ndërtuar me lirkë të bukur, të thjeshtë,me rimë, por aty- këtu përdor edhe vargun e thyer që e bën atë në vetvete të stilit modern. Po të lexosh me kujdes poezinë që autori ua kushton nënave, patjetër do dëgjosh nëpër vargje këngën që u këndojnë nënat në djep fëmijëve. Ajo ninullë e ëmbël, bashkë me zërin fjalë e cila rrjedh nga sisa qumshtin e gjirit për foshnjet e sapo lindura, dhe u jep jetë e gëzime me atë dashur të zjarrtë e të ngrohtë nëne. Dhe më konkretisht po sjellim këto vargje :


‘’ Oh, shumë m' dhimbsen ato nëna!

Që rritën trima, e vetë vuaj,

Rritën vajza e rritën djem

Prapë i lanë, ikën n' dhe t' huaj’’....,


Vargu ka dashuri, por edhe dhimbje për nënat e shumëvuajtura, të cilave u djeg shpirti për fëmijët që lenë vatrat stërgjyshore, lanë prindërit me lot të ngrirë në sy, por edhe me një zemër të bërë si eshka në dru,sepse ua rrëmbeu kurbeti i shkret.Kjo ,- thotë autor është një dobësi e madhe për vetë egzstencën e kombit, sepse emigrim ka qenë dhe është plaga kanceroze e çdo kombi.Prandaj ai bën thirrjen e tij nëpërmjet vargjeve të poezisë, që kurrë të mos e lëmë atdheun jetim, pa njerëz, por të punojmë e jetojmë duke kontribuar në çdo çast e ditë me punë e mendje për atdheun.Këtë e gjejmë edhe te poezitë,’’Muajt’’, ‘’ Kthimi i papritur’’, ‘’I pamposhtur’’,’’Brilanti’’ etj. Ndërsa tek poezia me titull ‘Poeti’’, ashtu siç e kemi cekur edhe më lart, poeti nuk nguron, por shkruan vargje me fjalën e bukur shqipe, s’e harron gjuhën e nënës, pavarsisht se ka vite atje në dhe të huaj në emigrim.Dhe si i tillë, ai hedh në fletët e bardha të libri të parë gonxhet e shpirti me dashurinë për vendlindjen Kosovë, dhe penën e ngjyen me ujët e burimeve të Gjilanit, ku libri merr aromën e dheut të vendlindjes që e lindi dhe e rriti, bashkë me ninullën këngë të nënëlokes që e përkundi.Ja ç’na thotë poeti me vargjet e tija tek kjo poezi:


‘’ Shkronja, shkronja,

Fjalë, fjalë...

Shkruan rreshta

Dalëngadalë!’’...,

.........................

‘’ Dhe kur ikën

Lë pas dhurata,

Vepra të shkurtra

E vepra të gjata’’.




Poetët janë të parët të cilët e ndjejnë deri në skutat e shpirtit si atmosferën e gëzimeve, por edhe trishtimet, janë lajmëtarët e parë si shpendët shtegtarë që i paraprojnë furtunave të kohës histori të mendimit e përparimit të mendimit të shoqërisë njerëzore.Edhe perandorët,mbretërit,presidentët,afrojnë në oborrit e tyre në radhë të parë poetët, sepse fjala e vergjet që shkruajnë poetët janë me të vërtetë të magjishme. Kjo është e provuar historikisht dhe s’do shumë komente. Poeti Arben Kurteshi vjen para lexuesit me poezinë e dhimbjes së shpirtit në këtë vëllim të dytë , i cili qysh në fillim na thotë lexo ‘’Tingujt e zemrës’’, sepse ai tingull ka shpresë, ka gëzim,ka JETË ! Dhe si i tillë, me mesazhet që transmenton tek gjithë lexuesit, është melhem që shërojnë plagët e shpirtit tonë.

Dhe këto mesazhe do i gjejmë te poezitë me titullin e tyre e aq domethënse si: ‘’Ferri’’,’’Arratisje’’,’’Nga lergësia,’’, por edhe tek ‘’Të njoh’’, ‘’Trishtimi’’,’’Një ditë’’ etj.

Dhe më konkrtetisht po sjellimsi shembull këtë strofë nga poezia ‘’Të njohë’’:


‘’ Ta njoh fytyrën

Kur qan e kur qesh,

Edhe tingullin e zemrës sate

Unë ende di ta përshkruaj.



...Dhe nga poezia me titull ‘’Nga largësia’’:


‘’ Mezi pres

Të më marr gjumi,

Të ëndërroj mbesat e nipat

Pranë një lumi.


T’i shoh mbesat

Ç’fytyra kanë:

A thua ndonjëra,

Ndopak më përngjan?!’’.


Duke referuar hap pas hapi, lexuesi do zbulojë atë qiell të kaltër të poezive që shkruan për atdheun.Poezitë janë të ndërthurura e të ndërtuara si gjerdan me ngjyra ari ku vargjet ndezin zjarre në shpirtin e mendjen tonë.Malli për atdheun, si emigrant që është edhe autori i këtij libri,i përshkron gjithë qënien e tij saqë atij i prek edhe tingujt e zemrës, sa nga dhimbja e mallit që e zhurit, po aq edhe nga dashuria e madhe që ka për atdheun e vendlindjen Gjilan.Këto do i gjejmë tek poezitë me titull ‘’Atdheu’’, ‘’Ditë gëzimi’’,’’Valo’’,’’Toka jonë’’,’’Orkestra’’ etj. Më konkretisht shkëputëm këto strofa nga poezia ‘’Atdheu’’:


‘’ Atdhe quhet vendi im,

Aty ku është nëna ime,

Aty ku burojnë shumë gëzime,

Aty ku zogjtë cicërojnë,

Dhe shqipet dykrerëshe fluturojnë...,


............................................,

‘’ Anë e mbanë fusha bleroshe,

Me të njomin bar,

Në mes ai mali i madh

Që e quajmë Sharr !’’.


Apo tek poezia me titull ‘’Orkestra’’:


........................................,

‘’ T'i mbledh bijtë

Nga Shqipëria,

Nga Kosova

E Malësia.


Te këndojmë

Të gjithë bashkë

Siç kënduan

Ilirët e lashtë’’.


Por, poeti Arben Kurteshi na sjell edhe vargjet konçizë e të gdhendura bukur edhe për simbolin e kombit tonë, flamurin, i cili na bën krenar kudo që jemi nëpër botë.Dhe më konkretisht, vargjet janë frymëzuese e të japin krenarinë e ligjshme, s’e flamuri ynë bashkë me shqiponjën do falvitet gjithmonë lartë në qiellin e kaltër të atdheut tonë Shqipëri !


‘’ Valo lart flamur

Krenar në liri,

Valo nëpër rrugë

E ne çdo shtëpi.

Valo nëpër fusha,

Edhe lart në mal,

Valo natë e ditë,

Kurrë mos u ndal’’.


Së treti: Lexuesi ynë që do librin si drita e syve, e themi këtë sepse ‘’dielli’’ i syve për mendjen e njeriut është fjala e shkruar në libër. Pa këtë njerëzit do të ishin si pema e thatë në mesin e pyllit.Qysh në lashtësi, njeriu është munduar të shkruaj në mënyra të ndryshme, duke lënë gjurmë, por megjithatë, arritjen më të madhe, ishte e mbetet fjala e shkruar në letër, pra në libra. Kjo bëri që mendimtarët e krijuesit e fushave të ndyshme të shkencave, por edhe e fushës letrare, mendimet ti hedhnin në letër duke i lënë fjalët e shkruar në libra brezave që do vinin pas tyre. Në gamën e vet e të peshës së mendimit,, ne si lexues do gjejmë fjali të gdhendura e me peshë thellësisht filozofike (Pentagrame), të shkruara nga Arben Kurteshi. Ato tingëllojnë fuqishëm e shkreptëtijnë si rrufe në ‘’qiellin’’e mendimit tek lexuesi. Vargjet e shkruar nga ky autor në formën e shkurtër (pentagrame), lexuesi do njihet më nga afër duke shfketuar fletët e këtij libri.E veçanta e tyre qëndron në mënyrën e shkrimformulimit të pentagrameve. Kjo llojë e shprehur dhe e shkruar si stil,sot po aplikohet gjerësisht në rrethet letrare, si një aplikacion më i afrueshëm e frufbërës për memorjen e medimin të lexuesit.E themi këtë, sepse, e shkruara shkurt, konçizë,mendimet që mbartin ato në vetvete, janë më të kapshmenga lexuesit të të gjithave katigorive të moshave. Si rriedhojë, e të përmbjtjes me peshë filozofike, historike, e letrare, ato shprehin atë botë të madhe para lexuesit. Kjo ndikon drjetpërdrejtë në edukimin e njerëzve e të lexuesit që do letërsinë e libri. Autori Arben Kurteshi, ka ditur të përzgjedhë këto shprehjeje letrare,ku në brendësinë e tyre qëndron filtërohet ai oksigjen jetdhënës në edukimin e personalitetit të njeriut, por edhe të shoqërisë në përgjithësi.

Më konkretisht po pasqyrojmë disa prej tyre si:’’Që të mirat të bëjnë hapa,duhet që të këqijat të lihen mbrapa’’, ‘’Askush s'është diçka më shumë,të gjithë kemi të njëjtën vlerë,vërshojmë në jetë të gjithë si lumë,dhe të gjithë ikim një ditë si erë !...’’, ‘’ .Fuqia e arsimit matet me cilësinë e mësimit’’.

Pra, po ti lexosh me kujdes, kjo gjetje të ngacmon si lexues, të vë në kërkim të mendimeve duke rendur si një metor drejtë hapësirës kozmetike të mendimeve, dhe si rrjedhojë ato na kthjellojnë në të menduar për të vepruar me dinjitet në jetë.Pentagrami thirrës ‘’Fuqia e mësimit matet me cilësinë e mësimit’’ është një kushtrim si për të djeshmen, dhe aq më shumë për sot, për shekullin e XXI. Sepse,pa dije,s’mund të ketë zhvillim e përparim të civilizuar shoqëria njerëzore.Këtë e shumë mesazhe të fuqishme kërkon të përcjelli te njerëzit autori Arben Kurteshi, të cilat do ti gjeni në librin ‘’Tingujt e zemrës. Ne mundëm të bëjmë këtë analzë letrare rreth këtij librit‘’Tingujt e zemrës’’ të autorit Arben Kurteshi,për ta bërë sa më të lehtë për lexuesit, por edhe një vlerësim e inkujarim si letrar i ri, i cili ka shumë premise për të dhënë letërsisë shqipe. Na mbetet për ti thënë autorit Arben Kurteshi,suksese në rrugën e bukur të krijmtarisë letrare !


Durrës, 26 tetor 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks