SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

DR.ERMIRA YMERAJ: NDRYSHIMI I LITERATURËS BAZË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME, NJË DETYRË PËR HARTUESIT E KURRIKULAVE (2)

Shkodër, 4 dhjetor 2019: Një shpjegim i mirë, kërkon pyetje që i drejtohen nxënësit për t’u siguruar që ajo që thuhet ka kuptim; kërkon inkurajimin e tyre që të pyesin gjatë dhe pas shpjegimit. Pyetja që ka më pak kuptim që bëhet rëndom nga të gjithë ne është: “a e kuptuat këtë?”, sepse shumë pak nxënës do të thonë: “e kemi kuptuar”, sidomos ato që nuk kanë besim te vetja, apo janë të pasigurt, nuk shprehen. Ndaj që të ulim ndjenjën e dështimit të nxënësit në klasë sugjerojmë qëndrimin më afër të nxënësve për qartësinë përmes reflektimit. 56% kërkonin reflektimin ndaj njohurisë përmes shkrimit, 70% kërkonin njohjen e njohurive përmes lidhjes së saj me jetën, 74% përmes punës në grup.

Pse pyesim? Pyetjet sipas studiuesve bëhen për këto arsye: Lehtëson pjesëmarrjen e nxënësve në komunikimin gjatë mësimit. Përqendron vëmendjen në çështjet kyçe të temës. Vlerëson të kuptuarit e nxënësit. Stimulon disa lloje të veçanta të të menduarit. Rishikon përmbajtjen e rëndësishme. Kontrollon grupin e nxënësve dhe ruan vëmendjen.



Në të mësuarin me kompetenca siç shihet dhe nga modelet qasës që kemi marrë për shqyrtim, përveç pyetjeve që përqendrohen në fakte, realizohen dhe pyetje që kërkojnë refleksion, mendim kritik dhe arsyetim . 50% e nxënësve nuk pëlqenin momentin kur fliste vetëm mësuesja. 70% e tyre nuk pëlqenin momentin kur pyeteshin në tabelë para klasës. Në dallim nga të mësuarit me objektiva, mësuesi i lejonte vetes sipas shembullit, më shumë pyetje deri në pesë, që i realizonte gjatë prezantimit dhe diskutimit në minutë, ndërsa për përgjigjen e nxënësit afati kohor nuk i kalon sekondat, duke kaluar për marrjen e përgjigjes në nxënësin që i di, ose shpesh ti japë vetë përgjigjet. Zgjatja e kohës për të marrë përgjigje ofron më shumë mundësi për nxënësit, për t’u ndjerë se mbështetet nga mësuesi. Sugjerojmë: Shmangien e pyetjeve të dobëta; Shmangien e vazhdimit të pyetjeve kur nxënësit nuk kanë njohuri; Përqendrimin vetëm tek nxënësit që shfaqin interes; Shmangien nga mësuesi të përgjigjes “nuk është e saktë dhe zëvendësimin e saj me “mendohu dhe njëherë”. Ky sugjerim mbështetet në dy arsye. E para se mësuesit kanë tendencë që nxënësit e dobët t’i pyesin shumë rrallë dhe e dyta edhe atëherë kur i pyesin nuk u japin atyre kohën e mjaftueshme që të përgjigjen . Një vlerësim konstruktiv i nxënësit në kurrikulën e re u jep atyre mundësi të informohen mbi përparësitë dhe mangësitë dhe mbi të gjitha se ku të përqendrohem më tepër .

E rëndësishme është të theksohet se në modelet e mësimit me kompetenca, që kemi ofruar, e bëjnë më të qartë dallimin e nxënësve sipas karakteristikave dhe nevojave të tyre në mësimnxënie. Në të mësuarit me kompetenca:

1. Mësuesi ndryshon metodën sipas nevojave dhe aftësive të nxënësve.

2. Thjeshton dhe rigrupon nxënësit

3. Vendos qëllime afatshkurtra për disa nxënës

4. Monitoron nga afër disa nxënës

5. Ri-shpjegon kur është e nevojshme

6. Jep sasi ushtrimesh për nxënës me cilësi të ndryshme

7. Jep ndihmën e vet për nxënësit ndërsa punojnë

8. Jep vlerësim përshkrues për çdo nxënës

9. Vlerëson më shumë nxënës për aftësi të ndryshme që ata shfaqin gjatë mësimnxënies

10. Nuk vlerëson mbi bazën e tre vlerësimeve që kishte të mësuarit me objektiva: Vlerësim ditor, vlerësim me teste dhe vlerësim me projekte, po vlerëson në mënyrë progresive sipas tre semestrave.

11. Realizon pyetje komplekse sipas aftësive të nxënësve

Me kurrikulën e re rëndësi ka autonomia e nxënësit, ndërgjegjësimi për mënyra të shumta të nxënies, për krijimin e strategjive gjatë nxënies dhe përdorimin e pikave të forta në punën e tyre, motivimi i brendshëm, besimin në vetvete dhe shfaqjen e nevojave të tyre. Ndaj mësuesi në këtë kurrikul duhet të: Ofrojë nxënësve sa më shumë zgjedhje për të kontrolluar nxënien; Të inkurajojë kënaqësinë në procesin mësimor; Nxënësi të nxë për gjatë gjithë jetës.


Sot cili është roli i mësuesit përballë nxënësit? A mundet ai të qëndrojë indiferent ndaj problemeve të tyre

Shqyrtimi i rasteve: Të tre rastet u studiuan në shkollën “Ndre Mjeda”, që është një nga shkollat e Shkodrës, në të cilën ndjekin mësimin 980 nxënës.

Fusha: Mësimdhënia dhe të nxënit.

Treguesi 1. Gjatë orës mësimore mësuesi si parësore ka përvetësimin nga ana e nxënësit të koncepteve kryesore të lëndës dhe zbulimin e lidhjeve mes tyre, po nën presionin e indiferencës dhe keqkuptimit të rolit të nxënësit në shkollë.

Treguesi 2. Mësuesi zotëron anën shkencore të lëndës përballë një nxënësi me probleme të thella sociale, psikologjike, kulturore.

Treguesi 3. Metodat, teknikat dhe strategjitë nuk janë vetëm përvetësim i mësuesit përballë kushteve mjerane të shkollës, mungesës së bazës didaktike, teknike dhe laboratorike.

Treguesi 4. Mësuesi realizon përsëritjen efektive me në qendër nxënësin, duke e ndarë atë vetëm me një grup minimal nxënësish për shkak të prurjeve.


Vëzhgueshmëria

Kompetanca duhet të jetë e qartë dhe e mirë konturuar, sepse nga vëzhgueshmëria e përmbajtjes dhe niveli i kontekstit të ushtrimit të vëzhgueshmërisë së saj, rrjedh mundësia e certifikueshmërisë së saj.

Rezultate: Kompetenca është progresive, kalon nëpër nivele. Certifikimi i saj ndodh në momente strategjike të rritjes se nxënësve dhe në fund të detyrimit shkollor. Certifikimi nuk është përfundimtar, mund të zhvillohet akoma në vijimësi. Por shkolla duhet të angazhohet përgjatë gjithë rrugëtimin, për të promovuar zhvillimin dhe vetëdijen e nxënësve.


Drejt cilave kompetenca janë drejtuar shkollat? Kompetenca disiplinare (lëndore) apo transversale (ndërlëndore)?


Për këtë kemi hartuar një pyetësor për mësuesit dhe lidhjen e tyre me zbatimin e kurrikulës së re:

Studim i pyetësorit: Të pyetur 50 mësues në tre shkolla të qarkut Shkodër: Ndre Mjeda, Mes dhe Ismail Qemali.

Pyetja kërkimore: A nxisin mësuesit nxënësit drejt të menduarit kritik?

Hipoteza 1. A ekzistojnë dallime në nivelin e gatishmërisë së mësuesve përsa i përket përqafimit të kurrikulës?

Hipoteza 2. Nuk ekzistojnë dallime në nivelin e gatishmërisë së mësuesve përsa i përket përqafimit të kurrikulës.

Rëndësia e hulumtimit: Ky hulumtim ka rëndësi për mësuesit, prindërit e nxënësit për specialistët e kurrikulave, hartuesit e programeve. Këto gjetje ndihmojnë në vendosjen e formave të përshtatshme të kurrikulave të reja, me përgatitjen paraprake socio-kognitive, njohëse të mësuesve dhe nxënësve. jep informacion për prindërit që të sigurojnë vetëdijësinë e rëndësinë e edukimit kualitativ të nxënës.

Mësuesit vetë informohen dhe përfitojnë vlerësim te domosdoshëm për shkallën e zhvillimit profesional të secilit. Mësimdhënësit e klasave të arsimit fillor, vetëdijesohen se fëmijët janë të zhvilluar sipas individualitetit të tyre, janë unikë në zhvillimin e tyre psiko-fizik dhe se shkolla duhet t’i pranojë ashtu siç janë ata. Instrumentet e standardizuara do mundësojnë njohjen paraprake të mësimdhënies që ata të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave, nevojave dhe interesave të nxënësit.

Specialistët duhet të dinë si të promovojnë zhvillimin dhe të nxënit e nxënësve, njohjen dhe kuptimin e nevojave, ndikimet e shumëllojshme në zhvillimin e të nxënit e nxënës.

Çfarë t’u ofrojmë nxënësve të AF? Fakultet e edukimit që përgatisin mësimdhënës, duhet të marrin në konsiderate informacione të reja, origjinale nga vendi, të hartojnë programe që u përshtaten aftësive dhe interesave të moshave përkatëse, dizenjim, prodhim të mjeteve didaktike të përshtatshme që promovojnë të nxënit.

Numri dhe Përqindja e mësuesve, pjesëmarrës në hulumtim


Nr i mësuesve sipas gjinisë Vite pune Klasa

5-9 10-20 21-30 I II III

47 femra 10 20 17 20 17 10

3 burra 2 1 1 2


Pyetësori për mësues është një instrument testues e hulumtues, për të parë nivelin e gatishmërisë së mësuesve në zbatimin e kurrikulës së re. Pyetësori për mësuesit përfshin indikatorë, të cilët masin zhvillimin profesional të mësuesit në procesin njohës dhe zbatues. Përmes këtyre indikatorëve janë krijuar gjithësejt 10 pyetje, siç janë: aftësia dalluese e njohëse, analiza e faktorëve, stili, orientimi. Secila prej këtyre shkallëve është rikoduar në nivele pyetjesh argumentuese. Panorama e këtij hulumtimi është kryer sipas qasjes së kërkimeve shkakore - krahasuese (kauzale - komparative), ku synohet të gjendet ndikimi i kurrikulës së re në përgatitjen e orës mësimore. Duke qenë se struktura e studimit është sasiore, për kryerjen e analizave janë përdorur metodat statistikore Vëzhgime dhe rezultatet e pyetësorit:

Pyetjes së parë: Si ndiheni ju si mësuese e kurrikulës me kompetenca?, iu përgjigjën 50 mësues, nga të cilët 13 (26%) iu përgjigjën, ndjehem e ngarkuar, 37 (74 %), iu përgjigjën, ndjehem e lehtësuar.

Pyetjes së dytë: Çfarë vlerësoni më shumë në këtë kurrikul: Të 50 të anketuarit vlerësojnë të tre këto elemente në përgjigjen e tyre: 1. mësimdhënien me në qendër nxënësin, 2. metodologjinë, 3. lirshmërinë në planifikim dhe realizim, disa të tjerë vlerësonin përveç këtyre: mënyrën e vlerësimit të nxënësve në bazë të kompetencave, bashkëpunimin në grup, integrimin lëndor që tekstet e reja ofrojnë.

Pyetjes së tretë: Çfarë pengesash apo vështirësish ndeshni ju gjatë realizimit të kësaj kurrikule? 31 mësues ndeshin vështirësi në bazën materiale, 62 % pohojnë se ju mungojnë kushtet fizike të ambienteve, mungesë mjetesh vizive si video - projektor, laptop, tabela interaktive. 10 mësues, ndeshin vështirësi në numrin e madh të nxënësve, 20 % e tyre pohojnë se numri i madh i nxënësve nuk i përshtatet kurrikulës së re me në qendër nxënësin. 4 mësues, ndeshin vështirësi në bashkëpunimin me prindërit, do të thotë 8% e tyre janë ndeshur me prindër që nuk bashkëpunojnë me mësuesin në funksion të njohjes me nxënësin dhe vështirësitë që ai ka. 5 mësues, ndeshin vështirësi në mbingarkesën e teksteve, domethënë 10% e tyre, kërkojnë thjeshtëzim të informacionit. Pyetja e katërt: Si mendoni ju, pse duhet përshtatur metodat e mësimdhënies me nevojat individuale, interesat dhe veçoritë e nxënësve? Kjo pyetje është bërë në funksion të zhvillimit social të nxënësit: që ka të bëjë me aspektin si fëmija ndërvepron me personat e tjerë (mësuesit, prindërit, moshatarët dhe të rriturit e tjerë) dhe si ndërveprimet me personat e tjerë ndikojnë në zhvillimin e tij/saj. Zhvillimi social i ndihmon nxënës të njohë mjedisin social që e rrethon, mjedisin kulturor dhe traditën, si dhe të zhvillojë kuptimin për komunitetin. Sjellja e hershme sociale ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga praktikat e prindërve për rritjen e nxënësve, duke përfshirë mënyrën se si prindërit realizojnë zbatimin e rregullave, si japin ndihmën dhe nxitjen nxënës së tyre (MASHT, 2011).

32 mësues, ose 64 %, mendonin se duhet përshtatje të metodave të mësimdhënies me a. natyrën e nxënësit; b. me nevojat individuale; c. interesat; d. nxënien afatgjatë; e. veçoritë e nxënësit në nxënie. 12 mësues ose 24 % e tyre mendonin se metodat e mësimdhënies duhet të përshtaten me mësimdhënien efektive.

6 mësues ose 12 %, mendojnë se metodat duhet të garantojnë suksesin e nxënësit.

Pyetja e 5: Pse ndryshojnë stilet e të nxënit nga një nxënës te tjetri?

30 mësues ose 60 % mendojnë se stilet e të nxënit lidhen drejtpërdrejtë me aftësinë e nxënësit, eksperiencat e tyre të mëparshme në edukim dhe me kushtet familjare të rritjes së tyre. 10 mësues, ose 20 % mendojnë se stilet e të nxënit lidhen me prejardhjen e nxënësit, lidhjet gjenetike që nxënësi ka me familjarët. 5 mësues ose 10% e tyre e lidhin me nivelin mendor - kulturor – social të nxënësit. 5 mësues të tjerë ose 10% e tyre mendojnë se stilet e të nxënit lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e mësuesit për të dalluar nxënësit sipas aftësisë së nxënies me të dëgjuar dhe të vizual.

Pyetja e 6. Pse duhen përzgjedhur metoda, teknika dhe strategji të mësimdhënies në orën e mësimit? Qëndrimet e mësuesit ndaj kësaj pyetje rezultojnë në këto përgjigje: 30% ose 15 mësues mendonin se përzgjedhja e metodave, teknikave dhe strategjive të mësimdhënies duhet bërë për të arritur rezultate më të mira në nxënie nga nxënësi. 20% ose 10 prej tyre, mendonin se përzgjedhja duhet bërë për nxënie më të shpejtë të njohurive nga nxënësi. 10% ose 5 prej tyre, mendonin se përzgjedhja është në varësi nga tematikat e njohurive që duhet të marrë nxënësi. 10% të tjerë ose 5 prej tyre mendonin se koha ka evoluar dhe përzgjedhja duhej bërë në përputhje me kurrikulën e re. 10% mendonin se përzgjedhja duhej bërë për një mbarëvajtje më të larmishme të orës mësimore. 10% mendonin se përzgjedhja është në përshtatje me një mësimdhënie interesante dhe njohuri të asimilueshme. 10% mendonin se përzgjedhja duhej bërë për të nxitur aktivitetin në nxënie të nxënësit.

Pyetja 7. Pse duhen përdorur burime të ndryshme të nxënit?

Burime të ndryshme të nxënit 10 mësues ose 20% i shfrytëzojnë për pjesëmarrje, bashkëveprim, vëzhgim si dhe për të mbushur kureshtjen e nxënësve.

20 mësues ose 40% i shfrytëzojnë për ta bërë më të lehtë nxënien në fusha të ndryshme të nxënies.

10 mësues ose 20% mendojnë përshtatjen efektive ne nxënie sipas nivelit të nxënësve.

5 mësues ose 10% i përdorin për ta bërë më të kuptueshme atë që përvetësojnë.

5 mësues të tjerë ose 10%, mendojnë se duhen përdorur burime të ndryshme për të nxitur më mire përvetësimin e koncepteve.

Pyetja 8. Pse duhet krijuar një mjedis i këndshëm dhe miqësor në klasë?

30 mësues ose 60% e tyre, mendojnë se duhet krijuar një mjedis i këndshëm në klasë, për lirshmërinë e nxënësit në këtë ambient.

10 mësues ose 20%, mendojnë se shkolla duhet të jetë e dashur për nxënësit.

5 mësues ose 10% mendojnë se mjedisi lidhet me hapësirën e nevojshme ku çdo nxënës pavarësisht prejardhjes të ndihet i barabartë me të tjerët.

5 mësues ose 10% mendojnë se duhet të krijojnë kushte që të shmangun frikën që i shoqëron nxënësit kur ata përballen me një mjedis të ri, të panjohur më parë.

Pyetja 9. Pse duhen njohur dhe trajtuar në mënyrën e duhur nxënësit e talentuar dhe ata që kanë vështirësi në të nxënë?

10 mësues ose 20% e tyre, mendojnë se duhen njohur dhe trajtuar në mënyrën e duhur të dy tipet e nxënësve për të rritur potencialin e tyre.

20 mësues ose 40% e tyre, mendojnë se duhet të zhvillohen prirjet e secilit.

10 mësues ose 20% e tyre, mendojnë se duhen njohur dhe trajtuar në mënyrë të duhur që të mos pengojnë njeri-tjetrin në mbarëvajtjen e të nxënit.

10 mësues ose 20% mendojnë se duhet integruar në mënyrë të diferencuar secili prej tyre, në përshtatje me nivelin e nxënësit.

Pyetja 10. Qasja e re kurrikulare që përqendrohet në zhvillimin e kompetencave të nxënësit kërkon ndryshime në metodat dhe format e punës. Si mendoni ju, pse janë efektive këto ndryshime?

30 mësues ose 60% mendojnë se ndryshimet janë efektive sepse përshtaten me zbatimin e kurrikulës.

10 mësues ose 20% mendojnë se ndryshimet janë efektive sepse i japin lirshmëri mësuesit në përshtatje me nevojat e nxënësit.

8 mësues ose 16% mendojnë se ndryshimet janë efektive se shkojnë paralel me natyrën e re të mësimdhënies.

2 mësues ose 4% mendojnë se ndryshimet nxisin bashkëveprimin dhe ndërveprimin mes mësuesit dhe nxënësit.

Pyetja 11. Si e vlerësoni ju lirinë për të përzgjedhur përmbajtjen, metodat, format dhe kushtet për të arritur rezultatet e të nxënit?

100% e mësuesve ose 50 të anketuarit pohuan se liria për të përzgjedhur përmbajtjen, metodat, format dhe kushtet për të arritur rezultate në të nxënë janë pozitive dhe shumë të mira.

Pyetja e 12. Çfarë kuptoni me mësimdhënie të integruar?

5 mësues ose 10% e tyre pohojnë se mësimdhënia e integruar përfshin integrimin lëndor dhe ndërlëndor.

40 mësues ose 80% e tyre pohojnë se me mësimdhënie të integruar kuptojnë ndërthurje fushash kurrikulare.

5 mësues ose 10% e tyre pohojnë se me mësimdhënie të integruar kuptojnë njohuri të reja që lidhen me njohur të marra nga lëndë të ndryshme që e bëjnë më të qartë dhe praktike atë.

Pyetja 13. Cilat janë parimet mbi të cilat bazohet vlerësimi?

20 mësues ose 40% prej tyre pohojnë se parimet mbi të cilat bazohet vlerësimi janë: transparenca, paanshmëria dhe vlefshmëria.

5 mësues ose 10% prej tyre pohojnë se parimet mbi të cilat bazohet vlerësimi janë: monitorimi i njohurive, shkathtësive, vlerave, matjeve, qëndrimeve dhe aftësive të nxënësit.

5 mësues pra 10% e tyre pohojnë se parimet mbi të cilat bazohet vlerësimi është niveli i përmbushjes të kritereve të nxënësve për realizimin e kompetencave kyçe.

20 mësues ose 40% pohojnë se parimet mbi të cilat bazohet vlerësimi janë detyrat dhe testet që zhvillon nxënësi.

Konkluzione:

Ky pyetësor kishte në fokus kurrikulën e re, qasjen e mësuesve ndaj saj. 74% e mësuesve ndjehen të lehtësuar me këtë kurrikul, duke vlerësuar: mësimdhënien me në qendër nxënësin, metodologjinë si dhe lirshmërinë në planifikim dhe realizim. 100% mendojnë se liria e përzgjedhjes është pozitive. Duke u bazuar në këtë studim mendojmë se realizimi i kurrikulës së re, kërkon mjete specifike për zhvillimin e të menduarit si dhe për të mundësuar që përmes metodave të larmishme të krijohen situata ku zhvillohet socializimi dhe zhvillimi emocional i nxënësve. Theksojmë se 62% e mësuesve pohuan se mungojnë kushtet fizike dhe mjetet didaktike që kërkon të mësuarit me kompetenca. 20% e mësuesve shfrytëzonin burime alternative në nxënie për të mbushur kureshtjen e nxënësve, 40% për ta bërë më të lehtë nxënien, 20% për një nxënie efektive sipas niveleve, 10% për ta bërë më të kuptueshme. 64% mendojnë se metodat e mësimdhënies duhen përshtatur me natyrën e nxënësit, nevojat e individëve, dhe interesat e nxënësve për një nxënie më afatgjatë. 60% mendojnë se ndryshimet janë efektive në përshtatje me kurrikulën e re. 60% e mësuesve mendojnë se stilet e të nxënit ndryshojnë nga një nxënës te tjetri, se nxënia lidhet me aftësinë e nxënësit, edukimin e mëparshëm si dhe kushtet familjare të rritjes, ndaj theksojmë rëndësinë e njohjes paraprake të nxënës si dhe rritjen e bashkëpunimit me prindërit po gjithashtu dhe rritjen e kujdesit të shtetit ndaj nxënësve që në fëmijërinë e hershme përmes edukimit në parashkollor. Pohojmë se 60% e mësuesve ishin për një mjedis të lirshëm dhe të këndshëm për nxënësin, 40% mendonin se shkolla është mjedisi ku duhet të zhvillohen prirjet e secilit nxënës.

2. Pyetësor për nxënësit.

Pyetja kërkimore: Çfarë perceptohet nga nxënësit kur ata pyeten mbi zbatimin e kurrikulës

krahasuar me rezultatet e pritshme?

Hipoteza 1. A ekziston një nivel përgjegjshmëri që mund të matet nga target grupi i përfshirë në studim?

Hipoteza 2. Nuk ekziston një nivel përgjegjshmëri që mund të matet nga target grupi i përfshirë në studim?

Rëndësia e pyetësorit: Ky pyetësor u plotësua nga 100 nxënës të po këtyre shkollave. Të dhënat e grumbulluara u përpunuan në përqindje sipas shkallës Likert , shkallës diferencuese semantike ( kuptimore ) dhe shkallëzimit dypolar.

Ne pyetëm fëmijët e klasave të VI; VII; duke u udhëhequr nga teoria psiko-sociale e Eriksonit: për të ishte e rëndësishme cilësia e marrëdhënieve prind-fëmijë, sepse familja formon kontaktin e parë të nxënës me shoqërinë. Vetëm nëse fëmijët ndihen të vlefshëm në sytë e familjarëve dhe të shoqërisë, ata do të zhvillojnë një ndjenjë të sigurte identiteti, duke u ndalur në stadin e katërt: Zelli për punë kundrejt inferioritetit te fëmijët 5-12 vjeç . Sipas Eriksonit, fëmija tani duhet të përballojë konfliktin e iniciativës ndaj fajit. Për Eriksonin, “iniciativa i shton autonomisë cilësinë e ndërmarrjes, të planifikimit dhe të synuarit të një detyre për hir të të nxënit aktiv dhe në lëvizje. (Musai, 1999) .

Gjatë viteve të para të shkollës, fëmijët duhet të përvetësojnë shprehitë e shkrimit, leximit, aritmetikës si dhe një sërë shprehish sociale. Nëse fëmijët arrijnë suksese në përvetësimin e tyre dhe nëse këto suksese vlerësohen prej të tjerëve përreth, te fëmija zhvillohet një sens zelli për punë, (punëdashësia). Në të kundërt, nëse fëmijët arrijnë rezultate të ulta në përvetësimin e shprehive të përmendura më sipër dhe nëse ata krahasohen vazhdimisht për të keq me të tjerët që kanë rezultate të larta, atëherë ata zhvillojnë sensin e inferioritetit. (Karaj, 2005) .

Puna e Eriksonit ka rëndësi të madhe për fëmijërinë e hershme, sepse tregon se si fëmijët zhvillojnë bazat për zhvillimin emocional, social dhe mendor. (Mooney, 2000) . Teoria e tij psikosociale na bën të mendojmë se duke filluar nga rrethi familjar e deri në shkollë dhe komunitet, fëmijët do të jenë të ndikuar nga ta dhe do të varen nga po ky ndikim. Edukimi i nxënësve në shkollë dhe faktorët socialë kanë një peshë shumë të madhe në përgatitjen e tyre që nga klasa e parë. Siç edhe vërehet nga teoria e Eriksonit, prindërit dhe mësuesit do të përgatisin fëmijën që shkollën fillore ta fillojnë pa ndjenjën e frikës, fajit e inferioritetit nëse përkrahin fëmijët që të jenë të pavarur në vendimet dhe veprimet e tyre, të nxisin iniciativën dhe të forcojnë vetëbesimin. Vetëm kështu fëmija nuk vëren shkëputjen zinxhirore të edukimit dhe do të jetë në gjendje të ndjejë kënaqësi nga puna, suksesi dhe bashkëveprimi me të tjerët.

Vëzhgime dhe rezultatet e pyetësorit: Pyetësori për nxënës është një instrument testues jo vetëraportues, për të parë nivelin e gatishmërisë së nxënësve. Pyetësori për nxënësit përfshin 4 indikatorë, të cilët masin zhvillimin e nxënës në aspektin njohës dhe konkludues. Përmes këtyre indikatorëve janë krijuar gjithsej 7 pyetje, siç janë: aftësia dalluese, analiza, kujtesa afatshkurtër, njohje, orientimi, konkludimi. Secila prej këtyre shkallëve është rikoduar në katër nivele sipas shkallës Likert, shkallës diferencuese semantike ( kuptimore ) dhe shkalla e renditjes krahasore. Zakonisht, nga këto pyetje ne do të përfitojmë: – Fakte – Dijeni – Qëndrime, ku synohet të gjendet ndikimi i metodave të reja në përgatitjen e nxënësve. Duke qenë se struktura e studimit është sasiore, për kryerjen e analizave janë përdorur metodat statistikore.


Gjinia Klasa

meshkuj femra VI VII

45 55 55 45


Analiza e pyetësorit:

Pyetjes së parë: Cilët nga fushat e të nxënit pëlqeni më shumë? Nxënësit iu përgjigjën:

Gjuhë komunikim: 20 nxënës, ose 20 %.

Matematikë: 36 nxënës, 36%.

Shkencat e natyrës: 12 nxënës, ose 12%.

Shoqëria dhe mjedisi: 2 nxënës, ose 2%.

Arte: 10 nxënës, ose 10%.

Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti: 10 nxënës, ose 10%.

Teknologji dhe TIK-u: 10 nxënës, ose 10%.

Pyetjes së dytë: Cilën lëndë pëlqeni më shumë? U përgjigjën:

Gjuhë shqipe: 25 nxënës, 25%. Matematikë: 40 nxënës, 40%. Anglisht: 10 nxënës, 10%. Gjermanisht: 5 nxënës, 5%. Fizikë: 2 nxënës, 2%. Biologji: 5 nxënës, 5%. Kimi: 5 nxënës, 5%. Gjeografi: 2 nxënës, 2%. Edukim fizik: 6 nxënës, 6%.

Pyetjes së tretë: Cila lëndë shpjegohet në mënyrën më interesante për ju? U përgjigjën:

Matematikë: 35 nxënës, 35%. Gjuhë shqipe: 30 nxënës, 30%. Fizikë: 15 nxënës, 15%. Gjermanisht: 5 nxënës, 5%. Histori: 5 nxënës, 5%. Biologji: 5 nxënës, 5%. Kimi: 5 nxënës, 5%.


Pyetjes së katërt: A ndihesh ti n ë qendër të procesit të mësimdhënies? Pohuan:

Gjithnjë 30%, Shpesh herë 60%, Rrallë herë 8%, Asnjëherë 2%.

Pyetjes së pestë: Si mendon ti, a përshtaten metodat e mësimdhënies me nevojat e interesat që ti ke? Pohuan:

Gjithnjë 50%, Shpesh herë 50%, Rrallë herë 0%, Asnjëherë 0%

Pyetjes së gjashtë: Mësuesit përpiqen të sigurojnë një mjedis të pasur dhe nxitës për komunikim dhe ndërveprim mes nxënësve. Ata përdorin metoda, strategji dhe teknika që nxisin të mësuarit bashkëveprues.

Gjithnjë 52%, Shpesh herë 32%, Rrallë herë 16%, Asnjëherë 0%.


 


 


Grafiku 10. Përqindja

Pyetësori për prindërit është vetëraportues, i konceptuar dhe i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë janë të dhënat e përgjithshme mbi moshën, statusin dhe profesionin, në pjesën e dytë kërkohet sa të përfshirë janë prindërit në shkollimin e nxënës së tyre.

Në hulumtim u pyetën 100 prindër nga 3 shkollat kampion që kemi marrë për të realizuar punimin.

Pyetja e parë: Pyetësorit iu përgjigjen 60 prind-nëna dhe 40 prind-baballarë.

Pyetja 2 dhe 3: Niveli arsimor dhe punësimi:

Niveli arsimor

Meshkuj Femra

8 vjeçar i mesëm i lartë Master 8 vjeçar i mesëm i lartë Master

30 % 42% 28% 1% 25% 45% 30% 2%


Statusi i punësimit Profesioni

Meshkuj Femra Meshkuj Femra

i punësuar i pa punë e punësuar e papunësuar punëtor zyrtar/

nëpunës punëtore zyrtare/nëpunëse

70% 30% 55% 45% 60% 40% 50% 50%


Pyetja e katërt: Shkalla e vlerësimit të çdo prindi në raport me kurrikulën e re.

Shkalla e vlerësimit: 1. Aspak dakord; 2. Pjesërisht dakord; 3. Neutral; 4. Dakord; 5. Plotësisht dakord.5

FUSHA VLERËSIMI

1 2 3 4 5

Nr % Nr % Nr % Nr % Nr %

Tekstet e reja mësimore i ofrojnë nxënësve më shumë mundësi për të vepruar praktikisht. 20

20 22 22 14 14 22 22 12 12

Kurrikula me kompetenca i përgjigjet veçorive individuale të të nxënit të çdo fëmije duke aftësuar nxënësit praktikisht. 12 12 14 14 19 19 25 25 30 30

Kurrikula me kompetenca mundëson që nxënësi të aftësohet në zhvillimin e aftësive, qëndrimeve dhe vlerave bazë për jetën . 23 23 13 13 17 17 24 24 23 23

Tekstet mësimore u vijnë në ndihmë nxënësve në procesin e të nxënit. 23 23 23 23 12 12 20 20 22 22

Infrastruktura shkollore krijon një mjedis të nxëni të përshtatshëm dhe miqësor për fëmijët. 12 12 28 28 5 5 30 30 25 25

Nisma e fundit “ Tri lëndë në gjashtë orë “ ka lehtësuar nxënësit në detyra dhe përgatitjen ditore . 10 10 6 6 7 7 18 18 59 59


Vëzhgime dhe rezultate:

1. Në pyetjen e parë: Tekstet e reja mësimore i ofrojnë nxënësve më shumë mundësi për të vepruar praktikisht? vërejmë dy qëndrime 42% janë aspak dhe pjesërisht Dakord, që nënkupton se tekstet në këndshikimin e prindit nuk ofrojnë sa duhet mundësi për të vepruar praktikisht. 32%, mendojnë Dakord dhe plotësisht Dakord.

2. Pyetjes së dytë: Kurrikula me kompetenca i përgjigjet veçorive individuale të të nxënit të çdo fëmije duke aftësuar nxënësit praktikisht. 26% mendojnë se aspak dhe pjesërisht, 55% mendojnë se po, përgjigje që inkurajon reformën e arsimit për zhvillimin e arsimit drejt kurrikulës me komptenca.

3. Pyetjes së tretë: Kurrikula me kompetenca mundëson që nxënësi të aftësohet në zhvillimin e aftësive, qëndrimeve dhe vlerave bazë për jetën. 36% e prindërve mbajnë qëndrim mohues dhe skeptik, përkundrejt 47% të prindërve që shprehin dakordësi. Tregues, që kurrikula është në hapat e parë të implementimit në gjithë sistemin parauniversitar, si e tillë ajo ndeshet me nevojat për reformim cilësor dhe të vazhdueshëm në përputhje me qëllimet e arsimit për nxënie gjatë gjithë jetës.

4. Pyetjes së katërt: Tekstet mësimore u vijnë në ndihmë nxënësve në procesin e të nxënit. 46% e prindërve mbajnë qëndrim mohues dhe disi aprovues, përkundrejt 42% të prindërve që shprehin dakordësi. Këto qëndrime duhet tu vlejnë hartuesve të teksteve, përzgjedhjes së informacionit që të nxisë të nxënit e nxënës.

5. Pyetjes së pestë: Infrastruktura shkollore krijon një mjedis të nxëni të përshtatshëm dhe miqësor për fëmijët. 40% e prindërve besojnë se shkollat shqiptare nuk zotërojnë një mjedis të përshtatshëm të të nxënit, përkundrejt 55% të tyre që shprehen se po. Ky numër jo i vogël prindërish që nuk besojnë në mjediset e shkollave tona, janë një tjetër qëndrim kritik dhe vëzhgues për Bashkitë, stafet drejtuese, që të hartojnë politika më të mira investuese në dobi të mjedisit social ku rritet e nxë çdo fëmijë.

6. Pyetjes së gjashtë: Nisma e fundit “ Tri lëndë në gjashtë orë “ ka lehtësuar nxënësit në detyra dhe përgatitjen ditore. 59% e prindërve shprehen Dakord me këtë nismë, përkundrejt 16% të tyre që shprehen skeptikë. Kjo përqindje është tregues për pozitivizmin e nismës dhe funksionimin e saj. Në rubrikën e komenteve 70% e prindërve janë shumë të kënaqur me nismën “3 në 6”, pasi vërejnë një fëmijë më pak të lodhur, më të kënaqur me shkollën dhe më të lehtësuar në bërjen e detyrave.

10% e prindërve mendojnë se nisma i ngarkon fëmijët në procesin e nxënies, pasi që mendon se nxënia e dy temave brenda ditës e vështirëson qëllimin për një nxënie të efektshme, në përputhje me moshën e nxënës. 10% të tjerë mendojnë se është shtuar ngarkesa psikologjike e nxënësve në këtë nismë. 5% e prindërve e shohin nismën si ndikim në lehtësimin e çantës dhe të detyrave. 5% të tjerë janë Dakord, po vetë fëmijët e tyre nuk janë Dakord me nismën, pasi mendojnë se lëndët: Matematikë dhe Gjuhë shqipe duhet t’i studiojnë çdo ditë.

Detyrë është hartimi i vazhdueshëm i kërkesave në rritje për një arsim cilësor, që e vë shkollën, mësuesin, teksthartuesit, para përgjegjësive. Mësuesi duhet të tregojë përherë: saktësi shkencore në mësimdhënie, të komunikojë, të përdorë teknologjinë në mësimdhënie dhe nxënie , të vlerësojë veprimtarinë e nxënësit, të përdorë kohën mirë në orën e mësimit, të hartojë qartë kompetencat e arritjes për secilin nxënës, të zhvillohet profesionalisht.

____________________

DR.ERMIRA YMERAJ: NDRYSHIMI I LITERATURËS BAZË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME, NJË DETYRË PËR HARTUESIT E KURRIKULAVE (1)

http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=9349


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks