SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

Arif Ejupi: Florian Zili, shpresë e basketbollit zviceran dhe atij botëror

Gjenevë, 10 shkurt 2020: Ibraim Zili,nga fshati Odër i Pollogut të Maqedonisë së Veriut,së bashku me shumë bashkëfshatarë të tij për shkak të mos perspektivës dhe gjendjes së rëndë politiko -ekonomike u detyrua që më 16 qershor të vitit 1989 të emigronte në Zvicër.

Meqenëse,Zili ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij ,as që kishte parashtruar kërkesë për strehim.

Ai,mendonte që të bëjë punë të përkohshme stinore dhe me paratë e fituara të kthehet në Odërin e tij të dashur,për të rimëkëmbur sadopak ekonominë familjare.

Planet e Zilit,ndërrojnë tërsisht me agresionin e hapur të sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve autokton të Maqedonisë së Veriut.

Ibraimi si profesionist i vërtetë i fushës së gastronomisë edhe pse ende pa status të definuar merr oferta të shumta pune nga Hotele dhe Restorante të njohura të kantonit Vaud të Zvicrës.

Do të jetë ish- presidentja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të këtij vendi,zonja, Micheline Calmy - Rey,që do ta vlerësojë lartë punën prej gastronomi të kualifikuar të Zilit.

Ajo,rastin e tij do ta paraqesë si tejet interesant dhe të veçuar,edhe në Mediet zvicerane,qofshin ato vizive apo të shkruara.



Nga e djathta në aksion Florian Zili

Natyrisht,që edhe rekomandimet e udhëheqësve të hoteleve dhe restoraneve në favor të Ibraim Zilit do ta bëjnë efektin e vet.

Kështu që në verën e vitit 2007,Zyra Federale për të Huaj në Bernë,merr vendim që Zilit,dhe familjes së tij t'i njihet qëndrimi në Zvicër.

Ibraim Zili, pa qenë as edhe një ditë të vetme barrë e arkës së shtetit,tani me qëndrim të zyrtarizuar merr angazhime shtesë.

Ai,fillon detyrën prej mësimëdhënësi në Institutin hotelier me famë botërore “Ecole hoteliere de Lausanne” më çfarë arsyeton plotësisht përkrahjen e miqve zvicranë ndaj tij.

Rrugën e suksesve të babait po e trason Florian Zili

Floriani,që para një jave ka mbushur 16-vjet,krahas suksesit në mësime po shënon rezultate të jashtëzakonshme edhe në basketboll.

Ekspertë të shumtë të këtij sporti të popullarizuar si në Zvicër,ashtu edhe jashtë saj Zilin,po e shohin si shpresë të basketbollit helvetik,dhe të atij botëror.

Klubi ku Floriani,luan quhet“Pully Lausanne Foxes”që sivjet mbush 69 -vjetorin e themelimit. Selia e skuadrës është në paralagjen Pully të Lozanës.

Ngjyrat e fanellave të skuadrës janë kuq e bardhë. Takimet si vendase ekipa i zhvillon në palestrën e sporteve “Arnold - Reymond" të Pully.

Floriani,luan në të ashtuquajturin grup CPE,i njohur ndryshe edhe si Asociacioni i promovimit të top talentëve të Zvicrës,në basketboll.

Ai,po ashtu është edhe pjesë e grup-moshave U-17 të kombëtares zvicerane. Zili i plotëson të gjitha kushtet prej lojtari perspektivë ,dhe me një të ardhme të ndritur.

Trajnerët: Lorik Zili,Eric Eduge,Michel Voide,Eldin Maksutoviq,Milan Mrkoniq dhe Giorgio Mihovski ,janë të impresionuar me lojën e shkëlqyer të Zilit.

Ai,të shumtën e herëve është në listën e shënuesve më të mirë. Realizimet e tij prej tri pikëve vijnë jashtë harkut të trekëndëshit që ka distancë prej 6,25 metra nga koshi.

Zhdërvjelltësia dhe respektimi me përpikmëri i rregullave të lojës kanë bërë që Florian Zilin,ta lakmojnë edhe shumë skuadra të njohura të Kroacisë,Sllovenisë,madje edhe të Serbisë.

Udhëheqësit e seleksionit të Zvicrës,në basketboll duke vlerësuar talentin e rrallë të Zilit,i janë drejtuar Zyrës së Natyralizimit në Bernë,me kërkesën që këtij basketbollisti shpresë të Zvicrës, t'i përshpejtohet procedura e dhënies së shtetësisë së këtij vendi.

Mbase,është vërejtur edhe interesimi serioz i trajnieres përgatitore në skuadrat e NBA-s,Laquita Thompson,që tetovarin Zili,si një talent të papërseritshëm ta sjellë në ndonjë klub profesionist të basketbollit,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zonja,Thompson e ka vëzhguar disaherë Zilin,me paraqitjet e të cilit është ndarë shumë e kënaqur.

Të gjithë shpresojmë që Zili, së shpejti do të bëhet mburrja jonë në këtë sport atraktiv, dhe të

episodeve mjaft tërheqëse.

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks