SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

DR.SADRI FETIU: VEPËR ME VLERË ENCIKLOPEDIKE NGA FUSHA E DREJTËSISË

Prishtinë, 14 shkurt 2020: Sylë Kasumaj “Fjalori i termave të drejtësisë”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2019, f. 816.

Sylë Kasumaj, jurist i diplomuar me përvojë të gjatë punë në fushën juridike në gjykatë, në administratën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si edhe të punës shumëvjeçare në cilësinë e sekretarit administrativ të Institutit Albanologjik të Prishtinës, i ka hyrë me përkushtim të veçantë hartimit të një fjalori të madh juridik. Pas angazhimit dhe punës shumëvjeçare ai ka arritur që ta përfundojë me sukses “Fjalorin e termave të drejtësisë”, i cili duke pasur parasysh kriteret përcaktuese gjithëpërfshirëse të lëndës dhe mënyrën e shpjegimeve të hollësishme të përmbajtjeve terminologjike mund të konsiderohet fjalor i mirëfilltë enciklopedik i fushës së gjerë të drejtësisë.


Duke u bazuar në literaturën përkatëse shekencore dhe profesionale, në fjalorët e ndryshëm terminologjikë, jo vetëm në gjuhën shqipe, në dukumentet bazë të praktikave juridike të shteteve të ndryshme, ai i ka sjellë leksikologjisë sonë një vepër të plotë nga fusha e drejtësisë.



“Fjalori i termave të drejtësisë” i Sylë Kasumajt, që përfshin nja gjashtë mijë zëra, mund të vlerësohet drejtë duke u bazuar në trajtimin e tij shumëdimensional. Së pari, brenda shpjegimeve të termave nga të gjitha fushat e drejtësisë shtrihet historiku i përgjithëshëm i së drejtës në përgjithësi, duke filluar që nga kodifikimi i saj në praktikat e lashta kulturës së sumerëve të Mesopotamisë e Babilonisë, pastaj në kulturat e përgjithshme të lashtësisë, në mënyrë të veçantë në të drejtën romake, si edhe në ato të legjislacioneve të shteteve të ndryshme të Evropës, me theks të veçantë të traditën juridike franceze pas periudhës së Revolucionit Borgjez.

Përveç dimenzionit historik ky fjalor përfshin edhe terminologjinë juridike nga fusha e të drejtës shqiptare, si në planin e formave të kodifikuara juridiko-shoqërore e shtetërore, duke filluar që nga Statutet e Shkodrës (1345 – 1469) në të drejtën shtetërore shqiptare të periudhës perandorake, bizantine, sllavo-mesjetare dhe osmane, edhe e drejta tadicionale kanunore të shqiptarëve me një shtrirje shekullore deri në kohën tonë. Vend të veçantë në fjalor zë trajtimi i hollësishëm i terminologjisë së legjislacionit aktual në Kosovë dhe në Shqipëri.

Autori i “Fjalorit të termave juridike të drejtësisë”, Sylë Kasumnaj, për hartimin e teksteve është bazuar edhe në dokumente origjinale, në kodet civile e penale të shteteve të ndryshme, me theks të veçantë në ato të shtetit frençez. Kur është fjala për dokumentet origjinale të shqiptarëve, si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, autori legjislacionin e tërësishëm të këtyre dy shteteve e ka trajtuar në hollësi duke përfshirë edhe shpjegimet e neneve të veçanta. Kjo metodë është zbatuar, duke filluar që nga e drejta kushtetuese e deri te e drejta religjioze dhe të drejtat e tjera personale të individëve në raporte të gjera familjare, shoqërërore e shtetërore.

Është meritë e veçantë e autorit që gjatë punës së tij ka arritur të ruajë një përpjesëtim të arsyeshëm të shprehjeve gjuhësore shqipe, duke u përpjekur për unifikimin e tyre. Bashkë me terminologjinë përkatëse në gjuhën tonë ai e ka ruajtur me kujdes edhe terminologjinë juridike ndërkombëtare, e cila zbatohet në praktikat legjislative të shteteve të ndryshme të Evropës.

Gjatë hartimit të fjalorit autori ka përdorur literaturën e pasur juridike, si fjalorët e ndryshëm terminologjikë ashtu edhe tekstet shkencore e profesionale, si edhe burimet origjinale të teksteve ligjore, duke i zbatuar kriteret e përkufizuara standarde të citimit të kujdesshëm të burimeve të lëndës me anë të referencave përkatëse sa herë që është bazuar në veprat e autorëve të tjerë.

“Fjalori i termave të drejtësisë”, i hartuar nga Sylë Kasumaj, është vepër që jo vetëm e plotëson një boshllëk të madh në këtë fushë, por edhe e pasuron leksikologjinë shqiptare. Kjo vepër do t’u shërbejë për punë të përditshme juristëve shqiptarë të të gjitha profileve, por do të jetë me interes edhe për lexuesit e rëndomtë që janë të interesuar për t’i zgjeruar njohuritë e tyre për të drejtën tradicionale shqiptare, si edhe për drejtësinë e zbatueshme te shqiptarët, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks