SHKRIMI
e enjte, 09 korrik 2020

Gjekë Gjonaj: Vepër dokumentare dhe një gur themeltar për Kojën

Ulqin, 5 Maj 2020: Kur e kam lexuar librin e parë të Fran Gjeloshajt ,,Koja ndër shekuj” kam shprehur mendimin tim modest se është një kurorë e artë për vendlindjen e tij, e cila në kohët më të hershme e deri më sot ka ruajtur me fanatizëm gjuhën traditën dhe identitetin e vet. Pasi e përfundova së lexuari me vëmendje veprën e tij të dytë studimore “Koja në rrjedhë të kohëve” them pa mëdyshje se ajo është një tjetër përmendore dhuruar Kojës. Një vepër dokumentare me shumë vlera. Një gur themeltar për Kojën.

Autori këtë monografi për historinë e Kojës e shkroi në mërgim në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga dashuria e madhe përvëluese që kishte në zemër dhe ndjente në shpirt për vendlindjen, për të cilën më thoshte se është e shtrenjtë, dashuri, vuajtje, dhimbje, krenari. Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç ‘është vendlindja që e ke braktisur. Në një vend të huaj mund t’i kesh te gjitha, por shpirti gjithmonë ndjehet i varfëruar. Vendlindja është vendi më i dashur, prandaj ajo në vende të huaja vazhdimisht të shfaqet në ëndrra. Kjo forcë magjike nuk e lëshoi kurrë as autorin e kësaj vepre , por përherë e mbajti pranë, sado larg saj që ndodhej. Pa këtë dashuri për një copë vendlindje, apo siç thonë malësorët, pa nji grusht dhe që e merrnin me vete mërgimtarët tanë të hershëm, që ta kishin vendlindjen gjithkund me vete dhe pranë vetes, dyshoj që lexuesi shqiptar do ta kishte në dorë këtë studim voluminoz të rëndësishëm për studiuesit e tashëm dhe të ardhshëm.



Fran Gjeloshaj nuk është historian. Dhe nuk bëri histori. Por ai në këtë studim serioz e gjithëpërfshirës për Kojën seleksionoi dhe përmblodhi shënmet që ka grumbulluar dhe koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura e lexuar , ose nga tregimet e të moshuarve. Natyrisht është një përpjekje që duhej ta kishin bërë gjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin shënuar më shumë rrëfime nga të moshuarit e tyre. Aty flitet për historinë e këtij fshati, por autori nuk lë anash edhe pjesët tjera të jetës së banorëve të kësaj krahinë shqiptare të Malësisë së Madhe.

Në veprën e Fran Gjeloshajt , Koja në rrjedhën e kohëve” ka histori, toponimi, heronj, por ka edhe figura njerëzish e dokumente të tjera me rëndësi, të cilat, veprës në fjalë ia rrisin vlerën në përgjithësi. Unë konsideroj se Fran Gjeloshaj ka bërë një vepër që duhet lakmuar, ndonëse ai është me profesion krejtësisht tjetër. Kjo është vlera jo vetëm e autorit, por edhe e veprës së tij. Pra, autori na ka sjellë shumë shënime për kohën e kaluar të popullatës së Kojës, e cila, sikur në mjedise të tjera, edhe këtu ka pësuar nga okupuesit. Ajo që e karakterizon këtë botim të mirëfilltë është trajtimi në aspektin shumëdimensional, duke filluar nga koha e hershme e deri në ditën e sotme. Vlerën këtij libri ia shton edhe mbështetja në burime të shumta jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja.

Me botimin e kësaj vepre të këtillë dokumentare autori shleu një obligim moral që ndjeu ndaj vendlindjes së tij, sepse e meritojnë njerëzit e këtij lokaliteti, por e meriton edhe ky vendbanim që ka një lashtësi dhe një histori të bujshme, sa të dhimbshme, por aq edhe krenare. Është një shembull i rrallë i krijuesve tanë, sepse, pak-kush nga malësorët deri më tash kemi bërë vepra të tilla si autori në fjalë. Prandaj, kjo vepër mbetet një vlerë e rëndësishme që do të trashëgohet dhe do të vlerësohet nga të gjithë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks