SHKRIMI
e enjte, 27 prill 2017

GAZETA IMPAKT: PENTAGONI KA TRAJNUAR REBELËT E 'AL KAEDËS' NË SIRI PËR PËRDORIMIN E ARMËVE KIMIKE! /DËSHMI/

Pashtriku.org, 13 prill 2017: Mediat perëndimore hedhin poshtë gënjeshtrat e tyre! Jo vetëm që ato e konfirmojnë se Pentagoni ka trajnuar terroristët në përdorimin e armëve kimike, por ata gjithashtu pranojnë ekzistencën e një “plani jo aq sekret të mbështetur nga SHBA-ja për të nisur një sulm me armë kimike në Siri dhe për të fajësuar për të regjimin e Asadit”.

Daily Mail i Londrës në një artikull të vitit 2013 konfirmoi ekzistencën e një projekti anglo-amerikan të miratuar nga Shtëpia e Bardhë (me ndihmën e Katarit) për të zhvilluar një sulm me armë kimike në Siri dhe për ta hedhur fajin mbi Bashar Al Asadin.

Vendimi i Trampit për të sulmuar një bazë ajrore siriane në shenjë hakmarrjeje për përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga Asadi kundër popullit të tij, konfirmon se Skenari i Sulmit me Armë Kimike me “Flamur Fals”, i formuluar për herë të parë nën Obamën, është ende “në tavolinë” . Analiza jonë (duke përfshirë një grup të madh raportesh hetimore të Global Research) vërteton pa mëdyshje se Trampi po gënjen, media perëndimore po gënjen dhe shumica e aleatëve të Amerikës gjithashtu po gënjejnë.

Artikulli (foto më poshtë) i Mail Online është publikuar dhe më pas është fshirë. Vini re diskursin kontradiktor: “Obama ka lëshuar paralajmërim për presidentin sirian Bashar al Asad”, “Shtëpia e Bardhë dha dritën e gjelbër për sulmin me armë kimike”.



Trajnimi i Pentagonit për “rebelët” (terroristët e Al Kaedës) në përdorimin e armëve kimike

CNN akuzon Bashar al Asadin se ka vrarë popullin e tij, ndërsa gjithashtu pranon se “rebelët” jo vetëm që posedojnë armë kimike, por këta “terroristë të moderuar” të lidhur me Al Nusran janë të trajnuar në përdorimin e armëve kimike nga specialistët e Pentagonit.



Në një logjikë të shtrembëruar, mandati i Pentagonit ishte për të siguruar se rebelët e lidhur me Al Kaedën nuk do të merrnin apo të përdorin armë të shkatërrimit në masë, kur ndërkohë ai po i trajnonte ata për përdorimin e armëve kimike (tingëllon kontradiktore):



Trajnimi [për armë kimike], i cili po mbahet në Jordani dhe Turqi, përfshin mënyrën se si të monitorohen dhe të sigurohen rezervat, dhe si të manovrohen venddodhjet dhe materialet e armëve, sipas burimeve. Disa nga kontraktorët janë në terren në Siri duke punuar me rebelët për të monitoruar disa nga venddodhjet, sipas një prej zyrtarëve.

Shtetësia e trajnuesve nuk u zbulua, megjithëse zyrtarët paralajmëruan kundër supozimit se të gjithë janë amerikanë.” (CNN, 9 dhjetor 2012, theksimi i shtuar)

Raporti i mësipërm nga gazetarja e njohur e CNN, Elise Labott, kundërshton akuzat e shumta të CNN-it drejtuar kundër Bashar Al Asadit.

Kush është duke bërë trajnimin e terroristëve në përdorimin e armëve kimike? Nga vetë goja e CNN:



Dhe këta janë të njëjtët terroristë (të trajnuar nga Pentagoni) që janë shënjestra e pretenduar e fushatës së bombardimeve kundër terrorizmit të Uashingtonit, e iniciuar nga Obama në gusht të vitit 2014:

“Skema e Pentagonit e themeluar në vitin 2012 ka konsistuar në pajisjen dhe trajnimin e rebelëve të Al Kaedës në përdorimin e armëve kimike me mbështetjen e kontraktorëve ushtarakë të punësuar nga Pentagoni, dhe në bërjen më pas përgjegjëse të qeverisë siriane për përdorimin e Armëve të Shkatërrimit në Masë kundër popullit sirian.

Ajo që po ndodh është një skenar i lig - i cili është një pjesë integrale e planifikimeve ushtarake - pra një situatë ku terroristët e opozitës të këshilluar nga kontraktuesit e mbrojtjes perëndimore janë në të vërtetë posedues të armëve kimike.

Kjo nuk është një stërvitje trajnuese e rebelëve për mospërhapje. Ndërsa Presidenti Obama thotë se “do të mbani përgjegjësi” në qoftë se “ju” (që do të thotë qeveria siriane) përdorni armë kimike, ajo që është parashikuar si pjesë e këtij operacioni të fshehtë është posedimi i armëve kimike nga ana e terroristëve të sponsorizuar nga SHBA-ja dhe NATO, përkatësisht “nga operativët tanë” të lidhur me Al Kaedën, duke përfshirë Frontin Al Nusra i cili përbën grupin luftues më efektiv të financuar dhe të trajnuar nga perëndimi, i integruar kryesisht nga mercenarë të huaj. Në një kthesë të hidhur, Jabhat al-Nusra, një “aset inteligjence” i sponsorizuar nga Amerika, është futur kohët e fundit në listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit.

Perëndimi pretendon se ai po vjen për të shpëtuar popullin sirian, jetët e së cilëve janë gjoja të kërcënuara nga Bashar Al Asadi. E vërteta e çështjes është se aleanca ushtarake perëndimore jo vetëm që është duke mbështetur terroristët, përfshirë edhe Frontin Al Nusra, por ajo është gjithashtu duke bërë që armët kimike të jenë në dispozicion të forcave rebele “opozitare” të autorizuara nga vetë ajo.

Faza tjetër e këtij skenari diabolik është që armët kimike në duart e operativëve të Al Kaedës do të përdoren kundër civilëve, gjë që potencialisht mund të çojë një komb të tërë në një katastrofë humanitare.

Çështja më e gjerë është: cili është kërcënimi për popullin sirian? Qeveria siriane e Bashar al Asadit apo aleanca ushtarake SHBA-NATO-Izrael që është duke rekrutuar forcat terroriste “opozitare”, të cilat tani janë duke u trajnuar në përdorimin e armëve kimike?” (Michel Chossudovsky, 8 maj 2013) / Gazeta Impakt/



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks