SHKRIMI
e enjte, 27 prill 2017

SHERADIN BERISHA: A KEMI SHTET?! PO, KEMI SHTET DHE QEVERISET NGA 3 QEVERI!

Pashtriku.org, 20 prill 2017: Më 12 prill 2017, Prof.dr.Fadil Maloku në murin e tij në facebook ka shtruar pyetjen: "A mendoni që vërtetë, kemi shtet?" dhe në vijim jep një vlerësim akademik mbi këtë çështje. Ndërkohë në këtë temë zhvillohet një debat konstruktiv. Prof.Fadil Maloku është Profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës (Departamenti i Sociologjisë). Aktualisht është Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHSK) dhe anëtar i Shoqatës së Sociologëve botërorë. Ka marrë pjesë në qindra seminare, konferenca, panele brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka botuar disa libra e shumë studime tjera në fushën e tij profesionale.

Prof.dr.Fadil Maloku në facebook shkruan:

"A mendoni që vërtetë, kemi shtet? - Shtetin, përveç qytetarëve dhe territorit e përbëjnë edhe elitat politike, që në rastin tonë duket të jenë shumë të tjetërsuara nga përgjegjësia, transparenca dhe llogaridhënia! Me elita të tilla, nuk mund të bëhet shteti i Kosovës! Ai vetëm mund të improvizohet! E improvizimi, nuk na duhet! Ne, na duhet një tip shteti, ku politikani dridhet...,kur flet qytetari, e jo anasjelltas!? - 12. April um 16:45"

Në vazhdim lexoni debatin e zhvilluar:

Sheradin Berisha: Fadil, po kemi shtet (!) por shtrohet pyetja çfarë shteti kemi? Për mua, kemi një shtet të projektuar nga ndërkombëtarët (SHBA, BE, Rusi) sipas Pakos së Ahtisarit, i cili qeveriset nga 3 qeveri: Qeveria e Prishtinës, e Beogradit (përmes listës Srbska...) dhe 'Shteteve të Quintit' që përbëhet nga konglomerati i fuqive ShBA,BE, Rusi! Dhe ajo qeveri që vulos, mbi çdo gjë është kjo e fundit, ndërsa dy qeveritë e para bëjnë argatllëkun e tyre, duke zhvatur këtë vend në mënyra të ndryshme! - 12. April um 18:05.

***

Agim Curri:
Atëherë ztr. Sheradin Berisha, kësaj nuk i thonë shtet!!!!

Por Kosova është një Protektorat i trefisht; i OKB-ës, i BE-ës (Brukselit) dhe i Amerikës dhe shumë pakë, apo fare hiq i Prishtinës. - 12. April um 18:19.

***

Sheradin Berisha
: Sakt! Është shtet i elitave që sundojne kudo.... - 12. April um 18:21.

***

Agim Curri: P
lotësim: Sipas Kushtetutës së Kosovës, respektivisht sipas Pakos së hazreti Ahtisarit (nëni III, pika 1. shkruhet:

"Republika e Kosovës është shoqëri (jo shtet, vr. ime) multietnike....."! Kjo më asocion se Kosova është tokë e gjithëkujt dhe tokë e askujt, me të cilën udhëheqin të tjerët, e më së paku shqiptarët. - 12. April um 18:28.

***

Bajram Shabani:
Ky është shteti i dizajnuar nga Rokfeleri, është shtet special. - 12. April um 18:14.

***

Sheradin Berisha:
Bajram, unë fola për qeveritë e dukshme, të cilat punojnë për qeverinë e parasë! E qeveritarët e parasë (bankës) janë Ritscild$rokfeler&Group.... - 12. April um 18:18.

***

Fadil Maloku:
Kjo i bie si më thjesht; improvizim i asaj që shquhet si "shtetëzim" institucional... - 12. April um 18:46.

***

Agim Curri:
Unë nuk dij se si ta interpretoj ndryshe; nëse dikush din, le të ma shpjegoj! - 12. April um 18:53.

***

Sheradin Berisha
Te nderuar miq Fadil & Agim, po përpiqem të shpjegoj këtë gjë.

Po Kosova është 'shtetëzim' institucional i 3 qeverive që i përmenda në fillim, dhe dizajnim i këtij 'shtetëzimi' nga pakoja e Ahtisarit!

Ta qartësojë (mendimin)!

E dimë mirëfilli se kjo pavarësi ka dalë si rezultat i bisedimeve të Vjenës (2006-2007) që u quajt 'Pakoja e Ahtisarit', e cila u dizajnua nga grupi i ekspertëve te BE (anglezë, gjermanë, francezë etj), të SHBA've dhe Rusve.

Në vijim lexoni cilat ishin derivatet e 'pavarësisë së Kosovës':

PAVARËSIA E KOSOVËS - DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999- 2008. Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup - Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë - Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB - Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008. - 12. April um 21:27.

***

Sheradin Berisha:
Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me "Pavarësinë e Kosovës" dhe "Kushtetutën e Kosovës" (Lexo - Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë - kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd - Prishtinë (2010 - 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri - Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi - Daçiq, Mustafa - Vuçiç..., që po zhvillohen në Bruksel. Në fakt, me këtë dialog politik po negocohet Pakoja e Ahtisaarit për t'u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: "ASOCIACION I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË"! Apo 'ZAJEDNICA' siç po quhet shkurtimisht. - 12. April um 20:12.

***

Sheradin Berisha:
Miq të nderuar, në filozofinë politike kushtuar krizave politike sipërfaqësohen parimet: „rregull nga shkaktimi i krizave“, dhe „fitore përmes konfliktit“, të cilat vijëzohen plotësisht në doktrinën dialektike: „Teza, antiteza dhe sinteza“ të filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 - 1831). Pra, sipas këtyre parimeve për të ndryshuar një gjendje politike kërkohet shkaktimi i një krize dhe kjo krizë pastaja eskalon dhe zhvillohet nën menaxhimin dhe kontrollin e faktorëve politik etj., plotësisht sipas doktrinës hegeliane „teza - antiteza - sinteza“. Duket se Hegeli ka identifikuar procesin universal me anë të të cilit të kundërtat, të cilat ai i quante „tezë“ dhe "antitezë“, bashkohen gjithnjë në një kompromis të nivelit më të lartë, që quhet „sintezë“! Kjo dialektikë hegeliane, për fat të keq është provuar të jetë e përdorur gjatë shek.XX dhe gjatë 17 vjetëve të shekullit XXI nga politikbërësit e pamëshirshëm për manipulimin e ngjarjeve në dobi të agjendës së tyre! Në këtë kuadër, duket qartazi se të gjitha krizat e pasluftës në Kosovë dhe me theks të veçantë kriza e krijuar në veri të Kosovës (pas 25 korrikut 2011 dhe bisedimeve në Bruksel 2011 - 2017...) po zhvillohet mbi bazën e agjendave të përcaktuara nga faktorë ndërkombëtar (SHBA, BE, Rusi...) e që i përkasin prapaskenës politikbërëse - qeverisë së parasë! - 13. April um 00:06.

***

Sheradin Berisha
: Të nderuar miq, Fadil, Agim...,

Në këtë kuadër po përpiqem ta shpjegoj 'krizën' e krijuar, më 25 korrik 2011, (pas intervenimit të forcave speciale ROSU, dhe tërheqjes së tyre brenda pak orësh nga veriu i Kosovës). Në këtë "krizë" ishin të përfshirë 3 faktorë, dhe ngjarjet u zhvilluan, sipas doktrinës hegeliane: "teza - antiteza - sinteza", apo thënë më thjesht: "problemi - reagimi - zgjidhja".

1. Faktori i parë ishte Kosova:

Qeveria e Kosovës për të vënë rregull "rend kushtetues në veri të Kosovës, në mbrëmjen e 25 korrikut 2011 urdhëron Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) për të marrë nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31, nga që ishin ato të vetmet pika kufitare ku nuk po zbatohej vendimi i Qeverisë për të ndaluar mallrat që hynin me vulë të doganave të Serbisë.

2. Faktori i dytë ishte Serbia:

Pas këtij intervenimi policorë, reagon Beogradi përmes strukturave paralele të organizuara në veri të Kosovës me bllokimin e dy rrugëve kryesore që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31.

3. Faktori i tretë ishte Brukseli me Shtetet e Quintit…:

Në këtë eskalim të situatës faktori i tretë ishte KFOR’i në krye me gjeneralin gjerman Erhard Buhler dhe faktorë të tjerë të huaj diplomatik në Prishtinë, në Bruksel, në Washington etj. Nga data 25 korrik e gjer më 5 gusht 2011 u dëshmua qartë se gjenerali Buhler ishte ndërmjetësuesi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje kalimtare (prej 10 pikash), e cila do të mundësonte uljen e tensioneve në teren, dhe pastaj çështja e veriut të shtrohet për zgjidhje në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Kush ishte në këtë rast: 'Teza, antitza dhe sinteza' apo 'problemi - reagimi -zgjidhja'?!

1. Faktori i parë - Kosova, ishte teza apo problemi

2. Faktori i dytë - Serbia, ishte antiteza apo reagimi, dhe

3. Faktori i tretë - Brukseli (me Shtetet e Quintit...), ishte sinteza apo zgjidhja.

***

Dhe kështu ndodhi gjatë viteve 2012 - 2017...!

Ҫështja "problemore" lidhur me statusin e serbëve në Kosovë është provokuar, si "reagim" i vazhdushëm nga Serbia - përmes strukturave kriminale serbe në veri..., ndërsa kompromisi - "zgjidhja" po dialogohet në Bruksel!

Dhe si rezultat i kompromisit, janë arritur shumë marrëveshje, por më kryesoret ishin: marrëveshja për krijimin e "Asociacionit të Komunave më shumicë serbe" (Zajednica), dhe krijimi i Listës "Srbska", parti e kontrolluar nga Beogradi, e cila tashmë është bërë pjesë e institucioneve ekzekutive, legjislative etj., dhe e njejta udhëheq me të gjitha komunat etnike serbe në Kosovë, të dizajnuar nga Pakoja e Ahtisaarit, e cila që nga prilli 2008 është shndërruar në Kushtetutë të Kosovës. - 14. April um 18:14.

***

Sheradin Berisha:
Se Kosova (siç e thash në fillim), qeveriset nga 3 qeveri: Qeveria e Prishtinës, e Beogradit (përmes listës Srbska...) dhe Shtetet e Quintit (Brukseli, SHBA, Rusi etj), apo siç e tha me të drejt dhe Fadil Maloku, se është "improvizim i asaj që shquhet si "shtetëzim" institucional...", këtë gjë mund ta argumentoj edhe me shembullin e "lojës" lidhur me "shndërrimnin e FSK në Ushtri - FAK".

1 - Kosova këtë "problem", shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri - FAK u përpoq ta bëj përmes një projektligji;

2 - Serbia nuk e pranon formimin e ushtrisë dhe "reagon" përmes listës Srbska në Kuvendin e Kosovës;

3 - Shtetet e Quintit (Brukseli, SHBA, Rusi) kërkojnë që shndërrimi i FSK në Ushtri të "zgjidhet" përmes ndryshimeve kushtetuese!

Aktualisht këto janë pozicionet (qëndrimet) e të tri palëve (qeverive)!

***

Pse qeveria e tretë (Shtetet e Quintit…) insiston që Ushtria - FAK'u të formohet me ndryshimet kushtetuese?!

Kjo është shumë e thjesht për ta kuptuar.

Për ndryshimet kushtetuese lidhur me shndërrimin e FSK në ushtri - FAK, përveç shumicës (2/3) së deputetëve të Kuvendit, kërkohet edhe shumica (2/3) e pakicës, në rastin konkret të pakicës serbe!

Dhe çfarë ndodhë me këtë rast?

Kur ky ndryshim si "problem" nuk kalon në Kuvend (pas përpjekjeve shterruese të të gjithë faktorëve), për shkak të kundërshtimit "reagimit" nga shumica e pakicës serbe, çështja për "zgjidhje" kalon në Bruksel! Dhe gjatë procesit të dialogimit - Brukseli, kjo qeveria e tretë e Kosovës, dy qeverive "kukulla", qeverisë së Prishtinës dhe të Beogradit ua imponon zgjidhjen! Kaq! - 14. April um 19:15

***

Agim Curri: Falemnderit për këtë elaborim shumë të thukët dhe shumë domethënës. - 14. April um 22:28.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks