SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

ALFRED CAKO: POZITA & ҪADRA E OPOZITËS NJË DESTABILITET I KONTROLLUAR, SENATORI McCAIN DHE KONGRESI BOTËROR I MUXHAHEDINËVE NË TIRANË (PRILL 2017)

Tiranë, 5 maj 2017: Që Ҫadra ka patur frymëzimin e CIA-s dyshoja, por tash jam bindur dalëngadalë. Ndoshta Qeveria, opozita e Ҫadrës, BE me përfaqesuesen Vllahutin, ndoshta deri diku edhe ambasada e USA dhe zoti Lu, janë të gjithë pjesë të puzzell-it propagandistik të "Destabilitetit të shtetit shqiptar" të skicuar nga CIA, Permindex, Mosad, MI6. Ky Destabilitet i Shqipërisë do të propogandohej me pohe e buje në mediat perëndimore për të shfajësuar Qeverinë shqiptare 'inegzistente' për organizimin në Tiranë të Kongresit botëror të muxhahidineve kundër regjimit në Iran, njëlloj siç ndodhi me alibinë e "Qeverisë inegzistente" në Tiranë me '97 kur furnizohej UCK në Kosovë me armë të lehta. Atebotë Milosheviçit që nuk mund të ankohej për "Tiranën zyrtare" i thanë të arrestonte kontrabandistët e armëve si individë, por jo ti shpallte luftë Shqiperisë pa shtet!!!!

Ardhja e McCain përkoi dy ditët e Kongresit supersekret botëror të muxhahidinëve në Tiranë, ku aeroplanët me delegatë nuk janë regjistruar në sistemin Tim dhe nuk ka thuajse fare foto, me përjashtim të fotove të shërbimeve sekrete. Duket se gjithë këtë operacion me synime afatmesme dhe afatgjata e kanë drejtuar dhe montuar në pjesë, Cia, Mosadi, MI6, por mund të jenë përfshirë edhe shërbimet e inteligjencës së Arabisë Saudite, Rusisë, Turqisë dhe sigurisht ato të Iranit, të cilat në kushte normale stabiliteti do akuzonin Shqipërinë si shtet terrorist.



Ky kongres dhe gjithe aktiviteti subversiv i muxhahidinëve me eksperiencë të madhe në luftra mund të përdoret si detonator në axhendën ballkanike, sidomos në Maqedoni e Greqi mbi principet e xhihadit 'për mbrojtjen e vëllezërve muslimanë shqiptarë', ashtu edhe kundër shiitëve të Asadit, Libanit, Iranit, Jemenit, etj., ne Lindjen e Mesme (LM) ku nga shërbimet inteligjente që përmendëm synohet të krijohet Izraeli i Madh dhe dëbimi i Rusise nga LM.

Sigurisht që destabiliteti i kontrolluar i Shqipërisë nuk do zgjatë shumë dhe Ҫadra tash do çmontohet dhe PD sigurisht që do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi Ҫadra e mbaroi misionin. Dhe pastaj PS dhe PD do jetojnë përsëri të lumtura, si në përallë; Edi Rama me 'Republiken e Vjetër' do qeverisë edhe 4 vjet të tjera edhe për këtë shërbim që i bëri kauzes sioniste në LM, pa e kuptuar as vetë mirë se ç'po ndodh, pasi tash këto fije i mbajnë të tjerë regjisorë.

Por edhe populli do jetojë i 'lumtur' kur ta shikojë sërish politikën të bashkuar në Kuvend, duke e parë Ҫadrën si majën e ajsbergut të prill -majit 2017, pa ditur se çfarë ujrash e mbanin atë sipër dhe ç'kishte poshtë saj. 'Republika e Vjetër e Ramës dhe ajo e Re e Bashës' e vunë një tullë në murin për Izraelin e Madh!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks