SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

Dr.Luftulla Peza: Konferenca e Pezës ngjarje e madhe historike

Pragë, 13 shtator 2020: Më 16 shtator 1942 u mblodh në Pezë Konferenca e Pezës, që përbën një ngjarje mjaft të rëndësishme dhe të madhe historike për popullin shqiptar. Për nga qëllimet dhe vlerat historike, Konferenca e Pezës është vendimmarrje e njejtë politike, si Lidhje Shqiptare e Lezhës, organizuar nga Skenderbeu më 2 mars 1444 në Lexhë dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e mbledhur më 10 Qershor 1878 në Prizren.

Qëllimi ka qenë i njejtë: organizimi i luftës së popullit shqiptar për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

Konferenca e Pezës, përbën një ndodhi historike mjaft të madhe në historinë e popullit shqiptar, pasi në te u mblodhën përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit dhe përpunuan platformën e përbashkët të luftës kundra pushtuesit fashist për çlirimin kombëtarë.

Më 7 prill 1939 fashistat italianë, të lidhur në boshtin fashist Berlin-Romë-Tokia, pushtuan Shqipërinë dhe në këtë mënyrë filloi Lufta e Dytë Botërore në Europë. Qëllimi i boshtit fashist ishte pushtimi i të gjithë Europës dhe Azisë dhe ndarja e re territoriale e territorit pas luftës, sipas interesave të tyre.

ORGANIZIMI I KONFERENCËS

Organizimi i Konferencës së Pezës ka qenë një mendin mjaft i pjekur dhe në përputhje me interesat kombëtare të kohës i të gjitha forcave politike në vend gjatë vitit 1942. Ideja e organizimit të konferencës është nismë e të gjithë patriotëve shqiptar pa dhe me parti. Ata organizuan lëvizjen dhe bashkëbisedimin ndërmjet tyre dhe me forcat politike të vendit. Nacionalistët shqiptarë donin të organizoheshin të gjitha forcat e vendit, për shporrjen e pushtuesit të huaj nga vendi dhe vendosjen e një regjimi demokratik në Shqipëri.

Në Konferencën e Pezës kanë qenë ftuar të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha forcave politike të vendit. Në konferencë kanë marrë pjesë: nga krahu nacionalist të lidhur me PKSH: Myslym Peza, Haxhi Lleshi dhe Mustafa Xhani (Baba Faja), nacionalistë të tjerë ishin: Kamber Qafmolla, Ramazan Jarani, përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare ishin: Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, që u zgjodh sekretar i konferencës, Koço Tashko, Ramadan Çitaku, Ymer Dishnica, përfaqësues i organizatës Legaliteti: Abaz Kupi, Ndoc Çoba, që u zgjodh kryetar i konferencës.



Përfaqësues të rinisë nacionaliste kanë qenë Halim Begeja, Ismail Agë Petrela, Ramazan Jerani, përfaqësues i rinisë komuniste Nako Spiru, Mustafa Kaçaçi dhe pëfaqësuese e grave komuniste Nexhmije Xhuglini. Në fund të mbledhjes erdhën edhe S. Muço dhe Aziz Çami, të cilët u njohën me rezolucionin e mbledhjes të miratuar nga delegatët. Në konferencë kishin dhënë përqimim të vinin edhe përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, por nuk erdhën.

Në Pezë në atë kohë, kishte ardhur edhe i dërguari i P.K. Jugosllave M. Popoviçi, por me këmbënguljen e M. Pezës dhe të nacionalistëve të tjerë, ai nuk u lejua të marrë pjesë në konferencë.

VENDMBAJTJA E KONFERENCËS

Vendi ku do të mblidhej konferenca, që më pas u mbajtë në Pezë, është ndërruar disa herë. Udhëheqsit komunistët fillimisht donin ta bënin konferencën në zonat jugore të vendit, sepse atje ata kishin krijuar bazat e tyre në atë kohë dhe ndjeheshim më të sigurtë si Vlora apo Gjirokastra. Por nacionalistët shqiptarë nuk kishin besim të fortë tek komunistët, ata e njihnin mirë tiparin e tradhëtisë të udhëheqësve komunistët, sepse njihnin shembujt nga Bashkimi Sovjetik. Nga kjo ata nuk pranuar të futeshin në zonat e influencës komuniste.

Myslim Peza atdhetar i shquar dhe komandanti i Çetës Atdhetare të Pezës, pasi mori mbështetjen e kushërinjve të tij më të afërt në Pezë, ofrojë shtëpinë e tij për punimet e konferencës, me gjith kundërshtimet e të vëllait. Nacionalistët shqiptar ndjen ngrohtësi dhe shpresë, sepse familja Peza ishte e njohur për besnikëri, bujari dhe përkrahjen, që u kishte dhënë forcave demokratike në vitin 1924 gjatë kohës së revolucionit demokratik dhe kur ai u mposht nga forcat e Zogut. Peza gjithashtu në këtë kohë ishte vendi më i sigurtë dhe i përshtatshëm për mbledhjen e konferencës. Aty funksjononte Çeta e parë Atdhetare e vendit, që do të ruante punimet e qeta të konferencës.

Jehona e luftës së 16 marsit të vitit 1941 e Çetës së Pezës kundra fashistëve italianë, ku forcat fashiste lanë 84 oficerë dhe ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur, ishte shumë e gjallë. Prandaj me pëlqimin e të gjitha palëve u zgjodh Peza. Peza pat edhe rëndësinë e madhe strategjike, sepse ishte afër kryeqytetit dhe organizimi i konferencës aty do të bënte bujë të madhe. Nga ana tjetër rëndësi të madhe pat edhe gadishmnëri e familjeve pezake të strehonin dhe të mbanin me ushqimet e nevojshme gjithë ato njerëz që erdhën në Pezë, si delegatë, por shumica si shoqërues. Përveç familjes së Babë Myslimit në këtë drejtim ndihmë të madhe ka dhënë familja e dëshmorit Hasan Peza, si dhe familjet e Abdurrahman Pezës dhe Bexhet Hoxhollit, ku është strehuar Enver Hoxha gjatë ditëve të konferencës.

Konferenca e Pezës ka qenë një organizim me qëllim të lartë për fatet e Atdheut dhe të popullit shqiptar në ato vite të zymta të pushtimit fashist. Rezolucioni i Konferencës dhe thirrja proklamative që doli nga kjo konferencë, ishin kushtrimi më i madh i kohës, që mobilizoi në bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, në luftën pa kompromis kundër pushtuesit e shërbëtorëve kuslingë. Thirja dhe oshëtima e Konferencës së Pezës u ndje në të gjithë vendin dhe u shpreh mjaft qartë me organizimin e gjithë popullit, që u ngrit në luftën për liri dhe mbushi formacionet partizane.

FATI I PJESMARRËSVE TË KONFERENCËS

Fati i pjesmarrësve të Konferencës së Pezës është çeshtje me shumë rëndësi, që është lënë e errët dhe nuk është trajtuar shumë dhe drejtë. Thirja që bënte Konferenca e Pezë solli ngritjen e popullit shqiptar në luftën për liri. Por kur udhëheqja komunste shqiptar forcoi pozitat dhe mori frenat e LANÇ, ata i harruan premtimet dhe vendimet e Konferensë së Pezës dhe ndaj pjesmarrësve në konferencë u sollën të pa drejtë dhe mjaft ashpër.

Qysh gjatë luftës për çlirimin e Tiranës një kompani partizane mori si detyrë të asgjësonte sa më shumë njerëz me bindje demokrate. Kështu ndër të parët që u asgjësuan ishin pjesmarrësit e Konferenëc së Pezës Ismail Agë Petrelën dhe Azis Çamin. Ata u vranë mizërisht vetëm sepse kishin bindjet demokratike. Vejmë në dukje se në këtë kohë i biri i Ismail Agë Petrelës, Xhevdet Petrela, ishte zv/komisar batalioni në Çetën e Pezës. Megjith këtë ai nuk u kursye dhe u vra pabesisht bashkë me 33 intelektualë të tjerë të Tiranës.

Fat të Zi pat edhe Abaz Kupi, udhëheqësi i organizatës së Legalitetit. i cili sapo mbarojë lufta u shpall armik dhe u vunë forca të mëdha për ta arrestuar si armik i popullit. Falë miqësisë familjare, që kishte me Myslim Pezën, që e ndihmnoi të arratisej në Itali, ai mundi të mbijetojë.

Mustafa Gjinishi, pjesmarrë i Konferencës së Pezës, sekretar i saj dhe ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe ish komisar i Çetës së Pezës, u vra në pabesi në rrethinat e Peshkopisë më 24 gusht 1944, organizuar nga Dali Ndreu komandant dhe Hysni Kapo komisar i Divizionit të parë dhe Liri Gega, përfaqësuese e Komitetit Qëndror të PKSh.

Nëpër burgje përfunduar edhe Ndoc Çoba, që vdiq në hetusi, Koço Tashko, Ramazan Jerani, Halim Bregeja, Fetah Butka etj.

FATI I MIKPRITËSVE TË KONFERENCËS

Sapo u mor vesh organizmi i Konferencës së Pezës, fashistët itaianë dhe bashkëpuntorët e tyre vërshuan në Pezë si të tërbuar. Vodhën ç’mundën nga dy shtëpitë ku u mbajtë konferenca dhe ku u strehuan pjemarrësit: shtëpinë e vëllezërve Myslim dhe Shyqyri Peza dhe shtëpinë e vëllezërve Hasan dhe Abduraman Peza, ngjitur me të. Pasuria e tyre, zbukurime prej ari dhe argjendi, enë dhe armë të ndryshme me vlera muzeale, para dhe sende të tjera shtëpijake dhe të gjitha bagëtitë u vodhën. Më pas shtëpitë dogjën. Familjet tona ishin larguar, sepse ndryshe do të pushkatoheshim të gjithë.

Reprezaljet të egra ndaj pezakëve u shtrinëedhe më gjerë.

Në Pezë të Vogël pak ditë pas konferencës u dogj i gjithë fshati dhe u pashkatuan disa dhjetra njerëz të pafajshëm. E njejta tragjedi u përsërit në fshatin Grecë, duke djegur dhe vrarë dhjetra njerëz të pafajshëm, të gjithë përkrahës të Çetës së Pezës dhe LANÇ.

Edhe mikpritësit e njohur të delegatëve dhe shoqëruesve të tyre në Konferensë së Pezës, që i mbajtën me harxhimet e duhura, nga pushteti komunist shqiptar u trajtuan si armiq.

Në vitin 1946 u bë reforma agrare dhe nga kjo reformë u shtetëzuan të gjitha tokat e dëshmorit Hasan Peza, duke e lënë gruan e tij ish partizane me djalin e vogël me gisht në gojë. Disa muaj pas lufte Ismete Peza, gruaja e dëshmorit Hasan Peza, ish partizane nga fillimi i luftës deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, u end nëpër zyrat e qeverisë së re për pensionin si grua dëshmori, por përveç premtimeve dhe rrenave asgjë nuk mori. Me shtetëzimin e tokës nga reforma agrare, kjo familje dëshmori u kthye në familje proletare pa asnjë pasuri dhe i biri i dëshmorit, Luftullai, nga skamja përfundoi në Strehën Vorfnore.

Të njëjtin fat patën edhe mijëra familje shqiptare pronare tokash, fabrikash, shtëpishë etj., të cilat mbetën pa toka dhe prona të tjera, megjithse kishin dhënë kontribut të shquar me forma të ndryshme LANÇ.

Atdhetari dhe luftëtari i orëve të para në Çetën e Pezës Dervish Merepeza pas lufte me familjen e tij organizoi punën dhe me tokën, ullinjtë dhe bagëtinë e tij ngriti fermën bujqësore dhe rregulloi jetën e familjes. Por në vitin 1957 në Pezë u ngrit koperativa bujqësore dhe Dervishit i thanë të hyj në koperativë. Ai nuk pranoi. Këtë kohë në shtëpinë e Dervishit shkon për vizitë Ever Hoxha, e cili e njihte mjaft mirë qysh nga koha e Konferencës së Pezës. Enveri i thotë të hyjë në koperativë, por Dervishi i tha unë e kam koperativën time dhe pse do ta ndërroj. Më pas Dervishin e përjashtuan nga organizata e Frontit Demokratik dhe e shpallën kulak. U detyrua të hyjë në koperativë, por njolla e kulakut nuk ju hoq. Asnjë nga shokët e vjetër veteranë apo drejtuesit e pushtetit vendor nuk e takonte. I kam shku për vizitë në shtëpi këtij burri fisnik në vitin 2005 dhe u gëzua shumë. Kisha qejf të bisedoja me te dhe analizat e ngjarjeve i trajtonte shumë drejtë.

Me rëzimin e sistemit komunist në vitin 1990 të gjithë menduam se më në fund erdhi demokracia dhe problemi i pronave do të gjente zgjidhjen demokratike. Por më kot, sepse pseudodemokratët që morën pushtetin, sajuan Agjensinë e Kthimit të Pronave, e cila bëri “pronarë” pushtetarët e rinj me pronat e pronarëve shqiptarë. Unë i biri i dëshmorit Hasan Peza, megjithse kam afërsisht 20 vjet, që kam depozituar dosjen me dokumentet përkatëse dhe përpiqem nëpër gjykata, asnjë pronë nuk më është kthyer, megjith premtimet e shumta.

Vitet e fundit Bashkia e Tiranës, në kundërshtim me ligjet në fuqi, mundohet të bëhet pronare e trojeve rreth shtëpive, ku u organizua Konferenca e Pezës. Ajo nuk përfill pronarët e këtyre trojeve: familjen e dëshmorit Hasan Peza, familjen e partizanin të orëve të para dhe komandant në Pezë gjatë luftës Abdurahman Peza, luftëtarë të Çetës së Pezës që në vitin 1939, familjet e Ahmet Bej Pezës dhe Behexhet Bej Hoxhollit, megjithë kontributin e shquar, që dhanë për Konferencën e Pezës dhe LANÇ.

Këto familje luftuan dhe derdhën gjakun për të çliruar vendin nga pushtuesit fashistë dhe për të jetuar të lumtur në vendin e tyre aty në Pezë. Qeveria shqiptare të mos shkelë mbi gjakun dhe mundin e këtyre familjeve pezake dhe të ndërpresë diskriminimin ndaj këtyre familjeve mjaft të nderuara.

Në Pezë organizohet çdo vit festimi i përvjetorit të Konferencës së Pezës. Por organizatorët i kanë harruar familjet e dëshmorëve dhe veteranët e Pezës, asnjë ftesë nuk vjen për to këtë ditë. Kjo është e metë e madhe e këtij përvjetori. Në Pezë shkoj shpesh, kam atje mjaft shokë e miq, por ditën e festës ka vite që nuk shkoj. Si kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Pezës i kam kërkuar Bashkisë së Tiranë 2-3 ftesa për familjet e dëshmorëve të Pezë në kremtimet e përvjetorit të konferencës. Por asnjë përgjigje nuk mora dhe asnjë respekt nuk ka për këto familje. Prandaj nuk shkoj më në këto përvjetore,

ku më shumë bëhet propagandë partiake se sa vlerësohen rëndësia historike e ngjarjes dhe respekti për organizatorët, luftëtarët dhe të rënët për atdheun dhe familjet e tyre.

E gjithë historia e krahinës së Pezës bashkë me Konferencën ka nevojë të riformatohen dhe të studiohen më thellë për tju përcjellë brezit të ri dhe për ta paraqit si shembull tipik i një lufte të madhe i një krahine të vogël ndaj dy ushtrive më moderne të kohës, italiane dhe gjermane. Në fillim të vitit 1944 Peza u rrethua nga forcat e shumta gjermane, pasi luftëtarët e saj nuk pranin së godituri trupat gjermane. Ato për 6 muaj e ruajtën krahinën e rrethuar, që ta detyronin popullin dhe çetën e saj, të dorëzohej ose të vdiste urie. Asnjë këmbë njeriu, asnjë furnizim lëndësh ushqimore, armë, municione apo veshmbathje nuk lejuan të futeshin në zonën e rrethuar Tiranë-Elbasan-Peqin-Rrogozinë-Kavajë-Durrës-Tiranë. Kjo ishte shpallur “TODESZONE” (zona e vdekjes) nga komanda gjermane.

Në fillim të qershorit të vitit 1944 trupat gjermane e sulmuan Pezën nga tre drejtime, Tirana, Peqini dhe Kavaja. Ata kishin menduar se nuk do të gjenin këmbë njeriu të gjallë, por u befasuan shumë kur u afruan në Pezën e Madhe, kryeqendra e Çetës së Pezës. Pushkët dhe mitrolozat nuk pushuan gjithë ditën. Gjermanët sulmuan disa herë të thyenin qëndresë e pezakëve, por nuk mundën. As murtajat nuk ju bënë punë atë ditë të nxehtë qershori. Më në fund e panë veten të thyer dhe të gjakosur u tërhoqën, duke lënë disa dhjetra të vrarë. Komandanti gjerman në kujtimet e tij këtë luftë të humbur e përshkruan shumë qartë:

“E rrethuam Pezën për 6 muaj dhe nuk lamë të futej në te asnjë këmbë njeriu dhe asnjë furnizim. Pas 6 muajsh e sulmuam Pezën me forcat tona më të përgatitura dhe sa u afruam pranë qendrës, mitrolozat dhe pushkët nuk pushuan së vjelli zjarr mbi ne. Qe një luftë e frikëshme, dukej sikur nuk kishte asgjë para nesh, por armët e armikut nuk pushonin. U detyruam të tërhiqemi, që të mos vriteshim të gjithë. Ku e gjejnë këtë forcë këta një grusht njerish të pa armatosur dhe të pa ngrënë, ti bëjnë ballë një ushtrie mirë të organizuar dhe të armatosur? Historia e Pezës duhet të mësohet në të gjitha kademitë ushtarake të botës, se si një çetë e vogël e pa armatosur si duhet, por me vullnet të hekurt dhe me trimëri të rrallë ti bëjë ballë dhe të fitojë mbi një ushtri të madhe”.

Në këtë kohë në Pezë ishte komandant Xha Dyrri (Avdurahman Peza), i cili megjithse me një krah çyryk nga luftimet e mëparëshme, nuk e lëshojë mitrolozin nga dora gjithë ditën.

Prandaj historia e Pezës duhet të studiohet në themel, për tu a treguar rinisë sonë dhe të huajve që vizitojnë Shqipërinë. Ajo duhet të kthehet në një zonë historike kombëtare, ku të paraqitet triëria dhe lufta e madhe, që kanë bërë populli shqiptar kundra fashizmit.

Pragë, 11 shtator 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks