SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

RESHAT AVDIU: DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT DHE RRETHINAT E VRAJËS (1877-1878)

Preshevë, 15 mars 2017:

Hej! Muhaxhirët ka po shkojnë

Me ujë të shiut po gatuajnë

Bukë e brumë bashkë i bojnë.

Atë udhë të gjatë po e vazhdojnë!

(Vargje nga kënga popullore e tragjikës muhaxhire)


Për të folur për këtë temë duhet para se gjithash ta japë një vështrim të shkurtër, rrethanave politiko-shoqërore që i paraprinë kësaj ngjarje shumë të dhimbshme dhe mjaft tragjike për ne shqiptarët gjegjësisht muhaxhirët e Nishit, Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vrajës etj.

Gjithmonë, shqiptarët si kolektivitet i etnisë së tyre e patën fatin tragjik dhe dramatik në rrugën gjatë për të mbijetuar në natën e tmerrshme dhe sterrë të zezë të historisë së tyre të përgjakshme, ndër luftëra dhe sakrifica jo për të pushtuar toka të huaja por për t’i mbrojtur tokat e tyre etnike shqiptare. Shumë herë shqiptarët morëm pjesë nëpër luftërat mbrojtëse dhe çlirimtare si në Janinë, Boletin, Kaçanik, përtej Urës së Qabesë, në Pleme të Vogël nëpër shkretëtirat e Sirisë në Bjeshkë të Uzdrumit në Sevastopullin e Krimes në Çanakalanë e Stambollit, nëpër betejat e Jemenit, në Gula de Harë dhe Fuente del Ebro të Spanjës. Pastaj në Gorozhub e Prekaz nëpër malet e Preshevës dhe në Kala të Tetovës. Kjo përpjekje të thuash mbinjerëzore e shqiptarëve u bë gjithmonë për t’i mbrojtur dhe mbijetuar në tokat e veta të stërlashta, të cilat toka fillojnë prej bregdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Zhpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari, dhe për tu përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe maleve të Trogirit, Shkodrës, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Pejës dhe tërë rrafshi verior i Mitrovicës, e deri në katundet e Kurshumlisë, Nishit, Prokuples dhe Pirotit. Nga aty vija e demarkacionit kufitarë zbret kah jugu deri në Kumanovë, duke e ndjekur pastaj vijën kufitare në drejtim të Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artës, Prevezës, pastaj ishujt ku jetojnë edhe sot arvanitasit si në: Korinth, Pire, Rodos, Peloponez, kryesisht More, prapë kjo vijë etnike shqiptare bashkohet në detin Jon dhe në atë Adriatik. Dhe se në këtë qark prej 130.000 kilometrash katrore jeton dhe jetoi gjithmonë etnikumi shqiptarë. Ku gjithmonë pati dhe ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga ivadorët ortodoks serbo-sllavo-grekë të Ballkanit.

Gjatë viteve të 70-ta, të shekullit XIX, kur Perandoria Osmane ishte në krizë të rëndë fuqitë e mëdha evropiane, dhe principatat ballkanike i hartuan planet e tyre të cilat vërtetë ishin katastrofale për popullatën shqiptare dhe territorin e saj.

Më 1844, shovinistët greko-serbë, dolën haptazi me planet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare përmes Megali-Idesë të Jani Koles grekë, respektivisht Naçertanisë së Ilija Garashaninit. Me këto plane strategjike serbo-greke do të fillonte që Shqipëria prej 130.000 km2 . Që i kishte para Traktatit famëkeq të Shën Stefanit dhe Kongresit te Berlinit, të ndahej dhe sakatohej pa mëshirë nga toka dhe deti. Thjesht ndaheshin tokat e Shqipërisë, për t’i përmbushur dhe ngopur apetitet e etshme të shteteve ortodokse Ballkanike. Dhe se kufiri ndarës hegjemonist greko-serb do të ishte në lumin Semberia (Shkumbin).

Fuqitë e kohës dhe në rend të parë Rusia Cariste e Princit të Madh Nikollaj Nikollajeviçit, i mbështeste shtetet sllave të Ballkanit, në luftë për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, ndërsa unioni Austro-Hungarez, i kishte planet e veta për ta okupuar Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Franca dhe Anglia mbajtën atëbotë qëndrim indiferent. Gjatë kësaj kohe paraqitet Kriza Lindore e viteve 1875-1878, e cila krizë politike, pikën më të lartë të saj e arriti më 27 prill të vitit 1877, kur edhe Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane.

Duke e parashikuar disfatën e pashmangshme të Perandorisë Osmane të gjitha palët u ndërlidhën mes veti dhe u vunë në lëvizje në përputhje me interesat e tyre. Gjatë kësaj kohe papritur fare Serbia dhe Mali i Zi, satelitët e Rusisë, i shpallën luftë Perandorisë Osmane për t’i realizuar edhe ato qëllimet e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste në drejtim të tokave shqiptare të Nishit dhe të Toplicës. Ky sulm i papritur nga ana e soldadeskës serbe u bë nga vet fakti se të gjitha forcat ushtarake Shqiptaro-Osmane, me në krye komandantin dhe luanin shqiptar Osman Nuri Pashain ishin fortifikuar në kalanë e Plemes së Vogël, të Bullgarisë. Me një efektiv ushtarak prej 17.000 trupash dhe 48 topash, ndërsa rusët dhe rumunët në luftën e Plemes së Vogël, do t’i hidhnin hiç më pak se 125.000 ushtarë dhe 500 topa të kalibrit të rëndë, pastaj në të njëjtën kohë rusët do ta përdornin edhe metodën e makiavelizmit se: “Qëllimi e arsyeton mjetin”, atëbotë, dita dhe nata e kishin humbur kuptimin e vet dialektik! Nga tymi dhe flaka që villnin pa ndërprerë armët e rënda artilerie mbi kalanë e Plemes së Vogël. Luftime tjera zhvilloheshin në trojet shqiptare duke filluar nga lugina e Krushevcit e deri në luginën e Vrajës, të gjitha këto troje ku zhvilloheshin luftime të përgjakshme mes forcave ushtarake shqiptaro-serbe ishin pjesë përbërëse të Vilajetit të Kosovës. Dhe se me largimin e ushtrisë osmane, popullsia myslimane, e në rend të parë ajo shqiptare mbeti krejtësisht e pambrojtur! Me depërtimin e ushtrisë serbe nëpër trojet shqiptare të Nishit dhe të Toplicës përshkruhej me një terror dhe gjenocid marramendës ndaj popullatës shqiptare. Në aksionet e tyre ushtria serbe nuk i kurseu as gratë, as fëmijët, as pleqtë dhe të sëmurit e shumtë. Përballë kësaj katrahure popullata shqiptare detyrohet që të shpërngulet nga trungu i saj shekullor.

Shpërngulja e Muhaxhirëve është bërë gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kur edhe ishte një dimër shumë i ashpër. Kushtet klimatike nga një anë, dhe ndjekja nga ushtria serbe nga ana tjetër ishin tragjike për popullatën tonë shqiptare-Muhaxhire. Atëbotë ata mezi arritën që t’i merrnin vetëm se njerëzit e gjallë me veti, kishte raste kur nëna Muhaxhire nuk mundi t’i marrte të gjithë fëmijët e saj, dhe nëpër atë acar të madh ia mësyn pjesës jugore të Vilajetit të Kosovës.

Ja siç e përshkruan një dëshmitar okular serb i asaj kohe i quajtur Josif Kostiq,mësues nga Leskoci,shpërnguljen e dhunshme të Muhaxhirëve nga lugina e Krushevcit dhe ajo e Vrajës: “Ne acar dhe ftohtë të madh të dimrit 1877-1878, pash njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur, i kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta dhe me plot mall. Përgjatë rrugës Gerdelicë-Vrajë, e deri në Kumanovë nga të dy anët e rrugës rreth Moravës, vëreheshin kufomat e fëmijëve, grave, pleqve etj. që kishin vdekur nga ftohti i madh” fund i citatit.

Muhaxhirët në Kosovën e varfër atëbotë u pritën brenda mundësive që i kishte ajo, por Muhaxhirët tanë gjithnjë mendonin se së shpejti do të krijoheshin kushte për kthimin e tyre në vatrat e veta. Dhe atë pas përfundimit të Kongresit të Berlinit, që do t’i fillonte punimet e tij nga 13 qershori dhe do t’i përfundonte të 20 seancat e saja plenare më 13 korrik të vitit 1878, pa ndonjë favor në dobi të Muhaxhirëve që bridhnin atëbotë rrugëve të botës. Për më tepër Kongresi i Berlinit ligjëroj padrejtësisht mbi fatin dhe tragjedinë e të parëve tanë që ishin me shumicë nga: Nishi, Toplica, Vidini, Tërni, Kurshumlia, Prokupja, Negotini, Krushevci, Zajeçari, Piroti, Leskoci, Vraja etj.

Deri sa Muhaxhirët e shpërngulur gjatë dimrit të vitit 1877-1878, pritnin me padurim që të ktheheshin nëpër vatrat e tyre shekullore. Pasoi vala e dytë e shpërnguljeve gjatë verës së vitit 1878, atëbotë politika hegjemoniste serbe ishte që sa ma tepër të shpërnguleshin shqiptarët nga trojet e veta aq më e madhe do të jetë merita për shtetin serb. Apo: “udarajte što žešće po arnaute”“bjeruni sa më rrëmbyeshëm shqiptarëve”.

Me mbështetjen e oficerëve dhe ushtarëve zabarozh rusë, sidomos në vijat komanduese, prej 16 deri më 28 dhjetor të vitit 1877, ushtria serbe do ta pushtonte Pirotin, duke dhënë në të njëjtën ditë urdhër që të gjithë shqiptarët të largoheshin nga ajo kaza. Një ditë më vonë, më 29 dhjetor, Korpusi i Moravës do ta pushtojë Nishin. Më 30 dhjetor, forca të mëdha ushtarake serbo-ruse do ta fillojnë plojën masive kundër popullsisë shqiptare nëpër rrethinën e Nishit. Mijëra e mijëra, familje shqiptare do të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kështu dalëngadalë lufta serbo-ruse kundër osmanlisë do të marrë orientim antishqiptar

Në rrethanat e krijuara të luftës frontale dhe të asaj guerile forcat serbo-ruse me 6 dhjetor 1877 do ta sulmojnë Prokuplen dhe njëherit do ta pushtojnë atë për një kohë të shkurtër. Qytezën dhe rrethinën e Prokuples e mbronin 2.400 ushtarë të rregullt. Prej tyre 2.000 ishin shqiptarë, ndërsa të tjerët ishin turq dhe çerkezë. Në këtë fushatë sulmesh të pareshtura, më 10 dhjetor ushtria serbe e komanduar nga oficerët rusë do ta pushtojnë Kurshumlinë dhe qyteza do të shndërrohet në gërmadha. Me atë rast të gjithë nxënësit e medresesë do të pushkatohen pa asnjë gjyq, në një vend publik ku ishin renditur për t’u pushkatuar edhe shumë civilë tjerë shqiptarë të sjellë nga lokalitetet shqiptare përreth Kurshumlisë. Serbët këto masakra i bënin veç tjerash për ta frikësuar popullatën shqiptare për t’u larguar nga trojet e veta etnike. Ç’është e vërteta Kurshumlia dhe rrethina e saj atëbotë kishte qenë trevë shqiptare e banuar tërësisht me etnos shqiptar. Duke synuar realizimin e programit serb të “Naçertanisë” së Ilija Garashaninit për okupimin e viseve shqiptare të Nishit dhe të Toplicës. Kështu që më 3 janar të vitit 1878, disa forca manovruese serbe do të depërtojnë në Përpellac, duke e siguruar kështu mundësinë e sulmit frontal ndaj fshatrave të Llapit dhe të Gollakut. Në lindje të këtij fronti serbo-rusë, gjithnjë duke bërë masakra monstruoze mbi popullatën shqiptare, më 9 dhjetor 1877, njësit e para serbo-zabarozho-ruse do ta pushtojnë Leskocin. Aty do të shkatërrohet çdo gjë që ishte shqiptare dhe me këtë marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të marrin karakter të luftës së pashpallur neokolonialiste dhe hegjemoniste.



Kështu dëboheshin nga ushtria vrastare serbe shqiptarët autokton nga tokat e tyre shekullore duke filluar nga vitit 1878-1999.

Ja siç e përshkruajnë mjetet publicistike serbe të informimit atëbotë dëbimin e shqiptarëve nga Leskoci dhe rrethina e tij: “Ka pasur shumë shqiptarë të cilët zhveshur e zbathur, nëpër atë ftohtë të madh të dhjetorit, nëpër borë të madhe e kishin lënë Leskocin dhe shtëpitë e tyre me plotë gjëra për ekzistencë. Atë natë nga Leskoci shumë fëmijë me qerre apo në djepa në krahët, e nënave të tyre kanë vdekur nga ftohti i madh. Dhe se pranë rrugës përgjatë Gërdelicës, e deri në Vrajë dhe Kumanovë, nga janë tërhequr familjet muhaxhire shihen fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë në borë. Tërheqja e muhaxhirëve ishte tragjike, se buajt dhe qetë i tërhiqnin shumë ngadalë qerret e tyre nëpër borën e thellë, e saja kishte shumë pak. Të gjitha familjet shqiptare me ato turke, kishin filluar të iknin kur po zhvilloheshin luftërat e përgjakshme për pushtimin e Nishit, dhe krahinës së Pomoravles së Leskocit. Popullata e mjerë muhaxhire ikte në panik nëpër grykën e Gërdelicës drejt Vrajës dhe Shkupit. Familjet më të pasura po iknin sa më larg Serbisë kah Shkupi dhe Selaniku, ndërsa ato më pak të pasura iknin deri atje ku kishin fuqi të arrinin. Të gjithë shqiptarët dhe turqit e rinj dhe ata të moshuarit ishin në këmbë. Vraponin dhe lëviznin në të gjitha anët për t’u marr vesh për të ikur bashkërisht pa arritur ushtria e shkaut se kishin marr ata urdhra të prera se të gjithë shqiptarët dhe turqit e kësaj pjese të Rumelisë shqiptare duheshin therur sikurse bagëtia. Gratë dhe fëmijët bërtisnin dhe qanin aq shumë saqë ushtonte i tërë Leskoci me rrethinë. Këtë e vërteton më së miri një raport tjetër ushtarak serb ku thuhet: “Ushtarët tanë të cilët i ndiqnin shqiptaro-turqit pas thyerjes së tyre në Gërdelicë, Pirot dhe Vrajë kemi hasur në grupe të të ikurve shqiptarë ata ishin në gjendje të mjerueshme, ata kishin marrë diçka nga pasuria e tyre e tundshme përsëri ato sende i kishin hedhur rrugës për të ikur sa më lehtë nëpër borën e thellë. Shumë shtazë nga lodhja dhe uria janë gjetur gjatë rrugës të ngordhura, dhe të rrëshqitura në akull dhe të bëra copa-copa. Fëmijë të hedhur, dhe të braktisur gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria. Disa ishin të ënjtur dhe të fryrë. Disa i lëshonte shpirti posa ushqeheshin nga ushtarët tanë”.

Në grykë të Gërdelicës gjatë viteve 1877-1878, për ta evituar gjenocidin e ushtrisë vrastare të M. Obrenoviqit, dhe kohortës së tij sodomiste, që ushtrohej ndaj shqiptarëve autokton të Nishit dhe të Toplicës. Sheh Maksut Presheva, do ta organizonte një rezistencë të fuqishme ndaj ushtrisë serbe në mbrojtje të popullatës shqiptare muhaxhire. Kjo qëndresë stoike e shqiptarëve nga Presheva dhe rrethina e saj, shprehet edhe në këngën popullore në këto anë:

Maksut Shehu, po e rreh telin

N’Gërdelicë, po e çon asqerin

Baba Sheh n’kambë u çue,

N’Gërdelicë n’luftë me shkue.

Muhaxhirëve t’gratë mej nimue!

Fati i muhaxherisë atëbotë kishte kaluar nëpër dyert e Fuqive të Mëdha të Evropës, për t’u shndërruar në golgotën më tragjike në këtë pjesë të Rumelisë ballkanike, nga kontradiktat e krijuara politike.

Pas 16 dhjetorit të vitit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragji-ke që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Nishit dhe të Toplicës! Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 714 katundeve shqiptare, ç’do shtëpi e tyre digjej dhe shndërrohej në hi e pluhur! Varre masive ishin hapur gjithkund në Nish, Leskoc, Kurshumli, Vrajë, kurse nëpër Nishavë, Vërllë dhe Moravë notonin me qindra dhe mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë dhe të hedhura nëpër to.

Qeveria serbe në të gjitha viset e pushtuara shqiptare do të vendosë diktaturë ushtarake, ç’do shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohej ose do të therej nga njësitë serbe dhe njësitë tjera të rregullta ushtarake. Kështu që me 6 janar të vitit 1878 do të pushtohej Vraja. Ndërsa në Masuricë në qendër të këtij lokaliteti etnik shqiptar do të fillonte ekzekutime i të rive shqiptarë me naçakë! Koka e shkurtuar e çdo të riu masuricas ngulej pastaj nëpër shilkat e rexhnikave dhe shëtitej neper lokalitet përreth, për të mbjellë tmerr dhe frikë ndër qytetarët e mbetur shqiptar që edhe ata të shpërnguleshin pastaj. Ç’do pjesëtarë i familjes së viktimës ishte i detyruar të paguante nga 10 dukë ari për kokë të pjesëtarit të vet që ishte therur me naçakë, nga serbët për ta marr dhe varrosur pastaj atë me trupin e viktimës së vet.

Në Allakincë të Masuricës nga ushtria e uniformuar e Millan Obrenoviqit do të luhej drama më e tmerrshme e inkuizicionit kishtar sllav ndaj familjes disa anëtarëshe të Sabedin Rekës. Pasi e kishin lidhur tërë familjen Rekaj, fëmijët e të rritur dorë për dore rreth një mullari me gjokse kah stogu kashtës. Kolonli Stevan Qirkoviq, e kishte urdhëruar pisarin-qatipin e tij, Mita Dimitrieviqin që ta kryente ekzekutimin e tyre. Ai me një llambë vajguri të ndezur të cilën herë pas herë e lëvizte atë lartë e poshtë duke iu afruar stogut të kashtës. Me cinizmin e tij sllavë i pyeste të mjerët shqiptarë të pafajshëm se a mos rastësisht ata kishin të ftohtë? Pastaj, i drejtohet plakut të shtëpisë me fjalët: “Sabedin Reka, a dëshironi t’ju ngrohim se u mërdhinët bre nga ky ftohtë i dimrit”! Këtë e bënte qatipi serb me qëllim që këtë tmerr kjo familje shqiptare ta përjetonte sa më gjatë, duke luajtur me ndjenjat e tyre për jetë a vdekje.

Të rriturit nga ajo familje e kthenin kokën prapa me shikim kah xhelatët a mos rastësisht po mëshiroheshin dhe faleshin nga vdekja. Ndërsa plaku i shtëpisë Sabedin Reka, kërkonte mëshirë prej të pamëshirshmëve, duke i lutur që t’i lëshonin barem fëmija që e mbanin kokën me fytyrë anash me shikim kah prindërit e tyre të shokuar, e ndonjëherë e kthenin kokën prapa kah kriminelët serbë. Britnin e qanin, por shkiet nuk u mëshiruan as edhe ndaj fëmijëve të vegjël dhe e kryen aktin e tyre barbarë sllav duke e djegur atë familje shqiptare në zjarr dhe flakë!

Jeta në ato momente vëllezër dhe motra ishte e barabartë me një fije shkrepse apo me të shkrepurat e një plumbi, sepse shumë familje shqiptare me ato turke nga qarku i Vrajës dhe më gjerë përballeshin atëbotë me trishtimin e vdekjes së tillë. Ku mendja e njeriut normal me gjak të ngrohtë njeriu ndër damar as që mund ta paramendojnë këtë. Atë e kishte paramenduar mendja e serbit të stepave të Rusisë me gjak ujku ndër dej!

Ndërsa nga ana tjetër ambasadori francezë në Stamboll kishte deklaruar në mënyrë raciste edhe këtë: “Ju serbët, pasi nuk po mundeni ta mbroni kufirin tuaj nga një grup shqiptarësh-muhaxhirë, atëherë vritni që të gjithë ata, dhe ndiqni muhaxhirët etnik përtej kufirit dhe kudo që t’i gjeni ata shfarosni nga faqja e dheut”! Kështu thoshte atëbotë ambasadori frëng në Stamboll.

Më 10 shkurt të vitit 1878, qeveria serbe, do ta vendosë në Vrajë një komision ekspertësh ushtarak prej të cilëve kërkohej që të nxirreshin sa më shumë përfitime territoriale, dhe ata duke biseduar me oficerët e huaj tentonin që këta të fundit t’i bindnin se tokat e pushtuara padrejtësisht banoheshin më parë nga serbët. Në këto rrethana, çdo bashkëbisedues eventual shqiptar e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri me pjesëmarrjen e Asaf Pashës gjeneral divizioni, Mustafa Beu nënkolonel i kavalerisë, Ismajl Efendiu major, Afiz Pasha gjeneral divizioni, Sali Beu kolonel i gjeneral shtabit dhe Bashar Beut major. Bisedimet me shtabin suprem shqiptaro-turk të Vrajës, do të zhvilloheshin me oficerët përkatës rusë dhe me ata serbë.

Nga pala serbe, në bisedime rreth caktimit të kufirit mes principatës serbe dhe asaj turke në Ristovcë, do të merrnin pjesë këta serbë: Lubomir Tomanoviqi kolonel i gjeneralshtabit, Jovan Petroviqi major, Jovan Velimiroviqi major i këmbësorisë dhe Dragutin Franaskoviqi, përfaqësues i pushtetit civil me autorizime ushtarake për dëbimin e popullatës shqiptare nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme. Ndërsa nga pala ruse në bisedimet e Vrajës do të marrin pjesë gjeneralët Bodrikov dhe Shuvajlov, dhe disa oficer të tjerë me grada më të ulëta por që kishin kompetenca urdhëruese nga ministri i punëve të jashtme i Serbisë Jovan Ristiqit që kufiri serbë të vazhdonte kah Bullgaria deri në Qystendil. Bisedimet në Vrajë do të zvarriteshin me qëllim deri sa të fillonte Konferenca e Shën Stefanit, lagje kjo në afërsi të Stambollit, e që në turqisht quhej Jeshilkej.

Dhe se kufiri jugperëndimorë i Ristocit nga Kopaoniku në Cërni Vërh dhe Sveti Ili mbi Vrajë, ishte kontestuar nga Anglia dhe Perandoria Osmane me përfaqësuesin e saj Mehmet Ali Pashan. Pas shumë debatesh të ashpra, komisioni vendosi, me shumicë votash, t’i propozohej Kongresit të Berlinit që kufiri serbo-osmano-shqiptarë të kalonte në jug të Vrajës me kusht që fshati Konçul të mbetej nën Serbi,ndërsa fshati Zhuzhan nën Turqi. Kongresi i Berlinit këtë kërkesë nuk e murr parasysh. Prapë vija e demarkacionit kufitarë do të shkonte nga Ristoci, duke iu ngjitur talvegut të maleve të Rujanit, Bejavicës, Shiroka Pllaninës, çukat e Krivo Pallankës, lumit Struma, dhe do të vazhdonte drejt Qystendilit.

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe pas përfundimit të luftës do të hynin në një fazë të re dhe mjaft tragjike. Si pasojë e luftës, jo vetëm që shqiptarëve ua grabitën pronat dhe i larguan në tërsi nga Nishi, Toplica, Vraja etj. por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohet me asnjë çmim dhe gjithëmon do të kulloj gjak! Okupatori serb kishte bërë krime të papara. Sipas dokumenteve arkivale angleze, gjermane, franceze dhe atyre turke thuhet se për tri ditë, gjatë dhjetorit 1877, nga 714 katunde shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Pirotit, Prokupjes, Kurshumlisë, Leskocit, Vrajës dhe pjesës verilindore të Vilajetit të Kosovës, nuk kishte mbetur asnjë shqiptar në shtëpitë dhe pasuritë e veta. Të gjithë ishin dëbuar. Kjo tragjedi do të mbetet me dekada për ne muhaxhirët si një gur i rëndë rreth qafe, si një obligim për t’u kthyer në trojet tona stërgjyshore. Dhe mu për këtë më 6 prill të vitit 1878, me iniciativën organizative të Ahmet Pashës, Bajram Qaushit, Murat Xhakës, Mehmet Igrishtës me bekimin e myftiut dhe kadiut të Prishtinës, do të organizohej çlirimi i Kurshumlisë, ndërsa ulematë e nahijes së Llapit, Gollakut, Shalës, Drenicës dhe një pjese e Dukagjinit, kishin dalë edhe ata me moton dhe përkrahjen se muhaxhirët duhet me ç’do kusht dhe çmim të jetës të ktheheshin nëpër shtëpitë e veta! Edhe myftiu tjetër i Prishtinës Zejnel Abedin Fehmiu do të shkruante se duhet të luftohet për t’i kthyer shqiptarët në tokat e veta të Nishit dhe të Toplicës. Këtë luftë duhet ta zhvillojmë me çdo mundësi! Duke e kuptuar këtë qëllim të shqiptarëve, repartet ushtarake serbe, gjatë marsit po të atij viti, do t’i rrënonin dhe digjnin të gjitha shtëpitë dhe objektet e kultit islam, që kishin mbetur pas dëbimit të tyre të dhunshëm. Kështu që shqiptarëve nuk u mbetej asnjë mundësi për t’u vendosur në shtëpitë e veta si në Toplicë, Nish, Kurshumli, Pirot, Prokuple, Leskoc, Vrajë e gjetiu nëpër këto kaza etnike shqiptare. Atëbotë Serbia në kufi kishte grumbulluar forca të mëdha ushtarake dhe sidomos topa të kalibrit të rëndë. Sulmi kishte zgjatur tri ditë. Dokumentet franceze lidhur me këtë thonë se humbjet kishin qenë të mëdha në të dy anët. Dokumentet theksojnë se armatimin muhaxhirët e kishin marrë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, konkretisht nga Komiteti i saj ushtarak. Përsëri në prill të vitit 1878,Gjakova me rrethinën e saj e tëra ishte ngritur në këmbë “i madh e i vogël” për ta sulmuar Serbinë. Më 28 qershorit të vitit 1879, institucionet shtetërore serbe të Millan Obrenoviqit, kishin lëshuar urdhra politike, diplomatike, ushtarake dhe religjioze që në viset e okupuara të Sanxhakut të Nishit, dhe Kazanë e Vrajës çdo gjë shqiptare duhet të shkatërrohet! Njëherit Serbia, e trimëruar nga vendimet e Kongresit të Berlinit, kishte marrë qëndrim që nëse përsëriten sulmet shqiptare, ajo do ta vazhdonte luftën drejt Durrësit, Manastirit, dhe Selanikut. Në përgjigj-en diplomatike të Portës së Lartë, shënohet se muhaxhirët me nenin 25 dhe 39 të Kongresit të Berlinit, kanë të drejtë të kthehen në trojet e veta. Shqiptarët thuhet aty, janë dëbuar dhunshëm prej andej sepse ushtria serbe ka ushtruar masakra të papara mbi civilët shqiptarë. Porse edhe ky Kongres nuk krijoi mekanizma adekuat për rikthim e shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Turqia çështjen e muhaxhirëve do ta ngritë disa herë gjatë vitit 1879, në nivele të caktuara diplomatike. Kështu, Safet Pasha, ministër i punëve të jashtëm në Perandorinë Osmane, do ta shtrojë çështjen e muhaxhirëve para ambasador-ëve në Stamboll: “Kur do t’u lejohet shqiptarëve të kthehen në trojet e veta sepse Turqia e ka krijuar një komision shtetëror që merret me çështjen e muhaxhirëve dhe ai komision ka konstatuar se muhaxheria shqiptare është buzë katastrofës ekonomike dhe shëndetësore. Lidhur me këtë, në qershor të vitit 1879, qarqet diplomatike turke do t’ua shtrojnë pyetjen fuqive që kishin marrë pjesë në Kongresin e Berlinit: “Çka është bërë me shqiptarët që janë dëbuar nga Serbia dhe të cilët luten që t’u lejohet kthimi në vatrat e tyre?”. Për këtë çështje, sipas Safet Pashës, interesimin kryesorë e kishte shfaqur diplomacia angleze me gatishmërinë e saj për t’u dalë në ndihmë muhaxhirëve shqiptarë. Porse kundër-shtime të mëdha kishin shfaqur pala ruse, austriake, gjermane dhe ajo franceze.

Për shkak të presionit të madh ndërkombëtarë, dhe pas disa sulmeve që kishin ndërmarrë muhaxhirët që edhe me fuqinë e armës të kthehen në trojet e veta, dokumentet konsullore shënojnë se, më 4 gusht 1879, çështja e kthimit të muhaxhirëve në Toplicë do të diskutohet në prani të diplomatëve të huaj: në njërën anë Zeqir Ahmeti ishte përfaqësues i shqiptarëve muhaxhirë dhe nga ana tjetër ishin Dragutin Franasoviqi dhe Svetozar Stankoviqi përfaqësues serbë. Në shënimet që janë mbajtur nga ky takim, janë ruajtur me kujdes sidomos fjalët e Zeqir Ahmetit drejtuar qeverisë serbe: “Mirë që po e theksoni fjalën se ju shqiptarët mund të ktheheni, por në praktikë jeni duke bërë gjëra që nuk përkojnë me asnjë normë njerëzore, sepse ju serbët nuk keni besë. As krajli juaj nuk ka fe këtu mendohet në fjalën e dhënë, sepse ai vet na e drejtoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim ushtrinë e tij dhe na premtoi që të jemi të qetë dhe të ndershëm se kështu do të na lejohet të jetojmë në trojet tona. Shumica dërmuese e shqiptarëve këto fjalë i dëgjoi, por u tradhtuan. Ushtrinë e krajlit serb e pritëm pa rezistencë shumica dërmuese e fshatrave dhe qyteteve, pushtetit iu nënshtruam, por pa marrë parasysh këtë qëndrim të shqiptarëve, serbët na shpërngulën me të gjitha familjet, për tri ditë, sikur të ishim kriminelët më të egër dhe tash t’ju besojmë fjalëve tuaja me një mundësi se mundë të kthehemi?! Kjo është një tradhti e dyfishtë që unë mund t’ia komunikojë muhaxhirëve. Ju serbët dhe krajli juaj çdo fjalë e keni me rrena, me paramendim dhe me përfundim që mbaron me intriga. Tash e dimë se po të mos i besonim fjalës së tij ai nuk do të hynte me ushtrinë e vet në atë pjesë të Arnautllëkut të Nishit, madje me asnjë çmim”.

Pas vitit 1879, sulmet e muhaxhirëve do të rralloheshin, por nuk do të ndërpriteshin deri në vitin 1912. Mu për këtë orientim të muhaxhirëve, që edhe me luftë të ktheheshin në trojet e veta, serbët, me ndihmën e oficerëve rusë dhe francezë do ta ngritnin kufirin më të militarizuar në Evropë. Shumë muhaxhirë duke e parë se çështja e kthimin të tyre po zhagitej dita ditës, do të fillonin vetë të merrnin iniciativa të armatosura për t’u kthyer në Toplicë, nga shumë raste tjera ishte edhe rasti i Mursel Dabinovcit, ai do të merrte abdes në oborrin e xhamisë së Kërpimesë të Podujevës dhe ishte nisur drejt Vukojvacit ia kishte mësyer njërës prej pikave të kufirit të ri serbë. Në mendje ai kishte vetëm se një qëllim ”të vriste sa ma shumë roje të shkive për me marrë hak se krejt familjen atje në Toplicë ia kishin pre shkijet”. Pas dy ditë luftimesh, kufiri ishte përgjakur edhe njëherë u hapë edhe një varr. U skalit edhe një muranë, fanar për kërkimet e mëvonshme të rishikimit të padrejtësive historike karshi trojeve tona të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, dhe K. së Vrajës etj.

Që nga lufta serbo-turke, më 1876, politika serbe do të përhapë lajme nëpër Evropë se shqiptarët kishin marrë pjesë në luftë në anën e Portës së Lartë. Kjo të dashur muhaxhirë s’kishte të bënte fare me realitetin. Përkundrazi. Qarqet ushtarake serbe atëbotë kishin bërë pushkatime masive të shqiptarëve dhe të tjerëve për t’i spastruar territoret para dhe pas luftës, të cilën e humbën më 1876. Shqiptarët, në luftën e vitit 1877, do të gjendeshin, siç thotë populli-midis kullës dhe çekanit, të gjithë pa dallim, edhe pse qeveria serbe përmes proklamatës të saj u zotua se shqiptarët nuk do të dëboheshin nga shtëpitë e veta. Por prapë se prapë serbët nuk e mbajtën fjalën e tyre proklamative. Dhe se muhaxhirët e përjetuan tragjedinë e rëndë të shpërnguljes nga armata sebo-ruse. Shqiptarët do të përpiqeshin për një kohë të gjatë që të ktheheshin në trojet e veta, por ato ishin të rrënuara në tërësi. Ndërsa shqiptarët e vendbanimeve në rajonin e Vrajës, Gjilanit, Graçanicës etj., sipas burimeve arkivale serbe, nuk kishin bërë ndonjë rezistencë, ishin kthyer në vatrat e tyre etnike, porse ushtria serbe gjatë verës së vitit 1878, i dëboi nga atje me topa, se nëpër shtëpitë dhe pasurit e muhaxhirëve në Kazanë e Vrajës, ushtria serbe kishte ngritur reparte ushtarake. Me këtë gjendja e shqiptarëve nga Nishi, Toplica, Vraja etj. do të rëndohej tej mase nga skamja dhe mjerimi. Gati për një dekadë shiheshin muhaxhir që kishin mbetur pa shtëpi dhe katandi. Ata ishin të detyruar që të bënin një jetë të vështirë sepse as Porta e Lartë e Stambollit, dhe as organizatat ndërkombëtare nuk u ndihmonin më atyre kishin mbetur në mëshirën e të pamëshirshmëve. Kështu në këso rrethanash të krijuara politike, llogaritet se shumë muhaxhirë kanë vdekur nga vuajtjet dhe sëmundjet e ndryshme gjatë vitit 1878-1879, nëpër kasollet e tyre të ndërtuara nga boncat e dheut, sasa që ishin vrarë gjatë procesit të arratisjes nga forcat militare dhe ato paramilitare serbo-ruse.

Me shpërnguljen e dytë është bërë një spastrim etnik. Gjatë kësaj periudhe para tytave barbare serbo-ruse-malazeze, për tri javë ditë do të vriteshin hiç më pakë se 27.000 shqiptar dhe dëboheshin dhunshëm mase 813.000, të tjerë nga trojet e tyre stërgjyshore që numëroheshin të ishin siç thamë edhe më lartë mbi 700 vendbanime shqiptare si në Sanxhakun e Nishit, Prokupjes, Pirotit, Negotinit, Zajeçarit, Tërnit, Vidinit, Kurshumlisë, Leskocit, Vrajës, Plavës, Gusisë, Bjello-Poljes, Podgoricës, Tivarit etj.

Për ta ruajtur kujtesën dhe mallin për vendet e tyre, Muhaxhirët tanë në Kosovë me nostalgji akoma i mbajnë mbiemrat e vendbanimeve të tyre, nga edhe janë dëbuar me dhunë si për shembull: Pllana Reçica, Berbatovci, Magashi, Buçinca, Tërmkolli, Kastrati, Retkoceri, Magjuni, Kutllovci, Leskovçalia, Nishlia, Kurshumlia, Paçarada, Petrovci, Mikullovci, Podvorica, Bllaca, Brestovci etj. Ndërsa Muhaxhirët që u vendosën në luginë të Preshevës, i mbajnë këta mbiemra nga vendbanimet e tyre nga Kazaja e Vrajës, Nishit dhe Pirotit si: Masurica, Surdulli, Binajt, Lipovica, Klaiqi, Kokanët, Dodajt, Depcajt, Seferajt, Ostrogllava, Huruglica, Gramagja, Tërstena, Mirasheci, Hashanët, Fonda, Reka, Kaleja, Kallabaja, Vrajolli etj.

Gjithnjë duke pritur Muhaxhirët tanë që të ktheheshin nëpër vend-banimet e tyre autoktone, gjatë vitit 1912-1913, u zhvilluan luftërat ballkanike ku ushtria serbe e pushtoi edhe rrafshin e Kosovës, ku me anë të këtij pushtimi realizohet edhe faza e dytë e “Naçertanisë” së Ilija Garashaninit, edhe shpresat e Muhaxhirëve për tu kthyer ne vatrat e tyre do të zvetënohet akoma edhe më shumë. Atëbotë u ushtrua edhe ne Kosovë një terror dhe gjenocid sikurse edhe në Toplicë gjatë viteve 1877-1878. Nga ky terror shumë Muhaxhirë dhe një pjesë e vendorëve të Kosovës u shpërngulën për në Turqi e gjetiu nëpër vendet tjera aziatike. Pikërisht gjatë kësaj periudhe kishin filluar paturpësisht sërish të ndah-eshin tokat shqiptare këtë rrallë nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës.

Duhet theksuar se shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera ka vazhduar edhe mes dy luftërave botërore. Kur në mbretërinë SKS, përmes reformës agrare dhe kolonizimit të Kosovës dhe Luginës së Preshevës bëhej presion ne popullatën e saj që të shpërngulej përtej Dardaneleve për në Turqi. Tani projektuesit serb ishin pasuruar me ide të reja për zhduken dhe eliminimin e qenies biologjike të shqiptarëve si të Vasa Çubrilloviqit, Tanasie Urosheviqit, Ivo Andriqit, Velko Perinës, Aleksandër Stojanovskit, Jovan Trifunovskit dhe Dobrica Qosiqit, i cili do të deklaronte publikisht, kohëve të fundit se ne serbët me të vërtet e humbëm Kosovën, porse Serbia duhet ta kthej autoritetin e autoktonisë së vet mbi Kosovën, përmes objekteve kulturore mesjetare të kishave dhe manastireve, e sidomos me Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit. Ne serbët pastaj do të jemi të lirë të lëvizim dhe livadhisim nëpër Kosovë, si më parë sikurse nëpër Beogradin ton. Se neve këtë të drejtë na e garanton këshilli i UNESCO-s. Pastaj shpërngulja e shqiptarëve ka vazhduar edhe pas luftës së dytë botërore, përmes idesë së pastrimit etnik dhe mbledhjes së armëve nga Aleksandër Rankoviqi.

Serbia, e Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së fundit 1998-1999, duke dëshiruar që 610, vjetorin të Betejës së Kosovës të 1389, ta festonte pa shqiptarë; dëboi me dhunë qindra dhe mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, falë NATO-s gjegjësisht Aleancës të saj Veri-Atlatike, të gjithë shqiptarët u kthyen nëpër shtëpitë dhe pasurit e veta të patjetërsueshme. Ndërsa në Luginë Preshevës dora e zezë e shkaut përsëri po na del prej varrit, donë me i përhapë mbi shqiptarët përsëri flakët e zjarrit këtë radhë përmes xhandarmerisë dhe paramilitarëve vrasës serbë që kanë ikur nga Kosova martire, se atje kanë bërë krime monstruoze ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Edhe më tutje nga Serbia po tentohet të përsëritet Toplica e Dytë, duke masakruar, vrarë, dhunuar, djegë e shkrumbua çdo gjë që është shqiptare si gjithmonë me bekimin dhe nxitjen e Kishës Autoqefale Serbe të Vaselenës. Veprime këto që më në fund disi e prekën dhe trokitën në ndërgjegjen e botës “demokratike”. Një ditë kjo Evropë, duhet medoemos t’i revidoj gabimet e bëra ndaj neve shqiptarëve qysh nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit se ka bërë krim ndaj tokave shqiptare.


Kryetar: SH.M.L.P.

Reshat AVDIU

13. o3. 2017.

Preshevë


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks