SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

LE FIGARO (1909) : SHTATË KËRKESAT SHQIPTARE DREJTUAR PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË PERANDORISË OSMANE

 Francë – 5 prill 2017: Gazeta franceze, Le Figaro, ka botuar, me 7 shkurt 1909, një shkrim me titullin « Shqiptarët ». Bëhet fjalë për një shkresë të shqiptarëve të Shqipërisë veriore drejtuar ekskluzivisht Parlamentit dhe Qeverisë së Perandorisë Osmane. Marrëveshjet austro–turke dhe turko–bullgare vinin në rrezik identitetin shqiptar. Për këtë arsye, bashkatdhetarët tanë, me qëllim për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, kanë formuluar asokohe shtatë kërkesa kyçe, të cilat do t’i gjeni në vijim :

« …Pas disa mendimeve dhe studimeve të hollësishme dhe të domosdoshme si rrjedhojë e situatës tonë të pasigurtë, ne kemi vendosur të kërkojmë, para së gjithash, Parlamentit dhe Qeverisë perandorake të drejtat në vijim, me qëllim për të siguruar madhështinë e Perandorisë Osmane (Diplomaci e palës shqiptare), por dhe në njëjtën kohë duke siguruar përgjithmonë ekzistencën tonë kombëtare dhe ekonomike :

1° Njohjen zyrtare të shtetësisë shqiptare ;

2° Arsim të detyrueshëm në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë (Shkodër, Shkup, Janinë dhe Manastir) ;

3° Futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratën publike ;

4° Shërbim të detyrueshëm ushtarak për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, por ekskluzivisht në Shqipëri ;

5° Qeveria perandorake nuk do të mund të akordojë asnjë konçesion në Shqipëri, pa lejen e Këshillit provincial (krahinor) ;

6° Një guvernator të përgjithshëm me nënshtetësi shqiptare ;

7° Buxheti i Shqipërisë do të përdoret, së pari, për administratën, punët publike, arsimin, fenë (kultin), higjienën dhe sigurinë publike.

Ne presim konfirmimin e kërkesave tona të drejta, duke shpresuar që Parlamenti dhe Qeveria e lartmadhërisë së tij, Sulltanit, të kuptojnë interesin e lartë për Perandorinë.

Për Asamblenë Kombëtare të Shqipërisë dhe Komitetin Kombëtar për Rilindjen Shqiptare,

Nëpërmjet një mandati të veçantë,

Presidenti i Komitetit të Lartë shqiptar « Kombi »,

Princi A. Gjika


Shkruar në janar të 1909 në malet e Shqipërisë »

(Nga Aurenc Bebja, Francë) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks