SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

TAHIR MURTEZAJ: NJË HISTORIK I KP TË LPRK'së (LUGANO) DHE KRR TË LPK'së PËR TIҪINO

Lugano, 21 prill 2017: Pas ardhjes sime në Kantonin e Tiçinos (Zvicër), shqiptarin e parë që takova ishte Ismet Thaçi nga Nasheci i Prizrenit, vëllaun e Ali Thaçit me të cilin kishim vuajtur së bashku denimin në burgjet serbe. Në mungesë organizimi në këto anë, fillova të kontaktoj me disa bashkatdhetarë në mënyrë që të kemi një organizim të mirëfilltë. Ata ishin: Samidin Berisha, Ismet Thaçi, Mujadin Berisha, Zeqir Shaqiri, Murat Shaqiri, Nesim Isakaj, Imet Isakaj, Tamil Krasniqi dhe Dalip Shala. Më 16.07.1989 në Cadro, në banesën e vëllezërve Shaqiri themeluam Këshillin e LPRK'së. Ata të cilët na ndihmuan me këshilla dhe mbështetën kuvendin ishin: Xhavit Haliti (vinim nga organizimi i njejtë në Kosovë ) dhe Gafurr Elshani nga Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-së, Dega j.v.

Kryetar i Këshillit u zgjodh Murat Shaqiri, sekretar Tahir Murtezaj dhe arkatar Ismet Thaçi, më vonë Mujadin Berisha. Pas një aktiviteti të zellshëm njëvjeçar, të çarat e para në organizim arritën pas themelimit të LDK-së. Disa besuan në organizimin e ri dhe u larguan nga radhët e LPRK-së. Vëllezërit Shaqiri kaluan në LDK, dhe ne me shumë vendosmëri zgjodhëm organe të reja për të vazhduar aktivitetin duke i mbetur besnik idealit tonë për Pavarësi dhe Bashkim Kombërtar. Kryetar zgjodhëm Samidin Berishën. Në ndërkohë numri i anëtarëve rritej. Afrim Tërnava që më vonë do të kalojë në Itali, Fadil Rexha që do të kaloj në Gjermani.



Kryenim aktivitete te ndryshme, shpërndanim material të LPRK-së ndër bashkëatdhetarë, të cilët shpesh hezitonin ta merrnin, sepse druheshin të bien në sy nga të tjerët. Më kujtohet kur dy veta merrnin 'Zërin e Kosovës', organ i LPRK-së, edhe pse ishin shokë dhe kolegë, porositnin që të mos e dijë tjetri. Pasi mora pjesë në Mbledhjen e Dytë të Përgjithshme, entuziazmi ndër aktivistët ishte në maksimum. Kështu që organizuam Tubimin e parë në nëntor të vitit 1989 ku morrën pjesë shumë bashkatdhetarë, në këto anë. Tubimin e hapi Tahir Murtezaj, ndërsa rëndësi të veçantë me fjalimet e tyre dhanë: Gjyle Krasniqi dhe Agush Buja. Në tubim morren pjesë edhe Mentor Coku i ardhur nga Roma dhe Fiqret Dani dhe një i tretë, të cilët kishin ikur nga "regjimi" i Enver Hoxhës. Më vonë Mentor Coku më kërkon të largohemi apo ta dënojmë Enver Hoxhën dhe në këmbim të kësaj do të kishim përkrahjen dhe ndihmën e tyre. Refuzuam kategorikisht këto kushtëzime. Ata u plakën duke çliruar Shqipërinë me fjalë, ndërsa ne bëmë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Në ndërkohë radhët tona u shtuan me anëtarë të rinj si: Brahim Arifi, Ismet Shabani, i cili ma vonë kalon në Cyrih, Selim Kukleci, Mustafë Cacaj, i cili kalon në Gjermani, Nehat Ibrahimi, Ylki Krasniqi, Fatmir Berisha, Afiz Krasniqi, Faridin Islamaj, Xhevat Zekaj, i cili na dha një ndihmë të fuqishme, por që më vonë kaloi në Cyrih.

Në prag të luftës, radhët tona u forcuan edhe me ardhjen e Islam Vishit, Shaqir Azirit, Misin Etemajt, Agim Haxhiut etj. Këshilli mbajti qindra tubime në Tiçino, mobilizoi bashkatdhetarët për pjesmarrje në demonstratat e organizuara nga LPK-ja. Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe shkollës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve, dhe përmes Kryqit të Kuq Zviceran dhe ndihmës së pakontestueshme të mësuesit Ahmet Zenelaj, arritëm të hapim paralelen e parë në gjuhën shqipe. Në prag të luftës çlirimtare, një pjesë e madhe e aktivitetit tonë u përqëndrua në themelimin e Fondit 'Vendlindja Thërret' dhe mbarëvajtjen e tij. Gjatë këtij aktiviteti shumëvjeçar, mjerisht sulmoheshim dhe ishim halë në sy për disa pseudopatriot, të cilët pa fije turpi si UҪK-në, njëashtu dhe LPK-në, i quanin maska të Sërbisë dhe vegla të saj. Gjithashtu një punë të rëndësishme e bëmë edhe duke e informuar opinionin vendas, me krimet serbe ndaj shqiptarve. LPK-ja në Tiçino vazhdoj punën e saj deri në çlirimin e atdheut, por mjerisht disa ish shokë pas luftës (pasi shijuan pushtetin) harruan mundin dhe sakrificën!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks