SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

QERIM KELMENDI: THESARI KRYESOR I LOGJISTIKËS SË UÇK-së!

Pejë, 12 maj 2017: Po marr shkas për të paraqit një opinion, i nxitur nga fjalët e mbajtura në shfaqjen premier të dokumentarit “Buka e UÇK-së”, e shfaqur më 5 maj 2017 në Prishtinë, të emetuar nga Kosovapress. Fatkeqësisht dokumentarin ende nuk e kam përcjell.

Siç kuptova nga këto fjalë rasti, dokumentari paskësh përmbajtje prezantimin e veprimtarisë të “grupit” (ndoshta njësitit) e quajtur MËRGIMI, duke aluduar se dokumentari i dedikohet Ilir Konushevcit, e cila vend-angazhimin kryesor e kishte Malësinë e Gjakovës, e quajtur gjatë dekadave të fundit: Tropojë.

Gjithëssesi, dëshiroj të falënderoj regjisorin dhe iniciatorët dhe donatorët e dokumentarit dhe uroj që të jetë sa informativ.

Nga fjalët e rastit mu krijua përshtypja sikur Ilir Konushevci paskësh qenë një veprimtar i vetmuar, i cili nuk paskësh pasur bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, deri me ardhjen e këtyre vullnetarëve nga Gjermania. Prandaj po ndihem i obliguar të ofroj informacion, që të mos ndodh ndonjë keqkuptim i pa dëshiruar.

Prezantimet e tilla nuk i bëjnë nder Ilir Konushevcit, e as të vërtetës, paçka se po krijohet një si keqkuptim: Iliri po shpërdorohet për të nxjerrë në spikamë si krye personazh bashkëluftëtarë të planit të dytë.



Qerim Kelmendi dhe Ilir Konushevci - Mërgimi.


Rreshti i emrave të bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të Ilirit, që këta prezantues të këtij dokumentari do të duhej tu kërkojnë ndjesë pse i kanë anashkaluar, është i gjatë.

Me këtë rast po sjell disa emra:

Naim Haziri-Dilaveri

Gëzim Seidiu-Genci

Hysen Dreshaj-Besniku

Gazmend Imeri-Bardheci-Deshmor

Avni Ajeti

Astrit Jakupi

Emin Hoxha

Agron Muslija-Dujakë

Xhemë Jakupi-Plaku i Shishmanit (Baza vitale e Logjistikes)

Familja Krasniqi (Agimi, Besniku) në Bajramcurr.

Blerim Muriqi-Kushtrimi

Shaban Visha

Florim Krasniqi

Riza Aliu-Ponashec

Fadil Ndreca-Magjupi

Qemajl Idrizi dhe Rushdi Saramati (“Pika” logjistike në Krumë)

Sali Kelmendi

Besnik Idrizi

Sylejman Berisha (Bazë e Logjistikës së UÇK, në Tropojë)

Haxhi Demiri-“Baba”-Baza e UÇK-së në Golem

Harun Aliu-Maqedoni, Zona Operative Nr. 2 e UÇK-së

Fatmir Limani-Maqedoni, Zona Operative, Nr. 2 e UÇK-së

Vangjush Thimjo-Drejtor i Drejtoris se SHIK-ut për Kosovë, etj.

Këta dhe dhjetëra e dhjetëra veprimtarë tjerë të Logjistikes së UÇK-së, që pa dashur po i harroj, ishin bashkëveprimtarë të Ilir Konushevcit, ishin bartës kryesor të Logjistikës së UÇK-së.

Pas lutjes që u kemi bërë atyre në Gjermani, për ta rritur volumin e veprimtarisë, janë ardhur vullnetarë, që i kisha paraprakisht të njohur. Fatmirësisht iu përgjigjën thirrjes. Ata nuk i njihnin dhe nuk kishin informacion, qoftë për Adrian Krasniqin, qoftë Ilir Konushevcin, qoftë Naim Hazirin, qoftë Hysen Dreshajn, qoftë Gëzim Sejdiun.

Drejtuesit e Logjistikës së UÇK-së nuk kishin zgjedhur një komandant formal. Meqë unë isha më i moshuar dhe kisha lidhje me Ata që e kishin realizuar themelimin e UÇK, natyrshëm privilegjohesha nga bashkë drejtuesit e Logjistikës në ato segmente, ndërsa prezantuesi i dokumentarit "Buka e UÇK-së" Ilir Konushevcin do të duhej ta prezantonte si Komandant të gjithë Logjistikës së UÇK-së, e jo si komandant i një “grupi”.

***

Po ofroj një informacion të konkretizuar, ndoshta jashtë tematikës: pas rënies së Zahir Pajzitit, bashkëluftëtarët e tij, të “Grupit të Llapit” patën pësuar një tronditje pothuajse të parikuperueshme. Në atë gjendje i kam motivuar, duke ua propozuar Ilir Konushefcin si Komandant të Zonës Operative të Llapit. Fatmirësisht është realizuar. Në ndërkohë jam informuar që Iliri është emëruar edhe Shef i krejt Logjistikës së UÇK-së. Dhe prandaj, ajo duhet të ketë qenë arsyeja kryesore, pse e kanë vra Ilir Konushevcin, sepse Xhaviti dhe Azemi nuk mundën ta tjetërsonin në marionetë të dëgjueshme, por Trim fisnik, që nuk ishte angazhuar për pasurim personal, por për çlirim të Kosovës. Vrasësi kriminel Besnik Demiri me bandë nuk kishte ndonjë motivim politik e shtetëror, por vetëm motivim për tu bërë vrasës me pagesë të majme që duhet ti jetë dhënë...

[Pasi jemi kthyer në Kosovë, për shkak të mosmarrëveshjeve që ishin krijuar mes Zonave, Iliri ia ka dorëzuar komandimin e ZOLL, Rrustem Mustafës/“Remit”...]

Ilir Konushevcit nuk mund t’i bëhet dokumentar ndaras nga Adrian Krasniqi, dhe nëse është bërë dokumentari, atëherë është paksa e vështirë të bëhet dokumentar për Ilirin, e të mos dëshmojnë bashkëveprimtarët më të afërt të tij: Naim Haziri-Dilaveri, Avni Ajeti, Selim Haziri-Bekria, Shaipi Haziri, Naim Hyseni, Remi, Agim Tafa, Florim Krasniqi, Artur e Besnik Tafe Krasniqi, Haxhi Baba, Burim Mermollaku, Sokol Bashota, Daut Haradinaj, Hysen Dreshaj-Besniku,Gezim Sejdiu-Genci, Lushe Kelmendi, Qemal Idrizi, Ruzhdi Saramati, Shaip Muja, Raif Gashi, ushtarakët Bislim Zyrapi, Naim Mulaku (meqë Iliri merrej me sistemim të tyre), unë dhe shumë e shumë të tjerë, por edhe të dyshuarit për urdhërdhënie për vrasje Azem Syla e Xhavit Haliti.



Ilir Konushevci i kishte tejkaluar përmasat e një drejtuesi të një grupi të logjistikës. Ai ishte shtyllë e rëndësishme e bërthamave të para operative të UÇK-së. Uroj të bëhet dokumentar i kompletuar për Ilirin dhe më fisnike do të kishte qenë një sponsorizim dokumentari për Ilirin, se sa vetëm për “grupin”, që u angazhua për të vazhduar veprimtarinë që kishim koordinuar e trasuar paraprakisht neve.

Që të kuptohemi, meqë tematika duket se është koklavitur. Terreni që të formohej Sektori i Logjistikës duheshin disa faktorë, na duheshin bazat koordinuese e strehuese, na duheshin përkrahësit politikë dhe financiarë, na duheshin njohje të rrugicave dhe shtigjeve. Të gjitha këto i realizuam gjatë viteve 1993 deri në maj 1998, por me ndihmë e përkrahje nga shumë veta. Prandaj të gjithë janë meritorë.

Po evidentojëvetëm disa faktorë të dorës se parë:

1. Baza e UÇK-së në Shishman, Shtëpia e Xhem Jakupit,

2. Baza në Bajram Currë, Shtëpia e Besnik, Agim dhe Lul Krasniqit, të afërm të Dëshmorit Adrian Krasniqi,

3. Baza në Prifç-Tropojë, krushqi e Familjes Krasniqi nga Bajram Curri,

4. LPK në emigracion, që ishte udhëheqësja politike dhe financuesja e vetme e Logjistikës së UÇK, në Bajram Curr e Tropoj,

5. Baza në Golem-tek Haxhi Baba,

6. Bërthama e vullnetarëve të parë të Logjistikës: Xhavit Krasniqi, Xhemajl Fetahu, Blerim Muriqi, Demir Demiri, Can Demiri, Lushe Kelmendi, etj. Pasojnë: Fanol Bardhaj, Bekim Kelmendi, Gani Nuha, Naim Kastrati, Xhevat Fetahu-Arnauti, Nezir Kelmendi - "Rugova", Shaban Gashi, Tomor Gashi, Violeta Demiri-Buçja, dhe disa të tjerë, të cilëve u kërkoj falje që nuk po i përmend.

Me këtë rast nuk po i përmend cilat relata i kishim me këta bashkëveprimtarë, meqë angazhimet fillestare ndodhnin në bazë të njohjeve, kur dihet se ende nuk kishim struktura të mirëfillta të një ushtrie klasike.

Të paramendojmë për një moment, sikur Zahir Pajaziti të mos më kishte njoftuar mua me Plakun e Shishmanit, dhe sikur unë të mos e kisha mbajtur mend rrugicën nëpër bjeshkët e thepisura të Lugut të Zi, sikur Adrian Krasniqi të mos i kishte të afërt Krasniqët në Bajram Curr, sikur Njeri nga vëllezërit e Krasniqve të mos kishte Krushqi me Familjen e Sylejman Berishës në Prifç të Tropojës, etj., si do kishim mundur të ndërtojmë një sistem funksional të logjistikës.

Pas përplasjeve mes dy “krahëve” të UÇK-së, brenda Shtabit Qëndror të UÇK-së nisen sabotimet e para. Duke e vuajtur atë sabotazhë, Adrian Krasniqi, Ilir Konusheci, Naim Haziri dhe unë vendosëm tu kërkojmë ndihmë farefiseve dhe miqve tanë, meqë ishin njerëzit që ju besonim. Duke krijuar grupe të vogla synonim ti rrisnim radhët e UÇK-së. Gjithsesi, pa armë kot do rrisnim numrin. Prandaj qysh herët krijuam struktura që të furnizoheshim nga Shqipëria.

Shumë nga ata që ju përgjigjen thirrjeve tona ishin të afërm, bashkëveprimtarë të Familjes sonë. Kjo nuk ishte meritë imja individuale, por e të afërmve që ishin të organizuar në radhët e LPK-së, Dega Jashtë Vendit. Ata që ju bashkuan strukturave të logjistikës nuk e njihnin fare Adrianin, Dilaverin, Ilirin. Ky nuk duhet keqkuptuar si vetëlavdërim, por si një realitet që po anashkalohet, për shkak të modestisë, ndonjëherë të tepruar.

Kur erdhën këta vullnetarë nga Gjermania, Adriani kishte mbushur rreth 6 muaj nga martirizimi (16.10.1997). Edhe pse Adriani ishte martirizuar, ne që ishim bashkëluftëtarë nuk e emëruam sektorin e logjistikës me emrin e Adrian Krasniqit, ani pse, fal njerëzve të gjakut që ai i kishte në Bajram Curr dhe krushqisë në Tropojë, kishte merita më të mëdha se sa ne.

Edhe pas rënies së Ilirit, Njësiti ynë asnjëherë nuk është emëruar me Emrin e Ilir Konushevcit. Shumë gjera i kemi bërë me radhë dhe me plan, andaj nuk do ishte e udhës që të emëronim Sektorin e Logjistikës me emrin e Mërgimit, kur këtë se kishim bërë pas martirizimit të Adrianit. Prandaj po habitem se me çfarë arsye dhe për cilin motiv këta financues e prezantues të këtij dokumentari thonë se Sektori i Logjistikës është emëruar me emrin e Mërgimit.

Të thuash gjëra që nuk i kemi bërë, nuk e ndërojmë dhe nuk madhështojmë veprën kolosale të Ilir Konushevcit.

Ky devijim i natyrës “teknike” nuk ia ul vlerën këtyre pasqyruesve të këtij dokumentari. Ata ishin veprimtarë të përkushtuar të kauzës. Ata po lenin jetën e rehatshme në Gjermani e Zvicër dhe po angazhoheshin, duke rrezikuar jetën e tyre! Ata ishin dëshmuar me veprimtari patriotike edhe paraprakisht, si aktivistë e simpatizantë të LPK-së dhe ishin pjesë e Familjeve që dhanë kontribut të çmuar...

Të ardhurit nga Gjermania e gjetën të organizuar këtë sistem, i cili u “pagua” edhe me martirizim të Ilirit.

Gjithë ai material që duhet të jetë prezantuar në këtë dokumentar, ka vite që ka qenë i ruajtur tek Ne, respektivisht të miqtë tanë në Kusuriq, dhe fal Ramë Dezdarit, është bërë e mundur që këto dëshmi të ruhen. Përndryshe, kam lexuar një informim se shumë materiale arkivore të UÇK-së (edhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së) i ka konfiskuar KFOR'i. Atë dokumentacion ia patëm dorëzuar Gani Nuhës dhe Fanol Bardhit, që t'i bëjnë dorëzim të organizuar në Arkivin Shtetëror të Kosovës, pasi t'i kenë përfshirë në një dokumentar...

Sigurisht, ka edhe dokumentacion tjetër, që është origjinal, nga duar të:

1. Adrian Krasniqit,

2. Ilir Konushevcit

3. Naim Hazirit

4. Qerim Kelmendi, etj.

Këtë dokumentacion e posedon Naim Haziri /”Dilaveri". Uroj që ai t’ia dorëzon me protokollim Arkivit Shtetëror të Kosovës.

Nga shkrimi i dokumentacionit që i është dorëzuar Ganiut e Fanolit rezulton se shumica janë nga duart e Bekim Kelmendit, Naim Kastratit, Xhevat Fetahut, dhe Nezir Kelmendit /"Rugova".

Pas rënies së Ilir Konushevcit dhe pas përplasjeve që kemi pasur me ata qe kishin zgjedhur t'i bindeshin Xhavit Halitit, - duke anashkaluar modestinë, - informoj se jemi mbledhur prap ata që ishim edhe më parë, pra Dilaveri, Unë dhe këta vullnetarët e rinjë, që kishin ardhur nga Gjermania dhe nga mbrenda Kosovës.

Emrimet në krye të detyrës, në kohë lufte, janë të dhimbshme, sepse vjen një moment që bashkluftetarët, që deri dje ishin në nivelë të njejta, tani duhet, dikë nga ata, ta emrosh, sepse kështu funksionojnë gjërat në kohë lufte.

Kam qenë unë që kam propozuar dhe e kam bërë riorganizimin e Sektorit të Logjistikës në Tropojë, ani pse Dilaveri nuk ka qenë dakord, sepse kishte rezerva të arsyeshme, por ja që vjen një moment kur dikush duhet të merrë vendim.

Qëllimisht jam përcaktuar që përgjegjës i “Pikës” në Bajramcurr, siç e quanim atëherë për shkaqe konspirative, të ishte Gani Nuha, meqë nuk donim që kundërshtarët të sulmonin për lidhje farefisnore. Ganiu është Vëllai i Bacit Nazmi, bashkëveprimtarë veteranë në Lëvizje, bashkë me shumë kushëri në Dyseldorf. Për zëvendës është caktuar Fanol Bardhi, Djali i Bacit Dedë, nipi i Bacit Mark gjithashtu bashkëveprimtarë veteranë. Këta veprimtarë vazhduan të koordinonin veprimtarinë me “Dilaverin” (Naim Hazirin) dhe “Demen” (mua).



Xhavit Krasniqi (i duket koka dhe një pjesë e trupit), ulur: Qerim Kelmendi, dhe dëshmori Ilir Konushevci - Mërgimi.

E vërteta nuk është e frigshme, e as nuk e dëmton askën, prandaj nuk është dobsi të thuhet se kanë qenë Dilaveri (Naim Haziri) dhe Dema (Qerim Kelmendi) që na kanë bashkuar, sepse në fakt, ne edhe nuk kishim problem të bashkoheshim, sepse kishim muaj, që prej ardhjes së vullnetarëve të rinjë, që kishim udhëtuar bashkë, prandaj edhe kam bërë zgjedhjen dhe emrimet, për t'i stimuluar vullnetarët e rinjë dhe për të treguar, se UÇK nuk është pron e atyre që e nisen luftën por është e të gjithëve.

Sikur këta djem të mos e kishin justifikuar veten, natyrshëm se do i kisha kërkuar falje Dilaverit, që të paktën, siç edhe duhej, nuk u konsultova me te. Mirëpo, meqë zgjedhja ime, doli të ketë qenë e qëlluar, dhe këta vullnetarë të rinjë, mos si ne, kam bindjen se e kanë bërë punën edhe më mirë se ne...

Përplasjet e ashpërsuara që u shfaqën në radhët tona, kryesisht Grupimi i Xhavit Halitit, Azem Sylës kundër Kryesisë (Fazli Veliu, Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Ali Ahmeti), i patën komplikuar shumë veprimet. Ato nuk është rendi dhe vendi të prezantohen tani, edhe pse ishin përplasje për mbijetesë...

Sakrificat tona, krahasuar me rreziqet që kanë pasur Familja e Plakut të Shishmanit (Bazë e UÇK-së brenda në Kosovë), Familja Krasniqi në Bajram Curr, Familja e Bacës Sylejman në Prifç të Tropojës, ishin shumë herë me të vogla. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë Bukën e Nënës nga Prifçi (Bashkëshortja e Bacës Sylejman Berisha), e as të jemi bukë-shkelës ndaj Familjes Krasniqi, të cilat kishin mijëra luftëtarë në Konak, na kanë gatuar bukë e na kanë pastruar rrobat gjatë tre viteve rresht, si dhe kanë punuar në Logjistikën...

Ne duhet t'i kujtojmë dhe nderojmë me pietet edhe veprimtarët e Jabllanicës së Gjakovës, Smolicës, Morinës, që u shndërruan në Baza të me pastajmë të Logjistikës, andaj Logjistika e UÇK ka funksionuar si sistemi i qarkullimit të gjakut në trupin e njeriut, ku secila venë dhe arterie ishin të ndërvarura.

Kur u masivizua UÇK-ja, roli i individit nuk e ka pasur rolin e fillestarëve, sepse pas masivizimit ka pasur edhe sasi edhe cilësi, që plotësonin njëra-tjetrën. Gjithë ata vullnetarë të vyer, që na janë bashkuar pas martirizimit epope të Familjes Jasharaj, duhet ta dinë një të vërtetë të madhe: UÇK-ja pas martirizimit të Jasharëve nuk vuante për vullnetarë, por kishim deficit të madh në armatim, municion, veshmbathje, ushqim.

Që të bëheshe pjesëtar i Sektorit të Logjistikës duhet të kesh qenë i dëshmuar dhe i besuar. Ardhja e vullnetarëve nga Gjermania ishte një pasuri. Ata ju përgjigjën thirrjes sime, ishin pjesëtarë të familjeve të dëshmuara, që kishin punuar mbi 20 vite rresht për çështjen, andaj ata nuk e patën të vështirë ta gjenin adresën, pasi njifeshim ndër vite.



Në dimrin e vitit 1997, në rrugtim e sipër, në acar e borë të dendur, për të dërguar armatim për njësitë e UÇK-së! Poshtë: Ilir Konushevci, Rexhep Selimi, Qerim Kelmendi. Lartë: Xhavit Krasniqi, Nasim Haradinaj, Mujë Krasniqi dhe Xhabir Xharku.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks