SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

DILAVER GOXHAJ: OPERACIONI 'PATKOI' DHE KUNDËRPËRGJIGJIA E UÇK-së

Tiranë, 9 qershor 2017: (Në 18 vjetorin e çlirimit të Kosovës) - Sikundër dihet, në datën 20 mars 1999 Serbia filloi të vërë në jetë operacionin e planit të njohtur me emërtimin “Patkoi”. Vënia në jetë e këtij plani ishte kalimi në ofensivë i ushtrisë serbe, e cila filloi në mënyrën më të favorshme për Serbinë, për faktin e thjeshtë se ajo hodhi kundër UÇK-së 11 brigada këmbsorie të blinduara dhe të motorizuara dhe një brigadë artilerie (Br.52 e Artilerisë). Nga këto, 6 Br. këmbsorie ishin të Korpusit të Prishtinës (Br15, Br125, Br549, Br243, Br52 e Policisë), si dhe tre batalione këmbsorie roje të kufirit (Gjakovë, Prizren, Ferizaj), që përbëjnë një brigadë më vete; 5 Br të Korpusit Special të Ushtrisë Jugosllave (Br e Rojeve, Br 63 Parashutiste, Br 72 Speciale, Br Aniterroriste e Policisë dhe Br e Koracuar). Duke u shtuar këtyre forcave edhe 2.000 (dymijë) vullnetarë të ardhur nga të gjitha vendet sllave, rezulton se Plani “Patkoi” nisi mësymjen kundër UÇK-së me 108.000 forca.(shih Human Rights Ëatch “Nën pushtetin e urdhërave”, Tiranë,2002,f.70-79).

Ndërkohë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ato ditët e fillimit të asaj mësymjeje nuk i kalonte 7-8 mijë forca; që do të thotë se UÇK-ja luftonte kundër një armiku jashtëzakonisht superior në forca e në mjete, në raport forcash 1:13-15, në favor të armikut, ku armiku ishte i ushqyer e i pajisur, duke filluar nga raketat e deri te peu e gjëlpëra, ndërsa UÇK-ja do të përballej vetëm me automatikë Kallashnikovë dhe ushqehej një herë në ditë.



Popullsia e qyteteve dhe e fshatrave në periferi të tyre u orientua me forcë nga ana e policisë dhe ushtrisë serbe, përgjithësishtë të shkonin në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë; ndërsa pjesa dërmuese e popullsisë së fshatrave larg rrugëve automobilistike, ajo në shumicën e saj iu bashkangjitë formacioneve të UÇK-së. Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e meshkujve të moshës së aftë për luftë e këtij kontigjenti popullsie u inkuadrua në këto formacione. Kjo bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtër, dhjetë ditore, radhët e UÇK-së të rriten me shpejtësi, duke arritur gati në dyfishimin e saj, rreth 15 mijë forca. Kjo është periudha 20-31 mars 1999.

Në këto 10(dhjetë) ditët e para të Planit “Patkoi” u duk se Serbia ishte afër realizimit të planeve të saj strategjike: asgjësimi i UÇK-së dhe spastrimi etnik i gjithë Kosovës prej shqiptarëve. Përmes kësaj ofensive Serbia synonte ta vinte botën Perëndimore para faktit të kryer, duke i treguar se në Kosovë nuk do të kishte as shqiptarë dhe as ushtri të tyre; njëkohësisht të arrinte të përçante shtetet pjesmarrëse në NATO. Por, sikundër dihet, shpresat e tyre nuk u realizuan.

Operacioni mësymës “Patkoi” s’ishte gjë tjetër veçse një zbatim i strategjisë hitleriane të “luftës rrufe”, e cila është strategji e sukseshme kundër një vendi dhe ushtrie të vogël e të dobët, në raport me kundërshtarin. Për të vënë në jetë këtë lloj strategjie, Serbia grumbulloi në Kosovë 108 mijë forca të koracuara.

Bindjen se UÇK-ja ishte një ushtri e lehtë për t’u shpartalluar, Serbia e kishte krijuar nga ofensiva e saj e verës së vitit 1998, kur UÇK-ja kishte tentuar ta përballonte atë ofensivë me mbrojtje frontale. Ky ishte gabimi i saj strategjik.

Epërsia e jashtëzakonshme në forca e mjete dhe shpejtësia e shpërthimit të Planit “Patkoi” i siguroi Komandës Serbe inisiativën, dhe kishte krijuar bindjen se inisiativën do ta mbante gjatë gjithë kohës vetëm ajo.

Mirëpo hesapet komanda serbe i kishte bërë gabim. Ajo nuk e kishte menduar se UÇK-ja do të ndryshonte strategji. Strategjia e re e UÇK-së do të bazohej në vlerësimin e vërtetë dhe shkencor të sasisë, përhapjes, gjendjes dhe të raportit të forcave tona me të armikut, si dhe në parashikimin e zhvillimit të mëvonshëm të ngjarjeve, duke pasur parasysh ekonomizimin e madh të forcave. Brenda pak orëve si pat filluar operacioni “Patkoi”, UÇK-ja ndryshoi strategjinë e saj të luftës. Për të përballuar ofensivën e befasishme armike, në ditën e parë të saj, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në mbledhjen e tij urgjente mori vendim dhe urdhëroi të zhvilloheshin luftime mbrojtëse deri në fillimin e errësimit, derisa popullsia të tërhiqej në vende të sigurta e të mbrojtura nga UÇK-ja; dhe, me fillimin e errësimit të kalohej në sulme, sipas taktikës guerile: godit e ik. Mbrojtja pasive derisa të sigurohej largimi i popullsisë dhe tërheqja më pas në një luftë çlirimtare guerile ishte domosdoshmëri për UÇK-në. Me këtë strategji, ne nuk mund të pretendonim aspak asgjësimin e forcave të kundërshtarit. Me strategjinë e re, luftë guerile (partizane), nuk mendonim se do të fitonim mbi ushtritë e Serbisë që kishte sjellë në Kosovë, por do t’i gjakosnim ato, do t’i vrisnim forca, do t’i pengonim të bënin masakra, do t’u prishnim planet etj., gjë që gradualisht do të fillonte rënia morale e forcave të tyre dhe reagimi i popullit serb, krahas mbështetjes që pritej të kishim nga komuniteti ndërkombëtar, sikundër u premtua ditën e fundit të Rambujesë.

Ky plan i mënçur strategjik i SHP të UÇK-së, dhe aplikimi i tij gradual nga të gjitha komandat vartëse, bëri të mundur dobësimin gradual të sulmit të forcave serbe dhe na dha mundësinë për t’u rrëmbyer atyre inisiativën e për të kaluar në sulme të fuqishme. Një prej këtyre sulmeve tona ishte ai i orëve të para të datës 1 prill, në luginën e lumit Mirushë. Me këtë strategji e taktikë UÇK-ja ia shkatërroi objektivat Planit “Patkoi”, duke vënë përballë strategjisë së tij të ofensivës masive, atë të mbrojtjes sonë elastike, që ndryshe quhet metoda e luftës së tërthortë.



Kjo lloj strategji e taktikë e UÇK-së bëri që ajo ta përballoi e vetme gjithë këtë sulm masiv prej tre javësh rresht, 20 mars deri në 15 prill 1999, të cilën e konfirmoi edhe vetë zëdhënësi i NATO-s, Xhimi Shia në 16 prill. Çuditërisht, në këtë datë u krijuan edhe kushtet meteorologjike që aviacioni i NATO-s të mund të na vinte në ndihmë. Duke përballuar gjatë atyre 23 ditëve e vetme sulmet e fuqishme të forcave serbe, UÇK-ja e dobësoi sulmin e tyre, ndërsa vetë shumohej. Ky frenim i detyruar 3 (tri) javor i një ushtrie të shpejtë, tashmë 10 (dhjetë) herë më e madhe në mumër se UÇK-ja, e cila po rritej nga dita në ditë, qe fillimi i dështimit të Planit “Patkoi” për spastrimin e rrufeshëm të Kosovës nga shqiptarët. Paralel me përpjekjet e kota të serbëve për një fitore strategjike të shpejtë, gjithmonë e më tepër po zgjerohej edhe fronti i luftës së UÇK-së, si rrjedhojë e shtimit të shpejtë të saj, duke u paracaktuar në këtë mënyrë rrjedhojat e ardhëshme të ngjarjeve.

Kjo fitore krijoi kushtin e domosdoshëm për mobilizim të përgjithshëm të popullit në Kosovë. SHP i UÇK-së në mbledhjen e datës 29 mars 1999, vendosi të shpallë mobilizimin e përgjithshëm për moshat 18-50 vjeç, për të gjithë popullsinë e Kosovës, brenda dhe jashtë saj, “për kompletimin e rradhëve të UÇK-së”. Urdhërat 87/98 të SHP të UÇK-së për mobilizim të përgjithshëm u shpallën më 31 mars 1999, ndërsa mobilizimi nisi nga data 1 prill, dymbëdhjetë orë pasi dy zonat operative, “Pashtriku dhe ajo “Drenica”, shpërthyen rrethimin dhjetë ditor dhe çliruan mbi 150 mijë qytetarë të Drenicës, Llapushës dhe Podrimies nga ai rrethim. Ishte kjo fitore ushtarake në shkallë operative, ku UÇK-ja i shpëtoi përfundimisht asgjësimit të saj, fitore e cila i zbuloi fytyrën mitit të rremë: “Të niset lufta kundër Serbisë dhe Jugosllavisë me AK-47, njëmend ishte Mission Imposible.” (Blerim Shala “Vitet e Kosovës 1998-1999”, Prishtinë,2000,f.10).

Mobilizimi i përgjithshëm u pasua nga shpallja e përbërjes së Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës gjithëpërfshirëse, në datën 2 prill 1999.

Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) Ish-zv.shef i SHP të UÇK-së, Tiranë 09.06.2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks