SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

GSH/PASHTRIKU: PSE U NDALUAN NË TROPOJË USHTARËT E FARK-ut QË FINANCOHESHIN NGA BUJAR BUKOSHI?!

Pashtriku.org, 21 qershor 2017: (Nga arkivi i pashtriku.org) - Vetëm pak ditë nga përfundimi i luftës së Kosovës Fatmir Haklaj u bë protagonist në një tjetër ngjarje. Këtë radhë ai dhe shefi i Rendit të Tropojës Jaho Mulosmani organizuan bllokimin dhe çarmatimin e njësisë ushtarake “Mërgimi”, e cila drejtohej nga Kolonel Tahir Zemaj. Kjo brigadë ishte pjesë e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), trupa të financuara nga qeveria në ekzil e kryeministrit Bujar Bukoshi. Kjo njësi ushtarake u tërhoq nga fronti i luftimeve në territorin e Kosovës në momentin që ushtria sërbe nisi operacionin e koduar “Patkoi”. Më pas pjesa më e madhe e trupave të Brigadës “Mërgimi” u vendosën në bazën kryesore të FARK-ut, pranë Mamurrasit. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe qeveria Nano e akuzuan kryeministrin Bukoshi dhe drejtuesit e FARK-ut, se një pjesë të trupave që i kishin në Shqipëri, i përdorën gjatë trazirave të 14 shtatorit 1998 për të rrëzuar qeverinë e majtë dhe për të kthyer serish në pushtet ish-presidentin Berisha.

Trupat e FARK-ut shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së!

Duke qenë se trupat e FARK-ut dhe kryesisht brigada “Mërgimi”, shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së që drejtohej nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kthimi i tyre në Kosovë pas luftës cilësohej si një rrezik serioz për një konflikt të armatosur.



Disa ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 19 qershor 1999 forcat speciale të policisë shqiptare shkuan në Mamurras dhe kërkuan nga drejtuesit e Brigadës “Mërgimi” që të largoheshin drejt Kosovës, duke lënë aty të gjitha armatimet e rënda, si rraketat tokë-tokë dhe tokë-ajër, armë të artilerisë etj. Ish-komandanti i kësaj brigade Koloneli i vrarë (më 3 janar 2003), Tahir Zemaj në kujtimet e tij shkruan: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të palës serbe dhe forcave të NATO-s, brigada ”Mërgimi” u nis për në Kosovë. Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Luan Hajdaraga dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ramë dakort që një pjesë të armatimit t’ia linim në dispozicion Ushtrisë Shqitare për çka, edhe ashtu u veprua, kurse pjesën tjetër kryesisht armët e lehta, t’i merrnim me vete”. Policia dhe Ushtria Shqiptare bën një marrëveshje me drejtuesit e FARK-ut që të shoqëronin me mjetet e tyre autokolonën e brigadës “Mërgimi” deri në kufi. Përpara se brigada të merrte rrugën e kthimit drejt Kosovës, më 20 qershor 1999, Tahir Zemaj e kishte nuhatur rrezikun që i kanosej, dhe u nis drejt kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Vendin e tij në krye të brigadës e zuri Fazli Rugova.

Bllokimi

Autokolona u shoqërua nga mjetet e policisë dhe Ushtrisë Shqiptare deri në Qafën e Malit edhe pse marrëveshja ishte se duhej të shoqërohej deri në kufirin me Kosovën. Në Qafë Mali brigada e FARK-ut u orientua të hynte në Kosovë, jo nga Kukësi, por nëpërmjet Tropojës. Pas një udhëtimi të lodhshëm nëpër një rrugë tepër të vështirë, autokolona e FARK-ut u ndal në hyrje të qytetit Bajram Curri, pranë varrezave të dëshmorëve. Komandanti i grupeve të gatëshme të Tropojës Fatmir Haklaj, Shefi i Rendit Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, u kërkuan trupave të FARK-ut të linin armët e rënda aty dhe të ktheheshin pas. Në të kundërt, do të kishin pasoja të mëdha. Brigada “Mërgimi” qëndroi për orë të tëra e bllokuar në hyrje të Bajram Currit. Drejtuesit e FARK-ut dhe qeverisë Bukoshi tentuan të negocionin me autoritetet shtetërore në Tiranë, por askush nuk merrte përsipër të urdhëronte Fatmir Haklajn të lejonte kalimin drejt Kosovës. Ai deklaroi se nuk e njihte marrëveshjen e bërë mes drejtuesve të FARK-ut dhe qeverisë shqiptare dhe se nuk merrte urdhëra nga Tirana. Haklaj i cilësonte trupat e Tahir Zemajt si tradhëtarë të Kosovës, dhe deklaroi se nuk do të lejonte që 250 trupa të armatosura të kalonin nëpërmjet Tropojës për tu dalë pas shpine trupave të UÇK-së që kishin derdhur gjak për çlirimin e Kosovës. Kontaktet nga Tirana nuk ia kthyen mëndjen Haklajt, i cili këmbëngulte se çlirimtarët e Kosovës ishin trupat e UÇK-së dhe jo të FARK-ut.

Pasojat

Përfundimisht autokolona e brigadës “Mërgimi” nuk u lejua të hynte në Kosovë nga Tropoja, por u kthye pas në drejtim të Kukësit, duke ndjekur një rrugë edhe më të vështirë se ajo e Qafë Malit. Këtë radhë itinerari ishte Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam-Krumë-Kukës. Ajo që ndodhi në Tropojë bëri që trupat e FARK-ut të mos hynin në Kosovë si çlirimtarë, por si një njësi e çarmatosur. Kolonel Tahir Zemaj dhe qeveria e Bukoshit e akuzuan Policinë dhe Ushtrinë Shqiptare se i kishin prerë në besë për të favorizuar UÇK-në. Sipas tyre, autokolona e brigadës “Mërgimi” ishte lënë qëllimisht e pashoqëruar në Qafë Mali, dhe ishte orientuar të hynte në Kosovë jo nëpërmjet Kukësit, por nga Tropoja në mënyrë që të ndalej dhe çarmatosej nga Fatmir Haklaj dhe njerëzit e armatosur që drejtoheshin prej tij. Nuk është sqaruar kurrë nëse Fatmir Haklaj e kreu këtë veprim me kokë të vetë apo kishte ndonjë orientim të posaçëm nga Tirana. Fakt është se pas këtij veprimi, 6 pjestarë të brigadës “Mërgimi” u rrëmbyen dhe u gjetën të vrarë në afërsi të Pejës. Hetimi për këtë ngjarje përfundoi në gjykatën e Hagës dhe të dyshuar kryesorë u akuzuan Ramush Haradinaj dhe trupat e UÇK-së të drejtuara prej tij.

(Botuar fillimisht te „Gazeta Shqiptare“ - Tiranë, 09.12.2007.)

__________________________________

PSE U NDALUAN NË TROPOJË USHTARËT E FARK-ut QË FINANCOHESHIN NGA BUJAR BUKOSHI?!

http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/histori/pseundaluafarku-ne_tropje10.12.07.htm



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks