SHKRIMI
e shtunë, 23 shtator 2017

SHERADIN BERISHA: PAKOJA E AHTISAARIT E NDANË KOSOVËN NË BAZA ETNIKE! (FOTODOKUMENTE)

Pashtriku.org, 7 korrik 2017: Idenë e Serbisë për krijimin e etnitetit serbë në Kosovë e kam shpërfaqur shumëherë - deri më sot në publikimet e mia. Më 25 shkurt 2007, (derisa po vazhdonin bisedimet, Prishtinë - Beograd (në Vjenë), me ndërmjetësimin e emisarit të OKB-së, Martti Ahtisaarit), kam shkruar shkrimin: " Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës! OFERTA "HISTORIKE" E GRUPIT TË UNITETIT - PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:

Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT - PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE! Shkruan: Sheradin BERISHA  - Botuar më 25. 02. 2007 -


Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve (të 1244-shit + anglisht) të Kosovës.



Plani i Dobrica Qosiçit për ndarjen e Kosovës në dy etnitete!


Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund "konsultimesh" ne mes të dyja palëve në Vjenë.



Takimi i parë i Ekipit Negociator të Kosovës - në Shtëpinë e Ibrahim Rugoves në Velani (Tetor 2005)


Të martën më 27 shkurt 2007, negociatorët shqiptarë dhe ata serbë do të rikthehen në Vjenë për të vazhduar bisedimet sipas agjendës së përcaktuar nga Ahtisaari, rreth çështjes së decentralizimit, “trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe” si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me minoritetin serbë në Kosovë.

Dihet mirëfilli se takimet negocuese shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u zhvilluan gjatë vitit 2006 kanë rezultuar me ofertën e Grupit negociatorë = Grupit të Unitetit për themelimin e disa komunave të reja etnike serbe si dhe për krijimin e dhjetra zonave (eksteritoriale) të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat krejt padrejtësisht po quhen serbe. Po quhen padrejtësisht serbe, për faktin historik, sepse këto “kisha e manastire serbe” u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë shekuj me radhë i janë lutur Zotit.



Gënjeshtarët e“Grupit Negociator” gjatë konferncave me gazetarë, pas kthimeve si ”tiumfues” nga takimet e “lodhshme” të Vjenës, për çka edhe janë paguar me paga të larta nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, përkatësisht buxheti i fukarave të Kosovës!



Buzëqeshja e atyre që ja bënë „8 me 2“ Serbisë në Vjenë !!


Meqë “negociatorët e unitetit” janë bashkëautorë të skicimit për krijimin e komunave të reja serbe dhe të bërjes me status të veçantë të “kishave dhe manastireve serbe”, të mitizuara gjatë historisë nga car llazarët, nemanjiqët, dushanët e deri të “cari” Millosheviç, atëherë misionari i OKB’së Marti Ahtisaari përmes pakos së tij i ka shndërruar ato në ligje të panegociushme në të ardhmen.

Për ta konkretizuar këtë çështje, plotësisht të papranueshme për shqiptarët, po i referohem Aneksit III dhe aneksit V të Pakos së Ahtisaarit dhe disa hartave, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksteritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, shpërfaqet qartë kompaktësia teritoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e Serbisë.

BASHKËPUNIMI I KOMUNAVE ETNIKE SERBE ME INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË SERBISË

Neni 10 i aneksit III për Decentralizimin mban titullin:

“Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë”.

Në pasusin 10.1 të këtij aneksi thuhet:

”Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.”

Këtë fushë të “asistencës financiare” e definon edhe më qartë neni 11 i këtij aneksi (III). Në pasusin 11.1 të nenit 11: ”Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë” thuhet:

”Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë ...” dhe edhe pse këto “donacione financiare nga Republika e Serbisë” sipas pasusit 11.1.2 të këtij neni pranohen duke qarkulluar nëpërmjet “bankave komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës”, ato nuk do të jenë objekt i taksave, tarifave...të shqiptuara nga autoritetet qëndrore, dmth nga institucionet e Kosovës.

Konkretisht këtë çështje e rregullon pasusi 11.1.4 i nenit 11, të aneksit III për decentralizimin, në të cilin thuhet:

”Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.”

Kjo besoi se nuk do ndonjë koment tjetër!!!

* * *

Sa i përketë themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:

”Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.”

Për të argumentuar këtë çështje skajshmërisht të papranueshme, po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas pakos së Ahtisarit.

PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë komunat e caktuara

janë të përcaktuara në vijim:


Graçanicë (16)

ZK Badoc

ZK Batushë

ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)

ZK Dobratin

ZK Graçanicë

ZK Gushtericë e Ulët

ZK Gushtericë e Epërme

ZK Llapllasellë

ZK Lepi

ZK Livagjë

ZK Preoc

ZK Skullan

ZK Sushicë

ZK Suhadoll

ZK Radevë

ZK Uglar



Novobërdë (24)

ZK Bostan

ZK Bolec

ZK Bushincë

ZK Carevc

ZK Dragancë

ZK Izvor

ZK Jasenovik

ZK Kollubar

ZK Koretishtë

ZK Kufcë e Epërme

ZK Llabjan

ZK Makresh i Ulët

ZK Makresh i Epërm

ZK Manishincë

ZK Miganoc

ZK Mozgovë

ZK Novobërdë

ZK Parallovë

ZK Prekoc

ZK Stanishor

ZK Strazhë

ZK Tërniqec

ZK Tirincë

ZK Zebincë



Ranillug (13)

ZK Bozhec

ZK Domoroc

ZK Drenoc

ZK Gllogoc

ZK Hodec

ZK Kormnjan i Epërm

ZK Kormnjan i Ulët

ZK Pançellë

ZK Rajanoc

ZK Ranillug

ZK Ropotovë e Madhe

ZK Ropotovë e Vogël

ZK Tomanc



Partesh (3)

ZK Butrikë e Poshtme

ZK Pasjan

ZK Partesh

Kllokol/Vërboc (8)

ZK Gërnçar

ZK Kllokot

ZK Letnica

ZK Mogillë

ZK Shashar

ZK Vërboc

ZK Vërnakollë

ZK Vërnez



Për t´i parë më konkretisht ofertat, gjegjësisht kompromiset apo zemërgjerësinë e ofruar të Grupit Negociator = Grupit të Unitetit në themelimin e këtyre komunave etnike serbe, shihni hartat në vijim:




Këto harta tregojnë shumë qartë vijat e kompaktësisë territoriale të komunave serbe që u formësuan me miratimin e plotë të negociatorëve shqiptarë.

ZONAT E MBROJTURA NË ROLIN E MINISHTETEVE SERBE

Çështja e dytë që është e papranueshme për një shtet vërtet funksional është edhe çështja “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”. Kjo trajtohet në aneksin V të pakos së Ahtisaarit nën titullin:

”TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE”

Vini re se çfarë definon ky aneks.

Në pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:

”Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks.”

Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:

”Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.”

Ndërkaq në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi(V) që përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:

”Një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës ortodokse serbe, si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “Zonave të mbrojtura”. Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:

Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:


a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.

b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; supermarkete; klube nate.

Ndërkaq në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:

4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:

a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;

b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;

c) Urbanizimi i tokës bujqësore.

NO COMENT!!!

Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, natyrshëm shtrohet pyetja: Për çfarë shteti bëhet fjalë këtu, nëse institucionet e Kosovës nuk guxojnë të kenë qasje në këto objekte kishtare të cilat do të gëzojnë mbrojtje të veçantë duke u definuar si “Zona të mbrojtura”?! Nga kjo duket shumë qartë, se Kishat dhe autoritetet kishtare serbe do të luajn rolin e “minishteteve serbe” në Kosovë dhe si të tilla do ta degradojnë skajshmërisht integritetin teritorila, politik e institucional të shtetit të Kosovës.

Këto kisha dhe manastire që janë përcaktuar si zona me status të veçantë mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë shqiptarët. Shikoni fotografitë në vijim:





CILAT JANË ZONAT E MBROJTURA („MINISHTETET SERBE“) TË SKICUARA NË PAKON AHTISAARIT?!

Zonat e mbrojtura i përcakton qartë: „ANEKSI V - TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE“

Në pasusin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit V të pakos së Ahtisaarit, si Zona të mbrojtura janë përcaktuar këto lokacione – kisha e manastire serbe:

Manastiri i Deçanit, Deçan

Patrikana e Pejës

Manastiri i Graçanicës

Kisha e Virgjëreshës, Lipjan

Manastiri i Deviçit, Skenderaj

Manastiri i Gorioçit, Istog

Manastiri i Budisavcit, Klinë

Manastiri i Sokolicës, Zveçan

Manastiri i Draganacit, Gjilan

Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren

Manastiri i Banjskës, Zveçan

Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec

Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec

Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok

Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren

Manastiri i Soçanicës, Leposaviq

Kisha e vetmisë, Uljaricë, Klinë

Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq

Kështjella mesjetare e Zveçanit

Qyteti mesjetar i Novobërdës

Ura mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri

Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Prizren

Ndërsa sipas pasusit 4.1.5 të nenit 4 si Zona të mbrojtur me përkufizim 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre, janë evidentuar këto manastire:

Manastiri i Petkut të Shenjtë, Leposaviq

Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq

Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj

Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren

Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë

Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren

Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj

Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti

Ndërkaq me pasusin 4.1.6 të nenit 4 Zona të mbrojtura me përkufizim 50 metra rreth perimetrit të tyre,janë përcaktuar:

Manastiri i Dollacit, Klinë

Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog

Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtitsht, Suharekë

Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë

Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë

Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë

Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë

Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë

Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren

Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren

Kisha e Nikollës së Shentjë, Sredskë, Prizren

Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Petkut të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren

Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren

Shikoni disa “zona të mbrojtura” me kufij minishtetesh -  brenda Kosovës, të skicuara në harta:






___________________________

Lexoni shkrimin nga arkivi i pashtriku.org:

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT - PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE! Shkruan: Sheradin BERISHA - Botuar më 25. 02. 2007 -

http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks