SHKRIMI
e shtunë, 23 shtator 2017

AURENC BEBJA: A KANË TË NJËJTËN ORIGJINË KORSIKANËT DHE SHQIPTARËT (1877)?

Francë – 11 korrik 2017: Në librin e Charles de Susini « La Corse et les Corses, Opinions et Documents », botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen n° 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin « Corses et Albanais », i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët.

Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në vijim rrëfimi i doktorit :

« Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?

Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë.

Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës ; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje.

Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj.

Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi.

Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët.


(Nga Aurenc Bebja, Francë - Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

 


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks