SHKRIMI
e shtunë, 23 shtator 2017

SHERADIN BERISHA: RIPËRSËRITJA E HISTORISË SHQIPTARE (1912 - 1914 & 1998-1999...!)

Pashtriku.org, 16 korrik 2017: Në mars 1914 me vendim të Fuqive të Mëdha, në krye të fronit shqiptar vjen Princi gjerman Wilhelm Wied (1876-19459. Marrëveshjet dhe vendimet politike të fuqive të mëdha, nga Konferenca e Londrës (dhjetor 1912-korrik1913) e tutje gjatë sundimit të Vidit në Shqipëri deri në shtator 1914, në shumë aspekte janë të ngjashme me marrëveshjet, vendimet dhe zhvillimet e përgjithshme politike të fundshekullit XX (1998-1999), në Kosovë.

Në vazhdim sjellë 12 ngjarje historike të viteve 1912 - 1914 të cilat në kontekstin e marrëveshjeve dhe vendimeve janë të ngjashme me 12 ngjarjet historike të viteve 1998-1999…në Kosovë.

1. Më 1912-1913 u zhvillua lufta e parë dhe e dytë ballkanike, ndërsa në vitet 1998-1999 i zhvillua lufta e përgjakshme në Kosovë;

2. Më 1912-1913 u mbajt Konferenca e ambasadorëve në Londër për dhënien fund të luftës në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkan, ndërsa në shkurt-mars 1999 u mbajt Konferenca e Rambujesë - Parisit për t´i dhënë fund luftës në Kosovë;

3. Në tetor 1913 me vendim të Fuqive të Mëdha u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) në Shqipëri, ndërsa në tetor 1998 me vendim të Fuqive të Mëdha në Kosovë u vendos Misioni paqëruejtës i OKB-së në krye me ambasadorin W. Woker;

4. Më 31 korrik 1913 në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën që për Shqipëria të vihet nën protektoratin ndërkombëtar dhe të administrohet nga një princ i huaj dhe KNK'ja… Më 10 qershor 1999 KS i OKB-së në Nju Jork përmes rezolutës 1244 Kosovën e vë nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga një kryeadministrator i huaj dhe UNMIK-u;

5. Më 28 nëntor 1912 - janar 1914 në Shqipëri vepronin dy qeveri: Qeveria e Përkohshme e Vlorës në krye me Ismail Qemailin, ndërkohë që në Durrës vepronte qeveria e ashtuquajtur "Pleqësia e Durrësit" në krye me Esat Pashë Toptanin, - ndërsa në mars 1999 - janar 2000, në Kosovë vepronin dy qeveri: Qeveria e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe Qeveria e Kosovës në ekzil në krye me Bujar Bukoshin;

6. Në janar 1914 nën presionin e Fuqive të Mëdha, pushojnë së funksionuari: qeveria e Vlorës dhe pak më vonë edhe "pleqësia e Durrësit" etj., dhe Shqipëria vihen nën kontrollin e KNK-së, ndërsa në janar 2000 pushojnë së funksionuari: qeveria e Hashim Thaçit dhe ajo e Bujar Bukoshit (si dhe presidenca e Ibrahim Rugovës) dhe Kosova vihet nën administrimin e UNMIK-ut;

7. Më 10 prill 1914 KNK-ja miraton përfundimisht "Statutin Organik të Shqipërisë" i cili bazohej në vendimet themelore të marra në korrik 1913 në Konferencën e Londrës, ndërsa më 15 maj 2001 në Prishtinë nga UNMIK-u miratohet "Korniza kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme", e cila bazohej në vendimet e konferencës së Rambujesë (shkurt - mars 1999) dhe në rezolutën 1244 të miratuar më 10 qershor 1999 në KS të OKB-së;

8. Në mars - shtator të vitit 1914 në Durrës (gjatë sndimit të princit Wied) vepronte Qeveria e Turhan Pashë Përmetit pa kompetenca të plota (sipas Statutit Organik të Shqipërisë) - ndërsa në vitet 2001-2007 në Prishtinë vepronte qeveria e Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit dhe Agim Ҫekut pa kompetenca të plota (sipas kornizës kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme);

9. Më 17 dhjetor 1913 Fuqitë e Mëdha dhe Greqia, në Firencë të Italisë nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtuar "protokolli i Firencës" për tërheqjen e trupave ushtarake greke nga Shqipëria - ndërsa më 9 qershor 1999 NATO-ja me Serbinë, në Kumanovë nënshkruan "Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake" për tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga Kosova;

10. Në 7 mars 1914 me vendim të Fuqive të Mëdha në Shqipëri vjen Princi gjerman, Wilhelm Wied, - ndërsa në 10 qershor 1999 me vendim të KS të OKB-së në Kosovë vjen kryeadministratori i parë francez, Bernard Kushner;

11. Më 10 mars 1914 arrihet marrëveshja Tomson-Karapano për të drejtat e grekëve "vorio-epirot" në jug të Shqipërisë, - ndërsa më 5 nëntor 2001 në Beograd arrihet marrëveshja Hakerup - Çoviq për të drejtat dhe kthimin e serbëve në Kosovë;

12. Në maj 1914 në Korfuz zhvillohen bisedimet KNK - Greqi nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur "protokolli i Korfuzit", që dy prefekturat në jug të Shqipërisë, Korça dhe Gjirokastra..., (ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar), do të kishin një administratë më vete pothuajse autonome, nga pushteti qëndror i Durrësit - ndërsa në vitin 2006 - 2007 në Vjenë u zhvilluan bisedimet Kosovë - Serbi, nën udhëheqjen e emisarit të OKB-së Marti Ahtisari dhe realizohet marrëveshja e ashtuquajtur, "Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës", ku në substancë ka "44 zona të veçanta eksteritoriale për kishat e manastiret serbe", si dhe decentralizimin, formimin e 6 komunave të reja serbe përveç 4 komunave ekzistuese serbe në veri të Kosovës!


13. Në 2 mars 1914, duke shfrytëzuar mungesën e një qeverie të plotfuqishm shqiptare, autoritetet greke, organizuan në Gjirokastër një “kongres epirot” dhe shpallën “autonominë e Vorio-Epirit”; Në 13 prill 2013 dhe më 25 gusht 2015 në Bruksel, Kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjen me kryeministrat e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq, për themelimin e "Asociacionit të komunave me shumicë serbe" (Zajednica) ku do të përfshihen jo vetëm katër komunat matanë Ibrit (Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), por edhe 6 komunat tjera serbe në brendi të Kosovës (Graçanica, Novo Bërdoja, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu dhe Shtërpca).

(...)



Durrës, mars 1914: Arritja e Princ Wiedit në Durrës - Prishtinë. korrik 1999: Kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner dhe Komandanti i KFOR'it, Michael Jackson.

========================

Në vijim lexoni studimin:

SHERADIN BERISHA: SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NË SHQIPËRI (7 MARS - 3 SHTATOR 1914)

http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/sheradin_berisha_sundimi_i_vidit_ne_shqiperi_14.3.08.htm


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks