SHKRIMI
e mërkurë, 16 gusht 2017

SHERADIN BERISHA: DIALOGU PRISHTINË - BEOGRAD PËR 6 PIKAT E BAN KI MOONIT KA NISUR NË QERSHOR 2008! (NGA ARKIVI PASHTRIKUT)

Pashtriku.org, 23 korrik 2017: Dialogu Prishtinë - Beograd për implementimin e gjashtë pikëshit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ka nisur qysh në qershor 2008. Më 26 qershor 2008 kam botuar një artikull të shkurtër: "Kah po shkon Kosova?! Prioriteti i shefit të UNMIK-ut: rinisja e dialogut Prishtinë - Beograd!"

***

Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:

"Kah po shkon Kosova?! Prioriteti i shefit të UNMIK-ut: rinisja e dialogut Prishtinë - Beograd!"

Pashtriku.org, 26. 06. 2008: Dje, në një konferencë për media, shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Lamberto Zannier deklaroi se, brenda 120 ditëve të tranzicionit, UNMIK-u mund të pësojë ndryshime radikale në strukturën e vet, por askush nuk mund ta thotë nga tani, që UNMIK-u do të largohet nga Kosova pas tranzicionit. Ndërkaq, duke u ndërlidhur me kërkesat e lidershipit të Kosovës që pas 120 ditëve UNMIK-u të largohet, Zannier tha se kjo i përket Këshillit të Sigurimit që të vendosë se a do të shkojë apo në çfarë formati do të mbetet UNMIK-u në Kosovë.



Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.


Një prej detyrave prioritare që Lamberto Zannier ka shpërfaqur përpara gazetarëve, është rinisja e dialogut Prishtinë - Beograd. Ai tha se nuk e sheh veten si negociator klasik dhe në rolin e propozuesit të ideve e nismave, por më shumë në rolin e lehtësuesit të këtyre bisedimeve.

Për çfarë dialogu Prishtinë - Beograd e ka fjalën z. Zannier?!

Duket se shefi i UNMIK-ut, do të rinis dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për gjashtë pikat e diskutueshme, që janë bërë të njohura nga letra e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, dërguar para disa ditësh, presidentit të Serbisë Boris Tadiç.

Gjashtë pikat e Moon-it ishin:

1. Policia;

2. Gjykatat;

3. Doganat;

4. Transporti dhe infrastruktura;

5. Vijat kufitare administrative;

6. Trashëgimia serbe.

Edhe pse presidenti Fatmir Sejdiu, këto ditë ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime të reja me Serbinë, UNMIK-u thotë, se autoritetet e Prishtinës janë pajtuar që të bisedohet për pikat e Moon-it.

“Po pres zhvillimet në Beograd dhe nëse do të formohet qeveria e re, do të pres derisa ajo të nisë punën dhe do të kërkoj më pas menjëherë që të takohem me të”, ka thënë shefi i UNMIK-ut Zannier.

Zannier, (ashtu siç e ka theksuar edhe Ban Ki Moon, në letrën e tij dërguar Tadiqit), gjatë bisedimeve me Beogradin do të konsultohet edhe me autoritetet kosovare. Në rast se ka përafrime për fushat e bisedimeve, do të përpiqem t’i ulë palët në bisedime, e nëse jo, do të zhvillojë një lloj të ‘diplomacisë fluturuese’ - ka theksuar Lamberto Zannier.


___________________

Lexo këtu origjinalin:

Kah po shkon Kosova?!

Prioriteti i shefit të UNMIK-ut: rinisja e dialogut Prishtinë - Beograd!

http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/qershor-08/moderatori_rinisja_dialogut_prishtine_beograd_26.6.08.htm


______________________


SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6752


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks