SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

SHERADIN BERISHA: PROCEVERBALET DHE VENDIMET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS (28.XI - 7.XII.1912)

Pashtriku.org, 28 nëntor 2017: Dihet mirëfilli se më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e parë të Vlorës u hodhën themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së “lirë e të mosvarme”, siç thuhet në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, dhe aty morën pjesë 42 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Në kreun e aktit të Shpalljes së Pavarësisë shkruan:  "Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari, Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".

Ky akt (vendim), në vazhdim ishte shkruar edhe në turqisht, pastaj është miratuar nga Kuvendi dhe në fund është nënshkruar nga 40 delegatët e këtij kuvendi (AQSH I RPSSH F.245. D.3. f.5) ndërsa dy delegatë (Aziz Efendiu dhe Ibrahim Efendiu), edhe pse ishin të pranishëm në punimet e Kuvendit nuk figurojnë firmat (nënshkrimet) e tyre në fund të këtij akti historik.

Akti historik i shpalljes së Pavarësisë është botuar fillimisht në gazetën "Perlindja e Shqipniës", organ i Qeverisë së Vlorës, në kuadër të botimit të të gjitha proces-verbaleve (të shtatë mbledhjeve të kuvendit) në numrat 6-7•8•9-10•ll pra 6-11, janar-shkurt 1914 të kësaj gazete, që e drejtonte Dhimitër Beratti. (Numri i parë u nxorë në gusht 1913 ndërsa numri i fundit në mars 1914). Akti i pavarësisë është ribotuar edhe nga Lef Nosi në fletoret e tij me titull:"Dokumenta Historike” nr.1 (1924) dhe nr.12 (1925), dhe ky dokument gjindet në Arkivin Qëndror Shtetëror (Tiranë) në fondin 245, Dosja 3, faqe 5.

Dhimitër Beratti dhe Lef Nosi kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.

Për këtë ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare kanë shkruar edhe shumë studiues shqiptarë. Ndër ta do të veçonim librin monografik (me 416 faqe) të studiuesit Bardhosh Gaçe "Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare", Toena 2002. Në këtë libër jepen procesverbalet e Kuvendit, jetëshkrimet e pjesëmarrësve si dhe kujtimet e shumë figurave të shquara të kohës.

Për Kuvendin historik të Vlorës, pjesëmarrësit dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë ka shkruar edhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi (ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, gjatë viteve 1992 - 1997). Aleksandër Meksi në studimin: "Kuvendi i Vlorës, pjesëmarrësit në të dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë", botuar në pashtriku.org, më 02.08.2012, aktin e pavarësisë e firmosën 40 delegatë.

Firmëtarët ishin:

1. Ismail Kemal Beu,

2. Ilias Be’ Vrioni,

3. Hajredin Be’ Cakrani,

4. Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka),

5. Dud (Jorgji) Karbunara,

6. Taq (Dhimitër) Tutulani,

7. Myfti Vehbi Efendiu (Agolli),

8. Abas Efendi (Çelkupa),

9. Mustafa Agai (Hanxhiu),

10. Dom Nikoll Kaçorri,

11. Shefqet Be’ Daiu,

12. Lef Nosi,

13. Qemal Beu (Karaosmani),

14. Midhat Be’ Frashëri,

15. Veli Efendiu (Harçi),

16. Elmas Efendiu (Boce),

17. Rexhep Beu (Mitrovica),

18. Bedri Beu (Pejani),

19. Salih Xhuka (Gjuka),

20. Abdi Be’Toptani,

21. Mustafa Asim Efendiu (Kruja),

22. Kemal Beu (Mullaj),

23. Ferid Be’ Vokopola,

24. Nebi Efendi Sefa(Lushja),

25. Zyhdi Beu (Ohri),

26. Dr. Myrtezai (Ali Struga),

27. Nuri Efendi Sojli,

28. Xhemal Beu (Deliallisi),

29. Ymer Beu (Deliallisi),

30. Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj),

31. Aristidh Ruci,

32. Kjazim Kokoshi,

33. Jani Minga,

34. Dhimitër Zografi,

35. Dhimitër Mborja (Emanuil),

36. Dhimitër Beratti,

37. Pandeli Cale,

38. Athanas Floqi,

39. Spiro Ilua,

40. Luis Gurakuqi.

41. Aziz Efendiu (Gjirokastra),

42. Ibrahim Efendiu (Ali Shahini)

(Dy delegatët e fundit ishin të pranishëm qysh më 28 nëntor 1912 në kuvend, por nuk firmosën aktin e shpalljes së Pavarësisë)

***

A.Meksi në këtë studim ka trajtuar edhe 'pamjen e vërtetë që kishte Akti i Shpalljes së Pavarësisë'. Z.Meksi shkruan: "Ne e njihnim deri pak kohë sipas fotos tradicionale të botuar nga Lef Nosi ku shihen të gjitha firmat. Para do kohe studiuesi i pasionuar i historisë dhe i fotografive të vjetra Niko Kotherja botoi atë Akt në pamjen në të cilën qe ekspozuar në vitin 1937 në 25 vjetët e Pavarësisë. Ajo foto i takon mjeshtrit të shquar Kel Marubi, i cili e pat fotografuar me atë rast. Fotografia ka një rëndësi të veçantë për të krijuar pamjen e vërtetë deri sa një ditë të dali në shesh origjinali. Sipas saj është e qartë se në anën e përparme të fletës ishin vetëm Deklarata e Pavarësisë dhe 34 firma, ndërsa në anën e prapme të fletës 6 firmat e fundit. Këtë na e tregon vetë fotografia e fletës së ekspozuar në shpjegimin e së cilës thuhet se “Në faqen e tjetër ndodhen dhe këto nënshkrime: Mustafa Asim Kruja-Ferid Vokopola - Ymer (Deliallisi) - Xhemal Bej (Deliallisi) - Nebi Sefa Lushja - Zuhdi Ohria”.

Me sa duket Lef Nosi ka montuar në një foto të vetme të gjitha firmat, duke shtuar poshtë ato që ishin në anën e prapme, për të pasur një vizion të plotë të dokumentit. Mendojmë se ai duhet të zëvendësohet nga ky rindërtim i tij, që është më pranë të vërtetës." - shkruan A.Meksi. Lexoni faksimilet



VENDIMET E KUVENDIT KOMBËTAR TË VLONËS

Në fillim theksuam se Proces-verbalet e shtatë mbledhjeve të kuvendit të Vlorës (28 nëntor - 7 dhjetor 1912), janë botuar në numrat 6-7•8•9-10•ll pra 6-11, janar-shkurt 1914 të gazetës "Perlindja e Shqipniës", organ i Qeverisë së Vlorës, që e drejtonte Dhimitër Beratti. Por, këto proces - verbale të botuar në gazetën "Perlindja e Shqipniës" i ka publikuar në një numër të veçantë edhe revista mujore kulturale "LEKA", Vj.IX, Nr.VIII-XII, Bleni I (faqet 421 - 431) e shtypur në shtypshkronjën - Zoja e papërlyeme - Shkodër, më 28 nëntor 1937, në 25 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Ky material arkivor që përmbledh proces-verbalet, titullohet: "VENDIMET E KUVENDIT KOMBËTAR TË VLONËS"

***

Sipas proces-verbaleve, mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëntor 1912 në ora 4 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, (kushëririt të Ismail Qemalit). Mbledhjen e hapi “nisjator i parë i mbledhjes“, Ismail Qemali , i cili delegatëve u tregoi qëllimin dhe rëndësinë e mbajtjes së Kuvendit. Në vijim në procesverbal shkruan se, "“siç e kërkon rregulla e zakoni u nis vërtetimi i kartavet të delegatëvet" dhe shkruhen të gjithë emrat e delegatëve të pranishëm në kuvend. Mbledhja e dytë u mbajt më 30 nëntor 1912. Këtë ditë si delegatë të rinj nga Kosova erdhën, Mehmet Pashë Dëralla, Isa Beg Buletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku, Sami Be’ Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu) e Mahmut Efendi Kaziu nga Peqini. Mbledhja e tretë u mbajt më 1 dhjetor 1912 nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiut. U caktuan dhe dy shkronjës të tjerë Mustafa Kruja dhe Dhimitër Beratti. Mbledhja e katërt u mbajt më3 dhjetor 1912. Në këtë mbledhje Ismail Qemali foli për kushtet (konditat) që duhet t'i ketë një ministër që të kënaqet dhe Evropa dhe Stambolli. Ai me këtë rast ka propozuar këtë listë për ministra: Mehmet Pashë Tetovën, Myfit Bej Gjirokastrën (Libohova), Aziz Pashën, Vehbi Efendiun, Abdi Be’ Toptanin dhe Midhat Frashërin. Këtë listë e kundërshtoi Dud Karbunara me arsyetimin se në listë nuk ishte asnjë kandidat i krishterë. Ky mendim u mbështetë nga Pandeli Cale, Dhimitër Beratti e Qemal Be’ Elbasani (Karaosmani). Votimi u shty për mbledhjen e radhës. Mbledhja e pestë u mbajt më 4 dhjetor 1912 në prani të 57 delegatëve (mungonin 6). Ismail Qemali, Kuvendit ia la të drejtën e zgjedhjes së 8 ministrave, me propozimin,që të jenë 4 të krishterë dhe 4 musilmanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja ju la votimit. Me votat që u morrin fituan fillimisht 5 veta: Luis (Luigj) Gurakuqi me 54 vota, Mufit Be’ Gjirokastra (Libohova) 52, Mehmet Pashë Tetova 42, Abdi Be’ Toptani 34, Midhat Bej Frashëri 35. Këta u zgjodhën sepse fituan më shumë se gjysmën e votave. Prandaj u bë dhe një votim i dytë, me një listë ku ishin 12 emrat që kishim marrë vota, nga e cila u zgjodhën fitues Petraq Poga me 40 vota, Pandeli Cale me 39 dhe Lef Nosi me 37. Pastaj u bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Berattit u bë vetëm një votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55 vota, Sami Be’ Vrioni 54,Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35, Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani 32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be Elbasani 29 dhe Ajdin Be’ Draga 27. (A.Meksi: "Kuvendi i Vlorës, pjesëmarrësit në të dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë", pashtriku.org, më 02.08.2012) Mbledhja e gjashtë u mbajt më 6 dhjetor 1912. Në këtë mbledhje u vendsos që Qeveria të mbroj çështjen shqiptare përpara Evropës. Mbledhja e shtatë u mbajt më 7 dhjetor 1912. Në fillim të saj u lajmërua se nga Mati kanë ardhur delegatët zotërinjtë Ahmet Muhtar Beu (Zogolli), Riza Beu dhe Kurt Agai si dhe Mustafa Efendiu (Barotçiu) nga Starova dhe Hamdi Beu (Ohri) nga Ohri, ndërsa priten të vinë edhe Dervish Hima i Ohrit dhe Hajdar Blloshmi i Starovës, të cilët me sa duket nuk arritën të paraqiten. Mbledhja diskutoi disa çështje procedurale të marrëdhënieve të Pleqësisë me Qeverinë. Mbas kësaj Kuvendi i mbylli punimet. (A.Meksi, po aty)

Në vazhdim lexoni proces - verbalet origjinale të shtatë mbledhjeve të "KUVENDIT KOMBËTAR TË VLONËS (VLORËS), të publikuar në numrin e veçantë të revistës mujore kulturale "LEKA", Vj.IX, Nr.VIII-XII, Bleni I (faqet 421 - 431), më 28 nëntor 1937, në 25 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke iu referuar gazetës "Perlindja e Shqipniës", organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, në krye me Ismai Qemalin.

***

VENDIMET E KUVENDIT KOMBËTAR TË VLONËS

MBLEDHJA E PARË E KUVENDIT KOMBËTAR TË PËRGJITHSHËM

15/28 të Vjeshtës së tretë 1912. 1)


Kuvendi kombëtar i përmbledhun prej delegatëvet të të gjitha viseve të Shqipëriës këtu në Vlonë, a-hap sot në orën 4 pas dreke në shtëpië të Z. Xhemil Beut.

Z. Ismail Kemal Beu, si nisjatori i parë i mbledhjes, mori fjalën e u tregoi delegatëvet qëllimin e kuvendit, do-me-thanë, që të përpiqen s'bashkut e të marrin masat e nevojëshme për të shpëtuar Shqipëriën nga rreziku i math ku ndodhet sot. Si e kerkon rregulla e zakoni u-nis pastaj vërtetimi i kartavet të delegatëvet, emnat e të cilëvet janë këta:

Nga Berati: Z.Z.Eljaz Be' Vrioni, Hajredin Be' Cakrani, Xhelal Be' Skrapari, Dut Karbonara, Taq Tutulani e Sami Be' Vrioni; ky i fundit pritet të vinjë.

Nga Dibra: Z. Myfti Vehbi Efendiu.

Durrësi: Z. Z. Abas Efendiu, Mustafa Agai e Jahja Efendiu, i cili pritet të vinjë; e Z. Dom Nikoll Kaçorri nga ana e Arqipeshkopit të Durrësit për të gjithë Shqipëtarët katolikë që ndodhën nën urdhënin e tij.

Nga Elbasani: Z. Z. Shefqet Be' Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu e Midhat Be' Frashëri.

Nga Gjinokastra: me telegramë: Z. Z. Azis Efendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu.

Nga Ipeku (Peja) : Z. Z. Rexhep Beu, Bedri Beu, Salih Xhuka e Midhat Be' Frashëri; këta Z. Z. janë edhe delegatët e Gjakovës, të Plavës e të Gusinjës.

Nga Kruja: Z. Z. Abdi Be' Toptani e Mustafa Asim Efendiu,

Nga Lushnja: Z. Z. Kemal Beu, Ferid Be Vokopola e Nepi Efendi Sefa.

Nga Ohri e Struga: Z. Z. Zyhdi Beu, Dr. Myrtezai e Nuri Efendi Sojli.

Nga Sh'Jaku: Z. Z. Xhemal Beu, Ymer Beu e Ibrahim Efendiu.

(I) Nga gazeta "Përlindja e Shqipëniës" Vjeti i II. • 1914 • Nr. 6-7•8•9-IO•ll • Vlonë, 421)

Nga Tirana: Z. Z. Abdi Be' Toptani e Murad Be' Toptani.

Nga Vlona: Z. Z. Ismail Kemal Beu, Zyhni Efendiu, Aristidhi Ruci, Kjazim Kokoshi, Jan Minga e Ekrem Beu.

Nga Kollonia e Shqipëtarëvet të Bukureshtit: Z. Z. Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Beratti e Dhimitër Ilua; ky i fundit pritet të vinjë.

Pas vërtetimit të kartavet Z. Salih Xhuka mori fjalën e tha që, duke qënë që Korça ndodhet sot e qarkuarë nga ushtëria e nuk munt të dërgonjë delegatë e duke qënë që atdhetaria e Korçës asht e njohunë e që ndodhen në mest t'ënë zotërinj Korçarë që janë të njohunë për atdhetariën e tyne, kërkon që të pëlqehen si përfaqësonjës të Korçës Z. Z. Pandel Cali, Athanas Floqi e Spiro Ilua. Mbledhja me plotësiën e zanavet e pëlqeu e e poltisi këtë vendim,

Z. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që edhe për Shkodrën që ndodhet në shtet (në gjendje të keqe) ma të keq se Korça pëlqehet si përfaqësonjës Z. Luis Gurakuqi, i cili ka qënë edhe në të tjera mbledhje kombëtare përfaqësonjësi i saj e që asht edhe një nga nisjatorët e mbledhjes së sotshme. Kuvendi prapë me plotësië zanash poltisi e pëlqeu Z. Luis Gurakuqin për përfaqësonjës të Shkodrës.

Nga Përmeti erdhi telegramë me të cilën thohet se në qoftë se delegati i tij Z. Veli Be' Klisura nuk ka arrirë edhe në Vlonë, të zan vendin e tij Z. Z. Syreja Bej Vlona e Midhat Bej Frashëri.

Erdhi edhe një telegramë Z. Z. Hamdi Beu e Mustafa Barotçiu me të cilën thonë se po vijnë edhe ata si delegate t'Ohrit e të Strugës.

Si u-mbaruan këto punë Z. Rexhep Beu mori fjalën e tha që si kryetar i Kuvendit të sgjidhet Z. Ismail Kemal Beu, si shkronjës i parë Luis Gurakuqi e si shkronjës i dytë Z. Shefqet Be' Daiu; delegatët e pëlqyen këtë kërkim e emnuan të propozuarit me të përplasuna duarsh.

U hap pastaj fjala mbi dhanëjen e zanavet e pas shumë bisedimesh u vendos që ç'do gastrë (kaza) të ketë vetëm nga një za pa vënë 're numërin e delegatëvet.

Z. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që të tregohet mirë çashtja e sotshme e Shqipëriës e gjendja e 'saj perpara mendimit e qendrimit t'Evropës.

Mori fjalën Kryetari Z.Ismail Kemal Beu e me një kuvendim të nxehtë, të lidhun e të arësyëshmë tha këto: Shqipëtarët, ndonse besnikë kurdoherë te Mbretëria Othomane, nuk e kanë harruar kurrë as gjuhën as kombësiën e'tyne e prova ma e mira janë përpjekjet e kryengritjet që u baan herë për herë e sidomos në këto katrë vjetët e mbrame për të ruajtun të drejtat e zakonet e veta.

Qeverria Othomane nuk e vështroi kurrë inderresin e 'saj e nuk deshi kurr t'u a sbpërblenjë me të mirë Shqipëtarëvet shërbimet e mëdha që i baan. Në këtë kohë të fundit rrëfeu ndopakë dëshirin që të mirej vesh me kombin t'ënë, po prapë nuk vuni të

gjithë vullnetin e mirë e nuk mori të gjitha masat e nevojëshme për të

paqësuar e për të kënaqur Shqipëtarët.

Në këtë e sipër krisi lufta me të katrë Mbretëriët e Balkanit, të cilat kërkonin përmirësime e të drejta për vllezërit e 'tyne një kombi e një bese.

Ma vonë e harruan qëllimin e parë, e paa që lufta u vajti mbarë, u muarën vesh për copëtimin e ndarjen e Mbretëriës e pra edhe të Shqipëniës. Shqipëtarët, të cilët kishin marrë pjesë në luftë ma fort se si ushtarë, si të zotët e vendit për të shpëtuar vehten e tyne, kur e paan se ushtria e Turqiës u-munt e se Mbretëria nuk munt të qëndronte ma, vrapuan të mirnin masat që koha kërkonte. Ne këtë qëllim Z. e 'tij Ismail Kemal Beu u-nis nga Stambolli e, pas që u-muar vesh edhe me Shqipëtarët e Bukureshtit, u-nis e vajti për në Vjenë ku nisi marëveshjet e tija me ato Mbretërië te mëdha që kanë interesa ma të gjalla në punët e Ballkanit.

Pas që nukë mbetej ma as ndonjë shpresë për t' a shpëtuar Shqipëriën me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipëriës nga Turqia. Këtë mendim e këtë qëllim vuni përpara Z. Ismail Kemal Beu; mendim e qëllim të cilët u-pranuan me sympathië nga të gjith Qeverriët e mëdha e sidomos nga Austria e nga Italia; vetëm Rusia munt të mbahet pakë si e ftohtë nga shkaku i Sllavëvet, por edhe ajo nuk e mohon Shqipëriën e Kombin Shqipëtar. Për të mbaruar këtë qellim Z. e tij ftoi të gjithë Shqipëtarët tëmbli- dheshin në Vlonë e sot asht i gëzuar që thirrja e tij nuk vajti më kot, po nga të gjithë anët e Shqipëriës u-dërguan delegatë, që të mendoheshin e të përkujdeseshin s'bashkut për shpëtimin e Atdheut.

Pas Z. Ismail Kemal Beut masat ma të parat e ma të nevojshmet që duhet të marrë sot kombi shqipëtar, janë këto: Të bahet Shqipëria më vehte nën një Qeverrië të përkohëshme; të sgjidhet një Pleqësië per ndihmë e kontroll të Qeverriës; të dërgohet një komision n' Evropë për të mprojtun çashtjen shqipëtare përpara Mbretëriëvet të mbëdha.

Të gjithë delegatët me një za i pëlqyen fjalët e Z. tij. Ismail Kemal Beut edhe vendosën që: Shqipënia të bahet që sot më vehte e lirë e e mosvarme nën një qeverrië të përkohëshme.

Të përplasuna duarsh të panumëruara e të papushim e pritën këtë

vendim; Mbledhja u-dërgua për të nesërmen e delegatët dualën jashtë të përshëndetin Flamurin që u-ngritë në orën 5 1/2 pas dreke.

Kryetar i Qeverriës së përhohëshmë u-sgjoth Z. e tij Ismail Kemal Beu e nënkryetar Z. e tij Dom Nikoll Kaçorri. (423) (Nxjerrë nga gazeta "Përlindja e Shqypniës", organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, V.II, Nr.4)

FOTOGRAFIA

Romë, 28 Nanduer 1912:

Agencija "Stefani" merr ket telegram nga Vlona:

Delegetent shqyptarë të mbledhun në nji shpi këtu nen kryesin e Ismajl Qemalit, deklaruen sot autonomin e Shqypnis. Flamuri sbqyptar u ngrit sot në mes të gzimit të pergjithshem të popullit, i cilli mbushi rrugat, dhe bani manifestacjone të mdha perpara korculladeve t' Austris e t' Italis,

Romë, 28-11-1912 Agencija Stefani:

Mbasi u shpall vetëqeverimi i Shqypnis, delegetent e mbledhjes zgodhen nji qeveri të perkohshme: Kryetar Ismajl Qemali, nenkryetar Dom Nikoll Kaçorri, prift nga Durrsi, e sekretar Luigj Gurakuqi. Mbi konakun e Vlonës edhe mbi të gjitha shpijat qeveritare asht ngritë Flamuri Shqyptar. (424)

***

Mbasi u muer lajmi se serbt hine në Durrës e n'Elbasan, ku ishte shpall autonomija, Ismajl Qemali telegrafoj nder kta gjytete qi mos t'i kundershtohet ushtris serbe. Shqypnija tash njehet vend i paanshem, i cilli do të mprohet sikuer tjera kombe të Ballkanit

Vjenë 28 nanduer 1912.

Në Ministri të punve të jashtme të Vjenës u muer nji thirrje nga Kryetari i Qeveris së perkohshme shqyptare, Ismajl Qemalit qi thotë:

Mbledhja kombëtare e perbame prej delegetensh shqyptarë nga të gjitha viset e Shqypnis, pa ndryshim feje, mbledhë sot në Vlonë, deklaroj vetëqerimin, e Shqypnis edhe trajtoj nji qeveri të perkohslune e cilla u ngarkue qi të mprojë të drejtat e keniet e kombit shqyptar e të lirojë vendin nga të push-

tuemt e ushtrive të mbretnive kufijare. Mbassi Ju lajmoj kto të siperme Z.s'Uej, kam nderen t'i lutem qeveris së L.M.T. Perandorit e Mbretit t'a njohë ket ndryshim në jeten politike të kombit shqyptar, qi hin në rreth të kombeve t'Europës, midis të cillve aj asht më i vjetri edhe gjurmon vetem nji qellim: Të rrnojë në pagji (paqe) me të gjitha mbretnit e Ballkanit edhe të bahet baras me ato. Mbësoj se qeverija e L. M. T. Perandorit e Mbretit, si edhe të tanë bota e gjytetnueme do t'a presin. me gzim Kombin Shqiptar, edhe do t'a mprojnë nga çdo gjë qi i tremb kombesin e tij edhe do të jenë kundra

coptimit të Shqypnis.

Nji të till thirrje i ka dergue edhe Ministrit të punve të jashtme t'Italis, di San Giuliano.

MBLEDHJA E DYTË më 17/30 Vjeshtë e tretë 1912.

Mbledhja u hap në orën 3 1/2 pas dreke. Nga delegatet mëngojnë Z. Z Ferid Be Vokopola, Murad Be Toptani e Gaq Tutullani. Si delegatë të ri erdhën Z.Z.Mehmed Pashë Dërhalla, Isa Be Boletini, Aidin Be Draga,

Dervish Be Ipeku nga Kosova; Sami Be Vrioni nga Berati; Dervish Be Elbasani e Mahmut Efendiu Kaziu nga Peqinij e me telegramë u-emënue Ismail Beu nga Gramshi e nga Tomorrica.

Si u këndua e u pëlqye proçesverbali i mbledhjes së përparshme, shkronjësi Z. Gurakuqi kërkoi që të mos nenshkruhet ditë për ditë po të lihen të gjitha për në funt; në këtë mënyrë edhe delegatët e ri që erdhën e ata që do të vinë përpara se të mbarohet kuvendi do të munt të shënojnë emnin e tyne nën këto shkresa të përkujtimshme. Të gjithë delegatët e pëlqyen e e pranuan mendimin e Z. Gurakuqi. (425 )

Z. Azis Efendiu kërkoi që Z. Mexi të njihej si delegatë i Tepelenës e z. Lef Nosi kërkoi që të njihej si delegatë i Dibrës Z. Sherif Efendiu. Mbledhja i pëlqen me plotësiën e zanavet që të dy.

Z. Dervish Beu pyeti kryetarin e qeverriës së përkohëshme se sa do të jetë numri i ministravet e Z. Ismail Kemal Beu tha se hë për hë munt t'emnohen vetëm këta:

1) ministri i punëvet të jashtme;

2) ministri i punëvet të mbrendshme;

3) ministri i ushtëriës e i siguriës së përbotëshme;

4) ministri i kursimit;

5) ministri i drejtësiës;

6) ministri i mësimit e i punëvet të përbotëshme.

U-vendos që sgjedhja e ministrave ti lihet në dorë Z. Kryetarit e që ministeri të mos munt të rrëzohet gjer sa të mos mblidhet kuvendi tjater i përgjithshëm për të themeluar qeverriën e reë.

Shkronjësi Z. Gurakuqi kërkoi që të hypet në pikën e dytë të

programës, do-me-thenë, të vihet në bisedim çeshtja e zgjedhjes së Pleqësiës e numuri i këshillëtarëvet.

Mbi këtë Z. e tij Ismail Kemal Beu proponoj që numuri i pjesëtarëvet të Pleqësiës të jetë prej dymbëdhjetë vetash.

Pastaj, duke qenë që ay, si kryetar i Qeverriës së perkohëshme nukë mund të mbetet edhe si kryetar i kuvendit, kërkoj që të sgjidhet një kryetar tjatër. Z. Gurakuqi proponoj për kryetar Z. Myfti Vehbi Efendinë. Midhat Be Frashëri kërkoj që sgjedhja e kryetarit e e nenëkryetarit të bëhen me zana. Me plotësiën e zanavet u-zgjodhën Z. Z. Myfti Vehbi si kryetar e Z. Lef Nosi si nënkryetar.

U hap fjala mbi numurin e pjesëtarëvet të Pleqësiës. Ca delegatë thanë që të pëlqehet fjala e kryetarit për numurin e dymbëdhjetë, ca thanë që pjesëtarët të jenë tetëmbëdhjetë e ca të tjerë që të mbeten si Pleqësië të gjithë delegatët.

U vendos që të vihet në votim numri i pjesëtarve të Pleqësiës e i u dha urdhën shkronjësit të këndojnë emnat e delegatëvet për votimin e hapët. Shkronjësi Z. Gurakuqi vuni re se duke votuar pas delegatvet e jo pas kazavet po shtohet kundrë vendimit të përparëshme; po nukë u ndëgjua e votimi vajti përpara.

Për të gjithë votuan 4 vetë; për numurin 18 votuan 27 delegatë e për numurin 12 votuan 16 vetë. Mbeti pra që numuri i piesëtarëve të jetë tetëmbëdhjetë.

Z. kryetari i kuvendit tha që neser mbledhja të hapet në orën 1, pas dreke, e Z. Qurakuqi proponoi që radha e punëvet të jetë kjo

1) Formim i Ministerit

2) Sgjedhja e Pleqësiës

3) Sgjedhja e delegatëvet për në Evropë. (426)

MBLEDHJA E TRETË më 8 /1/11 1912 I)

Mbledhja u-hap në orën 2 pas dreke nën kryesiën e kryetarit Myfti Vehbi Efendiut. Mëngojnë delegatët Ferid Be Vokopola, Z. Nebi Sefa e Z. Gaq Tutelani.

Shkronjësi Z. Gurakuqi këndoj procesverbalin e mbledhjes të perparëshme që u-pëlqye, pastaj luti të flasin me radhë pse ndryshe shkronjësit nukë munt të bëjnë detyrën e tyne.

Kërkoj edhe dy shkronjës të tjerë për ndihmë, e u zgjothnë Z. Z. Mustafa Kruja e D. Berati.

- Kryetari i qeveriës mori fjalën mbi proceverbalin e vuni re se votimi mbi numurin e pjesëtarëvet të Pleqësiës u-bë kundre regullës pas që ishte venduar që zanat të jipen per ç'do kaza pa vënë re numurin e delegatëve.

Z. Midhat Be Frashëri tha se, paasi votimi, u-bë pa ndonjë kundrështim, do-me-thënë se u-rrëzua vetvetiu vendimi i përparëshmë.

Shkronjësi Z. Gurakuqi u-përgjeq se ai si delegat, u kundërshtua duke thënë se votimi u-ba kundër rregullës.

Z. Ismail Kemal Beu shtoj se, pas që nuk u-pëlqye numuri dymëdhjetë për pjesëtaret e Pleqësiës, munt të thohet se lindi një kundrështim në mest të Qeverriës e të kuvendit.

Shumë delegatë muarën fjalën e shumë bisedime u-ban mbi këtë ceshtje; ma në funt si nga ana e Qeverriës si nga ana e kuvendit u-pëlqye mendimi i Z. Gurakuqit i

cili tha se nuk munt të flitet për kundërshtim a mosbesim ndaj Qeverriës, pasi që ndryshimi nuk ngjan mbi programmën e Qeveriës po mbi një çashtje pa rëndësië themelore.

Z. Ismail Kemal Beu kerkoj që formimi i Ministerit të mbetej gjersa të vinin edhe delegatët e tjerë.

Z. Aidin Be Draga kerkoi që edhe e Pleqësiës të mbetej për pastaj.

U-vendos që sgjedhjet të mos bahen gjer sa të mos vijnë delegatët e Janinës, të Gjinokastrës, të Çamëriës e të Tepelenës.

U-vendos edhe që njerezit që do të dërgohen si komision n'Europë, t'i sgjedhë Ministeri.

MBLEDHJA E KATËRT me 20/3-11 1912

Mbledhja u-hap në orën 2 p.m. nën kryesinë e Myfti Vehdi Efendiut. Këndohet radhna e delegateve dhe gjendet se mungojnë Z. Z. Bedri Bej Ipeku, Ferid Bej Lushnja dhe Nabi Ef. Lushnja. Mëngon dhe Zotënia Jahja Dursi, po Z. e tij mori leje nga kryetari për këtë mungim.


I) Datat e mbledhjevet po i shkruejmë si janë, megjithse shihet kjartë gabimi. Tue fillue prej kësaj dite do t' ishin: 1, 3, 4, 6, 7, Xll-1912. (427)

Këndohet një telegrammë nga Kavaja, ku thotë se Kavajasit kanë sgjedhur për delegat Z. Abdi Bej Toptanë. Një telegrammë nga Tepelena thotë se, me qënë që Sheh Maksuti dhe Sami Beu janë të sëmurë, s'mundin të vijnë ndë kuvent si delegatë, prandaj në vent të atyre quajmë delegatë

z. Myfit Bej Gjirokastrën dhe Z. Fehim Efen, Kryetar i Kllubit të Janinës z. Z. Kristo Meksi dhe Aristith Ruçin. Sot ardhën delegatët të Gjinokastrës, emërat e të cilëvet janë këto: Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopullo, Rysen Ef. Gjinokastra edhe Veli Bej Klisura.

Z. Myfit Bej Gjinokastra kërkon fjalën e thotë se, me qenë qe telegrafi me Çameriën s'punon, është mirë të quhen, prej kuvendit, si delegatë të kësaj krahine.

Proponimi i Z. së tij pranohet me tërësinë të zanave,

kështu pra bëhen delegatë të Çamëriës, Z. Veli Gërra Reshadia, Vesol (Jakup Vesel) Margëllëçi, Azis Tahir Ajdonati edhe Z. Rexhep Demi nga Filati,

Z. Kryetar i mbledhjes proponon për delegat të Ipekut Z. Qerim Beg. Duke kënduar letrën e Z. Jahja Ef. Dursit, i cili shkruan se le si ndëkëmbës Z. Abdi Benë, miren ndë bisedim çashtja ndë ka apo s'ka të drejtë delegati që të lerë ndëkembës. Vendoset se këtë të drejtë munt t'a ketë delegati vetëm ahera kur shkruan asisoj ndë letrat e delegatit. Letrat e z. Jahja Durësit s'i apin një të këtillë të drejtë prandaj kërkim i Z. së tij s'mori funt.

Kryetar i Qeverriës së hëpërhërshme ngrihet dhe tregon konditat që duhet t'i mbushnjë ministria që të kënaqë Evropën më një anë dhe Stambollë me tjatrën anë: duhen të jenë emra të njohura ndë Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Pos kësaj Z. e tij qiti përpara një listë si projekt. Ndë ketë listë figurojnë këto emëra: Z. Z. Mehmet Pashë Tetova, Myfit Be Gjinokastra,

Azis Pasha, Vehbi Efendi, Abdi Be Toptani, Midhat Be Frashëri.

Z.Dud Karbunara ngrihet kundër faktit që ndë këtë listë s'gjendet as një i krishterë. Në këtë mënyrë flasin edhe Z. Z. Pandeli Cali, D. Beratti edhe Qemal Be Elbasani. Lista s'votohet dhe mbetet që të mbarohet kjo punë të nesërmen. Mbledhja mbyllet në oren 6 p. m.

MBLEDHJA E PESTË më 21/4/11, 1912

Mbledhja hapet më 2 p. m. nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiut. Nga 63 kongresarë mungojnë 6 veta: Z. Z. Ferid Be Lushnja, Dervish Be Ipeku, Jahja Ef. Durësi, Jan Papadhopulli, Nebi Ef. Lushnja edhe Toq Tutullani.

Lajmërohet se Delvina sgjodhi si delegat Z. Mehmet Ali Pashën; po sepse ky Zotnië s'munt të vijë nga shkaku i shendetit, kuvëndi pranon si delegat të birin e Z. së tij Avni Benë.

Z. Kryetar këndon urdhërin e ditës:

1) të sgjedhunin e ministravet,

2) të sgjedhunit e Pleqësiës.

Zotënia e tij Ismail Beu shtron përpara kuvendit nji mënyrë të re për sgjedhjen e ministrave. Fuqiën që e kam unë në ketë çeshtje j'a le kuvendit, thotë Z. e tij. Kuvendi le të sgjedhë tetë veta, jo shtatë siç kishim thenë, që të jenë katër të krishterë e katër muslumanë. I lutet kuvendit t'a pranojë ketë mënyrë, të mos meret me fjalë shumë, po t' a mbarojë ketë punë një çast e më shpejt.

Disa delegatë flasin kundër këti proponimi dhe kerkojnë që prap kryeministrit t'i mbetet këjo barrë. Me gjithë që më të shumit të folësve ngrihen kundër kësajë mënyre, më së fundi mbetet që t'i sgjedhë kuvendi ministrit.

Votuan 5 veta:

Z. Z. L. Gurakuqi fitoj 54 vota,

Myfid Be Gjinokastra 52,

Mehmet Pashë Tetova 42,

Abdi Be Toptani 34,

Midhat Be Frashëri 35,

Pandel Cali 22,

Pjetër Poga dhe K. Meksi nga 21,

Lef Nosi 20,

Sami Be Vrion 15,

Myfti Vehbi Efendiu edhe Dud Karbunara nga 14,

Murat Be Toptani 13,

Ekrem Be Vlora 10,

Jan Papadhopulla 8 dhe

Ilias Be Vrioni 7, fundi

D. Zografi 6.

Nga këta Zotërinj prokllamohen të sgjedhur pesë veta, të parët që kanë një numura votash më të madh se gjysma, domethënë ata që kanë permi 28.

Fitojnë, pra, në këtë votim vetëm:

Z. Z. Myfid Beu

Mehmet Pashë,

Abdi Beu edhe

Midhat Beu.

Të dymbdhjetë emërat që vazhdojnë pas ketyre, duke mos pasur numurin votash të domosdoshmë, viren persëri ndë votim.

Ndë këtë të dytin votim zërat u-ndahnë kësisoj:

Z. Z. P. Poga fitoj 40 zëra,

Pandel Cali 39,

Lef Nosi 37

K. Meksi 19,

Dud Karbunara 16,

Eqrem Beu 2,

Myfti Vehbi Ef. dhe D. Zografi nga 1.

Quhen të sgjedhur tre të parët që fituan më shumë se gjysmën të votave (28).

Përpara se të fillohet votimi për të zgjedhur këshillonjësit, z. D. Beratti, i lutet kuvendit që të mbarohet kjo sgjedhje me një votim domethanë, të quhen të zgjedhun ata që dotë kenë vota më shumë. Propanim i z. së ti pranohet dhe, sakaq, nis votimi. Zërat u-ndahnë ndë ketë mënyrë:

z. z. Ilias Be Vrioni pat 55 zëra,

Sami B. Vrioni 54,

Dud Karbunara 48,

Mustafa Asim Kruja 42,

Murat Be Toptani 42,

Eqrem Bei Vlora 40,

Myfti Vehbi Ef. dhe K. Meksi nga 39,

D. Berati 38,

D. Zografi dhe Bedri Be Ipeku nga 35,

Sali Gjuka 35,

Veli Be Klisura dhe Hairedin Be Cakrani nga 32,

Xhelal Be Skrapari dhe Shefqet Dajiu nga 30,

Dervish Be Elbasani 29, dhe fundi,

Aidin Be Draga me 27.

Midis atyre që s'muar dot aqë zëra sa duheshin që të sgjidhen, po gjithë që patnë më shumë se 10, janë:

Z. Z. Veli Ef. Gjinokastra dhe Zenel Be Peja nja 24,

Rexhep Be Peja, Isa Boletini dhe Azis Ef. Gjinokastra patnë nga 23,

Zihni Ef. Vlora 21,

Jan Minga 20,

Qemal Be Elbasani 19,

Aristith Ruci e Th. Floqi 14,

Qazim Kokoshi, Jan Papadhopullos nga 13,

Qerim Be Ipeku dhe Riza Be Jakova nga 11.

Njëmbëdhjetë delegatë të tjerë fituan që më 10 zëra e më poshtë.

MBLEDHJA e GJASHTË 23/6/11, 1912

Mbledhja hapet në orën 2 p. m. nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiut.

Nga delegatët mungojnë Z. Z. Azis Gjinokastra, Abdi Be Tirana, Aristith Ruci, Jan Papadhpullo, D. Zografi, D. Mborja, Dervish Be Ipeku, Ferid Be Vokopola, L. Gurakuqi, Jahja Durësi, Isa Be Boletini, Don N. Kaçori, Lef Nosi, Myfid Be Gjinokastra, Midhat Be Frashri, Mehmet Pashë Tetova, Nebi Sefa, Pandel Cali, P. Poga, Qazim Kokoshi, Qerim Be Ipeku, Spiro Ilo, Taq Tutulani,T. Floqi, Zihni Efendi edhe Zenel Be Ipeku.

Z. Shkronjës Shefqet Daiu, hapi fjalën duke i kërkuar mbledhjes t'i

sgjedhë ata njerës që duhet t'a mprojnë çeshtjen shqipëtare përpara Evropës.

Pergjigjet Z. Kryetar i Qeverisë, dhe thotë se kjo punë ka mbetur ndë

barrë të Qeverisë, e cila punon pa reshtur për me i dhënë një funt të dobishëm dhe të shkelqyeshëm. Vendoset që Qeverria të këtë liri të plotë ndë këtë çeshtje.

Z. Ismail Beu thotë se Qeverria e hëpërhëshme ka ndër ment të japë

një fjale për gjithë të dënuarit që gjënden ndëpër burgjet të Shqipërisë,

passi të miret vesht nga auktoritë të gjith krahinavet sbqipëtare.

Kongresi e pëlqen këtë mendim dhe i lutet kryetarit t'a zbatojë.

Z. Mustafa Asim Kruja pyet: Si do të mbushet sërish numuri i pleqve

ahere kur plotësia do të prishet me ndonjë farë mënyre?

Pergjigjet Z. Shkronjës, D. Beratti, duke thenë se, ndë vëndet të lira të keshillës duhet të viren ata që do të ishin ahere kur të mos gjendeshe fare ay që u sgjodh prej kongresit, domethënë ay që vjen pas ati që u sgjoth me vota më të pakëta nga të tjerët.

Vendoset ky proponim me terësinë të zërave. Fjala mbyllet duke u

vendosur, që, me qënë se Qeverria tashi zuri një veprim të rregullëshëm, kongresi të mbajë edhe dy dit. (430)

MBLEDHJA E SHTATË 24 /7/11, 1912

Mbledhja hapet në orën 2 p. m. nën kryesin të Myfti Vehbi Efendiut.

Nga delegatët mungojnë Z. Z. Thanaq Floqi, Isa Be Boletini, Riza Be Gjakova, Zenel Be Ipeku, Qerim Be Ipeku, Ferid Be Vokopola, Azis Gjinokastra, Nebi Sefa dhe Taq Tutulani.

Lajmerohet të ardhurit e delegatëve të Ohrit, Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Bloshmi

dhe Mustafa Efendiu edhe nga Mati Z. Z. Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai.

Nga këta zotërinj edhe s'kanë ardhur ndë mbledhje Z. Dervish Hima e Haidar Bloshmi. Z. Meksi hap fjalën duke i kërkuar kryetarit t'a mbyllë kongresin dhe, për së dyti, t'a çquajë barrën dhe emërin të delegateve.

"Quhemi deputatë, këshillonjës, senatorë?

Formojnë këta 18 veta një «Senat» Conseille d' Etat a tjatër gjë?

Kështu thotë Z. Sami Vrioni, Z. Murad Be To-

ptani flet gjith ne këtë mënyrë.

Z. Kryetari i Qeverriës së hëpërhëshme u përgjigjet gjith ketyre zotënive duke u-thënë se këto sende që do Z. Meksi të vëndosen sot, kanë marë funt që ditën e sgjedhjes të Pleqësisë.

Qe ahere u tha se kjo Pleqësii, por si "Mandatareja", ndëkëmbësja e kuvendit, do të bashkëpunojë me Qeve-

rrinë të hëpërhëshme do t'a kontrollojë dhe t'a këshillojë kur të jetë nevojë.

Ndë këtë mënyrë flasin edhe Z.Z. Gurakuqi, Kaçori dhe Shefqet Daiu.

z. Mustafa Kruja çel një çeshtje, e cila rrjeth prej së parës, kan të drejtë këshillonjësit, thotë Z. e 'ti, ahere kur s'u pëlqen ndonjë send ndë punë të ministrit, t'i kërkojë hesap dhe, po të mos dëgjohen t'i a marin ati ministri fuqinë?'

Z. kryetar i Qeverisë, flet kundër keti mendimi, dhe duke thenë se këto fjalë sikur diftojnë se kuvendi s'ka besim të plotë te Qeveria, ve "çeshtjen e besimit:"ka apo jo kuvendi besim të plotë ndë veprimet e Qeverisë? të gjith përgjegjën po!

Vendoset pra, se Pleqësia, sot për sot s'munt të punojë pas nji program-hollësirash, sepse një program i tillë s'munt të bëhët se s'munt të dimë ç'na sjell dit' e nesërme.

Vendoset se Pleqesia s'ka të drejtë të rëzojë një ministër.

z. K. Meksi, i pa kenaqur me këto vendime s' munt të punoj pa program dhe i kërkon kuvëndit t'i pranojë lenjën.

z. Kryetar i Qeverisë, i lutet Z. Meksi t'a marë prapë lenjen dhe kuvendit të mos i a pranojë kërkesën. K. K. FUNDI (431)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks