SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

LETRA E DELEGACIONIT SHQIPTAR DREJTUAR KRYEMINISTRIT FRANCEZ: 'SHQIPËRIA NUK MUND TË PRANOJË CËNIMIN E PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT TË SAJ' (LE PETIT PARISIEN, 1920)

Francë, 29 Nëntor 2017: Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të hënën e 19 janarit 1920, në faqen n°3, letrën e delegacionit shqiptar drejtuar asokohe kryetarit të qeverisë franceze, Georges Clemenceau, ku bie në sy pakënaqësia ndaj propozimit të copëtimit të territoreve shqiptare nga Fuqitë e Mëdha.



Georges Clemenceau (1841 - 1929)


Cilat kanë qenë argumentat e parashtruara nga delegatët shqiptarë lidhur me këtë çështje ? Në vijim, do të gjeni letrën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Delegacioni shqiptar, duke kërkuar të dëgjohet nga Këshilli i Lartë, i dërgoi Z. Clemenceau letrën e mëposhtme :

“Sipas disa komunikimeve, Fuqitë Aleate, për të arritur një kompromis mbi mosmarrëveshjen midis italianëve dhe jugosllavëve, do t’u lejojnë atyre zgjerimin e autoritetit mbi Shqipërinë Veriore deri në Drin.

Delegacioni shqiptar beson se e ka për detyrë të shprehë pikëllimin e thellë për vendimet që përputhen me parimin e kombësive ose të drejtën e popujve për vetëvendosje. Një popull i tërë, pas masave të tilla, ndahet dhe përdoret si monedhë shkëmbimi.

Shqipëria, e krijuar si shtet i pavarur në vitin 1913, neutral dhe i garantuar, e ka fituar tashmë këtë të drejtë dhe nuk mund të pranojë cënimin e pavarësisë dhe integritetit të saj pa protestuar. Italia nuk ka asnjë të drejtë tjetër legjitime në Vlorë dhe në brendësinë e saj, ashtu si forca e saj joproporcionale kundrejt Shqipërisë së vogël dhe të dobët; Greqia, ashtu si dhe Jugosllavia nuk kanë asnjë të drejtë mbi pjesët e tjera të territorit shqiptar.

Dhënia e mandatit mbi Shqipërinë, Italisë, apo ndonjë fuqie tjetër, është në kundërshtim me dispozitën e nenit 22 të Traktatit të Versajës. Ndërhyrja e fqinjëve të interesuar në punët shqiptare, do të ndikojë në pavarësinë e saj dhe është e sigurtë se ajo do të shkaktojë trazira në Ballkan.”



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


.........................................................................................


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks