SHKRIMI
e hënë, 19 shkurt 2018

SHERADIN BERISHA: GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU DHE BESËLIDHJA ARBËRORE E LEZHËS (2 MARS 1444)

Pashtriku.org, 28 janar 2018: (Në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut) - Më 2 mars 2018 bëhen 574 vjet, nga koha kur në Katedralen e Kishës së Shën Kollit në Lezhë, në Lissusin e lashtë antik të shek.IV, (aty ku sot është ngritur një memorial i vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut), u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe u krijua Besëlidhja Arbërore, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, gjatë periudhës së mesjetës. Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, (menjëherë pas kthimit në Krujë, në 28 nëntor 1443), për herë të parë në historinë e mesjetës arbërore mblodhi në një Kuvend të gjitha principatat arbërore, me qëllim të Bashkimit, për përballimin e sulmeve pushtuese osmane në tokat e arbërit.

***

Kryengritja e përgjithshme e vitit 1443, (që mori përmasa çliruese me kthimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot - Skëndereut në Krujë - më 28 Nëntor 1443), dhe ngritja e Flamurit tonë Kombëtar në këtë qytet (përpara krutanëve), ishin fitoret më të mëdha historike që duheshin mbrojtur me çdo çmim. Zhvillimet e deriatëhershme luftarake - në arealin e Arbërit dhe më gjerë në Ballkan, ishin treguesit e qartë se, Perandorisë Osmane (fuqisë më të madhe ushtarake të kohës), nuk mund t`i bëhej ballë pa kapërcyer copëtimin e vendit në një varg feudesh të pavarura dhe pa krijuar një bazë të fortë organizative e të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte fuqinë mendore - njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit.



Për zgjidhjen e këtyre pengesave, si hap të parë e të rëndësishëm Gjergj Kastriot Skënderbeu mori nismën për mbajtjen e një kuvendi gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë krerët e principatave të pavarura që sundonin gjithandej vendit arbëror. Për këtë qëllim, ai fillimisht zhvilloi takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një Kuvend i Besëlidhjes arbërore.

***

Lezha kishte një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit, për faktin sepse ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe për më tepër ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut si dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara arbërore, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Prandaj, jo rastësisht Kuvendi i Besëlidhjes u mbajt në qytetin e Lezhës - më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot - Skënderbeut.

Në këtë Kuvend morën pjesë:

- Gjergj Kastrioti - Skënderbeu,

- Gjergj Arianiti,

- Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin),

- Gjergj Stres Balsha,

- Nikollë e Pal Dukagjini,

- Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon),

- Lekë Zaharia,

- Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje),

Zahari Gropa,

- Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, -- Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.

Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princërve arbërorë (shqiptarë), në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut, përbënte idenë më madhore historike të tij, dhe ky Unitet si i tillë ishte shembull i veçantë se, si bëhet bashkimi i principatave të vogla e të copëtuar feudale, gjë që nuk ishte realizuar as në vendet më të mëdha të Evropës. (Shembuj të tillë kanë ndodhur më vonë: Gjermania u bashkua gjatë shekullit të XIX në kohën e Bismarkut, ashtu sikurse edhe Italia është bashkuar në shekullin e XIX në epokën e Garibaldit)



***

Gjergj Kastriot Skënderbeu në Kuvend, mbajti fjalën kryesore dhe aty u ndalë veçanërsisht në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të të gjitha princërve dhe fisnikëve tjerë arberorë (shqiptarë). Në vijim, pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të BESËS arbërore.

Me këtë rast Kuvendi u institucionalizua si forumi më i lartë vendimmarrës i princërve e fisnikëve arbërorë, duke sublimuar formën e një besëlidhjeje politike, që u njoht në histori me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës.

Në Kuvend, u vendos krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe për udhëheqës të Besëlidhjes dhe Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë arbërore, unanimisht u zgjodh Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Që prej këtij bashkimi, Gjergj Kastriot Skënderbeu rriti rezistencën e ushtrisë së Arbërit, dhe për 25 vjet rresht drejtoi luftën çlirimtare kundër sundimit osman.

Si përfundim

Kuvendi i Lezhës dhe shembulli heroik i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ishin dhe mbetën burim frymëzimi për të gjithë brezat e ardhshëm…



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks