SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

XHELAL ZEJNELI: BALLKANI - PROJEKTET EKSPANSIONISTE SERBE, GREKE DHE BULLGARE

Shkup, 14 shkurt 2018: Që nga Kongresi i Berlinit (1878) e këndej, Serbia, Greqia dhe Bullgaria kishin synime hegjemoniste dhe ekspansioniste. Serbia synonte të realizojë Naçertanien (Projektin) e ministrit serb të Punëve të Brendshme - Ilija Garashanin (1812-1874). Në të ishin vënë bazat e politikës serbomadhe. Qëllimi ishte rimëkëmbja e perandorisë mesjetare të Car Dushanit (Stefan Dushani, rreth 1308-1355). Kufijtë e Serbisë së re duhet të zgjerohen në të gjitha rajonet ku jetojnë serbët dhe këta kufij, sipas reformatorit gjuhësor serb Vuk S. Karaxhiqit (1787-1864), janë kufijtë e gjuhës serbe. Me fjalë të tjera, aty ku flitet serbishtja, aty është Serbi. Ky bëri përkufizimin e ri gjuhësor të serbizimit. Sipas tij, maqedonasit e Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit dhe të Tetovës flasin serbisht. Më 1852, shtypi i Beogradit shkruante se në Shkup dhe rrethinë, flitet serbishtja e pastër. Sikundër shihet, uniteti fetar nuk ishte më mjet i mjaftueshëm për ta zbatuar serbizimin, ndaj u plotësua me teoritë linguistike. Sipas serbëve, malazeztë, myslimanët e Bosnjës dhe kroatët flasin serbisht dhe bazuar në teoritë linguistike të përcaktimit të kombësisë, ata janë serbë me tre besime: malazeztë janë serbë të besimit ortodoks, myslimanët e Bosnjës janë serbë të fesë islame, ndërsa kroatët janë serbë të fesë katolike. Teoritë e tilla – linguistike - të përkufizimit të kombësisë, ishin mjet i parapëlqyer edhe i bullgarëve.

Nga fundi i shekullit XVIII, qarqet shoviniste greke hartuan platformë politike që synonte krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara me popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, sllavo-maqedonas, bullgarë etj.). Megali idea (Ideja e madhe) u ngrit në shkallën e një platforme politike shtetërore, kur kryeministri grek Jan Koleti (Ioannis Koletis) e shpalli atë në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1944), si themel të ekzistencës politike të Greqisë. Në fillim të shekullit XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin Megali idenë në Shqipëri, duke shpallur pretendimet e tyre mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir, d.m.th. synimet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë edhe krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës, madje të shtriheshin deri te lumi Shkumbin.

Bullgari të madhe synonin edhe bullgarët. Këtë donin ta realizonin nëpërmjet Traktatit të Shën-Stefanit të nënshkruar më 3 mars 1878 në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) midis Turqisë dhe Rusisë, pas luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Me këtë traktat famëkeq për kombin shqiptar, pjesë të gjera të trojeve shqiptare iu dhanë Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Populli shqiptar i kundërshtoi me forcë vendimet e traktatit të sipërthënë, gjë që çoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878).

Në kohën kur serbët, grekët dhe bullgarët i hartonin projektet e tyre kombëtare për të krijuar shtete të mëdha, shqiptarët që ishin nën sundimin e egër të Perandorisë Osmane dhe në shërbim të saj, hartuan një abetare prej tetë faqesh (Ëvetari, 1844 i Naum Veqilharxhit).

Ëndrrat serbe, greke dhe bullgare për të krijuar shtete të mëdha, e shndërruan Ballkanin në fuçi baruti.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks