SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

SALI KABASHI: DEMARKACIONI NGA KËNDVËSHTRIMI HISTORIK! (MALI I ZI I LLASTUARI I EVROPËS)

Prishtinë, 27 shkurt 2018: Pas Traktatit të Shën Stefanit (03 mars 1878) dhe Kongresit të Berlinit (13 qershor 1878), Fuqitë e Mëdha e detyruan Perandorinë Osmane që të ia lëshonte Malit të Zi - Plavën dhe Gucinë, por këtë assesi nuk do e lejonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila dërgoi forcat e veta ushtarake dhe i mbrojti heroikisht këto treva shqiptare nga pushtimi malazez.

Pas kësaj përpjekje të dëshpëruar, Krali malazias Nikolla, u ankua tek fuqitë e mëdha, se Perandoria Osmane nuk po ia lëshonte tokat të cilat sipas marrëveshjes do të duhej të ia jepte Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha menduan për një opsion tjetër për Malin e Zi, ato vendosën që malazezëve t'u jepeshin Hoti dhe Gruda, të cilat ishin të banuara me shqiptarë të besimit Ortodoks dhe si të tillë mendimi ishte se ata nuk do të refuzonin pushtetin e një mbreti Ortodoks siç ishte Nikolla i Malit të Zi. Por kështu nuk menduan edhe shqiptarët, me hyrjen e malazezëve në këto dy treva shqiptare, ata hasen në rezistencë shumë të ashpër nga vendasit shqiptar dhe forcat e Lidhjes së Prizrenit, të cilët e zmbrapsën ushtrinë malazeze!

Kjo bëri që Mali i Zi edhe një herë të detyrohet të kërkoj ndihmën e Fuqive të Mëdha duke u ankuar sërish se Perandoria Osmane nuk ishte gjithaq e interesuar që të ia lëshonte Malit të Zi ato pjesë që i jepeshin nga marrëveshja! Duke parë gjendjen e krijuar, Fuqitë e Mëdha, gjithsesi kishin vendosur që Malit të Zi ti jepnin një copë toke nga pjesa e shqiptarëve, tashmë ato vendosen që të ia jepnin Ulqinin dhe kështu ti plotësonin apetitet e Nikollës. Pasi që ushtria e Perandorisë Osmane u detyrua të largohej nga Ulqini dhe të hiqte dorë nga mbrojtja e tij, menjëherë në qytet u futën forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit, të cilat ishin të vendosura për mbrojtjen e qytetit historik. Forcat malazeze e kishin të pamundur hyrjen në Ulqin, sa sulme që bënin, ushtria e Lidhjes së Prizrenit i kthente mbrapa, por një gjë të tillë shqiptarët nuk mundën ta bëjnë edhe me Flotën detare të Britanisë së Madhe, e cila filloj bombardimin e forcave shqiptare në Ulqin me ç’rast edhe i shpartalloi duke bërë kështu që malazezët të futen në Ulqin pa asnjë pengesë të vetme.



Kështu ndodhi plotësimi i dëshirës së Malit të Zi që të kishte me doemos një copë tokë shqiptare brenda kufijve të vet.

***

Një gjë e ngjashme po ndodhë edhe sot, por tani në rrafshin diplomatik. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, automatikisht i jep malazezëve një pjesë të mirë të tokës së Kosovës këtij shteti fqinjë, pjesë e cila asnjëherë nuk ishte e tij.

Ndonëse Mali i Zi dhe Maqedonia, nuk ishin palë ndërluftuese në Luftën e fundit (1998-1999), por prap se prap këto dy shtete po marrin tokë shqiptare. Demarkacioni me Maqedoninë, të paktën 3000 hektarë të Kosovës i shkëputi në favor të shtetit maqedonas, tani edhe Demarkacioni me Malin e Zi po bënë që rreth 8000 hektarë ti merren Kosovës dhe ti jepen malazezëve.

Nëse do të ndodhë edhe zyrtarisht shkëputja e kësaj pjese, e cila do ti jepet Malit të Zi, harta e Kosovës nuk do të jetë më ajo që është sot, hartë e cila fatkeqësisht duhet të ndryshohet edhe në Flamurin tonë shtetërorë.

Ndonëse miqtë tanë evropianë dhe botëror, ishin për mos prekjen e territoreve, prap se prap ajo po ndodhë duke i dhënë territor të Kosovës - Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Por humbjet territoriale për Kosovën nuk do të ndalen me kaq! Demarkacioni i kufirit, do të ndodhë edhe me Serbinë, demarkacion i cili me shumë gjasë do të jetë edhe më i dhimbshëm dhe më i dëmshëm për Kosovën, se sa demarkacioni me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Se çfarë do të ndodhë dhe çfarë skenari do na përgatitet nga Serbia dhe Rusia, mbetet të shihet, por një është e sigurtë, Historia po përsëritet.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks