SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

DR.LUFTULLA PEZA: DËSHMOR I ATDHEUT DHE I PERSEKUTUAR POLITIK

Durrës, (Golem) 25 mars 2018: Lufta Naciona-Çlirimtare e populli shqiptar kundra pushtuesit fashist, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pa asnjë dyshim ngjarja më e madhe historike, pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare më 28 Nëntor 1912. Në këtë luftë popullore mori pjesë i gjithë populli ynë, i madh dhe i vogël, nga fshati dhe qyteti, me një qëllim dhe një ide në zemër: ÇLIRIMIN E ATDHEUT NGA PUSHTUESIT DHE VENDOSJEN E RENDIT DEMOKRATIK.

Dashurinë ndaj vendit të vet dhe urrejtjen për pushtuesit, populli ynë e tregoi, që sa fashistët vunë këmbën e parë në Tokën Arbërore, më 7 prill 1939. Ata kudo u pritën me pushtë dhe urrejtje.

Musolini ato ditë, që do të pushtonte Shqipërinë, pëlliste:

“Nuk e meriton lirinë një popull, që nuk është gati të vdesë për të!”, duke menduar se shqiptarët do ti gjejë në gjumë dhe nuk do të luftojnë pë vendin e tyre.

Shprehjet më të bukura dhe të goditura ato ditë të pushtimit fashist ishin:

“Lufton popull i arbreshit “Thëret Guxoni “Mama mia,

Si dikur me pallë sheshit, Ç’burra paska Shqipëria!”

për liri”,

Atë ditë në Durrës dhe në skelat e tjera të vendit, ku zbarkuan fashistët, luftuan qindra atdhetarë, përfshirë edhe një grup vullnetarësh, të ardhur nga Peza, me në krye Hasan Pezën.

E gjithë rezistenca shqiptare më 7 prill ishte spontane dhe e pa organizuar dhe me armatin të pakët, sepse populli u tradhëtua nga mbreti i tij.



LUFTËTARËT E PARË TË ÇETËS SË PEZËS

Por shpejt ndërgjegja kombëtare do të thëriste në fushën e betejës për liri bijtë dhe bijat më të mirë të këtij populli, ashtu si gjatë shekujve të kaluar.

Myslim Peza me ndërgjegje të lartë, për misionin që e priste, me vullnet të hekurt dhe trimëri të pa shoqe, la mërgimin e gjatë dhe u kthye në Pezë për të organizuar qëndresën e armatosur shqiptare kundra pushtuesit.

Të parët që qenë të gatshëm për të formuar Çetën e Pezës qenë Hasan Peza dhe i vëllai Abdurahmani me bashkëshortet Ismeten dhe Haxhiren. Kështu më 5 qershor 1940 themelohet Çeta e Pezës, me komandant Babë Myslimin, që fillojë menjë herë nga veprimet antifashiste. Kjo ka qenë njësia

e parë luftarake antifashiste në Europë, që shpejt u bë tmerri i armikut dhe mbeti e tillë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Çeta e Pezës me një herë fillojë veprimet luftarake kundra fashizmit. Më 13 mars 1941 një njësit i vogë i Çetës së Pezës, që komandohej nga Hasan Peza, ndërmori sulmin në Pezë të Vogël, për të shkatërruar lidhjen nëntokësore telefonike Tiranë-Romë. Gjatë aksionit fashistët dërguan forca ushtarake. Megjith këtë aksioni doli me sukses dhe armiku pësoi humbjet e para. Fashsitët menjë herë ndërmorën aksionin e madh: sulmin e fortë ndaj Pezës. Qëllimi i tyre ishte të zhduknin çetës e saj.

Më 16 mars 1941 mbi 700 trupa të zgjedhura fashiste, të armatosura rëndë dhe të stërvitura mjaft mirë, e sulmuan Pezën nga Tirana që pa gdhirë. Armiku erdhi me shpresën, që ti rrethonte forcat e Pezës, dhe ti asgjësonte lehtë, por kjo nuk u doli.

Babë Myslimi, një strateg i vërtetë i luftës popullore, i kishte marrë masat e duhura. Nga dy miqt e tij në Tiranë, Adem Xhepa dhe Osman Tafmizi, ai kishte marrë njoftimin e saktë dhe mjaft të rëndësishëm, që “Peza do të sulmohet 2-3 ditët e ardhëshme”. Ai menjë herë i ndau forcat e Pezës: një njësit e dërgoi në Pajonë, që të ruanin rrugën, që vjen nga Rrogozhina, njësitin tjetër e vendosi në Durakje, pranë Pezës, që të jepnin alarmin në se forcat fashiste do të vinin nga Tirana, njësitin tjetër e vendosi në Çelmetje, që bashkë me vullnetarë e kësaj lagje, të mbronin rrugën, që vjen nga Kavaja. Forcën kryesore e mbajti në Pezë, ër ti u përgjigjur flakë për flakë armikut (shih skemën).



Skema e Luftës së 16 marsit 1941 në Pezë

1-Shtëpia e Abdurrahim dhe Hasan Pezës, 2-Shtëpia e Shyqyri dhe Myslim Pezës, 3-Teqja e Baba Hasanit, 4-Shtëpia e Ahmet Hoxhollit, 5-Shtëpia e Behexhet Hoxhollit, 6-Posta milicore e Pezës, 7-Vendosja e forcave kryesore të Çetës së Pezës, 8-Vendosja e forcave kryesore fashiste, 9-Njësiti i Kajan Karafilit, 10-Forcat vullnetare të Çelmetjeve, 11-Njësiti i xha Kasemit, vendi ku ra xha Kasemi, 12-shtëpia e Metë Kodrës, 13-Vendi ku luftoi dhe ra dëshmori Hasan Peza, 14-Vendi ku u plagos Skënder Peza, 15-Rruga e ndjekur nga gratë dhe fëmijët për të çarë rrethimin, 16-Pozicioni i luftimit i H. Pezës, 17-Vendi i vrasje së Sadi Sinanit, 18-Vendi ku ra Vath Korriku, 19-Vendi ku ra Xhafer Durishti.(viz. L.H.Peza)


Lufta u ndez e ashpër që në orët e para të mëngjezit. Armiku kishte supermacinë në numurin e madh të luftëtarëve, që ishin të stervitur dhe armatosur mjaft mirë. Pezakët mbronin atdheun e tyre dhe kishin trimërinë me vete. Atë ditë të luftës në Pezë mbetën të vrarë 84 fashistë, në sajë të organizimit të mirë të veprimeve luftarake dhe të trimërisë së luftëtarëve pezakë. Për këtë dëshmon njeri nga oficerët fashistë. në shënimet e tij. Nënkolonel Karlo Gorie, shkruante ndër të tjera në raportin e tij për komandën e vet:

“Një grup të arratisurish zbriti nga kreshta e Çelmetajve dhe duke ju përgjigjur thirrjes së të shtënave të pushkëve si dhe të britmave të kryetarëve të tyre, që ndodheshin në Pezë, u futën si pykë pa u parë mes njerëzve të togerit Konduro...U gjendëm të rrethuar, sepse luftëtarët e Myslim Pezës, ca rebelë të vërtetë, që nuk mund tu hamë hakun si luftëtarë, na kishin zënë të gjitha pusitë, kodrat dhe shtigjet. Prapa ç’do guri ishte një pushkë me grykë të drejtuar nga ne. Ky vend na ka mallkuar dhe po na han të gjallë” (AQSh, fondi 258, viti 1941,dosja 143).

Nga forcat e Pezës në këto luftime mbetën 5 dëshmorët e parë të Luftës së Madhe Nacional-Çlirimtare: Hasan Peza, Xha Kasemi, Sadi Sinani, Vath Korriku dhe Xhafer Durishti dhe pesë luftëtarë të plagosur, ndërmjet të cilëve Emin Çelmeta. Ky qe vetëm fillimi. Peza shpejt u kthye në fortesën partizane shqiptare dhe forcat e saj luftuan me trimëri të rallë për lirinë e atdheut deri në çlirimin e tij të plotë.

Poeti pezak Shefqet Karaj në romanin e tij të famshëm poetik-historik “Një ditë lufte në Pezë” (2003) e përshkruan me mjeshtëri të rallë dhe dashuri të thellë heroizmin pezak:

“Çdo i vrarë i paqarë,

Që në luftë ndodh gjithmonë,

Bab’ Myslimin e theron.

Si për nipin trim Hasanin

Si vëlla e kish viganin

Dhe në luftë bashkë ngjanin

Si pantera me luanin.

Kur po jepte shpirt martiri,

Amanet e la fakiri

Me besim dhe një pikë loti:

Pres një djalë. Po ma dha zoti !

Luftó emrin i a dua,

Ta vazhdoj’ atë për mua

Pesëdhjetë a njëqind vjet

Sa të vijë në pushtet

Vegjëlia fshat-qytet.”


Lufta e 16 marsi 1941 në Pezë është ngjarje mjaft e madhe në historinë e popullit shqiptar. Me këtë luftë shënohet kthesa e madhe në historinë e popullit shqiptar, ku shqiptarët kthehen në faktor real antifashist: së pari shënohet fillimi i organizuar i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) e popullit shqiptar kundra pushtuesve italianë dhe e dyta me këtë luftë vendi ynë shkëputet nga aleanca me fashizmin, të vendosur nga qeveritë e Tiranës dhe radhitja e tij, si njëri nga shtetet e para në Europë, në koalicionin antifashist gjatë Luftës së II botërore. Kështu Peza e udhëhequr nga Myslim Peza dhe me luftëtarë nga e gjithë Shqipëria, filloi e para luftën e organizuar kundra fashizmit, e radhiti vendin në Bllokun Antifashist dhe u bë shpresa e vetme e lirisë për të gjithë shqiptarët.

Këto ndryshime të mëdha historike, nuk erdhën vetiu, as nga jashtë, por me vullnetin e hekurt të trimave dhe atdhetarëve të shquar, që me Atdheun dhe popullin e vet në zemër, trimëri të rrallë, sakrifica të panumërta dhe masa të shumta organizuese, themeluan të parën njësi luftarake antifashiste në Europë- Çetën Antifashiste të Pezës dhe të parët filluan goditjet luftarake mbi fashizmin gjakatar. Kjo është meritë e madhe e krahinës së Pezës, që ngriti dhe e mbajti të gjallë Çetën e Pezës me sakrifica dhe gjak të madh dhe e komandantit të saj Myslim Peza.

Me mbarimin e luftës, qeveritarët e ri erdhën në Tiranë, zunë vilat luksoze. Jeta e re e lumtur filloi, por shokët e rënë dhe ideali i tyre u harruan shpejt dhe për familjet e dëshmorëve asnjë interesim nuk pat dhe filluan halle të mëdha. Gjatë luftës bashkë me mamanë time partizane, u endem kodrave të Pezës, Tiranës dhe Kavajës në luftë me fashistat. Pas lufte u endëm nëpër zyrat e shtetit për ndihmë si familje dëshmori, por morëm vetëm premtime të pafundme dhe asgjë konkrete.

Në vend që shteti të ndihmonte gruan e dëshmorit Hasan Peza dhe shokët e tij, që ranë për çlirimin e Atdheut, në jetën e pasluftës, me reformën agrare qeveria na i shtetëzoi të gjitha: tokën, truallin, ullishtet dhe pyjet e babait dëshmorë dhe familjen tonë e ktheu në proletare.. Kështu u sollën qeveritarët e ri me fatin e familjeve të dëshmorëve pas luftës së madhe nacional-çlirimtare. Atdheu u çlirua nga diktatura fashiste, por demokracia nuk erdhi; diktatura e re komuniste zuri vendin e saj.

Fundi i viteve 80’ e tronditi skenën politike europiane. Në të gjitha vendet ish-socialiste u shembën diktaturat dhe u zëvendësuan me demokracinë. Për popullin shqiptarë erdhi mundësia e re për vendosjen e sistemit demokratik. Rinia studentore u ngrit të ndryshojë gjendjen dhe në sajë të fuqisë së saj në vend u vendos pluralizmi politik. Megjith masat lehtësuese, që pasuan në politikën shqiptare pas vitit 1990, demokracisë ju mbyll shpejt dera. Partitë e reja nuk u themeluan nga studentët apo demokratët e vërtetë, që sollën pluralizmin, por nga intelektualë egoistë të burokratizuar dhe pa ideale atdhetare në shpirt, që rendën pas përfitimeve personale..

Treguesi më i rëndësishëm për shoqërie demokratike është qëndrimi, që ajo mban ndaj pronës, që është themeli dhe forca lëvizëse e shoqërisë, që në Shqipëri ende nuk është kthyer tek i zoti, pronari i ligjshëm. Me ligjin antidemokratik 7501 dhe ligje të tjera prona private ju dha miqve të partive politike, për të fituar dhe ruajtur pushtetin. Një pjesë e madhe e pronës private dhe shtetërore u vodh nga pushtetarët.

Varfëria e skajshme e popullit, vjedhja shtetërore, korrupsioni dhe padrejtësia janë karakteristikat kryesore të shoqërisë sonë pseudodemokrate të sotme.

Dëshmorit Hasan Peza, pronat e konfiskuan nga rregjimi komunist ende nuk i janë kthyer, por disa me ligjet antidemokratike u janë dhënë falas personave të paligjshëm. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës përpiqet të ndërtojë një park të sajë në Pezë, pikërisht në trojet e atyre, që themeluan Çetën e Pezës, luftuan dhe ranë dëshmorë për çlirimin e Atdheut.

Unë si biri i dëshmorit të persekutuar problemin ja kam paraqitur edhe kryeministrave Berisha dhe Rama, por asnjë përgjigje dhe ndihmë nuk mora. Disa herë kam kërkuar ndihmën e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, por më kot. Kjo organizatë është fare formale, sepse drejtuesit e saj kanë dëshirë të madhe të zenë postet drejtuese në organizatë, por për ti sjellë ndonjë dobi familjeve të dëshmorëve as mos e fol. Kështu kryesia e saj është kthyer në formale dhe levë e partisë në pushtet.

E drejta e pronës private është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe formalisht garantohen nga neni 41 i Kushtetuës të Republikës së Shqipërisë, nga Kodi Civil ashtu si dhe nga neni 1 i Protokollit Shtesë nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Por çeshtja e pronave Shqipëria është në ditët më të zeza, që nga krijimi i shtetit shqiptar. Reforma agrare komuniste e 1946 nuk qe asgjë para ndarjes për frymë të tokës bujqësore dhe fragmentarizimit i saj në 3 milionë pasuri, që bëri qeverisja demokratike në vitin 1991, me ligjin 7501.

Nga kjo vendi tani ka 350 mijë ferma të vogla, sipërfaqja e të cilave, në mesatare, nuk i kalon të 1.2 hektarët. Ish ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, e ka cilësuar fragmentarizimin e tejskajshëm të tokës si pengesën themelore për kultivimin në masë të kulturave bujqësore, që ta bëjnë konkurrues vendin tonë, duke i siguruar një mundësi të re zhvillimi. Të njëjtin vlerësim kanë dhënë edhe ministrat e tjerë të bujqësisë dhe ekspertët e ekonomisë. Por këto kanë ngelur konstantime vetëm në letër, sepse megjithse përbëjnë një problem tejet të madh shoqërorë dhe ekonomik, shteti nuk ndërmerr veprime konkrete për të rregulluar gjendjen. Arsyeja? Sepse tremben të humbasin votat.

Kjo tragjedi, që po përjeton Shqipëria sot e ka fillesën në vitin 1991 kur, nëpërmjet ligjit 7051, u bënë pronarë persona dhe familje pa qenë pronarë toke. Toka u dha fillimisht në përdorim për tre vjet, si masë nxitëse për të përmirësuar jetesën e familjeve, që jetonin në fshat, në momentin e ndryshimit të regjimit. Por vite më pas, në pjesën dërrmuese të vendit, qeveritë për interest e tyre e falën atë.

Të gjitha këto tregojnë mos repektin për dëshmorët e atdheut dhe qytetarët e vendit nga ana e qeveritarëve dhe e pjestarëve të kuvendit, megjithse me këto veprime e kanë çuar vendin në gjendje katastrofe, që po e paguajnë të gjithë qytetarët.

Prona, kur është formuar sipas rregullave të njohura demokratike ligjërisht, është e shenjtë dhe e pa tjetërsueshme. Në sajë të keqtrajtimit të saj gjatë kohës paskomuniste, vendi po shkon drejtë kolapsit të sigurtë, ku e gjithë ekonomia e vendit do të ngelë në vend. Përgjegjësia e qeverisë është e madhe përpara vendit. Sa më shpejt pronat ti kthehen pronarëve të ligjshëm, aq më shpejt vendi do të çlirohet nga rreziku i madh i katastrofës.

Ja pse Hasan Peza, njëri nga herojtë e luftë botërore të fundit, që gjithë pasurinë, edhe jetën e tij të re e dha për çlirimin e Atdheut, është i persekutuar politik i rregjimit komunist dhe paskomunist në Shqipëri!

Pushtetarët shqiptarë mos të bëjnë teatër hipokrit më 5 maj, duke vënë lule në varreza e dëshmorëve. Respekti për dëshmorët është tu kthehen pronat, që pasardhësit e tyre të jetojnë të nderuar në shoqëri.

Londër, 5 mars 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks