SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

BESIM CENGU: VETËM KUR SHKRUHET HISTORIA, NUK HARROHET

Pashtriku.org, 26 mars 2018: (…Fragment nga libri “Përmasat e mbijetesës).

Fati është një nga bashkëudhëtarët e njerëzve. Si një nga njerëzit, pjesë e kësaj shoqërie, edhe unë pata fatin, që në motin më të lig të kombit tonë, të jem gazetar, që bashkë me kolegët e mi, të ndjek gjithë ngjarjet që ndodhën në Kosovë, por edhe kudo, ku u diskutua problemi i madh shqiptar. Mjerisht, kufinjtë e Shqipërisë janë rrudhur nëpër mugëtirën e shekujve, e kjo gjë nuk ka ndodhur kot. Janë plot arsye, që argumentojnë këtë fat të keq.


Pozita tejet e favorshme gjeografike ku jetojnë shqiptarët, është argumenti i parë dhe më kryesori. Ndodhemi mu në gjirin e Evropës, nga ku "mund të shikohet gjithë bota", siç qe shprehur një udhëheqës sovjetik kur vizitoi Shqipërinë në vitet 60-të, ndërsa presidenti Bill Klinton, në fjalimin e datës 24 Mars 1999, pikërisht atë ditë kur u dha urdhri për sulmin mbi Jugosllavinë, theksoi që në fillim se "Kosova, është një vend i vogël, por ajo ndodhet në një pikë kyqe të rëndësishme ndërmjet Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, në pikëtakimin e fesë islame me të dyja degët e krishtërimit: Perëndimor e Ortodoks". Nuk ka se si të shpjegohet rëndësia që kishte kjo luftë kundër luftës, më qartë e më mirë, se nga këto që tha presidenti amerikan.



Me këtë luftë, bota e civilizuar vendosi gurin e parë në themelin e rendit të ri botëror mu në Kosovë, pikërisht në zemrën e gjithë territoreve shqiptare, që fatkeqësisht janë të coptuar në pesë shtete. Realisht, dimensionet e kësaj lufte morën përmasa krejt të reja. Ajo nuk ishte thjesht një luftë kundër një diktature donkishoteske e izoluar në Gadishullin Ballkanik, por ishte një luftë vizionare me vlera gjithëbotërore. Kjo luftë ka synimin e qartë për të prishur klishetë e vjetra etatiste të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe të ndërtojë raporte e vlera të reja humane krejt tjera në përputhje me zhvillimin global të shoqërisë njerëzore.

Lufta kundër luftës në Kosovë, u bë për të ndërtuar raporte të tjera njerëzore në mbrojtje të civilizimit e përparimit të njerëzimit. Pikërisht për këtë, Kosova do të mbetet në histori si trualli ku filluan të ndërtohen konceptet e reja të një mentaliteti të ri, ku secili komb të mos e ndjej veten inferior kundrejt një kombi tjetër, ku kudo të triumfojnë marrëdhëniet zhvilluese, e jo urrejtjet antihumane e nacionalizmat meskin të botës së vjetër.

Lufta kundër luftës në Irak, në këtë kontekst, është akt vazhdues i suksesshmën i botës së qytetëruar për ndërtimin e këtij rendi të ri, i cili në të njëjtën kohë është edhe domosdo e shekullit të XXI.



Në fundin e konfliktit të pranverës së vitit 1999 në Kosovë, më 10 Qershor, një ditë pas nënshkrimit të kapitullimit të ushtrisë jugosllave në Kumanovë, Presidenti Bill Klinton, tha se: "...Ne luftën e bëmë për tre qëllime: T'i krijojmë mundësi popullit kosovar, viktimave të mizorive më të mbrapshta në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, për t'u kthyer në shtëpitë e tyre në siguri e vetqeverisje; t'u kërkonin forcave serbe, përgjegjëse për këto mizori, të largoheshin nga Kosova; si dhe të dislokonin një forcë ndërkombëtare të sigurisë, me NATO-n në qendër, për t'i mbrojtur të gjithë njerëzit e asaj treve të trazuar - si serbët edhe shqiptarët".


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks