SHKRIMI
e mërkurë, 15 gusht 2018

PKMLSHJ: ME RASTIN E 37 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË PRANVERËS 1981 PËR REPUBLIKË E VETËVENDOSJE!

Bern, 3 prill 2018: Në vijim do të publikojmë Kallëzimin penal të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror kundër Organizatës për Republikë - PKMLSHJ. Si i tillë ky dokument paraqet një dëshmi mbi organizatën në fjalë dhe veprimtarinë e saj si dhe hedhë poshtë edhe shpifjet e intrigat e ish zyrtarëve jugosllavë të të gjitha niveleve. Kjo dëshmi ndër të tjera i hedh përfundimisht poshtë deklaratat publike e pretendimet e përsëritura rishtas edhe të ish jugosllavit Azem Vllasi, se gjoja në demonstratat e vitit 1981 nuk qenka kërkuar Republikë, Liri, Barazi, Demokraci e Vetëvendosje!

Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror

Drejtorati i SHSH Prishtinë

Nr. 1323

11 maj 1982

Prishtinë

Kallëzimi penal kundër 15 të akuzuarve mbanë vulën pranuese të Prokurorisë Publike të Qarkut Prishtinë, Republika Socialiste e Serbisë – KSA e Kosovës, Nr. 98/82, të datës 12.05.1982, në Prishtinë


„…

Ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra … ashtu që pas konsultimeve dhe komentimeve verbale në të cilat kanë shprehë moskënaqësinë… me pozitën e KSAK (Krahina Socialiste Autonome e Kosovës) e cila sipas mendimit të tyre i ka „plotësuar“ të gjitha kushtet për shpalljen e saj „Republikë“ me çka sipas mendimit të tyre do të eliminohen të gjitha dobësitë në zhvillimin ekonomik të saj.

Si pjellë e një aktiviteti të tillë në verë të vitit 1978 vjen deri tek takimi të cilin e kanë përgatitur Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e që është mbajtur në shtëpinë e Abdullahut në Prishtinë, në rrugën e BIhaqit Nr. 28-a në të cilën kanë marrë pjesë: Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Rexhep Maqedonci, Adem Prapashtica, Nysret Ahmeti, Adem Dervisholli (v. i.: nuk ka qenë pjesëmarrës i këtij takimi) , Kadri Cakiqi, Skender Ibishi, Faton Topalli, Lutfi Maqedonci.

Ky takim ka qenë takim themelues i “Partisë komuniste marksiste-leniniste shqiptare në Jugosllavi”...

Si produkt i një aktiviteti të thellë... e duke mos u kënaqur me metodat e veprimit verbal, pjesëtarët e “PKMLSHJ”... përpilojnë të ashtuquajturën “Informatë” në tetë faqe të cilën ia dedikojnë Kryesisë së Komitetit të LK KSAK (Lidhjes Komuniste të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës) deh Kryetarit të RSFJ, shokut Tito. Këtë informatë e dërgojnë me 1.3.1979, kurse me 30.05.1979 e përgatisin informatën në 7 faqe me titullin “Për situatën politiko-ekonomike”, të cilën ia dedikojnë organizatave politiko shoqërore shqiptare në Jugosllavi – popullit dhe klasës punëtore në Jugosllavi... Në to informohen strukturat shoqëroro-politike për ekzistimin e “PKMLSHJ” dhe qëllimin e saja duke i potencuar kërkesat siç janë:

• Bashkimi i krahinave shqiptare në RSFJ;

• Pavarësia territoriale nga Serbia, Mali i ZI dhe Maqedonia;

• Pavarësia politiko-ekonomike nga republikat tjera; dhe

• Formimi i “Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” etj.

Kjo informatë pos organizatave shoqëroro-politike që u është dërguar dhe janë hedhur në oborre dhe te disa qytetar në Prishtinë”.

Me 5.5.1980, pas vdekjes së kryetarit Tito, në emër të “PKMLSHJ” i dërgohet “Telegrami ngushëllues”, KQ të LKJ (Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë), të cilën e nënshkruajnë si “Presidiumi i KQ të PKMLSHJ”.

Në emër të “PKMLSHJ” është shtypur dhe dërguar strukturave materiali i shkruajtur me titullin “Projekti i materialit” në formë të broshurës 150 faqe të formatit A5, në të cilin veçohen titujt siç janë:

• “PKMLSHJ - avangardë e klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi”,

• “Kur lindi PKSH”, “Territori, politika, ekonomia shqiptare në Jugosllavi”,

• “Materiali nga konferenca e parë themeluese e PKMLSHJ”,

kurse si pjesë integrale e saj janë:

• Statuti dhe instruksionet partiake”,... në fund dekreti me nëntitull:

• “... Urdhër që brenda vitit 1981 të kryhen detyrat programore...”

Me 11.3.1980 në adresë të disa funksionarëve të KSAK (... Kosovës) janë dërguar “Letra interne” dhe “Nota”.

Të gjitha letrat e dërguara janë të nënshkruara në emër të forumeve të ndryshme të kësaj “Partie”...

Dëshmi mbi demonstratat e mars – prillit të vitit 1981



Shpërthimin e demonstratave... me 26.3.1981 në Prishtinë, anëtarët e kësaj “Partie” e shfrytëzojnë për plasimin e platformës së tyre politike... anëtarët e kësaj “Partie” ndikojnë në demonstratë, që demonstratave tu japin kahje tjetër nga kërkesat sociale duke insistuar në mesin e demonstratave të përdoret parulla “Kosova Republikë”, gjë që edhe kanë patur sukses, kështu që pas paraqitjes së tyre kjo parullë ... dominonte gjatë tërë demonstratave... dhe edhe më vonë.

Aktiviteti i tyre... veçanërisht është ardhur në shprehje në demonstratat e 1 e 2 prillit të vitit 1981. Në të vërtetë, pjesëtarët e “PKMLSHJ” në afishet e mëvonshme e marrin përgjegjësinë për organizimin e tyre e si dëshmi në këtë drejtim flet fakti se Abdullahu qysh më 28/29. 03. 1981 duke i shfrytëzuar lidhjet veta familjare i jep Adem Prapashticës dhe Fahrije Osmanit tekstin me programin e parullave, e këta i përgatisin 30 afishe po me këtë tekst, të cilat i shpërndajnë në mesin e demonstruesve me 1.4.1981. Duhet përmendur se Ademi, Fahrija, Osman Osmani dhe Avdi Krasniqi, pos që i kanë shpërnda këto afishe para KK të LK (Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste) në asfalt i kanë shkruajtur edhe parullat e ndryshme... siç janë: “Kosova Republikë”, “Adem Demaçi hero”, etj.

Pas demonstratave... pjesëtarët e “PKMLSHJ” të inkurajuar me “sukseset” e aktivitetit... veprimtarinë e vet ilegale... e vazhdojnë në mënyrë edhe më intensive e si fryt e i kësaj pune është përgatitja, shtypja dhe shumëzimi i fletushkës “Teoria dhe praktika e revolucionit”, “Revolucioni” dhe “Zëri i Atdheut”, në të cilat ... “PKMLSHJ”... i mbron interesat e popullit dhe të klasës punëtore të shqiptarëve në Jugosllavi... Në fletushkën “Zëri i Atdheut” ku në koperinën e saj është vizatuar “Stema e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” me dt. 2.04.1981, pra dita kur demonstratat... në Prishtinë kanë qenë më masovike...

Me 5.06.1981 nga “Partia” i dërgohet letër Kryeredaktorit të së përditshmes “Borba” në Beogradit, letra KQ të LKJ, afishi në formë të letrës i cili iu është drejtuar pjesëtarëve të kombësisë serbe e malazeze si dhe afishi i drejtuar pionerëve.

Në periudhën pas demonstratave gjatë verës së vitit 1981... është angazhuar për përgatitjen e demonstratave në të cilat do të merrnin pjesë gratë, me qëllim që të bëhet presion që të lirohen “burrat dhe vëllezërit e tyre” të dënuar politik.

... Me rastin e bastisjes në shtëpinë e Abdullah dhe Adem Prapashticës me 7.04.1982 janë gjetur në origjinal materialet:

• “Zëri i Atdheut” (në dorëshkrim)

• “Platforma politike e PKMLSHJ” (në dorëshkrim),

• Letra në dorëshkrim e dërguar nga “Organizata e rinisë komuniste shqiptare” në Ferizaj,

• Origjinali i letrës dërguar Kryeredaktorit të “Borbës” nga PKMLSHJ,

• Origjinali i letrës “Letër Komitetit Qendror të LK të Jugosllavisë”,

• Pamfleti origjinal “Njësiti gueril i pionerëve shqiptar”,

• Letra “AKMLPJ”,

• Fletushkat “Revolucioni”, “Teoria dhe praktike e revolucionit” dhe “Zëri i Atdheut”,

• Projekti i materialit 150 faqe,

• Një kuti idigo,

• Një makinë shkrimi “Olimpia” monika, dhe

• Një heft makinë për kapjen e fletëve

...

Dokumenti i Kallëzimit penal në fund është i nënshkruar nga Kryeshefi i DSHSSH (Drejtoratit të Shërbimit të Sigurimet Shtetëror) në Prishtinë, Mehmet lumi

Për më shumë në lidhje me Organizatën për Republikë – PKMLSHJ ndër të tjera shih edhe vegëzat vijuese:

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/osman%20osmani%20PKMLSHJ.pdf

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=572

http://www.radiokosovaelire.com/abdullah-prapashtica-ne-pervjetorin-e-demonstratave-te-1981-2/

https://shqiperiaebashkuar.al/2017/04/mr-halil-alidema-mbi-demonstratat-e-1981/

http://thenaturalalbania.com/2018/02/08/segmente-nga-epopeja-e-demonstratave-te-pranveres-1981/

http://www.radiokosovaelire.com/skender-ibishi-17-shkurti-i-vitit-1982-nje-date-me-ambicie-ende-te-paperfunduara/

http://prointegra.ch/1981_pkmlshj/

https://www.youtube.com/watch?v=z9UKFKJE3AA

http://malishevapress.com/shkrim-portretizues-per-veprimtarin-kadri-cakiqi/

http://www.kosovapress.com/archive/?cid=1,71,146478

http://www.forumihorizont.com/printthread.php3?s=0113545d943d6355070f8d9d1b1870ed&threadid=11410&perpage=1&pagenumber=1

https://www.facebook.com/permalink.php?id=422112947931756&story_fbid=439003422909375

https://prointegra.ch/tre-deshmoret-e-17-janarit-1982/

https://prointegra.ch/4-nata-e-gjat-mes-25-e-26-marsit-1981-kur-u-ndan-dy-epoka-historike/

Përgatitur nga Osman Osmani, njëri ndër themeluesit e Organizatës për Republikë- PKMLSHJ


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks