SHKRIMI
e enjte, 18 tetor 2018

LETRA PREKËSE E SAM LEVY't (5 KORRIK 1915): 'E NGRE ZËRIN NË FAVOR TË SHQIPTARËVE, PASARDHËSVE TË DREJTPËRDREJTË TË PELLAZGËVE DHE PARAARDHËSVE TË KOMBEVE EVROPIANE'

Francë, 25 Maj 2018: Gazeta zvicerane, “La Guerre Mondiale”, ka botuar me 15 korrik 1915, letrën e Sam Levy-t, ish-kryeredaktorit të “Journal de Salonique”, në të cilën gazetari i njohur ka mbrojtur asokohe interesat tona kombëtare ndaj armiqve të shumtë që na rrethonin.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim përmbajtjen e plotë të dokumentit :

“Zotëri dhe i dashur koleg, sapo kam lexuar thirrjen shumë emocionuese të studentëve maqedonas të Gjenevës, që u botua disa ditë më parë në të përditshmen tuaj të çmuar, për të tërhequr vëmendjen e botës së civilizuar ndaj atdheut të tyre të pafat.

Duke besuar në frymën e paanëshmërisë absolute të “La Guerre Mondiale”, marr lirinë që të ngre zërin tim të vogël në favor të një viktime tjetër, ndoshta më e madhja, e konflikteve italo-turke, ndaj të cilës Evropa nuk po shqetësohet seriozisht. E kam fjalën për kombin shqiptar, pasardhës i drejtpërdrejtë i Pellazgëve, këta paraardhës të kombeve evropiane.

Pa ndihmën e shqiptarëve, pa revolucionin e tyre të vitit 1912, pa mosbraktisjen e armëve të tyre në momentin kur Ballkanasit kaluan kufijtë e Maqedonisë, jo vetëm që Turqia nuk do të ishte mundur, por edhe lufta e parë ballkanike do të kishte qenë e pamundur.

Kjo luftë e parë ballkanike u ndërmor për të çliruar popujt e shtypur, për të triumfuar parimet dhe të drejtat e kombësive dhe të pakicave. Modifikimet e statu quo ante oriental u pranuan nga Evropa vetëm në bazë të « Ballkani i ballkanasve ».

Por çfarë po shohim? Populli më i vjetër ballkanik, po i njëjti, që gjatë shekujve, ka qenë në gjendje t’u bëjë ballë pushtimeve turke, të qëndrojë i paprekshëm nga antikiteti më i largët e deri në ditët e sotme, është tani objekt lakmie i të gjithë fqinjëve të saj, pasi ishte foleja e të gjitha intrigave të popujve të tjerë. Evropa jo vetëm që nuk u kërkon llogari lakmuesve të saj, por duket se i inkurajon ata që të kursejnë zërat e tyre për ditën e llogarive përfundimtare.

Nëse lakmuesit do të mjaftoheshin më një pushtim të përkohshëm apo përfundimtar të territoreve të njohura nga i gjithë universi kryesisht shqiptare, e keqja mund të mos ishte dhe aq e madhe. Por pushtuesit veprojnë në mënyrë famëkeqe ndaj shtresës së varfër shqiptare, duke dhunuar gra dhe fëmijë, duke ekzekutuar pa asnjë lloj gjyqi të gjithë ata që guxojnë të formulojnë kundërshtimin më të vogël, me një fjalë terrorizojnë popullin. Shqiptarët, për fat të keq, akuzohen se janë autorë të krimeve më të tmerrshme që legjionet e armikut pretendojnë të hakmerren.

Ja pra si respektohet parimi i kombësive po nga ata që kanë deklaruar se duan të çlirojnë popujt e shtypur ose të vdesin ! Ja si shpërblehen shqiptarët, të parët që ngritën flamurin e revoltës dhe lehtësuan në vijim punën (sulmet) e aleatëve ballkanikë ! Ja pra se si popujt e vegjël të cilët, deri dje, rënkonin nën zgjedhën e skllavërisë, bëhen tani shtypësit e llojit më të keq.

Nëse abuzime (neveri) të tilla tolerohen, rezultati nuk do të jetë skllavërimi i shqiptarëve, edhe sikur të shfarosin gjysmën e tyre, por rritja e urrejtjes, lënia e vatrave të revoltës gjysëm të fikura, që rezervon kështu, në një të ardhme pak a shumë të afërt, kryengritje të reja, domethënë kërcënime të reja për paqen në përgjithësi.

Përkundër shqetësimeve serioze evropiane, madje për shkak të këtyre shqetësimeve, shtetet e vogla të Ballkanit duhet të përpiqen të vënë në praktikë parimet të cilat i kanë zbatuar gjatë çerek shekullit të fundit. Duke respektuar Shqipërinë, të cilës duhet t’i jenë mirënjohëse për faktin se dha e para shembullin e kryengritjes për pavarësi dhe liri, ato do t’i kryejnë kështu një shërbim të madh vetes, qo do t’i shërbejë edhe vendeve të civilizuara, duke u kursyer shqetësime të ardhshme, dhimbje morale dhe efektive të mëvonshme.”

Ju lutem, i dashur koleg, etj.

Sam Lévy

Ish-kryeredaktor i Journal de Salonique



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

==================================


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks