SHKRIMI
e enjte, 18 tetor 2018

BESIM CENGU: GËSHTENJAT E GJ(J)ETËS NË KRAJË E SHESTAN! NË KRAJË DHE SHESTAN GJITHÇKA FLET SHQIP (FOTO+VIDEO)

Tiranë, 15 korrik 2018:

NË KRAJË DHE SHESTAN GJITHÇKA FLET SHQIP

Kraja dhe Shestani janë në pjesën jugperëndimore të Liqenit të Shkodrës, poshtë shpateve të Malit të Rumisë (1595 m). Fillon në lindje me fshatin Skje dhe përfundon me fshatin Marstjepaj. Aktualisht është kjo paraqitje, ndërsa më parë ka patur shtrirje edhe më të gjerë. Kjo trevë është plotësisht shqiptare ku dominon konfesioni islam, e më pas ai katolik, i cili është rrudhur në vijimësi për shkak të presionit të imponimit për ndërrimin e fesë. Vetëm një fshat i vogël është ortodoks që përbën specifikë për gjithë hapësirën shqiptare në Malin e Zi.

Rajoni është i njohur për kultivimin e gështenjës që këtu ka kushte klimaterike shumë të përshtatshme të mirërritjes së saj. Numërohen mbi 20 mijë rrënjë gështenjë. Vendi ku kultivohet më së shumti kjo kulturë banorët e quajnë “Gështejat e Gjetës”. Bazuar në parimin gjuhësor dhe fonetik të gjuhës shqipe “gj” alternohet në “j”, dmth, Gështenjat e Gjetës logjikisht duhet shqiptuar Gështejat e Jetës, se ato i kanë mbajtë gjallë banorët e këtyre anëve. Por prodhohen edhe ullinjtë, fiqtë, shegët e rrushi.


GËSHTENJAT E GJ(J)ETËS SI DËSHMI ETNICITETI

Trungjet e gjera të gështenjave dëshmojnë që ato janë aty prej shekujsh, të paktën më shumë se dhjetë shekuj. Nisur prej këtu dalim me konkluzionin se para shumë shekujsh, prej se kur ata janë kultivuar ka ekzistuar tradita e rritjes së tyre, por edhe e mbarështrimit e përpunimit të këtij fryti që u ka dhënë jetë dhe kuptim pranisë së banorëve të kësaj treve këtu. Siç janë prej shumë shekujsh gështenjat, janë të lashtë dhe autoktonë edhe banorët e saj.



Gështenjat janë të shpërndara thuajse në të gjithë rajonin e Krajës dhe Shestanit, por pjesa më e madhe ndodhën në rrugën regjionale Ostros-Gjuraç-Virpazar, duke përfshirë një hapësirë prej më shumë se 3 km, prej fshatit Pinç deri në fshatin Skje.

Pikërisht prej këtu kanë ikur banorët kolektivisht për shkak të kushteve të vështira për të ndërtuar një jetë normale. Në këtë zonë vetëm mbijetohet, të tjera mënyra jetese nuk ka. Para së gjithash është zonë pa ujë. Thatësira mbretëron kudo në këto ana të mbishkodrës, prandaj para së gjithash këta banorë janë mjeshtrit më të mëdhej ndoshta në gadishullin e Ballkanit për ndërtimin e puseve. Janë dhjetra qendra ku janë hapur puse për t’i shfrytëzuar për ujë, puse të vjetër më shumë se një mijëvjeçar për të cilët do të shkruajmë një herë tjetër. Janë vërtetë monumente kulture në këto anë.

Por banorët e Krajës dhe Shestanit kanë ikur edhe prej dhunimit sistematik të tyre prej pushtuesve sllavë. Atyre iu bë jeta e padurueshme dhe e bezdisshme për shkak të provokacioneve të vazhdueshme. Prandaj dhe u degdisën banorët e këtij rajoni në Zarë të Dalmacisë, kryesisht në fillim të shekullit të XVIII. Dramën e largimit dhe të përpjekjeve të tyre për të ekzistuar e përshkruan në veprën e vet artistike dramaturgu e artisti i tyre Josip Rela dhe poeti i mrekullueshëm Shime Deshpali…


Festa e geshtenjës në Krajë


Dita e Geshtenjës në Kraj



Kraja



ARBNESHËT E ZARËS SË DALMACISË I KANË TË GJALLA RRËNJËT

Ia vlen që të rikujtojmë se shpërngulja e arbëneshëve të sotëm të Zarës nga rajonet e mbi Shkodrës, kryesisht nga fshatrat Shestan, Brisk, Larje, Livar/Dobrec, por edhe nga Kallmeti i Lezhës në drejtim të Zarës në Arbëneshin e sotëm është bërë me ndihmën e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Vicko Zmajeviq.

Shpërnguljet e para sipas dokumenteve arkivore datojnë në muajin mars të vitit 1726, kur janë shpërngulur 16 familje me gjithsejt 121 persona.

Shpërngulja e dytë e grupit prej 7 familjeve me mbi 70 persona po nga këto vise të zonës së mbi Shkodrës, kanë marrë udhën drejt Zarës, më konkretisht në Zemunik të Zarës. Ndërkaq, pjesa më e madhe e shpërnguljes së arbëneshëve do të ndodhë më 1733, kur po nga viset e lartëpërmendura do të shpërngulen edhe 28 familje me mbi 150 persona.

Këto janë referencat e dokumenteve arkivore për ardhjen e arbëneshëve të Zarës, që në mënyrë kronologjike i përshkruajnë shumë udhëpërshkrues, kronistë dhe autorë të publikimeve të ndryshme e ndër ta edhe vetë arbëneshi dom Mijo Qurkoviq, në librin e tij “Ardhja e arbëneshëve të Zarës” (Doseljenje zadarskih Arbanasa) në vitin 1922.



Sot në Arbënesh jetojnë mbi 6.000 banorë me prejardhje arbëneshe, ndërsa numër i madh janë shpërngulur nëpër qytetet e ndryshme të Kroacisë, por edhe në vendet europerëndimore e të mos flitet për vendet përtej oqeanit si në SHBA, Kanada, Zelandë e Australi.

E gjithë kjo që u tha më lart, do të ishte krejt e pakuptimtë nëse s’themi se arbëneshët e sotëm të Zarës, janë shpërngulur nga Shestani, Brisku, Larja, Livari/Dobreci, Kallmeti, me ndihmën e kryeipeshkvit të Tivarit, Vicko Zmajeviq- i cili është me origjinë nga Perasti në Bokën e Kotorit- nuk kanë lëvizur jashtë teritorit të tyre, nuk janë shpërngulur në dhe të huaj.

Giuseppe “Pino” Gjergja, legjenda e gjallë e basketbollit jo vetëm në Zarë, Dalmaci, Kroaci e ish Jugosllavi, por edhe në botë, gjatë qëndrimit të paradokohshëm në Zarë dhe takimin me të, tregoi argumentet e reja deri më tani mbase edhe të panjohura lidhur me arbëneshët dhe shqiptarët në përgjithësi. Pino Gjergja gjatë këtij takimi tregoi edhe një afinitet të vetin: ishte hulumtues e gjurmues i pasionuar për rrënjët e arbëneshëve dhe të historisë së shqiptarëve.

Në librin e botuar me dokumente dhe dëshmi arkivore me titull “Popullsia e Zarës dhe dalmacisë para vitit 1602” (Stanovnistvo Zadra i Dalmacije prije 1602) Pino Gjergja, tregoi dokumentin në të cilin në Zarë kanë jetuar me dhjetra e qindra shqiptar të evidentuar në listën e banorëve të Zarës, përfshirë edhe profesionin e tyre.

Me këtë libër përplot dokumente arkivore, Pino Gjergja dëshmoi se edhe para ardhjes së arbëneshëve në Zarë ka pasë shqiptar, që nënkupton se edhe vetë arbëneshët kanë lëvizur brenda trojeve të veta-që pa dyshim se është kështu sepse duke iu referuar sundimit të atëhershëm të Venedikut-mletasve, rajoni i Dalmacisë ka qënë “Providurë” që e ka drejtuar Nicolo Erizzo që ka drejtuar këtë distrikt nga viti 1723-1726 (it. Provveditore Generale di Dalmazia) që ka pasë një shtrirje nga Rijeka e Kroacisë e deri në Lezhë-Shqipëri.

Pos kësaj, Akademiku Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, historian etj, lidhur me këto të dhëna për shqiptarët e evidentuar dhe dokumentuar para ardhjes së arbëneshëve të Zarës, bindshëm theksoi: “Arbëneshët e Zarës kanë ardhur pa dyshim gjatë shpërnguljeve të viteve 1726, 1727 dhe 1733 dhe kjo qëndron. Mirëpo, kur është fjala se shqiptar në Zarë dhe në Dalmaci ka pasë edhe para vitit 1602, as kjo mbase nuk paraqet risi, sepse dokumentet e para që dëshmojnë për praninë e shqiptarëve në Dalmaci e Kroaci datojnë që nga viti 1274. Janë këto dokumente arkivore”-theksoi Akademik Aleksandër Stipçeviqi.

Me këto dy pohime, këto dy dëshmi mjaftojmë të vleresojmë, mbase ede të konstatojmë se shqiptarët kanë qënë në vazhdimësi, në kontinuitet banor të këtyre trojeve, ndaj Vicko Zmajeviqi i ka orientuar arbëneshët nga malësia e mbi Shkodrës në trojet brenda teritorit të banuar e të populluar me shqiptar. Pra, para arbëneshëve të Zarës në Dalmaci ka pasë shqiptar.



NJË JETË SË CILËS MUND T’I RIKTHEHEN NJË DITË

Në një kërkim shkencor dyditor në këtë trevë na çeli shumë dritare për të parë e prekur me dorë shumë gjëra që s’i kemi njohur thellë e gjërë konkretisht. Me studiuesin e përkushtuar, etnologun Dr. Nexhat Çoçaj, botuesin Berat Batiu e Ymer Domi u pajisëm me informacion shumë të dobishëm. Në dy anët e rrugës, teksa hyn në brendësi të Krajës, gështenjat e larta krijojnë një kurorë fantastike që në stinën e pranverës të freskon e gjelbërta, ndërsa në stinën e vjeshtës krijohet kolorit shumëngjyrësh ku mbizotëron e verdha, e kuqërremta që e bëjnë hapësirën një pejzazh si i pikturuar nga Van Gogu. Shëtitjet në ajrin e pastër nën hijen e gështenjave janë një kurë e papërsëritshme për rigjenerim fizik, por edhe mendor.

Druri i gështenjës është konsideruar si një pjesë e pazëvendësueshme e peizazhit, një e mirë publike që çmohen dhe mbrohen edhe për turizëm. Plantacionet e krijuara dhe pyjet natyrore paraqesin një interes për vizitorët e pyjeve, pasi ofrojnë larmi të pejzazheve natyrore, si dhe një ajër të pastër dhe të pasur me oksigjen. Kur ikën banorët e këtyre anëve dhe krijuan komunitetin e tyre në Zarë të Dalmacisë, gjithçka e ndanë, tokat, malin, kullotat, trojet, por nuk e ndanë plantacionin e gështejave. Atë e lanë të përbashkët me qëllimin që sa herë që të kalojnë në këtë trevë ta lënë plantacionin e gështejave si dëshmi autentike jo vetëm origjinës, por edhe qëndresës.



Popullsia kryesisht është larguar në drejtime të ndryshme, Evropë, Amerikë, por të shumtë janë ata që jetojnë në Ulqin e Tivar, në afërsi të detit. Aty ku ka punë më shumë e jetesë më të mirë. Por shpirti u rri këtu te gështenjat. Këtu ndjehen rehat. “Unë kam ikur në Tivar, por kam ndërtuar shtëpinë këtu. Vij në çdo pranverë e verë. Është gjynah ta lëmë këtë truall, këto gështenja. Këtu ka zënë fill jeta jonë, - na thotë Xhemaili, një shtatëdhjetëvjeçar që ka ndërtuar shtëpinë në tokën e tij stërgjyshërore mes gështenjave.

Gështenjat janë të vjetra ndoshta sa vetë jeta e tyre si etnicitet. Dëshmojnë jetën e përjetshme të këtyre banorëve, ekzistencës së tyre këtu që në fillesë.

Prandaj ato prej tyre quhen Gështenjat e Gj(j)etës…

Jetës së cilës mund t’i rikthehen një ditë…


_____________________________


Gjurmë Shqiptare - Arbëreshet e Zarës , gjaku ynë


TVSH Reportazh - Nje ishull arbnesh ne Kroaci - Zarë


Pozdrav iz Arbanasa




Arbanaški slavuji




Kroz Arbanase




ARBNESHET E ZARES 2.mpg



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks