SHKRIMI
e enjte, 18 tetor 2018

MJEDA, FISHTA, GURAKUQI, SEREGGI DHE GJONALI NËPËRMJET FAN NOLIT, KOMBEVE TË BASHKUARA (1921): ATI FRANÇESKAN ANTON ASHIKU, TRADHËTAR I KOMBIT DHE AGJENT PROPAGANDISTIK I JUGOSLLAVISË

Francë, 31 Korrik 2018: Në faqen n°1246 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara gjejmë telegramet revoltuese të udhëheqësve fetarë dhe politikë të Shqipërisë kundër priftit tradhëtar Anton Ashiku, dërguar asokohe Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Fan Nolit.

Telegramet në fjalë, të dërguara nga Shkodra, Oroshi dhe Tirana, gjatë muajit tetor të 1921, i ka sjellë në shqip Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Çështja e Mirditës

Telegramet e dërguara me kërkesën e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në kuvendin e dytë të Kombeve të Bashkuara.

Shkodër (Shqipëri), 5 tetor 1921.

Si kreu i Episkopatit dhe në emër të të gjithë klerikëve të Shqipërisë, unë e mohoi Atin françeskan Anton Ashiku, tashmë i përjashtuar nga Shqipëria si tradhtar i vendit tonë, i cili ndodhet në Jugosllavi, me një emër të huazuar dhe një mandat të rremë, ku është vënë në shërbim të një kombi të huaj dhe përpiqet të përmbushë në Gjenevë shfrytëzimet më të këqijat. Kleri katolik mbështet qeverinë e Tiranës dhe në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e të gjitha feve dhe të gjithë krahinën e Mirditës, e cila është dhe do të jetë gjithmonë pjesë integrale e Mëmëdheut.

Kryepeshkop i Shkodrës dhe Mitropolit i Shqipërisë,

(Nënshkruar)

Jak Sereggi

Orosh, 7 tetor 1921.


***

Unë, udhëheqësi fetar i Mirditës, duke mësuar me habi hapat e ndërmarrë nga Anton Ashiku, i ashtuquajtur delegat kryesor mirditor, që kërkon ndarjen e Mirditës me atdheun tonë, më lejoni të theksoj se qeveria jonë qendrore është thjesht kombëtare, jo-fetare dhe përbëhet nga shtetas shqiptarë të tri feve. Në emër të të gjithë klerikëve katolikë dhe të popullatës së Mirditës, unë protestoj më të gjithë forcën time kundër veprimeve të shërbimëve të lartpërmendurit, i cili është në shërbim të propagandës së huaj, dhe ju lutem që të mos keni besim në komunikimet që do të bëjë në emër të Mirditës. Shtoj se delegacioni ynë në Lidhjen e Kombeve përfaqëson të gjithë Shqipërinë. Popullsia e Mirditës mendon vetëm për forcimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e integritetit territorial të vendit kundër ambicieve dhe intrigave të fqinjëve të saj.

Udhëheqësi fetar i Mirditës

Don Jozef Gjonali

Tiranë, 9 tetor 1921.


***

Ne, përfaqësuesit e popullsisë katolike shqiptare në Parlamentin Kombëtar, duke mësuar se Anton Ashiku është afruar pranë Lidhjes së Kombeve, në cilësinë e delegatit të Mirditës, nxitojmë të paralajmërojmë Asamblenë e Lartë kundër manovrave të këtij individi që përfaqëson vetëm veten e tij, dhe për më tepër, ai është i njohur si agjent propagandistik i Jugosllavisë dhe si i tillë është përjashtuar prej vitit të kaluar nga territori kombëtar dhe rendi françeskan. Ne shtojmë gjithashtu se popullsia katolike shqiptare nuk kanë ushqyer apo shprehur kurrë ndonjë dëshirë për autonomi, por përkundrazi, ajo është e vendosur të mbrojë deri në fund integritetin, unitetin dhe pavarësinë e atdheut të përbashkët.

Deputetët katolikë në parlamentin shqiptar :

(Nënshkruar)

At Ndre Mjeda

At Fishta

Luigj Gurakuqi

Kolë Thaçi

Shuk Gurakuqi


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks