SHKRIMI
e enjte, 18 tetor 2018

GJEKË GJONAJ: FISI I TRIEPSHIT NË VËSHTRIMIN E ALBANOLOGUT ROBERT ELSI

Ulqin, 31 korrik 2018: Mali apo krahina e Trieshit vazhdimisht ka qenë një vend që ngjallte kureshtje. Udhëtarë, studiues, shkrimtarë, etnografë, e shumë të tjerë kanë ardhur gjatë shekujve, duke marrë me vete edhe kujtimet nga një vend i panjohur me njerëz po aq të ashpër sa edhe natyra e tij. Dhe jo vetëm kaq. Për më tepër kjo krahinë shqiptare është bërë objekt studimi i shumë studiuesve seriozë shqiptarë e të huaj të fushave të ndryshme. Secili nga ata sjellin vështrimet, pikëpamjet dhe përyshtypjet e veta për historinë e lavdishme ende të pahulumtuar e të pandricuar të kësaj trevë e cila gjatë shekujve u rrezistoi rrebesheve tepër të vështira të kohës, duke mos u përkulur asnjëherë para sunduesve të ndryshëm, por duke rujtuar me vendosmëri etnosin shqiptar.

Robert Elsi (1950-2017) , njëri prej albanologëve të huaj, i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi në librin e tij “Fiset Shqiptare” (Historia, shoqëria dhe kultura), Prishtinë 2017, në kapitulin e parë “Fiset e Alpeve të Shqipërisë së Veriut - Malësia e Madhe)” Trieshit i ka kushtuar një hapësirë prej 15 faqesh.

Profesor Elsi studimin e tij “Fisi i Triepshit” e fillon me pozitën e tij gjeografike, për të vazhduar me popullatën, legjendat për fisin, strëgjyshërit dhe duke e përrnbyllur me dy figura te shquara, Nikollë Ivanaj dhe Mirash Ivanaj.

Ky njohës i mirë i çështjes shqiptare, duke folur për pozitën e territorit të fisit të Trieshit, shkruan: “Rajoni i fisit të Triepshit (ose Trieshit) ndodhet në Mal të Zi, në bregun e djathtë të lumit Cem, afër kufirit verior të Shqipërisë. Territori i tij shtrihet në anën e verilindjes deri të Suka e Milisit. Trieshi në sllavishte njihet si Zatrijebaç. Ai kufizohet me rajonet e fisit tradicional të Hotit në jug, me Grudën në veriperëndim, me Kelmendin në lindje dhe me trevat sllavishtfolëse në veri të territorit të fisit të Kuqit (Kuçit shënimi im). Disa e konsiderojnë Triepshin si pjesë shqipfolësëse të Kuqit. Ngulimet kryesore të Triepshit, pothuajse të gjitha, janë fshatra të vogla, si Nikmarashi, Rudina, Muzheçku, Budëza, Poprati, Stjepohi, Delaji (Delajt sh.im) (ish Bitidosi), Bëkaji (Bëkajt) shim) dhe Cemi ( Cemi i Trieshit sh.im)”, fq.100.

Në vazhdim Elsi jep të dhëna me interes për historikun, popullatën, numrin e banorëve në periudha të ndryshme kohore dhe për familjet e shquara të Triepshit. “Termi Triepshi, dikur është shqiptar si Triebçi, që si duket ka të bëjë me fjalët slave Trijebaç dhe Zatrijebaç. Kjo trevë ishte e njohur dikur si Kuqi i Vogël (sllavisht Mali Kuçi, në italishten e vjetër Kuçi Pikoli dhe shpeshherë merret si pjesë e territorit të fisit Kuq.

Triepshi përmendet më 1485, në regjistrin turk të Sanxhakut të Shodrës. Në atë kohë përmenden ngulimet e Pantaleshit me 11o shtëpi, Bardhaj mke 25 shtëpi, Bonkeqit me 11 shtëpi, Bitidosit (Delaj) me 11 shtëpi, Broqinit me 12 shtëpi, Radunjës me 55 shtëpi, Spanit me 24 shtëpi dhe Lazorcit me 5 shtëpi.

Në shekujt shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Triepshi kishte 100 shtëpi. Në raportin papnor të periudhës 1717-30 përmenden 96 shtëpi dhe 800 banorë katolikë, kurse më 1764 94 shtëpi dhe 680 banorë. Vizitori papnor në Shqipëri, Pjetro Stefano Gaspari , i cili udhëtoi në këto anë më 1671- gjatë rrugës së tij nga Kelmendi në Grudë raportonte: Më 17 shtator 1671, ne u nisëm nga Kelmendi për të shkuar në Grudë, rruga më zgjati dy ditë nga Klementi. Fshtarat e Triepshit, Ledinës, Koçit (Kuçi) dhe Tuzës (Tuzit sh.im) kanë 306 shtëpi. Ato kanë familje të mëdha dhe 2500 frymë. Më 1886 Emil Vieti, konsulli francez në Shkodër, ka shënuar se ka 111 shtëpi katolike me 593 banorë. Triepshi ishte fis, që d.m.th. ishte një bashkësi njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta me njerëz të një gjaku dhe me një stërgjysh të veçantë.Ky fis përbehej nga një bajrak katolik. Po kështu, ky fis pretendon se edhe rajoni në anën jugore të lumit Cem, që i takon Hotit, është i tij. Si pasojë, shpesh kanë shpërthyer grindje dhe përplasje ndërmjet Triepshit dhe Hotit. Bregu i veriut në të djathtë të lumit Cem, konsiderohej si zonë neutrale.”, shkruan Elsi , fq. 100-101.

Ky njohës i historisë, kulturës dhe historisë sonë në këtë kapitull, ndër familjet e shquara të Trieshit përmend: Arapaj, Cacaj, Curanaj, Dedivanaj, Dukaj, Gashaj, Gegaj, Gjekaj, Gjelosjhaj, Gjokaj, Gjonaj, Gjonlekaj, Gjurashaj, Gjuravçaj, Hasanaj, Lekoçaj, Lucaj, Margilaj, Memçaj, Micakaj, Nikollaj, Nikprelaj, Palushaj, Prenkoçaj, Ujkaj dhe Vataj. Sipas Elsit, Bajraktarët e Triepshit kanë qenë nga familja Lucaj, kurse më vonë nga familja Ujkaj.

***

Disa legjenda për fisin e Triepshit

Në studimin e Robert Elsit për fisin e Triepshit, të cilin e përbëjnë shqiptarët katolikë, jepen disa legjenda mbi origjinën (zanafillën) e këtij fisi. Sipas Elsit ka disa variante legjendash për paraardhësit e drejtpërdrejtë të fisit të Trieshit. Një variant, shkruan Elsi, fisi i Triepshit, sikur Hoti, e ka origjinën nga sllavët, ndodhta nga një sllav boshnjak i quajtur Keq Preka, ose Keq Ponti, i cili kishte ikur nga territori i sotshëm i Piperit në Mal të Zi dhe ishte vendosur aty para se ky vend të binte nën pushtimin Osman, diku rreth vitit 1550. “Ai pati disa djem, të cilët quheshin : Lazër Keqi, Ban Keqi, Kaster Keqi, Merkota Keqi, Vas ose Vash Keqi dhe Piper Keqi. Djali i dytë, Ban Keqi konsiderohej paraardhësi i drejtpërdrejtë i fisit të Triepshit, ndërsa vëllai i tij Lazër Keqi stërgjysh i fisit të Hotit, i cili në këtë mënyrë kishte lidhje me Triepshin. Lazër Keqi u vendos në Traboin, kurse Ban Keqi në Muzheçk. Disa anëtarë të fisit kishin prejardhje prej Ivan Cërnojeviqit, kurse familjet e vjetra të Delajve besojnë se kanë prejardhje nga mërgimtarët që erdhën nga Hercegovina”, shkruan Elsi në librin e tij“ Fiset shqiptare, Prishtinë 2017, faqe 102.

Një version tjetër i legjendës mbi zanafillën e fisit të Triepshit është si vijon: “ Keq Ponti ishte nga Arta, që gjendet në Greqi. Kur turqit osmanë filluan të shtrihen në Ballkan, ai u përbetua se nuk do të jetonte kurrë në Ballkan nën sundimin Osman, prandaj iku me familjen në Nish, e më pas në Dibër. Pas shumë bredhjeve, ata dikur u vendosën në luginën e lumit Cem. Ata, atje, në muzgun e mbrëmjes panë një dritë të ndezur në një shpellë të quajtur Borovçi, ku banonte një banor vendas, i cili quhej Bokshin. Bokshini kishte tre djem. Ai i priti ardhacakët dhe u lejoi që të banonin aty. Ai u tha vizitorëve se dikur kishte pasur një tokë buke me bereqet përgjatë lumit Cem, mirëpo njëfarë Lekashi ia kishte grabitur si pasurinë ashtu edhe bagëtinë.Në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen miqësore, i biri i Keq Pontit tha se do t’i vriste barinjtë e Lekashit dhe do ta kthente bagëtinë që ia kishte vjedhur më parë Lekashi. Dhe ai e mbajti fjalën. Lekashi duke ikur me një kalë, rrugës e humbi njërën sandale.Bijtë e Keq Pontit, Vasi, Krasi, Lazri, Pipi dhe Baku u vendosën në rajonin e quajtur bregu i Lekashit dhe u morën me bagëti” (Po aty, faqe 103)

Elsi duke folur për rezistencën e trieshjanëve kundër sulmuesve osmanë në rajon , veçanërisht më 1717 kur ata vranë 62 ushtarë turq, ka shënuar: ”Thuhet se forcat turke u tërhoqën pas kësaj katrahure dhe, deri më 1862, e lane rajonin e qetë. Në atë kohë, së paku për arsye taktike. Triepshi pati marrëdhënie të mira jo vetëm me fisin e Kuqit (Kuçit - sh.im) por edhe me dinastinë e Petroviq-Njegoshit, me sundimtarët e Malit të Zi, sidomos me princin Peter II (1830-1851), Princ Danilon ( 1852-1860) dhe Princ Nikollën (1860-1918).

Më 1878 , Mali i Zi e aneksoi Triepshin, në kohën e Kongresit të Berlinit, por kufiri mbeti i pasigurt për ca kohë. Disa pjesëtarë të fisit të Triepshit ikën në Shqipërinë Osmane, ndërsa të tjerët mbetën në Malin e Zi të sotshëm.Një figurë e dalluar e Triepshit në këtë periudhë ishte Marash Marku Gjeloshaj (1825-1902), i cili, nga dianstia e Petroviq - Njegoshit, u emërua kapedan i Triepshit.

Triepshi, pas aneksimit nga Mali i Zi ,thekson Elsi, ishte në gjendje të mjerë. “Në këtë territor ende nuk kishte rrugë. Anëtarët e fisit të Triepshit, e kishin punën pisk, meqë nga tollovia e madhe detyroheshin që dy familje të vendoseshin në një kasollë me një dhomë. Kurse malësorët e Triepshit, meqë ishin shqiptarë dhe në shumë raste edhe ishin të martuar edhe me familjet e refugjatëve, racionet e tyre të vogla ua jepnin ardhacakëve. Më vonë , në kohën kur ishte në gjendje të mjerë, më 1911, mori pjesë në kryengritjen e malësorëve dhe pati pasoja të rënda”. (Po aty, f. 109-110).

Edith Durhami, duke kaluar nëpër Triesh, në tetorin e atij viti, ka shënuar:

“Unë kisha frikë të ngjitem në Malësi sepse, për shkak të sëmundjes që kisha, s’kisha udhëtuar me kale tre vjet. Mirëpo, më 10 qershor 1911, duke iu përgjigjur një ftese urgjente, vendosa të udhëtoja në Triepsh. I biri i Sokol Bacit mori përsipër të më siguronte një kale. Kështu, unë e pashë kalin për here të pare nën një man të bardhë. Ai ishte një hamshor i madh dhe i përhimët.Kësaj radhe mua më priste kali I Sokolit, një bishë e bukur. Unë mendoja se ai kale ishte i tepërt për mua, që jam një grua në moshë të mesme dhe që s’kam përvojë të udhëtoj me kale. Unë iu afrova me shumë vështirësi sepse kali sillej, vërtitej dhe mezi e shalova në rrugë. Në atë çast arriti një telegram nga Sokoli plak, ku thuhej se ai po kthehej këtu dhe kërkonte që t’ia bënin gati kalin. I biri i tij u skuq, u turpërua dhe kërkoi ndjesë nga unë.Shqiptari e mban fjalën. Unë me gjithë qejf zbrita nga kali dhe isha më e qetë në një kale tjetër të rëndomtë”.

Në shkrimin e tij për Trieshin Elsi rrëfen edhe legjendën e konfliktit të hershëm midis fiseve të Triepshit dhe të Kastratit (fq.103-108) dhe për dy figura të shquara të kombit shqiptar nga kjo trevë, Nikollë Ivanaj dhe Mirash Ivanaj. (f.111-113).



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks