SHKRIMI
e diel, 16 dhjetor 2018

SHERADIN BERISHA: 50 VJET MË PARË - DEMONSTRATA E SUHAREKËS (TANI THERANDË), MË 8 TETOR 1968!

Pashtriku.org, 8 tetor 2018: Pas demonstratës së parë të organizuar në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren (më 6 tetor 1968), një demonstratë e ngjashme, do të organizohet edhe në Therandë (ish’Suharekë). Pjesëmarrësit aktivë dhe organizatorët e demonstratës së Prizrenit: Isa Demaj, Haxhi Bajraktari dhe Isa Morina, vendosën që në Therandë të mbahet demonstratë më 8 tetor 1968, pikërisht në ditën e martë, kur ishte ditë tregu në këtë qytet. Përgjegjësinë për organizimin e demonstratës, u vendos ta ketë Haxhi Bajraktari, mësues në shkollën fillore të fshatit Nishor. Ndonëse në vitin 1968, në Therandë, funksiononte paralelja e ndarë e Shkollës Normale të Prizrenit ku përgjegjës i kësaj shkolle ishte Isak Bajraktari, Haxhi Bajraktari me Isakun u morën vesh që në mesditën e 8 tetorit, të gjithë nxënësit të dilnin të organizuar në demonstratë. U vendos që në demonstratë të brohoriteshin parullat:

- "Kushtetutë - Republikë!",

- "Duam Universitetin e Prishtinës!" dhe

- "Rroftë flamuri!".


Po ashtu, u vendos që flamurin ta përgatiste Haxhi Bajraktari. Ky atdhetar i ri do ta vizatojë me përkushtim të madh, me tush, shqiponjën në pëlhurën e kuqe gjatë tërë natës, duke ia mbajtur llambën e vajgurit mbi kokë për t`i bërë dritë e motra Fatimja.

***

Të martën, më 8 tetor 1968, nxënësit e Shkollës Normale ishin të rreshtuar para derës së shkollës. Nxënësi më i rritshëm dhe më i zhvilluar, Osman Gega, nga Studençani, u caktua të bartë flamurin kombëtar në ballë të demonstruesve. Kolona me nxënës dhe me arsimtarë u drejtua për në rrugën kryesore të qytetit. Theranda gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e rrethinës, në ditën e tregut. Pa u hamendur fare, pothuaj të gjithë iu bashkëngjitën normalistëve dhe brohoritën parullat "Republikë - Kushtetutë!". Për disa orë, demonstruesit marshuan në rrugën kryesore të Therandës duke kënduar pandërprerë këngë për flamurin. Më në fund demonstruesit në qendër të qytetit në një shtyllë të lartë të elektrike ngritën flamurin Kombëtar.



Duke parë se situata po dilte nga kontrolli dhe numri i demonstruesve po shtohej edhe më tutje, policia do të tentojë të rrëmbejë flamurin kombëtar nga shtylla ku ishte vendosur. Në këtë punë, policia do të ndihmohej edhe nga bashkëpunëtorët e UDB’së nga radhët e shqiptarëve. Por, aty pranë flamurit ishte formuar një rreth i burrave të vendosur që assesi nuk lejonte policinë të largonte flamurin nga shtylla ku ishte vendosur. Si në një roje nderi, flamurin e mbronin:

- Miftar Bajraktari,

- Veli Gashi me tre djemtë e vet,

- Nezir Gashi,

- Rrahman Kryeziu, etj.


Ata, me trupat e tyre, e kishin mbështjellë vendin ku valonte flamuri ynë kombëtar. Pas një kohe të qëndrimit të demonstruesve në qendër të qytetit, ata, me flamur në ballë të kolonës, përsëri vazhduan të defilojnë nëpër rrugët e Therandës, e cila tashmë ishte nën kontrollin e demonstruesve. Ndonëse ishte gatishmëria e qytetarëve që të demonstrohej edhe më tutje, megjithatë, organizatorët e demonstratës vendosën që demonstruesit të shpërndaheshin. Ata ishin të bindur se, në këtë mënyrë, ishte shprehur publikisht dëshira dhe vullneti i shqiptarëve të Therandës, si edhe të tërë Kosovës, që të njihej statusi i Republikës së Kosovës, të lejohej përdorimi i lirë i simboleve kombëtare shqiptare, të hapej Universiteti i Prishtinës, etj.


(Burimi: “Zëri i Kosovës“-Organi LPRK-së, nr.11/12 nëntor-dhjetor 1988)


________________

Shkëputur nga studimi im:

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /I/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2141

***

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /II/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2142

***

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /III/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2143


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks