SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT'3) GJATË OPERACIONIT "SHIGJETA" NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)

Pashtriku.org, 13 tetor 2018: (Publikuar më 18 qershor 2018 në facebook) - Një ngjarje historike nuk mund të ndryshohet as të tjetërsohet, sepse ndryshimi dhe tjetërsimi e shkatrrojnë faktin historik! Prandaj, rrjedhimisht historia shkruhet ashtu si ka ndodhur, jo ashtu si dëshirojmë ne të kishte ndodhur!

***

Për t'i mësuar përmasat e Operacionit "Shigjeta" në Pashtrik (maj - qershor 1999) më së miri është t'i vizitosh vijat e frontit. Gjatë këtij operacioni të ideuar e planizuar (në tri Drejtime Taktike: DT-1, DT-2 dhe DT-3) nga Shtabi i Përgjithshëm i UҪK-së (në gjysmën e dytë të prillit 1999 në malet e Jezercit), betejat më të përgjakshme kundër forcave të ushtrisë pushtuese serbe u zhvilluan në DT-3, në frontin e Gorozhupit! Sipas vendimit nr.09/99, datë 01.06.1999 të lëshuar nga komanda e operacionit "Shigjeta" në Cahan - Kukës,

- komandant i DT-3 është emruar eprori Kemajl Shaqiri,

- komandant i DT-1, është emruar Hysni Syla, dhe

- komandant i DT-2, është emruar eprori Bilall Syla.

***

Në DT-3 kanë operuar dy njësi ushtarake të UҪK-së, të cilat Shtabi i Operacionit 'Shigjeta' i ka emërtuar, si Task Forca: TF-2 dhe TF-3.

- Komandant i TF-2 ishte Fazli Berisha (Vullneti)

- Komandant i TF-3 ishte Ruzhdi Saramati (Forca)

***

- KOMANDA E TF'2:

1. Fazli Hasan Berisha, komandant

2. Ramiz Nezir Neziri, zv.komandant,

3. Avdyl Shabani, shef i shtabit,

4. Avdulla Islam Rama, ndihmës komandant për moral dhe operacione,

5. Bashkim Ruzhdi Hasani, shef i logjistikës,

6. Mentor Fehmi Konjuhi dhe Ardian Hamëz Bujari, kurirë të shtabit.

***

- KOMANDA E TF'3:

1. Ruzhdi Saramati, komandant,

2. Elmi Bytyqi, zv.komandant dhe shef i shtabit,

3. Nazim Pulaj, shef i personelit

4. Avdi Ibrahimi, shef i ZKZ (D2)

5. Hajdin Xhahaj, shef i logjistikës,

6. Arben Rashkaj, kurir i shtabit.

***

Sipas urdhërit luftarak nr.12/99, datë 07.06.1999 të lëshuar nga komanda e operacionit "Shigjeta" në Cahan - Kukës,

- vija mësymse e TF-2 ishte Gorozhup - Jelliç - Tejec - Binaj - Milaj - Planej - Zym, me detyrë: të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat e armikut në këtë drejtim e të dalë në vijën Donje - Krajk."

- Vija frontale e TF-2 ishte përballë karaullës serbe (lagjja Martinaj) - Mariq - rrëzë majës Pashtriku, deri aty ku nis vija frontale e DT-2, Maja e Pashtrikut...


Ndërkaq TF-3 ishte i lokalizuar në fshatin Pogaj edhe pse kjo njësi (sipas dokumenteve arkivore të Shtabit të Op.Shigjeta) zonën e veprimit e kishte matanë Drinit - në Koretnik…! Pse ka ndodhur një veprim i tillë, këtë gjë mund ta sqaroj Shtabi i Operacionit "Shigjeta" dhe SHP i UҪK-së!

- Vija mësymse e TF-2 (sipas urdhërit luftarak nr.12/99, datë 07.06.1999) ishte nga Koretniku (Pikëllima), në "drejtimin Vërmicë - Shkozë - Dobrusht me detyrë, të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat dhe mjetet e armikut në këtë drejtim e të dal në vijën Vlashnje - Nashec.".

***

OBJEKTET USHTARAKE TË USH-së NË SHËRBIM TË UҪK'së

Gjate Operacionit "Shigjeta" TF2'shi i ka shfrytezuar dy objekte:

1. objektin ushtarak të Ushtrisë Shqiptare (te antena), rrëzë Pashtrikut (afër fshatit Kishaj), dhe

2. Kullën e Vrojtimit!



1. Në objektin ushtarak (tashmë i rrënuar), ka qenë e vendosur logjistika e TF-2.

- Komandant i Togut të Logjistikës ishte Ahmet Mazreku,

- shef i Logjistikës së armatimit ishte Bashkim R.Hasani, ndërsa zv.shef ishte Adem Metaj.

- Komandant i Skuadrës teknike për armatim dhe municion ishte Shaqir Duli, ndërsa komandant i Skuadrës së transportit ishte Shemsi Beshiri.

- Komandant i Skuadrës Intendante ishte Hamdi Murat Zejnullahu, ndërsa komandant i Skuadrës së Ndërlidhjes ishte Blerim Sh.Selmani.

- Ndërkaq komandant i Skuadrës së Shëndetësisë ishte Bislim Sokol Kadriu, ndërsa komandant i Xhenios, ishte Vehbi Feriz Berisha.

Nga ky objekt me mjete logjistike është furnizuar edhe TF-3 i Ruzhdi Saramatit i vendosur (i lokalizuar) në fshatin Pogaj.


***

Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 - Gorozhup, gjatë Op.SHIGJETA, maj - qershor 1999



=================================================


2. Kulla e Vrojtimit ka shërbyer për vëzhgimin dhe identifikimin e pozicioneve të forcave serbe në Zonën Gorozhupit! Këtë kullë vrojtimi e ka shfrytëzuar disa ditë para fillimit të sulmit (më 26 maj 1999) Komadanti i Njësisë Speciale - Vëzhguese - Diverzante, Safet Zeqir Peci, ndërsa gjatë operacionit e kanë shfrytëzuar edhe komandantët e artilerisë, si Jonuz Peci etj.

Në pjesën e poshtme të Kullës së vrojtimit ishin të pozicionuar Njësitë e Artilerisë së TF-2. Saktësisht përfundi Kullës së vrojtimit (në anën e majtë dhe të djathtë të saj) kanë qenë, njësitë e Artilerisë (dy kompani), me minahedhësit (Mortajat) 82mm, përballë kullës ishin të vendosur topat pa dridhje 75 mm dhe kundërajrorët 12.5mm., të komanduara nga eprori i Artilerisë Shemsi Ilazi (Baruti), me komandantët e njësive, Jonuz Isuf Peci, Agron Sherif Mulaku, Hajdin Halil Fazliu, Faik Rexhep Maqestena, Petrit Hazir Ahmeti dhe Ismet Ali Lushi.

Ndërkaq në kuadër të 4 kompanive të TF-2 kanë vepruar njësia e minahedhsave 60 mm, dhe skuadra kundër tankeve me zola 60 mm dhe 90 mm, me komandantin Sahit Maksutaj.



KULLA E VROJTIMIT, në Frontin e Gorozhupit DT3/TF2, gjatë Op.Shigjeta, maj - qershor 1999



_______________

SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UҪK'së TF2 DHE TF3 / DT3 - GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS - GJATË OPERACIONIT "SHIGJETA" NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086

***

SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT'3) GJATË OPERACIONIT "SHIGJETA" NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083

***

SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT 'SHIGJETA', MAJ - QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UҪK'së)!

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085


***

Në 18 vjetorin e Operacionit "Shigjeta"/

SHERADIN BERISHA: OPERACIONI 'SHIGJETA' I TEJKALON PËRMASAT E "BRIGADËS 128"! (FOTO)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557


***


SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN "SHIGJETA" NË PASHTRIK, MAJ - QERSHOR 1999

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks