SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

DR.ILMI VELIU: NËNA E SKËNDERBEUT, VJOSAVA TRIBALDA, ISHTE ARBRORE NGA POLLOGU I ILIRIDES

Shkup, 17 tetor 2018: Me këtë rast i përshëndes shqiptarët po edhe dy ,,shkencëtarët,, tonë të famshëm Mustafa Nano e Olsi Jazexhi të cilët, neve shqiptarëve të ngratë që me ,,hile,, të shumë Nanove mbetëm jashta kufirit të Shqipërisë Londineze, e që këta farë ,,historianësh,, na kan ofenduar e trishtuar me shkrimet dhe deklaratat e tyre prosllave. Kësi H. Qamilash e Toptanësh kemi pasur edhe në të kaluarën tonë të afërt e të largët.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.

Eshtë lehtë të jetosh e shkruash në Shqipërinë e Ramës dhe Kosovën e Hashimit, por eshtë vështirë të jetosh e shkruash në Maqedoninë e Thaçit,Teutës e Ahmetit. Edhe Olsi Jazexhi e Mustafa Nano do ti vajëtonte nëna e tyre, po të kishin shkruar apo deklaruar një lloj teze të këtillë prosllave në kohën e Zogut apo të Enverit.

Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur më herët me historianët serbë e sllavomaqedonas, rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Vjosavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që para komisionit maqedonas të udhëhequr nga historianë-studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij edhe nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni maqedonas i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën. Asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë të madhe shkencoro-historike, kundër teorive serbe e sllavomaqedone, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër shqiptarëve në thojza, Olsi Yazexhi e Mustafa Nano.



Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava që është emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Vjosava ose Viosava dhe nuk mundet të deshifrohet e lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk është e shenuar germa ,,LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, (sllave) kam marrë dhe e kam analizuar përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës së Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo si Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Yazexhiu dhe Nano nuk kan mundur e as që dinë ti analizojnë, sepse ata nuk janë historianë por analistë e gazetarë të paguar nga sërbët e sllavët tjerë, që ndër shekuj kanë qenë armiqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve.

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergjit, Vjosavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babi i sajë ishin me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Vjosava Tribaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Vjosava dhe Gjoni, e që Vjosava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut - familja Tribalda.

Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Vjosavës, sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të qartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e të Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës osmane, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

- Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thotë, se Gjon Muzaka është autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Vjosavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të saj Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

- Kristo Frasheri, historiani ynë i famshëm, thotë se përkatësia etnike shqiptare e Vjosavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakës, të trashgimëtarëve të tyre, po edhe rrethit miqsorë më të gjerë që e kanë rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, është autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, e që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda të Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kësaj krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të qartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare, që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohën romake-bizantine, serbe të Car Dushanit e osmane, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e saj kombëtare ose të bënte pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familjarë.

-Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bullgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili është bërë sundimtar i Pollogut menjiherë pas vdekjes së perandorit serbë Car Dushani dhe shkatërrimit të perandorisë serbe.

Nga këto të dhëna del se babai i Vjosavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bjenin nën sundimin Osman, dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut, përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asaj kohe, Thopija Skurra, Arianitët, Ballsha,, edhe Gërguri pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të potencojmë se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë, Thopia, Shpata, Ballsha, Kastrioti, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që bëhet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu së bashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.

Profesori i Universitetit të Shkupit, prof.dr.Boban Petreski në shkrimet e tij citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë të shumtë sllavë si Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kanë takuar fisit të Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të suksesshme lidhjen e Vjosavës dhe babait të saj Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim është më shumë në shërbimin të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët e maqedonasit, po as Nanon e Jazexhi që ta lidhin origjinën e Vjosavës e Gërgurit me sllavët.

Dokumenti i dytë që sjellë Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët, sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pollogut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur është shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që është emri i princit shqiptar, Gërguri... ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të bjente nën sundimin Osman. Nga të dhënat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës të Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bjen nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin - Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava.

***

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon të eksistoi edhe sot me të njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)

Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Vjosava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berishë, Thaqë, Kelmend etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut - Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut.

Argumentat që prezentojnë antishqiptarët e që bazohen në shkrimet serbe janë qesharake se Pollogu në atë kohë paska qenë i banuar nga serbët dhe se princi Gërguri ka qenë me origjinë serbe. Ky pohim prosllav është plotësisht i gabuar dhe i papranueshëm, sepse si që tham edhe më lartë, eksistojnë dokumente shumë të fuqishme se në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pollogut ka qenë Gërguri që është emër shqiptar dhe nuk ka shansë të ketë qenë i origjinës sllave. Emri Gërgur asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët. Edhe sot fshati i Pollogut me emrin Gërgurnicë po edhe të gjithë fshatrat tjerë përreth gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pastër shqiptarë.


Ja çka thotë një dokument osman nga Arhivi i Stambollit.



Oruç Bin Adil

Është autor i njërës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbledhur (Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).

Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, siç quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë qartë se Sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo Maqedoni ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mblodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në origjinal është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë qartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarezëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë me sulltanin në kohën e Skënderbeut.

Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.


Dr.Ilmi VELIU,specialist i periudhës së Kastriotit


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks