SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

ISMAIL ARSLLANI: BETIMI I TETOVARËVE NË ORGANIZATËN ILEGALE "BESA", MË 1936

Tetovë, 16 nëntor 2018: Është kjo një kujtesë për brezat e tashëm, që ka të bëjë me një akt patriotik kombëtar të rinisë shqiptare në Tetovë, në përvjetorin e ngritjes së Flamurit shqiptar, më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë.

Në shënimet e Shefqet Sulejmanit, nga të parët mësues në Tetovë, i cili vuri në dispozicion "Ditarin" e tij në dorëshkrim autorit të këtyre rreshtave, ndër të tjera, na sjellë të dokumentuar një veprim kombëtar, për atë se si rinia shqiptare jepte betimin "për jetë a vdekje", gjatë aktit të anëtarësimit në organizatën ilegale kombëtare "Besa" në Tetovë, në vitin 1936, disa vite para Luftës së Dytë Botërore, kur Tetova ishte nën juridiksionin e Banovinës së Vardarit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.

Në verën e vitit 1936, kur nga një grup atdhetarësh patriotë sapo ishte formuar në Tetovë në mënyrë ilegale organizata kombëtare "Besa", ishin bërë edhe përgatitjet për anëtarësim sa më masiv të popullatës në Tetovë e rrethinë, në radhë të parë të rinisë përparimtare shqiptare, e cila ishte e gatshme për të hyrë në beteja të rënda për çështjet kombëtare, për çka ishte përgatitur edhe teksti i "Betimit" të anëtarësimit në këtë organizatë, që duhej të bëhej pikërisht më 28 Nëntor 1936, në 24-vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar nga Ismail Qemali në Vlorë, më 28 Nëntor 1912.



Anëtarë të organizatës ilegale "Besa" në Tetovë, më 1936

Ky tekst i betimit për anëtarësim në organizatën ilegale kombëtare "Besa" ka pasur këtë përmbajtje:

"Betohem përpara Zotit, përpara popullit tim shqiptar, me nderin tim, me nderin e familjes sime, se do të punoj për çlirimin e vendit tonë kundër okupatorit jugosllav, do t’u bindem urdhrave të organizatës sime ”BESA”. Në rast nevoje, do të jap edhe jetën. Tradhtia në organizatën “BESA” dënohet me vdekje. Deklaroj se e pranoj".

Në fund të këtij teksti të betimit, figuronte data 28 Nëntor 1936, qyteti - Tetovë, dhe nënshkrimi i kryetarit të organizatës ilegale kombëtare "Besa", Selim Shehapi-Luma.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks