SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

UKË THAҪI: DEMONSTRATA E THERANDËS, MË 8 TETOR 1968

Therandë, 27 Nëntor 2018: Këto ditë përkujtojmë 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968 në Komunën e Therandës (Suharekës).

Pra, ishin vitet e ’60-ta, të shekullit të kaluar, si edhe vitet tjera ku represioni sllav ishte i padurueshëm, të diskriminuar në çdo aspekt. Premtimi Kushtetutës jugosllave, i kinse dhënies së disa të drejtave për shqiptarët e Kosovës, pas rënies së Rankoviqit, ishte vetëm një farsë. Por, shqiptarët e Kosovës nuk mendonin të gjithë njejtë. Dikush mendonte se duhet pritur ndryshimet e premtuara që të mos acarohej situata, disa atdhetarë nuk besonin në ato premtime të kota, andaj këta iu përveshën përgatitjeve për të gjetur mënyrën për ngritjen e zërit në kërkim të të drejtave gjithkombëtare.

Studentët, në bashkëpunim me disa shtresa të tjera të popullit, organizuan demonstratë duke filluar më 6 tetor të vitit 1968 në Prizren, ku nga Theranda (Suhareka) pjesëmarrës aktiv ishte edhe Haxhi Bajraktari.

Haxhiu ishte mësues në Shkollën Fillore “Bajram Curri” në Nishor. Punonte mësimdhënës edhe Isa Morina nga Topanica e Dardanës (ish-Kamenica) që të dy student në SHLP të Prizrenit ku Shoqëroheshin me studentët, Isa Demaj dhe Zymer Neziri nga Peja, pastaj me Meriman Brahën, Pashk Laçin e vëllezërit Kuzhnini, e të tjerë që bisedonin për organizimin e një demonstrate në qytetin e Prizrenit. Pas përfundimit të demonstratës në Prizren, organizatorëve iu propozuan që një demonstratë e tillë të organizohet edhe në Therandë. Propozim i cili u përshëndet nga të gjithë. Të nesërmen blejnë pëlhurë (saten) me ngjyrë të kuqe dhe tush shkrimi të zi, për ta përgatitur Flamurin Kombëtar.



Vizatuan Flamurin, që për mostër iu shërbente një monedhë pesëlekëshe.

Në Therandën e atëhershme funksiononin paralelet e ndara të shkollave të mesme nga Prizreni. Përgjegjës i shkollës ishte - Isak Bajraktari. Me të cilin dakordohen që demonstratën ta fillojnë nxënësit e shkollës së mesme, madje mu nga oborri i shkollës.

Me Flamur të mbështjellur shkuan drejt shkollës, ku shifen nxënësit në kohën e mesndrrimeve. Haxhiu e sheh nxënësin Osman Gega, nga më i moshuari, të cilin e njifte mirë dhe i thotë:

Do të bëjmë demonstratë. Do ta ngremë Flamurin Kombëtar në qendër të qytetit, a dëshiron ta bartësh? Pa hezituar dhe me shumë gëzim, Osmani pranon. E shpalosin Flamurin dhe kur fillon të valvitej në shtizë, disa nga nxënësit që i njifnin, e që paraprakisht i kishin përgatitur, brohoritën “Rroftë Flamuri kuq e zi!”. Nxënësit i bëjnë rresht dhe nisen rrugës kryesore drejt qendrës së qytetit. Guximi i tyre sa vinte e shtohej, meqë i shoqëronin, i mbështetnin disa nga arsimtarët e tyre, ndër ta ishin mësimdhënësit Gani Bllaca e Ramadan Shala. Rruga ishte përplot njerëz nga të gjitha fshatrat, që kishin ardhur për ta bërë tregun e javës. Kishte të moshuar e të rinj. Të gjithë i kishin drejtuar sytë në drejtim të shkollës, nga vinte zhurma. Të gjithë fillimisht ishin shtangur, të emocionuar.

Të moshuarit e shikonin Flamurin Kombëtar, këtë Flamur që nuk e kishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Të rinjtë e shikonin për herë të parë.

Të gjithë iu bashkuan kolonës, duke brohoritur parullën për Flamurin, për vetëvendosje, për Kosovën Republikë, Kushtetutë, Universitet, etj. E tërë Theranda gumëzhinte nga turma, e cila sa çel e mbyll sytë vërshohet nga të gjitha rrugët anësore, që shpienin për në qendër të qytetit.

Fshatarët i kishin braktisur të lashtat që kishin ardhur për t’i shitur, dhe iu kishin bashkuar kolonës së demonstratave. Nuk ishin të paktë edhe ata që derdhnin lot ngazëllimi. Brohoritej e këndohej. Këndohej për Flamurin Kombëtar, këndohej për Skënderbeun, këngë këto që deri atëherë ishin të ndaluara.

Habia ishte e të gjithëve, shpejtësia ishte e rrufeshme. Andaj, askush nuk kishte kohë as të pyeste, as të komentonte gjë, se përgjigjja ishte një: “Eja – bashkohu”.

Habia ishte edhe tek organet e Sigurimit. Për ta ishte shumë e papritur. Edhe ata ishin të papërvojë dhe të papërgatitur për një situatë të tillë.

Sheshi në qendër të Therandës ishte mbushur përplot me njerëz. Këngët jehonin pa u ndalur. Brohoritjet ushtonin dhe çanin qiellin. I këndonim lirisë që iu mungonte. Demonstruesit ishin ndalur në qendër të qytetit. Haxhiu ishte ngjitur në një shtyllë telefoni mu në mes të sheshit, ku kishte vendosur Flamurin Kombëtar.

Kishte përgatitur edhe një fjalim të shkurtër, por nga lart e shef komandantin e atëhershëm të policisë me disa policë, që vinin drejt Flamurit.

Këtë moment Haxhiu lëshon nji zë, me sa forcë që kishte:

“Rroftë Flamuri i Kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes!”

- Me të shpejtë zbret nga shtylla, ku për këtë e njofton xhaxhain Miftar Bajraktari dhe ky iu dha shenjë shokëve e miqve që ishin të parapërgatitur: Rrahman Kryeziu, Veli Gashi me tre djemtë e vet, Musli Elshani, Nezir Gashi, Shaip Gashi, Isuf Avdyl Fetiu, Rexhep Brahim Gashi, si dhe nga Sopia, Hysen e Arif Kabashi e të tjerë. Këta u bënë mur në mbrojtje të Flamurit. Dhe, vërtet, falë këtyre dhe të gjithë demonstruesve të pranishëm, përpjekja e policisë me bashkëpunëtorët e vet për ta rrëmbyer Flamurin dështon, meqë e gjithë masa u irritua, vendoset e rrethuar në mbrojtje të Flamurit.

Flamurin e merr Rrahman Kryeziu, i cili tani iu printe demonstruesve. E gjithë masa shkonte pas Flamurit, madje, edhe për dy orë të tëra i bijnë rreth e përqark Therandës, duke brohoritur parulla dhe duke kënduar këngë. Për habi, punëtorët e UDB-së dhe policia, ishin tërhequr, meqë e kishin parë vendosmërinë e demonstruesve.

Pra, dita e 8 Tetorit 1968, është ditë e shenjtë dhe u quajtur – Dita e Flamurit. Andaj, edhe iu këndua kënga “Suhareka e fortë si guri”.

Demonstratat e Prizrenit më 6 tetor ‘68, e Therandës më 8 tetor ‘68 dhe ato të Pejës më 19 tetor ‘68, ua trasuan rrugën demonstratave të përgjithshme, që ndodhen më 27 nëntor 1968 në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë e Gjilan, si dhe më 22 dhe 23 dhjetor të po këtij viti në Tetovë, e pastaj edhe në Ulqin, në verën e vitit 1969. Prandaj demonstratat shtriheshin pothuajse në të gjitha trojet shqiptare.

Demonstrata e 08 tetorit 1968, nisma ishte e të ndjerit Haxhi Zekë Bajraktarit me shokë, por gatishmëria ishte e tërë popullit.

Falenderojmë të gjithë organizatorët dhe përkrahësit atdhetarë për gatishmërinë që treguan.

Ju falemnderit juve të gjithëve për pjesëmarrje në shënimin e kësaj dite.

Therandë më, 08. 10. 2018 ; & Prishtinë 26.11.2018


Kumtesë e përgatitur dhe lexuar në Akademinë solemne në Therandë dhe Konferecë shkencore në Institutin Albanologjik, kushtuar demonstave të vitit 1968

Ukë Thaçi, Kryetar i SHBPK -Therandë


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks