SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

NË DURRËS - INERVISTA EKSKLUZIVE ME PRINC VIDIN (EXCELSIOR, 28 QERSHOR 1914)

Francë, 20 Maj 2019: “Excelsior” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të dërguarit të saj të posaçëm me Princ Vidin, të zhvilluar asokohe në qytetin e Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Problemi shqiptar

Një vizitë te princi i Shqipërisë

Sovrani i mbretërisë së re beson ende për një paqe të frytshme.


Durrës, 25 qershor (Nga i dërguari ynë i posaçëm). - Princit i Shqipërisë nuk i pëlqen të presë gazetarët, dhe akoma më pak dy herë radhazi; jam përballuar me këtë formamalitet. Nga që dëshiroja të pranohesha prej tij, i kërkova një takim privat, dhe sovrani e pranoi këtë kërkesë.

Pritja e tij ishte veçanërisht dashamirëse. Fizikisht, princi është shumë i njohur, me shtatin e tij të gjatë, karakteristikat e tij të dalluara, të mbushura me një përzierje ëmbëlsie dhe energjie, që unë t’i bëj portretin. Nuk kam gjetur aspak në fizionominë e tij ngjashmëri me tezen (hallën) e tij, mbretëreshën e Rumanisë ; por hasim pasqyrimin e mirësisë së saj.

Takimi që më akordoi princ Vidi mund të zhvillohej vetëm për çështje të përgjithshme.

— Aq shumë, më tha ai, kam frikë, jo nga ju, por nga ata që ju lexojnë juve se mund të keqinterpretojnë atë që unë mund të ju tregoj për situatën në Shqipëri.

— Megjithatë, mund t’ju them se, pavarësisht nga ngjarjet e fundit, kurrë nuk kam humbur shpresën që të vendos në Shqipëri, në zemrën e popullit tim të guximshëm shqiptar, një paqe të qëndrueshme, falë të cilës vendi do të arrijë me shpejtësi zhvillimin në të cilin ai mund të pretendojë. Respekti për ligjin dhe drejtësinë do të jenë mundësitë e mia të veprimit.

— Pa dyshim, shtoi princi, me një farë melankolie, do të duhet kohë, një kohë të gjatë. Dhe Evropa duhet të më besojë dhe se asnjë dëshirë e mirë të mos më dështojë.

— Me anë të kësaj, dhe me butësi, unë jam i sigurt për të krijuar një skemë të përbashkët besimi jo vetëm mes shqiptarëve dhe mua, por edhe në mesin e shqiptarëve vetë.

— Nuk dua të bëj ndonjë vlerësim të parakohshëm. Por nga ky këndvështrim, unë nuk mund të ndalem pa fajësuar thellësisht ekzagjerimet dhe pretendimet e keqardhura të bëra nga një shtyp i caktuar interesi. Por, megjithatë ...

Por pjesa tjetër e fjalisë mbeti në buzët e princit. Megjithatë, nuk i kërkova që ta përfundonte. Ishte e lehtë për të kuptuar mendimin intim të këtij sovrani të dërguar nga Evropa për të kryer detyrën më të rëndë dhe që iu desht, i sapo mbrërritur në tokën e shtetit të tij, të luftojë rrjetin më të pazgjidhshëm të intrigave të të gjitha llojeve. Pas një shikimi trishtues, në sytë e tij u shfaq shprehja karakteristike e mirësisë.

Para se të mbaronte takimi, princi këmbënguli të më fliste për Francën, për “këtë vend të bukur, veçanërisht Qytetin e Dritave (Parisin), ku ai kishte aq shumë kënaqësi për të shkuar çdo vit”.

— Po ju them se, shtoi ai, unë do të jem i lumtur të shoh sa më shumë francezë, që të jetë e mundur, të vijnë në Shqipëri për të bashkëpunuar në zhvillimin e të gjitha pasurive të shumta natyrore.

— Sigurisht, nuk e kam fjalën për në këtë moment. Para së gjithash, Shqipëria duhet të qetësohet, për interesin e saj dhe atë të Evropës.

Me këto fjalë përfundoi vizita. Dhe Princi i Shqipërisë, duke e ditur se unë po shkoja në Rumani dhe që ndoshta do të shihja atje disa anëtarë të familjes mbretërore, më ngarkoi që t’i përshëndes nga ana e tij.

B. Stambler

(Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat - Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de Franc


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks