SHKRIMI
e mërkurë, 18 shtator 2019

XHAFER DURMISHI - SKENDERI: MEQË XHAFERI E KA MARRË NË SHËNJESTËR ROMANIN TIM 'ATENTATET', DUHET TË JETË ANGAZHUAR PËR TË SAJUAR 'RAPORT'!(7)

Pashtriku, 30 Korrik 2019:


 


 


 


 




SKENDERI I KROJEVE TË KRUJËS

1. Letrat do të botohen sepse janë në duar të sigurta

2. UNION POSTALE UNIVERSELLE

3. Uroj të mos ketë falsifikime

4. Uroj të ketë falsifikime

5. Uroj të angazhohet Kadri Rexha

6. Donika do t’i bënte nder babait të saj

7. Letër nga Donika Gërvalla për Faridin Tafallarin, 7 tetor 2013

8. TI IA KE BESUAR ARKIVIN E JUSUFIT MIKUT TONË TË PËRBASHKËT

9. S’MUND TË HELMOJNË


1. Letrat do të botohen sepse janë në duar të sigurta


Faridin Tafallari: ”Ibrahim a të kujtohet kur më the, për librin tim, se me këto “sekrete”(?), që i ke shkruar mund të hash dhe plumbin!?! Por ja, për fat të keq të dikujt ende jam gjallë dhe kam shumë e shumë për të shkruar e dëshmuar..., kam edhe shumë letra nga Jusufi i Madh, të cilat bashkëveprimtarja dhe bashkëshortja e tij, e nderuara dhe shumë e respektuara Suzana Gërvalla, m’i la mua !!!... Dhe unë do t’i qëndroj BESNIK asaj dhe amanetit të bashkëshortit të saj, trimit, JUSUFIT të MADH...dhe të gjitha LETRAT do të botohen... jam apo nuk jam unë, sepse janë në duar të sigurta…!!! Për mua, pasuria më e madhe e imja janë letrat e Jusufit, ashtu siç është fati im i madh, dhurata më me vlerë e jetës, vitet që kalova pranë Trimave, vitet me JUSUFIN e MADH dhe në fund nderi akoma më i madh nga familja Gërvalla, të cilën ma bëri Suzana, duke ma besuar mua këtë pasuri…!” (Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiran 2010, faqe 306-307)


Ibrahim Kelmendi: ”Po të ishte në dorën time, asnjëherë nuk do t'i publikoja letrat e raportimet që Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës në Turqi.” (FBook tetor 2017)

Ibrahim Kelmendi: ”Kjo lloj “bredhjeje” e “letrave” dhe “raportit”, dër¬guar udhë¬he¬që¬sit të tij SN, tani që i lexova për herë të parë më irrituan dhe shqe¬tësuan veçmas.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)


2. UNION POSTALE UNIVERSELLE – UNIVERSAL POSTAL UNION (UPU)


Shoqata Postale Botërore është një bashkim i 197 vendeve anëtare, dhe qëllimi i saj kryesor është që bëjë të mundshme shkëmbimin ndërkombëtar të postës. UPU është themeluar më 9 tetor 1874 nga Heinrich von Stephan dhe e ka selinë në Bern të Zvicrës. UPU është organ brenda Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në UPU është antare edhe Serbia me UDB-në dhe Tanjugun e vetë. Përderisa UDB-ja dhe Tanjugu nuk shqetësohen dhe irritohen për bredhjet dhe numrin e kilometrave nëpër të cilat duhet të kalojnë sipas nevojës mesazhet e tyre, atëherë si duhet ta kuptojmë irritimin e shqetësimin e Ibrahim Kelmendit?

Edhe Ibrahim Kelmendi në ngjashmëri me UDB-në dhe Tanjugun, nuk është i irrituar e shqetësuar për numrin e kilometrave të cilin e kanë kaluar letrat e Jusuf Gërvallës të dërguara Sabri Novosellës, por është i irrituar dhe shqetësuar për numrin e dëshmitarëve të gjallë të cilët i kanë lexuar letrat e Jusuf Gërvallës dhe Raportin e korrikut 1981, 20 vjet para botimit të romanit të I. K. “Atentatet” e të cilët janë: Sabri Novosella, Haxhi Berisha, Demë Mustafaj dhe Kadri Rexha.

3. Uroj të mos ketë falsifikime

Ibrahim Kelmendi: ”Uroj që në këtë “përmbledhje” të mos jetë amputuar apo mballosur ndonjë “letër” ose “raport” i falsifikuar, sikur gjoja është shkruar nga Jusuf Gërvalla! (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

4. Uroj të ketë falsifikime


Ibrahim Kelmendi: ”Uroj të kenë ndo¬dhur falsifikimet, meqë më shumë dëshiroj të përflitem e denigro¬hem unë, bazuar në këso falsifikimesh, se sa të pësoj zhgënjim tronditës nga pandershmëria e Jusufit!” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)


Ibrahim Kelmendi: ”Mënyra se si e paraqet Xhaferi “bredhjen” e atyre letrave dhe të “raportit”, duke e ripërsëritur përcaktorin “origjinale”, ma përforcon dyshimin se ai vetë do të ketë bërë falsifikime, ose ka njohuri për falsifikimin nga ndonjë usta tjetër. Pastaj është shpërdorur F. Tafallari si publikues i pa¬rë të cilit, si punëtor, do t’i besohej se nuk ka ditur të falsifikojë.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Ibrahim Kelmendi: ”Vlerën e tij prej heroit nuk do t’ia ulin as këto shkresurina të falsifikuar, të “legalizuara” si të vërteta përmes karagjozit Faridin Tafallari.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Ibrahim Kelmendi: ”Meqë Xhaferi e ka marrë në shënjestër romanin tim “Atentatet”, duhet të jetë angazhuar për të sajuar “raport”, që i ndryshon ngjarjet nga paraqi¬tja në roman, për të më denigruar me çdo kusht si dezinformues dhe si të armiqësuar me Jusufin.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Sabri Novosella: "Faridin! Librin e kam marrë dhe e kam lexuar. Nuk kam ditur se do ta nxjerrësh. Aty janë pikërisht ato gjëra ashtu si kanë qenë. Nuk ka gjëra të shtuara dhe as të ndryshuara. Kishe botuar edhe letrat e Jusufit, letra që kemi komunikuar unë me Jusufin. Mirë ke bërë, se duhen botuar që të gjitha letrat që ka shkruar Jusufi. Është mirë të dimë gjithçka të tij." (Letër Faridin Tafallarit, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 382)

5. Uroj të angazhohet Kadri Rexha


Ibrahim Kelmendi: ”Uroj të angazhohet edhe Kadri Rexha, meqë një pjesë të këtyre letrave, “kopjen e parë”, i paskësh pasur në dispozicion që në vitin 1987 (ia pas¬kësh dhënë Haxhi Berisha)! Kadriu them se është në gjendje të vërtetojë auten¬ticite¬tin e letrave edhe në bazë të stilit, meqë është njohës i mirë i frazës dhe frymës së Jusufit.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Ibrahim Kelmendi: ”Pershendetje.

Uroj te jeni sa me mire. Lexova keto dite libra te Xhafer Durmishit. Ja nje fragment:

Xhafer Durmishi: ”Është shumë me rëndësi dhe e domosdoshme të tregohet e vërteta për letrat origjinale të Jusuf Gërvallës, ndër to edhe Raporti i korrikut 1981 dërguar Degës së LNÇKVSHJ "Hasan Prishtina" në Turqi, si dokumente burimore kryesore të veprimtarisë së Jusufit. Letrat origjinale të Jusufit dërguar Sabri Novosellës i ka bartur me vete Sabriu pas largimit nga Turqia, i cili, duke mos pasur vendbanim stabil në Zvicër dhe në Evropë, ato ia ka lënë për t'i ruajtur veprimtarit Haxhi Berisha, i lindur në Prapaqan të Deçanit, asokohe, me banim të përkohshëm në Arbon (TG) të Zvicrës. Vlen të theksohet se këto letra origjinale të Jusuf Gërvallës, në vitin 1987, Haxhi Berisha ia ka ofruar si material të dorës së parë publicistit Kadri Rexha, kohë kur ai e shkruan librin Fati i luleve.”

(https://de.scribd.com/doc/196144081/Shoket-dhe-Jusuf-Gervalla; f. 13)

Deshirova te di, eshte korrekt Xhaferi me kete informim?

Te falenderoj per mirekuptim.

Me respekt, I. Kelmendi” (Letër Kadri Rexhës, 31 tetor 2014)


Kadri Rexha: ”Përshëndetje!

Uroj të jeni mirë në çdo aspekt!

Letrat origjinale të Jusuf Gërvallës dërguar Sabri Novosellës i kam lexuar në Arbon (CH), në banesë të Haxhi Berishës, në gusht të vitit 1986. Gjatë shkrimit të librit tim “Fati i luleve”, në vitin 1987-1988, këto letra i kam shfrytëzuar si material të vetëm origjinal lidhur me veprimtarinë e Jusufit në mërgim. Pra, pjesa e librit tim “Fati i luleve” që trajton veprimtarinë e Jusuf Gërvallës në mërgim, është e shkruar duke u mbështetur në letrat dhe Raportin e korrikut 1981... të Jusufit dërguar Sabri Novosellës si dhe në gazetat atdhetare “Bashkimi”, “Lajmëtari i lirisë”, Liria” dhe “Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ. Këto të dhëna mund të dëshmohen lehtë me një lexim të kujdesshëm të librit “Fati i luleve”.

Kjo dëshmi imja përputhet edhe me fragmentin e mësipërm të Xhafer Durmishit.

Gjithë të mirat!

Me respekt, K. Rexha” (Letër-përgjigje Ibrahim Kelmendit, 31 tetor 2014)



Ibrahim Kelmendi: Te falenderoj per kete informim. (Pra e falenderon Kadri Rexhën që i është përgjigjur letrës së tij-shën i Xh. D.)



6. Donika do t’i bënte nder babait të saj


Ibrahim Kelmendi: ”Zonja Donikë Gërvalla-Schwarz ka marrë përsipër t’i dalë zot trashëgi¬misë të babait të saj. Sigurisht që do t’i bënte nder babait nëse do të hulumtonte autenticitetin e letrave që i kanë publikuar Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi, duke i krahasuar me kopjet që duhet t’i ketë ruajtur hetuesia gjermane.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Shaban Muharremi: ”Donikë e nderuar, unë ju thash se kam lexuar shumë në lidhje me Jusufin. Nëse keni mundësinë të me njoftoni për një gjë u jam shumë mirënjohës - nuk jeni e obliguar, por jam shumë kurreshtar t'a ndëgjoj nga ju. A është e vërtetë që shtat (7) letrat e Jusufit (publikuar nga F. Tafallari dhe analizuar nga Xh. Durmishi ) dërguar S. Novosellës dhe Ibrahim Kelmendit janë origjinale. Kalofsh mirë. Shabani (Letër Donika Gërvallës, 16 maj 2013)

Donika Gërvalla: ”Sa i përket letrave të përmendura çështja është mjaft e komplikuar. Deri sot asnjëherë nuk jam marrë publikisht me këtë çështje dhe duke pasur parasysh që është Xhaferi në këtë mes, nuk besoj ta bëj as në të ardhmen. Dokumentet që i ka botuar F. Tafallari në librin e tij kanë një gjenezë të çudishtme. Në vitet 1984-1985 Mami pati ardhur nga Shqipëria në Gjermani për të tërhequr në prokurori dokumentet e Babit, të cilat nuk nevojiteshin me gjatë procesit hetimor, pasi që ishin fotokopjuar apo konsideruar si të pavlefshme për hetimin e vrasjes. Për të mos i marrë me vete në Shqipëri, Mami ia beson F. Tafallarit për t'i ruajtur deri sa të ketë mundësi Mami t'i tërheqë. Radha i erdhi F. Tafallarit sepse ishte ndër të vetmit që në atë kohë kishte me vete familjen e tij dhe banim stabil. Xhaferi, Hafizi, Naimi, Haxhiu dhe plot të tjerë që i kishte mbajtur Babi afër vetes, ose nuk ishin më në Gjermani, ose banonin herë këtu e herë aty. Pas demokratizimit të Shqipërisë, megjithë kërkesat e përsëritura, F. Tafallari jo vetëm që nuk i ktheu dokumentet asnjëherë, por madje i keqpërdori duke i botuar.

E zgjata. Shumë të fala nga unë.” (Letër Shaban Muharremit, 3 qershor 2013)

7. Letër nga Donika Gërvalla për Faridin Tafallarin, 7 tetor 2013


Mirëdita

Isha sot këtu për të marrë dokumentet e Babait, mirëpo nuk ju gjeta në shtëpi. Ju lutem më`i dërgoni dokumentet në adresën time:

Donika Gërvalla, Ungartenstr. 9, 53229 Bonn

Shpenzimet e transportit kuptohet që i marr përsipër unë. Aty ka dokumente që janë pjesë e dosjes hetimore rreth vrasjes, prandaj ju lus që për të mos rrezikuar apo ngadalësuar këto hetime të më dërgoni të gjitha dokumentet dhe as të mos botoni diku ndonjë pjesë të tyre dhe as mos t`ia tregoni më askujt. Ato dokumente janë pronë e familjes Gërvalla, dhe i duhen kthyar asaj. Unë erdha miqësisht për te marrë dokumentet dhe për të shkëmbyar dy fjalë. Ju lutem më dërgoni dokumentet brenda 10 ditëve të ardhshme.

Shumë të fala edhe familjes. Donika Gërvalla (nënshkrimi)

P.S. Shënimi i F.T.) Letër e lën në kutin e postës në adresën time pa emrin e pranuesit (timin) në Horberstr.37, 72221 Haiterbach, dhe pa zarfe, në dy letra A5 e shkruar në dorëshkrim, pa datë!? Këtë letër e mora në mëngjesin e të hënës me datë, 07.10.2013

(U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari, në përmbledhjen me titull: Letra, që më kanë dërguar Suzana dhe Donika Gërvalla, www.albaniapress.com, 8 nëntor 2013)

8. TI IA KE BESUAR ARKIVIN E JUSUFIT MIKUT TONË TË PËRBASHKËT


Ibrahim Kelmendi: ”Po e potencoj edhe njëherë: ke pas mundësinë ta zhdukje, që të mos e kishte mundësinë as Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante.” (Letër pblike Suzana Gërvallës, 21 tetor 2017)

9. S’MUND TË HELMOJNË


KROI


Të kanë parë ëndërr njerëzit e planetit tjetër

ty që bënë dashuri të fshehtë me natën e përlotur

si njeriu i frikësuar. Gjëmon si njeriu.

Ia ke ftohur shalqirin plakut një ditë vere

ia ke parë gjinjtë Trëndelinës.

S'kanë ardhur te ti të pinë por t'i shohin vashat.

Nuk je ngrirë në dimër.

S'ke shteruar verës.

Fije e hidhur e kujtimit të fëmijërisë.

Në ty kam larë duar e faqe.

Të kanë parë ëndërr njerëzit e planetit tjetër,

je një hero vere kur shterojnë puset.

Të duan zogj e të dehur.

Kurrë s'ke fluturuar në vendet e Jugut.

Buzë teje është gjunjëzuar trimi plagët i ka larë.

Thonë: Të ndeshemi te kroi.

Ditëve të hershme të marsit na i lagë këpucë e çorapë.

Vjeshtës nuk të zverdhin gjithë gjethet e rëna.

Je vetullngrysur.

Hyjnitë të kanë gjetur në një guacë oqeani

e të kanë sjellë këtu në zemër të fshatit

- arterien ta kanë lidhur me bjeshkën

e s'i ke frikë tërmetit.

Ti më së shumti ke dëgjuar përralla për etjen.

Ua di të vërtetën shekujve po s'ke gjuhë të thuash

S'mund të helmojnë.

Natën pinë ujë në ty drenushat.

Askënd nuk e pret

as ushtarin - hasretin e nënës.

Anës sate prehet në flladin e verës

bilbili i Mjedës.

Gjatë tërë erës të zbukurojnë lulet.

Të vijnë njerëz e bletë.

Të ndihet gurgullima edhe kur fashiten tokë e qiell

kur s'ndihet frymëmarrja e kafshëve.

Kur digjet ndonjë kullë e lartë

të pinë trarët e shkrumbuar.

Ka mbetur në ballin tënd të gdhendur

dor' e mjeshtrit desariot

- e myshku ka folur me gjuhë të lagështisë

së përmotshme. Asnjëherë s'ke lënguar nga trauma

- asnjëherë s'je dehur.

Pa ty në bjeshkë për ujë do të na shkonin vashat

e do të hutoheshin pas mëzatit të verës

të djegura në krah ato do të ktheheshin

si fluturat në vapë

e do të dënesnin me ngashërim.

(Jusuf Gërvalla, Kroi, Vepra 1, Prishtinë 2010, faqe 121-122)

Çështje të brendshme të Ibrahim Kelmendit (Frontit të Kuq)

dhe Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK)


1. Portreti i babait



Ibrahim Kelmendi: "Babai i Kadriut mbante ballin e dhomës me biseda, duke bërë një durim stoik dhe duke u munduar t’i inkurajojë të goditurit. Ndonjëherë, si për inat të “trashëgimtarëve”, bënte shaka në dukje marrashe.

– Isha fare i panjohur,– tha ai kur i kërkuan të fliste.– Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje, u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllim dy ditët e para, sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afirmohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t’ia kisha lënë fajin UDB-së...

Kur e dëgjuan “trashëgimtarët”, gati sa nuk pëlcitën nga inati." (Atentatet, f.350)

Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007, www.pashtriku.org)

Avni Dehari: “I tillë është edhe Babai i Kadri Zekës, i cili duke e pasur parasysh se në mesin e atyre që vinin për ngushëllime, kishte bashkëpunëtorë të UDB-së, ndër të tjera thoshte: ‘Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllime dy ditët e para sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afirmohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t'ia kisha lënë (mveshë-shën im) fajin UDB-së.’

Dorasit duke i vrarë tre bashkëluftëtarët e tij bënë atentat shpirtëror edhe mbi Miranin, mbi familjen Gërvalla, mbi familjen Zeka, mbi shumë bashkëveprimtarë të tjerë dhe mbi tërë Lëvizjen...” (www.pashtriku.org, Gazeta Focus, 2 mars 2007)


2. Portreti i birit


I. Kelmendi: "Kurse në mërgatë, ti shoku Kadri ende nuk ke anëtarësuar njeri vetëm mban rreth vetës disa kandidatë simpatizantë që duhet ta plotësojnë stazhin para se t’i anëtarësoni.” (Atentatet, f.293)

Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)

I. Kelmendi: ”OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës (Atentatet, f. 330)

Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)


3. Portreti i Frontit


Hasan Mala: - Me sa di unë dhe nuk besoj se gabohem, u arrit vetëm në ditët e fundit të jetës së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Ata u takuan disa herë në qytete të ndryshme të Gjermanisë, - më në fund në Shtutgart - dhe, më në fund, u morën vesh jo vetëm që të dyja organizatat të shkriheshin në një, por kështu të bëhej edhe me të dyja organet që botonin ato, përkatësisht 'Liria' dhe 'Zëri i Kosovës'. Të kishte pra vetëm një gazetë, dhe ajo të quhej 'Liria'. Dhe Taip Zeka ka të drejtë kur mendon se ata qëndruan edhe një natë së bashku, për t'iu gëzuar në njëfarë mënyre, këtij bashkimi të shumëpritur. Dhe vrasja e tyre kishte pikërisht edhe këtë qëllim të mbrapshtë, të pengonte me çdo kusht dhe me çdo mjet bashkimin e organizatave dhe krijimin e Frontit, gjë që ndodhi realisht." (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, faqe 256-257)

Ibrahim Kelmendi: ”Fronti ishte më shumë, do të thosha, frymë sesa organi¬zatë me strukturë të centralizuar, të përpiktë e klandestine, siç ishte praktikë e kohës.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Mehmet Hajrizi-Gani Sylaj: “Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës” (Titull libri, Prishtinë 2014)

Ibrahim Kelmendi: ”Emërtimi bazë i organizatës së re qe vendosur të ishte LËVIZJA, edhe për shkak se emërtimin FRONT e kishim konsumuar ne të Frontit të Kuq Popullor.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Jusuf Gërvalla: ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I. Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithëqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”(19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116

4. Portreti i shokut

Saime Isufi: ”Hasan Mala, siç e kemi quajtur Plaku, me respekt të madh, ka qenë është dhe mbetet timonieri kryesor i Lëvizjes ilegale të mërgatës në Zvicër dhe më gjërë pas rënies së Kadri Zekës.” (Film dokumentar i Ismet Rashitit për Hasan Malën, nëntor 2012, minutat 01:15-01:32).

Hasan Mala: ”Kur është kthye Kadriu prej mbledhjes (në Stamboll - shën i Xh. D.) që kanë pas, unë kam qenë në panairin e librit në Frankfurt. Ishte edhe Ismail Kadareja, ishte edhe Isufi aty. Pak a shumë u njifshim me Isufin, por jo sa duhet. Kisha një respekt ndaj tij, ishte njeri i afërt. Vjen Kadriu aq i lodhur e aq i mërzitur sa nuk mundet me u marrë me mend, dhe më kapi për krahu e u ulëm rreth një tavoline.

- Çka u bë puna si kaluat atje?

- Kurrqysh hiq nuk kemi kalue!

- Si?

- Nuk kemi mund të bëjmë asgjë, por frikohem se është prishë puna edhe më shumë.

- Po Bardhi si mendon?

- Bardhi nuk mendon keq, Bardhi, por megjithatë, kur ishte ndikimi i tij (Sabri Novosellës - shën im), para tij nuk e thoshte ndoshta edhe atë çka e mendonte, se Sabriu kishte më kompetencë. Por Isufi më la përshtypje të mirë, - se i ka folë Isufit aty.

Isufi i ka thënë se pse nuk është arritë atje, mund të kryhet nesër. Domethënë mund të bëhet nesër, nuk do të thotë se u krye (mori fund - shën im) kjo punë. Isufi e ka pritë me rezervë, domethënë pse s'u bërë mirë tani, por në të ardhshmen do të bëhet mirë." (Marrë nga filmi dokumentar "Ç'ke bërë sot për Kosovën?", 1997)


Ibrahim Kelmendi: ”Informim interesant nga Hasani fatkeq! Gjithë ko¬hën edhe Hydajeti, edhe Kadriu e shfrytëzonin atë kryesisht si shofer. Nuk i jep¬nin mundësi të bëhej anëtar i OMLK-së, sepse kishin një stazh që duhej absol¬vuar, që do të thotë, duhej të dëshmohet si “kandidat” se është komunist i devotshëm. Ndërsa pas vrasjeve të kobshme edhe atij i erdhën tre ditë që të bluajë, si Nuhi Sulejmanit, Suzana Gërvallës, Xhafer Durmi¬shit. Pra ai tashmë po përfaqësonte OMLK-në dhe ishte ai, Hasan mjeran, që ia dha “autorizimin” Xhafer Shatrit që t’ia bashkëngjis OMLK-në “bashkimit” të sajuar më 17 shkurt 1982, nga SN, Abdullah Prapashtica & Co.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)


Saime Isufi: ”Hasan Mala, siç e kemi quajtur Plaku, me respekt të madh, ka qenë është dhe mbetet timonieri kryesor i Lëvizjes ilegale të mërgatës në Zvicër dhe më gjërë pas rënies së Kadri Zekës.” (Film dokumentar i Ismet Rashitit për Hasan Malën, nëntor 2012, minutat 01:15-01:32)


Ibrahim Kelmendi: ”Hasan Mala. Edhe ai do të faktorizohet, meqë edhe atij, (ish-traktoristit dhe gjysmanalfabetit), i rastisi të gjendej emigrant në Zvicër. Atje Hydajet Hyseni, Kadri Zeka e ndonjë tjetër e kishin afruar që të ki¬shin tek ai bazë strehuese dhe mundësi të transportit me makinë. Për këtë gatishmëri e angazhim udhëheqësit e OMLK-së e kishin shpërblyer me dhënie të statusit të “kandidatit” të OMLK-së. Ai dhe, në këtë rast, edhe vëllai i Kadri Zekës, rrëfejnë, por duke mos u mbështetur në dëshmitarin e Bash¬kimit (që kishte rastisur të isha unë), siç u ka treguar, por “filozofojnë”, sikur janë dëshmitarë.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

5. Portreti i gruas


Ibrahim Kelmendi: "Mirani mori frymë thellë për të pritur reagimin. Kishte frikë mos po e humbiste durimin, pasi ishte bindur se shtabi i UDB-së që kishte urdhëruar atentatet, tani kishte dhënë urdhër që të provokohej Mirani për të bërë ndonjë hata ndaj provokuesve.

– Jo vetëm ti, por as ajo kurva, që ju po i thoni Bule, nuk jeni të dëshiruar të qëndroni më këtu, – foli Xhafari.

Të gjithë të pranishmit hapen sytë në drejtim të Xhafarit, pos Nuriut që vazhdonte të mbante kokën ulur, pothuajse midis këmbëve. Sikur pjesëmarrësit nuk po u zënin besë veshëve çfarë dëgjuan.

– Përse është kurvë bashkëshortja e nderuar e Kadriut? – ia drejtoi Mirani Xhafarit, duke ruajtur qetësinë e jashtme, të cilën përbrenda pothuajse e kishte humbur. Sa s’po eksplodonte.

– Ajo kurvë e dërguar nga UDB-ja i ka qitur shokët në pritë, – u përgjigj Xhafari, që po ngjante me shumë në një kërmë se sa në njeri.

– Pa na e zbërthe edhe këtë komplot, se si i keni sajuar detajet!?

– Nuk jam këtu para UDB-së që të përgjigjem në pyetjet e tua, – tha Xhafari.

– Mor kriminel i dërguar, do të sqarosh apo do të ta dredh qafën si të gjelit!? – e kërcënoi Mirani, i cili po shtrëngohej për t’ia mbërthyer fytin. Tashmë Mirani kishte fituar siguri se pos ndërhyrjes për t’i ndarë nuk do t’i hidheshin të tjerët.

– Dihet, – nisi të përgjigjet Xhafari, që kishte humbur davanë, – Kadriu ka lënë orarin kur do t’i telefonojë kurvës së tij. Ajo ka informuar vrasësit për orar dhe pastaj vrasësit kanë zënë pritë." (Atentatet, f. 363-364)

Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)


"Njoftim

Njoftohen shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi për mbledhjen e fundit të KQ të LRSSHJ


"Duke e parë situatën e krijuar, Xhaferi (Shatri-shën ynë) dha dorëheqje me shkrim.


Derisa shoku Xhafer (Shatri-shën ynë) në punën e tij që bëri e përcollën edhe gabimet, në anën tjetër shoku Ibrahim Kelmendi nuk punoi fare, por u muar drejtpërdrejt me përcjelljen e punëve dhe gabimeve të Xhaferit; u muar me thash e thëna në mesin e punëtorëve. Bëri edhe dekonspirime të sekreteve të KQ të LRSSHJ-së. Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë


I. Kelmendi: "Udhëtova me Hakanin,, alias Plakun dhe Sarandën, alias Bulen. Në Suedi na pritën bujarisht. Fëllanza me bashkëshortin dhe patriotin e devotshëm, Nexhip Toskën na dhanë pesëdhjetë mijë korona suedeze ndihma. Ishte rasti i parë që po na jepej një ndihmë

kaq e madhe." (Atentatet, f.391)


luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi; mbjellja e frymës përçarëse në vetë KQ; mospërgjegjësia ndaj punës; prishja me miq zviceranë; mosaktiviteti me të huaj dhe krijimi i ftohjes së tyre ndaj luftës sonë dhe organizatës sonë."


"Kështuqë KQ i LRSSHJ me shumicë votash 4:1 (katër me një) vendosi që shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi përjashtohen nga KQ i LRSSHJ-së, përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën me aktivitetin e tyre.


 


10 shkurt 1985 Zvicër

KQ i LRSSHJ" (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, f .253-254)


Dëshmitare kur Ibrahim Kelmendit i janë dhënë 50 mijë korona suedeze nga Nexhmi e Shefkate Sherolli është Saime Isufi. Anëtare e Komitetit Qendror të LRSSHJ në Zvicër, i cili më 10 shkurt 1985 e përjashton Ibrahim Kelmendin për hajni është Saime Isufi.



Ibrahim Kelmendi: Afishuar me: 23.03.2007 21:18 "Në xhepat e mijë të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (www.kosova.de)


I nderuari, i përshëndeturi dhe i respektuari Xhafer Durmishi-Skenderi


Ibrahim Kelmendi: ”13 PYETJE PËR XHAFER DURMISHIN - AUTORIN E LIBRIT - “LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS!“

I nderuar ish Bashkëveprimtari Xhafer!

…..

Besoj, edhe Ti e di, se pata shkruar roman dhe jo libër historik e dokumentar dhe as memoare. (…)

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi” (Në vend të reagimit / me 22. 10. 2011, www.pashtriku.org)


Ibrahim Kelmendi: ”Përshëndetje (Xhafer Durmishi)


Edhe për refuzimin Tënd që të përgjigje në pyetjet që të bëra, të falënderoj, meqë edhe kështu ke dhënë një pjesë të përgjigjes.

………………..

Uroj që debati të ketë nivel sa më të kulturuar e të kultivuar, pa fyerje e ofendime, me shpresë që secili dhe secila të jenë skajshmërisht të sinqertë.

Me respekt,

i.kelmendi@hotmail.com, (23 tetor 2011; facebook)”.




- F U N D -


(Shkëputur nga libri i autorit Xhafer Durmiashi - Skenderi: Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit)


XHAFER DURMISHI - SKENDERI: VAJTIMI PËR ZOTSHPILLAKUN! (6)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9018


=============

Korrik 2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks